| E merkure, 31.12.2025, 04:55 PM |
Vetëm të fortit, oligarkët e festojnë madhërishëm ndërrimin e viteve
Nga
Vladimir Shyti
Përgjatë
viteve të sistemit kapitalistë në rritje kanë ndodhur aq shumë ngjarje, sa që
ka humbur tërë kuptimi kohës. Kur, si dhe qysh u ndërtua ky rend? Si u largua
populli shqiptarë në getot Europiane? Kur ishin larguar nga shtëpitë? Po me
tren nga kishin udhëtuar? Vite më parë, apo një natë para? Sa kohë patën
qëndruar në erën e acartë dhe, sa të shara, ofendime? Sa orë më parë, sa vite,
sa muaj, sa minuta? Patjetër që duhet të ishin në ëndërr, që ende vazhdon edhe
sot e kësaj dite.
Pse
e shkrova këtë artikull?
Mos
vallë e shkrova që të qetësoj veten, apo për arsyen krejt të kundërt, të mos
luaja mendsh, apo të kuptoi llojin e çmendurisë, këtë marrëzi të pamasë, që
shpërtheu si histori dhe në ndërgjegjen e shqiptarëve. Ku, u bënë ujqër, ose i
bënë misionarët që morën përsipër ndërtimin e rendit kapitalist, duke përfituar
të fortit, banditët dhe brezi i ri komunist.
Apo
mos vallë u shtyva nga ideja për të lënë pas një trashgëmi fjalësh, kujtimesh,
që do t’i përkasë së shkuarës si një histori të shëmtuar. Ose si dëshmimtari, i
cili beson se ka një detyrim moral që përpiqet me aq forcë të pakët që kam për
të ndaluar këtë armik, që është duke shijuar këtë fitore të fundme ku, dhe të fshehë krimet e tyre nga populli , i
cili tërhiqet zvarrë për të qenë edhe ata të pranishëm në këtë festë të vitit
të ri me mundime e sakrifica.
Fituesit
festojnë përmes jehonës së zymtë që varfëria ka pllakosur vendin, ku zvarriten
nëpër zyra të qeverisë për një pike ujë. Festojnë mbi ushqimet e kalbëzuara që
vijnë nga ana e anës dhe, ku kontrollorët mbushin xhepat e majmen me sëmundjet,
që nuk i parandalojnë qysh në doganë. Festojnë mbi vuajtjet e vdekjet e të
mjerëve, që ilaçet e farmakosura nga skadenca që u jep mjeku pasi ka marr
xhelepin e vet. Festojnë mbi pensionistët që numërojnë qindarkat për të pirë
kafenë e mëngjezit, të cilët sa hapin sytë mendojnë për vdekjen.
Kjo
panorama me dy sfonde;të pasurit me shumë krime dhe të varfërit me shumë
mundime kalojnë çdo cak të një jetese. Krejt të ndryshme nga ato të muzgut
shpirtëror, zymtisë së purpurt dhe, shkëlqimit nga odet e rënduara të
oligarkëve. Asnjera prej tyre nuk është krejt ritmike, si himnet e shkruara për
zymtinë, që janë të rimuara me shtrirje të gjërë drithëruese, ashtu dhe strofa
të ndërtuar bukur, ku poeti lodhet shpejt dhe shpirtërisht është i
paqëndrueshëm, trembet mos shkon poshtë, tek odet e lira në ujvarën tronditse
të ritmit, ndaj mbështet te rima me patericë. Në asnjë nga këto panorama nuk
është e arsyeshme në kuptimin e qartësisë, dhe asnjera pamend;nuk ka forma.
Dikur në barazi, pa prona, pa të fortë, pa oligarkë dhe vjen një ditë që
kafshët e egra shqyejnë tufën, e cila merr arratinë nga sytë këmbët dhe, ç’të
molloisë më poeti.
Tashmë
kërceni e këndoni, rendi pas tingujve të rimuar nga vet ju në poezitë e të
çmendurve. Por, mos harroni;se shqiptaria një ditë do të mblidhet dhe do t’u
këndoj këngën e përvajshme, ku dhe do të hoshëtij koralen e madhe bijëve dhe
bijave të këtij vendi të sakatosur nga ju, që dolët nga hiçi.