| E shtune, 03.01.2026, 06:53 PM |
SI EVOLOI KULTURA E TË NGRËNIT NË VENDIN TONË
Nga
Bashkim Saliasi
Nuk
kam dieni për të shpjeguar se si evoloi kultura e të ngrënit në qytet veç e
veç, por përsa i përketë fshatrave kam lexuar dhe pyetur më të moshuarit që
kanë jetuar midis dy periudhave.
-Ne
or birë, - më tregonte një plak 87 vjeçar i cili jeton akoma më përparë kemi
ngrën me një lugë të gjithë pjestarët e familjes dhe në një enë të përbashkët.
Dashuria
në familje ishte më e madhe se tani. Të gjithë mendonim për njëri- tjetrin.
Kurse në ditët që unë po jetojë dhe shohë që dashuria midis njerzëve është
zbehur.
-Ne
filluam të hanim veç e veç mbas viteve 1965, kur kushtet higjeno -sanitare u
rritën disi. Më saktë në gjithë fshatrat e Skraparit. Korçës Fierit e Përmetit
që kishim miqësi të ngrënit në pjata
filloi mbas ardhjes së dritave elektrike, pas viteve ‘68.
Ne
në ato vite kur u elektrifikuam, ndërruam dhe kushtet e fjetjes, të ngrënies
dhe të komoditetit. U përmisua mobilimi i shtëpive. U zhduk një herë e
përgjithmonë llamba dhe kandili. U hoq sofra e rrumbullaktë ku uleshin dhe
hanin të gjithë pjestarët e familjes.
Sofra
u zvendësua me tavolinë dhe karrige fillimishtë në dhomat e miqëve dhe pas pak
vitesh u përdor për të ngrënë gjithë pjestarët e familjes. Në vitet e mëparshme
ka qënë zakon që burrat hanin të parët dhe në sofrën e dytë uleshin fëmijët dhe
gratë.
Nuk
ndodhte që në tavolinën e burrave të uleshin gratë dhe kur vinte miku. Fëmijët
shpesh herë binin ''pa darkë'', se i zinte gjumi deri sa të mbaronin muhabetin
burrat.
Por,
më e rëndësishmja është se mbas ardhjes së dritës elektrike jo vetëm që u rrit
kultura e të ngrënit por, në familjet tona u fut dhe ujë i pijshëm i cili më
pas solli dhe dushin me vajguri.
Këto
mbrekullira nuk u bënë brenda ditës, por si rezultat i ndikimit të disa
faktorëve që ndikuan fuqishëm në rritjen e kushteve të jetesës.
Së
pari, një pjesë e mirë e djemëve dhe e vajzave që morën pjesë në luftë, mbas
saj filluan punë në qytet por, nuk i shkëputën marrdhëniet me një herë me të
afrmit e tyre në fshat.
Martesa
e vajzave të fshatit në qytet ishte një faktor tjetër i rëndësishëm në
përballjen e dy kulturave midis fshatit dhe qytetit. Kur këto vajza ktheheshin
pranë familjeve të tyre në fshat sillnin kulturën e qytetit etj.
Vizitat
e herëpashershme pranë familjeve të tyre bëri që dhe kushtet e jetesës të
ndryshojnë. Tërheqa e familjes në drejtim të qytetit dhe vajtjet dhe ardhjet te
njëri-tjetri ndihmuan që të ndryshonin kushtet e jetesës.
Masivizimi
i arsimit dhe zhdukja e analfabetizmit në vendin tonë ndikuan fuqishëm në
rritjen e kulturës në fshat.
Një
faktor tjetër i rëndësishëm ishte dhe pjesmarrja e rinisë dhe moshave të reja
në aksionet e rindërtimit të vendit dhe në hekurudhat që u ndërtuan në ato
vite.
Emisionet
e ndryshme që jepeshin në radio dhe më vonë në televizion ishin një eksperiencë
e mirë që ndihmoi të përhapej më shpejtë të kulturës në fshat.
Dalja
jashtë shtetit e një pjese të mirë e djemëve të rrethit tonë nëpër shkollat e
lindjes ishte një faktor tjetër që ndihmoi në kulturën e të ushqyerit, ku
popullsia e këtyre zonave filloi të përdori me shumicë dhe perimet dhe të rrisi
kërkesën e të ushqyerit.
Një
ndihmesë të rëndësishme në përhapjen e kulturës së të ngrënit veç e veç luajtën
dhe arsimtarët e ardhur nga rrethe të ndryshme në rrethin tonë. Por më e
rëndësishmja ishte dhe rritja e vlerës së ditës së punës, që mundësonte që të
bliheshin paisjet e guzhinës.
Lind
pyetja: -A duhet t’i dijë këto brezi i ri?
Populli
ynë ka shumë fjalë të urta të cilat duhet të jenë udhëheqëse për ndërtimin e
një jete të re. ''Ec përpara, por mos harro të këthesh kokën mbrapa'', ''Kur ha
bukë, mos bë thërrime'', ''Shtrijë këmbët sa ke jorganin'' etj.
Këto
fjalë të urta kanë kuptimin filozofikë të organizimit të jetës brëndapërbrenda
familjes. Në ditët tona janë shtuar ''salltanetet'' dhe kultura e të ushqyerit
është rritur si rezultat dhe i përsosjes së mjeteve të informacionit dhe në
zonat më të largta të vendit tonë dhe kjo ka çuar dhe në rritjen e
jetëgjatësisë së njerzëve.
Lëvizja
e lirë dhe shkëmbimi i kulturave me vendet fqinjë dhe ato të largta po
ndihmojnë fuqishëm në organizimin e jetesës dhe si rezultat dhe rritjes së
jetëgjatësisë së njerzëve në vendin tonë.