| E merkure, 07.01.2026, 06:57 PM |

Mbylli sytë në Boca Raton, Florida, pinjolli i Derës zëmadhe të familjes Berisha të Dardanisë, aktivisti i shquar Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025)
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e hidhur, se me datën 27
dhjetor 2025, pushoi së rrahuri zemra e nacionalistit të shquar, Kryetarit të
Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025). Ai
mbylli sytë në Boca Raton, Florida, në shtëpinë e tij, i rrethuar nga vëllai i
tij Selimi me familje.
Ismet Berisha për shumë dekada sa jetoi dhe punoi në SHBA, ai ishte një figurë e madhe, që nderohet dhe respektohet vazhdimisht në mesin e shqiptarëve patriotë dhe atdhetarë, si një personalitet i shquar në botën shqiptare, si simbol i patriotizmit, anti-komunizmit, anti
sllavizmit serb, dhe si një qendrestar i vendosur i misionit historik, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, në një shtet të vetëm etnik rreth nënës së dashur Shqipëri.
Ai me mendje dhe zemër të madhe, vuri të gjithë fuqitë e tij intelektuale, influencën e tij patriotike dhe antikomuniste në shërbim të vendlindjes së tij Kosovës dhe shtetit amë Shqipërisë.
Shteti i New York-u, dallohet nga çdo vend
tjetër, ku janë të vendosur sot shqiptarët, për më shumë së gjysmë shekulli, ku në mënyra të ndryshme kanë vepruar dhe punuar në të mirë të çeshtjes shqiptare, figura të shquara kombëtare për lirinë dhe për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Nga Tomë Mrijaj
Shtetet,
kombet, qytetet, komunat, komunitetet dhe familjet, kanë historitë e tyre. Ata
zënë fill që herët në shekujt e kaluar, për të ardhur në ditët tona, kur
studiuesit, historianët, analistët dhe gazetarët gërmojnë ose hulumtojnë (investigojnë) vazhdimisht në arkivat e tyre, duke ndriçuar gradualisht atë
pjesë të lavdishme të faqeve të ndritura të historisë të lënë në heshtje dhe
harresë me ose pa qëllim gjatë shekujve.
E
tillë ishte dhe mbeti ndër dekada edhe familja zëmadhe e
mirënjohur në Dardani e nacionalistit të vendosur
antikomunist dhe antisllav Ismet Ukë
Sadik Berisha, të cilën do të përpiqem ta zbardh dora-dorës me
modesti dhe fakte, dokumente dhe dëshmi të shumta të lënë në dorëshkrim nga
bashkëkohësit, arkivat e pasura të Lidhjes
së
Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër
në
New York, SHBA, për të ardhur gradualisht tek arkivat e pasura private, që
ruante me kujdes dhe dashuri pinjolli i tyre nacionalist.
Ai sot mbylli sytë i
qetë, për të mbetur i pavdekshëm në zemrat dhe mendjet e të gjithë
bashkadhetarëve, dashamirësve të familjes Berisha dhe popullit martir të
Kosovës, të cilës iu përkushtua me mish dhe shpirt deri në ditët e fundit të
jetës së tij.
Historia
e kësaj familje të madhe, është e lidhur me vetë historinë e lavdishme të
Lidhjes së Prizrenit të Parë, të Dytë dhe të Tretë, që vetëm në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, ka një veprimtari të gjërë dhe të pasur patriotike me
vijimësi të pandëprerë të punës së palodhur dhe aktivitetit patriotike
1962-2026.
Historia
e familja së Sadik Ramës ndër shekuj
Në
historinë e popullit shqiptar, familjet e mëdha fisnike brez pas brezi, kanë
transmetuar dhe ruajtur përherë cilësitë
më të mira të popullit shqiptarë, si: bujarinë,
trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me
pushkë dhe pendë në dorë dhe mendje të shëndoshë (për ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve patriotë),
në mbrojtje të interesave të shenjta të Atdheut.
Herë
pas here, në historinë e çdo kombi, fati e sjell që të provohet forca morale
dhe vendosmëria e mbijetesës nder shekuj nga bijtë
më të shquar të
tij.
Këto
raste të jashtëzakonshme historike, janë monomente
të privilegjuara, ose shpesh herë tragjike, por tregojnë fisnikërinë e
masave popullore dhe në mënyrë të veçantë guximin e tyre të jashtëzakonshëm,
dhe si të thuash, fati i fton të
tregojnë burrërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj Atdheut, në formën e saj më të
lartë.
