| E marte, 30.12.2025, 06:55 PM |
Fundi i një viti të gjatë zgjedhor!
Shkruan:
Florim Zeqa
Rrallë herë, mbase asnjëherë nuk ka
ndodhë moti, që bashkë me minutat e fundit të vitit që po e lëm pas, kandidatët
për deputet t'i numërojnë votat më shpesh sesa sekondat e minutës së fundit të
hyrjes në vitin e ri kalendarik!
Mesazhi i fitores dhe bashkëpunimit politik
Pas
fitores spektakolare të LVV-së me aleatët e saj, pashmangshëm duhet të pranohet
rezultati zgjedhor dhe t'i shtrihet dora e bashkëpunimit partisë fituese të
zgjedhjeve nga të gjitha partitë konkuruese në garën zgjedhore.
Ky
njëherit është nivel bazik i demokracisë dhe shprehjes së kulturës demokratike
të popullit tonë liridashës dhe atdhetar!
Mesazhi
i këtyre zgjedhjeve është bashkëpunimi i subjekteve politike për të mirën e
vendit.
Vota
e diasporës e ndryshoj, por edhe jo aq shumë sa pritej rezultatin përfundimtar!
Ngritja
e lehtë VV-së dhe rënja drastike e partive opozitare e shtron nevojen e një
alternative të re politike, për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitarë që
e baraspeshon fuqinë politike në Kuvendin e Kosovës.
Nga dy-tre fjalë për secilin subjekt politik
Bedri
Hamza nuk e pati kohën e mjaftueshme për përgatitjen e partisë për zgjedhje,
rënja e lehtë e PDK-së është produkt i fraksioneve të brendshme pas dorëheqjes
së Memli Krasniqit.
Rezultati
për LDK-në është katastrofal, i cili i ka tejkaluar të gjitha parashikimet edhe
të pesimistëve më të mëdhenj!
Kjo
ka ardhur si rezultat keq-menazhimit të partisë nga Lumir Abdixhiku, i cili, në
vend që t'i ofrojë rreth vetës njerëzit më të merituar në LDK, veprimtarët dhe
themeltarët, në parti i solli mercenarët dhe të dështuarit politikë nga partitë
e tjera kundërshtare të filozofisë politike rugoviane.
Si
pasojë e kësaj, dështoj në përpilimin e listës zgjedhore, duke e mbushur atë me
ardhacak dhe parashutist, duke i lënë anash kontributdhënësit më të merituar në
LDK.
Me
një përkujdesje më të madhe në përpilimin e listës zgjedhore, Lumir Abdixhiku
fare lehtë ka mundur ta kthejë LDK-në vendin e dytë.
Ndryshe,
LDK pa një reformin të thellë strukturor nuk do ta kthehet asnjëherë më në
vendin e parë!
Dorëheqja
e Lumir Abdixhikut e pa alternativë, por e vonuar për LDK-në!
Për
AAK-në nuk ia vlenë të flitet shumë për shkak të rezultateve të njëjta
zgjedhore, të cilat janë produkt i ruajtjes së bastioneve të saj tradicionale.
NISMA
në këto zgjedhje u fundos përfundimisht si subjekt politik, andaj Fatmir Limaj
nuk ka rrugë tjetër vetëm se të kërkoj kthimin në amzën e tij-PDK!
Konkluzion
Vlenë
për ta përshendetur aftësinë e Albin Kurtit në thithjen e elektoratit të
LDK-së, i cili ngjashëm sikurse në vitin 2021 e pushtoj nga brenda 'Kalanë
Rugoviane' të LDK-së, për të cilin votuan shumë kryetar komunash dhe zyrtarë të
lartë të LDK-së me familjarët e tyre!
Meqenëse
shkrimin analitik e fillova me ndërrimin e motmoteve, ashtu po e përfundoj me
shpresën që viti 2026 të mos na kthehet në vit zgjedhor shkaku i zgjedhje së
presidentit në Maj të vitit të ardhshëm!
Urime
fitorja LVV-së të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të saj!
Meqë ky është shkrimi i fundit
analitik për këtë, urime Viti i Ri 2026 të gjithë lexuesve të mi besnik dhe
qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve në trojet etnike dhe diasporë pa dallime
partiake apo ideologjike, duke ju dëshiruar shëndet dhe begati në afmiljet e
tyre, me shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, tolerancë dhe bashkëpunim
në forcimin e shtetit!
Përzemërsisht: Florim Zeqa, 30 Dhjetor 2025