| E hene, 29.12.2025, 06:55 PM |
Fitoi bojkoti qytetar!
Shkruan:
Florim Zeqa
E mira është se zgjedhjet e 28 dhjetorit kaluan
në mënyrë të qetë dhe demokratike. Edhe përkundër prezencës së madhe të
mërgimtarëve, dalja në zgjedhje është tepër e ulët (43.47%). Dalja e ulët e
elektoratit në zgjedhje është deshmi se qytetarët janë lodhur me këto parti
politike dhe më këta liderë partiakë!
Fitues pa legjitimitet
qytetar
Pra,
qytetarët dhe mërgimtarët e duan një alternativë të rë politike, e duan një fillim
të ri politik që e bën shkëputjen nga e kaluara dhe fillimin e një epoke të re
politike e cila e çon vendin drejt progresit dhe zhvillimit ekonomik.
Në
këto zgjedhje u dëshmua se vetëm 43.47 % e popullatës i beson kësaj klase
politike dhe këtyre partive të dështuara në qeverisjen e vendit!
Kurse
56. 53 % e duan ndryshimin substancial përmes një alternative të re politike.
Nga
43.47 % e qytetarëve të dalë në zgjedhje i ndëshkuan me votë tre ish partitë
opozitare, kurse afërsisht gjysma e kësaj shume i besoj LVV-së me legjitimitet
të cunguar politik.
E
quajta kështu të 'cunguar' për faktin se kur kemi dalje nën 50 % të elektoratit
në zgjedhje ato konsiderohen të deshtuara dhe jo legjitime!
Në
raste të tilla kur mungon legjitimiteti qytetar, duhet të zgjedhet një qeveri
teknike nga presidenti i shtetit me mandat 2 vjeçar dhe të emërohen deputet të
rinj për Parlament deri në zgjedhjet e reja.
Ky
është rendi dhe rregulli demokratik, të cilin vendi ynë nuk është duke e
përfillur që nga viti 2001 kur e kishim 64.3 % të daljes së elektoratit në
zgjedhje.
Paradoksalisht,
nga ajo kohë e deri më sot, Kosova është qeverisur pa legjitimitet qytetar!
Pra,
bazuar në rregullin bazik të demokracisë, ku shumica vendos për kahet e
zhvillimit politik në vend, atëherë del se rezultati real është ky, në
zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 fitoj bojktoti politik.
Andaj,
për të ecur tutje në përputhje me rregullat e demokracisë, vendit i duhet një
'Qeveri Teknike' për të dalur nga kriza e thellë politike, për ta kthyer
besimin qytetar përmes një alternative të re politike, ku në rastin më të mirë
është projekti im politik-Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN).
ADN
apo Alternativa Demokratike për Ndryshim do të jetë forca e ndryshimit politik,
rreth së cilës do të rreshtohen 56. 53 % apo shumica e qytetarëve të Kosovës
dhe zgjedhjet do ta marrin legjitimitetin e plotë demokratik!