Ata hyjnë natyrshëm në
larminë e heroizmit,
për një moment të vetëm, që është momenti suprem i jetës së tyre. Dhe kësisoj,
ata bëhen heronj të pavdekshëm me jetën dhe veprën në dobi të interesave të
larta të kombit shqiptar, flamurit të Heroit Kombëtar
Gjergj Gjon Kastriotit, të cilin e lanë
vazhdimisht me gjakun e tyre të pastër.
Këtë
fat dhe privilegj të mirë e kemi ndeshur fatmirësisht, gjatë hulumtimeve
tona në tre brezni të familje heroike Berisha, të mirënjohur
nga të gjithë shqiptarët ndër shekuj.
Familjet
më të njohura të Dardanisë, ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës së Gjurgjevikut, gjatë luftrave për Pavarësi, që zhvilloheshin për mbrojtjen e Kosovës.
Më
vonë të njëjtat familje ishin përkrahës të Ukë Sadikut, në mbrojtje të vazhdueshme të interesave të larta të Atdheut.
Të
gjithë këto familje të njohura nacionaliste dhe anti-nazikomuniste më vonë,
që cituam më lart, e kanë pësuar (vuajtur) vazhdimisht shumë rëndë, gjatë
periudhës së sundimit të errët të nazikomunizmit shqiptaro-sllav, duke
kaluar nëpër kalvarin e madh të përsekutimit,
masakrimeve, djegie shtëpish etj.
Kujtojmë, se e
njëjta histori tragjike në të gjithë krahinën e Kosovës, është përsërit
vazhdimisht në fund të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1999.
Në
ditët tona, të rinjtë dhe të rejat pasardhës pinjoll të këtyre dyerve të miënjohura
në Kosovë, në emigracion dhe vendlindje, me përkushtim
ndihmojnë
pa kursim këtë familje, gjatë aktivitetit patriotik të përhershëm të “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” (1962-2026),
me qendër dhe zyrat e saj sot në SHBA.
Dhurimi i Arkivave të Organzatës “Lidhja e Tretë e Prizrenit” me
qendër në New York, SHBA
Dorëzimi apo dhurimi me bujari i arkivave të
organizatave të ndryshme panshqiptare të SHBA-së, në drejtim të shtetit amë, si
në: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, është një nismë e re
bujare, që duhet vlerësuar shumë në disa drejtime në vendlindje.
Fatmirësisht shteti i ri i Kosovës, dorëzimin
e dokumentëve të shumta historike të arkivit original të Lidhjes së Tretë
Shqiptare të Prizrenit me qendër në SHBA dhe zyrat e saj në New York e vlerësoi
si një nismë me shumë rëndësi historike, për rishkrimin e historisë së
komunitetit tonë nga studiuesit kosovarë.
Historia e nismës së dorëzimit të materialeve
të pasura arkivore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në drejtim të shtetit të
ri të Kosovës, ka qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet Berisha, një
pinjoll i shquar i familjes së mirënjohur të Derës së Sadik Ramë Gjurgjevikut,
nacionalistëve të shquar Ukë dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukë Berisha, kryetar i
Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit dhe Sekretarit të Përgjithshme të saj
Tomë Mrijaj.
Gjatë kontakteve të vijueshme të studiuesit
Mrijaj me prof. Muhamet Shatrin, që nga viti 2013, historiani Shatri i kishte
kërkuar, që të interesohej në komunitetin e madh shqiptaro amerikanë tek
shoqatat dhe miqtë e tij të sigurojë materiale arkivore historike, me vlera për
pasurimin e Arkivit të Kosovës.
Asokohe organizata në fjalë, doli me një deklaratë publike, ku ndër të tjera theksonte, se: “Lidhja Shqiptare e
Prizrenit me qendër në New York, ShBA dhe degët e saj në shumë shtete të botës,
i dhuron Agjencisë Shtetërore të Arkivave (AShAK) të Kosovës të gjithë
dokumentacionin nga viti 1962-2014…”
NJOFTIM:
Vellai i të ndjerit Selim Berisha me familje, së bashku me Kryesinë e Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit hapin të pame
(presin ngushëllime) ditën e Diele me 25 Janar 2026 nga ora 11:00 am deri në
ora 4:00 pm, në adresën:
(Inside: 165 Tuckahoe Rd. Yonkers, NY, 10710, Royal Regency
Hotel, Aroma Trattoria Restorant.)

