| E premte, 26.12.2025, 04:32 PM |
Pergatiti
Fritz RADOVANI:
KU E
DINTE
AT GJERGJ
FISHTA ?
KJO ASHT
POEZIA MA AKTUALE
E SHEKULLIT XXI !
VETEM KëSHTU
PO ZHDUKET SHQIPNIA !
KY ISHTE
I MADHI
AT
GJERGJ FISHTA !
I DBUEMI.
Në
ketë argument lirik të kënduem prej sa poetësh, Fishta ndritë me shumë veti
karakteristike, qi e shquejnë: -
paraqitje e gjallë tipike shqyptare, - kjartësi e thjeshtësi vargjesh të rrjedhëshme, frymzue prej
ndjesishë njerzore qi nuk njohin flashktësi (ngathsi) sentimentalizmi as
trillime konvencionale. Asht nji pasqyrë e vogël, ku mund të vërehet arti i tij
shpirtnisht shqyptar e burrnor, dhe nji shkëndi, qi vezullon me dritë të vetën
mbi shumë hartime tjera ma të mëdhaja.
Tek
ky mergimtar i Fishtës gjejmë: Mallëngjim Shqyptari, nostalgji gjuhe amtare,
votret e beset, nanët e motret; përmallim për mbarë botën e thjeshtë e fisnike
qi e rrethon, ku asht burrnue: bjeshkë, halë, mriza, kumbonë, livadhe e djerre,
e së mbramit përmallim i ndieshëm mikpritjet e armësh, me të cillat u vllaznue.
1. Lamtumirë! – Vendet e mija,
Qé,
po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon
deti, ushton duhija,
Lkundet
barka valë mbi valë.
Kah
njai diell, qi asht tue flakue
Andej
fill un tash do t’veta....
Lamtumirë!
Atdhé i bekue!
Lamtumirë!
Persa t’ jet jeta!
2. Neser nade kur mbi né
Rrezja
e diellit ka me ra,
Kush
e din sa ujë e dhé
Mue
prej teje ka me m’ da!
E
por n’ pvetsha rêt mizore,
E
por n’ pvetsha zojt e detit;
Se
per ty, moj tokë Arbnore,
S’
ka me m’ folë ma kush mue t’ shkretit...
3. Tjera fushë e tjera zalle
Kam
me pa, e tjera dete:
Kam
me ndie, po, tjera valle,
Tjera
gjuhë, n’ tjera qytete;
Vendin
t’em, por, s’ kam me e pa,
Ku
kam lé e jam burrnue;
Syt
e mi edhe kanë me kja,
Pa
u gjetë kush, qi me i ngushllue.
4. Pa kend t’ emin, posë nji Zotit,
Tue
shtektue per dhé të huej,
Kanë
me m’shkue mue ditt e motit
Sha
e perbuzun prej gjithkuej.
Kam
me pasë shkretin per voter,
E
per shtroje të ndezten ranë;
Kam
me pasë ulkojen moter,
Kam
me pasë, ehu! Tigren nanë...
_____________________________________________________________
1.
Lamtumirë: Pershëndetja e fundit e të merguemit, apo të dbuemit i cilli
përshkon nëpër mend viset dhe objektet tjera për rreth qi do t’i lanë
përgjithmonë. – flakue: shndritë. – fill: drejt, pa u ndalë. – do të veta: do
të shkoj, do të vete. – lkundet: lvitet, përkundet.
2.
Rêt mizore: rêtë qi sjellin merzi, thellim vetmije. – zojt: zogjtë.
4.
shtektue: udhtue. – ehu: nji rrokje e vetme, tue eleminue bashtinglloren h, si
latinët.
5. Nana e mbetne per së gjallit
Ka
me m’ kja, kushdi, ndo ‘i ditë
Dersa
motra, dekun mallit,
Kot
ndo ‘i herë mue ka me m’ pritë.
Ka
me i njehë, po, krushqt, e mjera,
Me
i prue nanës n’ shpi nji ré:
Por
i vllaj, kushdi, m’atë hera
Ka
me u kalbun per nen dhé!
6. E njai dhé – heu! Kob prej qiellet!
S’
ka me kenë, jo, dheu i t’ Parvet,
Ku
ma bukur qiella kthiellet,
Ku
ma ambel n’ gjuhë t’Shqyptarvet
Para
Hyj’t naltohet luta,
E
ku besa asht e shejtnueshme
E
ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E
ku bjeshkët janë të madhnueshme.
