Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Zbukurime dhjetori

| E hene, 29.12.2025, 06:33 PM |


Blerim Rrecaj

Zbukurime dhjetori

Kjo lulezë e bardhë

Brymën e pa

Kur mbi fijet e barit

Si sheqer ra

Ashtu siç duket

Kjo që pikturon

Mbi xhama lokali

Nëpër borë një kaproll

Dhuratë dhjetori

E pashë një dritë neoni

Që u shndrrua në diell

Për t'i ngrohur gjethet

Që bënin rezistencë

Llogari fundviti

Ky vit

Mund  të ishte

Shumë më fantastik