| E merkure, 31.12.2025, 04:56 PM |
URIME “BABADIMRIN”
E VITIT RI 2026
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk
e kam thënë, Unë: Kalosh Çeliku si shkrimtar shqiptar. E kanë thënë Moti
kohë me vite dhe shekuj më parë
Rilindasët Shqipar me të cilët unë jam rritur si shkrimtar nën hijen e Lisit të
midis Livadhit, rrëzë “Çuke” me Librat e
Këndimit dhe vjershat e tyre asaj kohe me ministër të arsimit Ernest Koliqi.
I cili i mbuloi trojet shqiptare me mësuesë dhe mësuese vullnetarë me pagëzimin
e shkollave shipe me emërat e Rilindasëve shqiptar: në
Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoni.
Historiria
Shqiptare Shekullore në Luftë me lecka, arnë përmbi arnë e “partalla”
jugosllave me pushteusit shekullor historik. I pushtuar me shekuj si “miqë”, e
si “vëllezër”. Qofshin, në Perandorinë Osmane. Serbe. Ose, të “vëllazërim –
bashkimit” ish komunist jugosllav, dhe i robëruar me vite dhe shekuj nën
sistemin komunist jugosllav.
Vitet
e fundit edhe me “Babadimra”: “burra” dhe “gra” pa brekë në bythë të partive
politike. Ose, me brekë të grisura arnë përmbi arnë me këmbët përpjetë në
“hava” (qiell) me poste partiake në Qeveri e kabinete dhe hajdutëri, ende me
brekët nëpër këmbë të sistemit ish komunist jugosllav në “Shtëpinë Publike”.
Që, Sot na i polli pas porte “demokracia”. Edhe, “Liria”?! Kopila në
“Demokraci” nga Partia ende ish Komuniste jugosllave, nën nivelin partitik të
Partisë Politike Komuniste, dhe politikës karnevaleve “demokratike” ish
jugosllave antishqiptare, në Ditën e Sotshme me “fitore”?! Valle dhe këngë,
shkrepje të fishekzjarreve nëpër sheshe.
Popull
i dalldisur dhe arratisur këmbekrye me të katra pas partive politike, dhe
pasurisë me këmbët dhe trutë në Legen pas “Babadimrit”. E duan “Babën”. Jo
Nënën. Aqmëpak, Atdheun Shqiptar. Kryengritjet historike të popullit shqiptar
për Shtet shqiptar me vite dhe shekuj.
Përderisa,
Dje, e “raketuat” Kuvendin e Republikës të Kosovës. Sot, mos e grushtoni
“Babadimrin” e Vitit Ri 2026, kur vjen me thesin potë dhuratata në “Bit-Pazar”
të Shkupit! Grushtoni partitë politike shqiptare të dalldisura dhe arratisura
pas “Babadimrit” me mjekër e brekët nëpër këmbë!
Urime “Babadimrin” e
Vitit e Ri 2026, në “Liri”!...
