| E merkure, 07.01.2026, 06:56 PM |

Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (2)
(Mendime
nga autorë të ndryshëm)
Nga
Ismet M. Hasani
Citat:
"Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizimin e shtetit civil
një njeri malok, matrahull, qi me m'zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e
qi djersët kurr i duhet me shkru emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shqiptar
e edukata familjare, qi shumë kend ndër ta e ban krejt të nevershëm e
ekcentrik.
Ky
babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer, rritë me katila, me gjakës, me
mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hase të kulturës
e të qytetnisë, kah mund të mendohen se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e
një kombi ende primitiv? Pse sundhënji shtet nuk asht rohatëzia, dreqnija,
intriga, batakçilleku, rrena. Po, por a din, ndër burrni, se shka duhet, e,
madje, me shumë mund e djersë u nxejshin në shkollë. Tiranës, t'u ulëritë:
'tavëll', e 'bigjoz', e tuj pi 'mastikë'."
(Gjergj Fishta)
*
Një
shkrim interesant dhe voluminoz për Lahutën e Malësisë së Fishtës e jep edhe
Faik Konica. "Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të
gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm
si autor i Lahutës së Malësisë – një epope pastorale e kalorësake, përkthimi
gjerman i së cilës, i botuar në Lajpcig para disa vitesh, të lë një përshtypje
të dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit të Fishtës
dhe koloriti i tij verbal."??
Ndërsa
Ernest Koliqi do të shkruan kështu: "duke lexuar Lahutën e tij (të
Fishtës) përplot me teprica këngësh rapsodike të pa emër, të duket se duke e
vështruar popullin shqiptar kah i këndon vetvetes, me fjalët e Fishtës, me
këngë të kulluara, e cila shpërthen nga një gjak misterioz, që rrjedh në zemrën
e tij ilire."??
Eqrem
Çabej për Fishtën, shkruante: "...Fishta zë fill me njësinë e vogël të
fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm
Marash Ucin dhe mbaron te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas
përpjekja e tij të zgjerojë dalëngadalë botën në një brendi më të fortë
nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij merr
karakterin e një eposi kombëtar... duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi
edhe një epos ballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si
në dukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës...".
*
"...Fishta
është kolos i mendimit dhe letërsisë shqipe, i cili me tërë veprimtarinë e vet
– meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare – e ka sintetizuar historinë e
popullit shqiptar. Ky françeskan ka qenë apostull i atdhetarizmit të sinqertë dhe
të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion, por një jetë
intensive..."
(Zef Mirdita)
Lasgush
Poradeci për epikën e Fishtës do të shkruante: "Shkëmb i tokës dhe shkëmb
i shpirtit shqiptar, ky është si të thosha 'monopoliteti' gjenetik i artit të
Fishtës, kështu do t'i thosha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka
falur ky vigan i kombit..."?¹
Sipas
Sterjo Spasses: "Lahuta e Fishtës shfaq ndjesitë më të thella dhe
karakteristikat më të kristalizuara që i ruajti raca shqiptare përmes shekujve
plot shtrëngata... Shqipëria e tërë përfshihet e dehur në vargjet e kësaj
Lahute, e cila bëhet pronë kombëtare, mish e gjak, ndjenjë e mendim i
përbashkët."?²
*
Për
Fishtën dhe krijimtarinë e tij letrare është prononcuar edhe Sejfulla Malëshova
në vitin 1945, me pseudonimin e vet Lame Kodra. Ai botoi konferencën e mbajtur
më 10 qershor 1945 në Kinema – teatrin "Kosova", me titullin: Roli i
kulturës në Shqipërinë e sotme. Te faqja 21 e këtij botimi Sejfulla Malëshova
(Lame Kodra) thotë: "Kam dëgjuar, p.sh. se në disa rrethe ka tendenca që
Faik Konica dhe Fishta të fshihen fare nga defteri..."
*
"...mbudha
të Shqipërisë në fushën e kulturës. Bashkë me K. Kristoforidhin dhe Naim
Frashërin ata janë lëronjësit e mëdhenj të gjuhës shqipe, janë ata që kanë ngritur
gjuhën shqipe në dinjitetin e një gjuhe letrare... Kontributin e tyre e quajmë
pjesë të pandarë të trashëgimit tonë nacional, të pasurisë sonë
kulturore".
*
Në
monografinë e tij kushtuar Gjergj Fishtës, Vehbi Bala shkruan: "Me gjeninë
e tij, Fishta ka ditur ta shfrytëzojë me plot fantazi thesarin e popullit dhe
duke i dhuruar atij trillin e vet krijues, ka arritur në majat më të larta të
artit poetik të letërsisë sonë."?³
*
Ndërsa
në monografinë tjetër kushtuar jetës dhe veprës së Fishtës, Daniel Gjeçaj
shkruan: "Fishta, si çdo shkrimtar tjetër i Rilindjes sonë, hyri thellë në
shpirt ndërgjegjja kombëtare, që në fund të fundit ishte dhe shpirti i tij...
Fishta këndon pa ditë se si t'ia thoshin emrit; këndon pse në këngë të tija
ishte shqiptari: shqiptari në dokë, në kanun, në mitologji, në folklor, në
aspirata, në jetë, në luftë e në ngadhënjime... Shqiptari pa Lahutë është pa
epokë kombëtare: Lahuta pa shqiptarin është pa subjekt."??
*
Kryeredaktori
i kësaj Historie të letërsisë shqiptare – Dhimitër Shuteriqi për Fishtën thotë:
"Për të, interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e
të popullit, gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe
cinizmin, dhe e kishte vënë në themel të punës së tij si letrar. Vepra e tij kryesore,
poema epike Lahuta e malësisë, duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të veriut,
propagandonte antislavizimin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit
osman.
Ajo
i ngrinte himnin patriarkalizmit e bajraktarizmit, obskurantizmit fetar e klerikalizmit,
dhe spekulonte me ndjenjat patriotike, kur ishte fjala për të ngritur lart
ngjarjet dhe figurat e historisë kombëtare të periudhës së Rilindjes sonë... Ai
kishte një qëndrim të theksuar konservator në lëmin e gjuhës. Fishta i mbaroi
ditët si akademik i Italisë fashiste".
Në
këtë Histori të letërsisë shqiptare që përmban 629 faqe, të hartuar nga Vehbi
Bala, Razi Brahimi, Klara Kodra, Ali Xhiku, Dhimitër Fullani, Shaban Çollaku,
të drejtuar nga Prof. Dhimitër S. Shuteriqi (njëherazi edhe kryeredaktor) dhe
të redaktuar nga Prof. Mahir Domi, Dr. Jorgo Bulo, Prof. Vebi Bala dhe Dr. Razi
Brahimi, Fishtës i kushtohen 22 reshta. Pushteti i pasluftës katër dekada e
quajti Fishtën "poet klerik e fashist".
Por,
populli i Shqipërisë së veriut, e sidomos shkodranët, nuk e kishin harruar.
Vepra e tij ka qarkulluar fshehurazi dorë më dorë dhe është lexuar ndër breza.
Pas afro gjysmëshekulli, Gjergj Fishta u përkujtua hapur për herë të parë më 5
janar 1991 në Shkodër. Gjatë një recitimi, aktori në një çast kishte ngecur,
por menjëherë dhe në mënyrë spontane u ndihmua nga salla, e cila Lahutën e
Malësisë ende e dinte përmendësh.
( V i j o n )