| E premte, 09.01.2026, 06:42 PM |
Xheni Krypi
Tek unë do qëndrojë
Dashuria
për ty, diku larg,
kërkon
të fluturojë,
por
është zog i plagosur —
e
do, s'do,
tek
unë do qëndrojë.
E
ndiej si dridhet në gjoks,
si
frymëmarrje që s'gjen strehë,
si
një fjalë e pathënë
që
digjet në heshtje,
midis
mallit e dhimbjes së ëmbël.
Në
çdo agim, ajo zgjohet me mall,
rrëshqet
nëpër kujtime si dritë mbi ujë,
prek
hijen tënde në ëndrra,
dhe
sërish më kthehet mua —
e
lodhur, por besnike.
Në
krahët e mi gjen strehën e humbur,
në
zemrën time, pushimin e stuhive.
Dhe
unë, me butësi, ia lidh plagët,
me
fjalë,
me
frymë dashurie.
Se
dashuria e vërtetë,
s'është
ajo që fluturon larg,
por
ajo që, edhe pa krahë,
nuk
ikën kurrë...
sepse
di —
tek
unë do qëndrojë.
Të kam takuar diku
Të
kam takuar diku,
në
një hap drejt së ardhmes —
ku
drita e mëngjesit
përkëdhelte
hijet tona.
Ti
më buzeqeshe,
dhe
mes asaj drite të qetë,
"të
dua" kumboi
si
jehonë e pastër zemre.
Nuk
e di nëse fole ti atë çast,
apo
zëri vinte prej meje,
nga
ai vend i fshehtë
ku
ndjenjat lindin pa fjalë
Pylli në vjeshtë
Nën
këmbët e mia
gjethet
gërrhishtin lehtë,
sikur
përplasen njerëzisht:
"sht...
sht... qetësi..."
Era
i shkund me butësi,
si
duar që përkëdhelin kujtimet.
Rrezet
e arta bien nëpër degë,
si
fjalë dashurie të humbura në ajër.
Një
zog i vonuar këndon
për
diellin që ikën ngadalë,
ndërsa
unë ndjej aromën e dheut
që
merr frymë nën petale gjetherënieje.
A
mos vallë,
vetë
pylli ka rënë në dashuri?
Me
vjeshtën që e vesh me të artë,
me
erën që i puth degët e zhveshura,
apo
me heshtjen e vet që kumbon
si
një zemër që rreh fshehur në gjethe
Vetëm
Guxova
të luaja me detin,
si
fëmijë që s'njeh frikë nga thellësia.
U
zhyta në kaltërsinë e tij të pafund,
dhe
dallgët, si gjigandë lozonjarë,
nisa
t'i copëtoja me duar drite.
Por,
papritur, një djalë —
ndoshta
nga ëndrra a nga vetë deti —
erdhi
e më zhyti thellë.
Në
heshtjen nën ujë,
në
botën ku fryma është kujtim,
pashë
sytë e tij si dy rreze që digjnin,
dhe
u dorëzova.
Kur
dola në breg,
rëra
më përqafoi si në lamtumirë,
e
era më tha diçka që s'e kuptova dot.
I
lodhur deti heshti,
dhe
unë po ashtu.
Tani,
ngadalë, në vetminë time,
e
pyes veten çdo mbrëmje:
Njeriu
i vetëm,
ç'është
ai vallë?
Një
valë që s'ka breg,
apo
një zemër që s'mësoi të prehet