| E shtune, 27.12.2025, 04:57 PM |
MËRMËRIMË SHENJTOREJE…
MALL PËR FJALË TË NËNË
TEREZËS
Nga
Visar Zhiti
…ndodh
të na marrë malli për një këngë a poezi a vetëm për një buzëqeshje… por dhe për
ca fjalë.
Unë
i kthehem shpesh një lutje të Nënë Terezës, e kam titulluar “Kredo” në librin
me poezi që është botuar para 20 vjetësh a më shumë, - kështu i kam quajtur
lutjet dhe bekimet që ajo thoshte: poezi.
Di
që kjo që po e risjell tani, është e gdhendur në një mur në Indi, në Kalkuta,
ku Nënë Tereza shërbeu.
Ajo
ka ditur të përmbledhë gjithë urtësinë dhe përvojën biblike edhe në një lutje
dhe unë do të doja që të gdhendej dhe në muret tona, në shkëmbinj, - e kam
thënë, - edhe në kujtesë e ndërgjegje bashkë me vargjet më të bukura të poezisë
shqipe, me nene madhështore të Kanunit tonë të lashtë… dhe në çdo antologji që
do të dilte, pse të mos kishte dhe një lutje të Nënë Terezes? Ato janë si
poezi, dhe Nënë Tereza vetë është dhe poete.
Duhet
ribotuar ai libër, “Mërmërimë shenjtoreje”, mendoj, edhe duhet pasuruar, se aq
munda të mbledh dhe të përkthej atëhere, por Nënë Tereza nuk shterr, ajo buron
dritë vazhdimisht nga Qielli pa mbarim.
Prandaj
dhe e kam këtë mall për fjalë si ato? Nënë Tereza e mbyll poezinë me vargjet,
sa siperane e misterioze më duken:
“Të
kuptohemi mirë, e gjithë kjo s'është kurrë midis jush dhe atyre, por midis nesh
dhe Zotit.”
KREDO
-
Nga Nënë Tereza -
Njeriu
shpesh është i pakuptueshëm,
spontan, vetanak.
E
ç'rëndësi ka, duaje!
Nëse
mirë bën, do të thotë
se
plotësohet qëllimi i vetes.
E
ç'rëndësi ka, bëj mirë!
Nëse
do të jeni i suksesshem,
miq te rremë do të
gjeni
dhe armiq të
vërtetë.
E
ç'rëndesi ka, vazhdo!
E
mira që bën, do të harrohet nesër.
E
ç'rëndësi ka, qofsh i kthjellët!
Sinqeriteti
dhe nderi bëjnë
të plagosesh
kollaj.
E
ç'rëndesi ka, krijo!
Le
të shembet natën befas
ajo
që ke ngritur me vite.
E
ç'rëndesi ka, ndërto përsëri!
Le
té mos kënaqen njerëzit,
kur
u gjendesh pranë.
E
ç'rëndesi ka, ndihmoji!
Botës
jepja pjesën më të mirë
të vetes.
S'do
të jetë e mjaftë. Do ta flakin.
E
ç'rëndesi ka.
Po
ti dhuroje
pjesën më të mirë të vetes!
Dhe
do të vazhdosh të jesh i lumtur.
Të
kuptohemi mirë, e gjithë kjo
s'është
kurrë midis jush dhe atyre,
por midis nesh dhe
Zotit.
Visar Zhiti