7. Oh! Ju bjeshkët e Shqyptaris,
Ku
ma mirë shndritë dielli e hana,
E
ku logu a’ i bujaris
E
ku rriten djelm si Zana!
Un
ju kurr s’ kam me u harrue,
Kahdo
t’ m’jet gjykue me u endë:
Dersa
t’ muj me ligjirue,
Ju
gjithmonë kam me u permendë!
8. E ato halë e qepariza
Kam
me i pasë nder mend gjithmonë,
E
ato stane e njato mriza:
E
ato berre e ato kumbonë...
Por,
oh vàj! Malet e mija,
Qé,
po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon
deti, ushton duhija,
Lkundet
barka valë mbi valë,
9. Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!
E
ju krepa edhe ju curra;
E
ju breshta e ju gjeth hale,
E
ju prroje edhe ju gurra!
Lamtumirë,
ju mrize e stana!
_________________________
5.
e mbetne: e motnueme, e mbarueme forcet. – mallit: mallëngjimit. – ka me i
njehë: Motren ka me e mblue përmallimi, por njiherit edhe shpresa, prandej
vehet me gjetë krushq për me blé nuse për vllanë...Dashnija e motrës për vlla
asht e theksueme në poezi popullore.
Ndërsa,
në Lahutë spikatë në mënyrë të posaçme motra e Avdis, e sidomos Tringa, tip i
pavdekshëm dashnije vllaznore n’epopenë tonë. – nji ré: nji nuse.
6.
kob prej qiellet: shplakë, ndeshkim i rrebtë. – tuta: friga, frika.
7.
logu: vendi. Në gojën e malësorit ka forcë kjo fjalë, e nuk mund të zëvendsohet
me tjera.
-
si Zana: të paisun me veti mbinjerzore trimnije e pashije (dukje). – përmendë:
me iu kujtue.
8.
halë e qeparisa: pisha e selvija. –stane: kësolla për banim e gja të gjallë,
kafshë etj.
9.Lamtumirë:
Mbasi i merguemi, premton se nuk ka me i harrue vendet e veta, i përmendë: -(me
i zanë në gojë) krepa: shkrepa, shkambij. –curra: krepa të thepisun. – breshta:
pyje bredhit. – gurra: burime – ene: edhe. – djerre: tokë e papunueme
Lamtumirë,
kumbona e berr’e!
Lamtumirë,
ju fusha t’ gjana,
Ju
livadhe, enè ju djerre.
10. Lamtumirë! Ti shpija e t’ Parvet,
Ku
ma s’ parit m’ agoi drita
E
ku strehë u dhaçë shtektarvet
Miqt
e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë,
carani m’ voter!
Lamtumirë,
ju armët e shkreta!
Lamtumirë,
ti nanë e moter!
Lamtumirë,
persa t’ jet jeta....
11. O shtegtar, m’ nji vorr të ri!
N’
has’sh ndo‘i herë ti, tue ndjekë shtekun,
T’
çilun n’ ranë nper ndo ‘i shkreti,
Aty
vetë kam me kenë dekun.
Nji
kryq drunit, t’ kjosha true,
Ziere
e venma permbi krye,
E,
ne’mose, ti per mue
Lutju
Hyj’t per shka t’ kém fye.
__________________________________
10.E
ku strehë: Mikpritja asht nji zakon i shenjtë për Shqyptarin, prandej i merguemi pershëndetët me shtëpinë e
vet. – strehë perbujtje: jo vetëm me përmallim, por njiheri edhe ngushllim
zemre, tue pasë çue në vend testamentin e trashiguem nga të Parët “shtëpia asht
e Zotit dhe e mikut”. – carani n’voter: guri i votrës, ku mbështetën drujtë me
marrë zjarm. Shqyptari votrën e ka nji vend të shenjtë, aty shtjellohet shkolla
e mirërritjes; aty kryesisht prej prindve e të moshumve, mësohen doket
(zakonet), trimnitë e virtytet burrnore të fisit të vet. Aty merret edukata e
besës dhe e sakrificës për Atdhé e Fé. – armët e shkreta: armët qi do të mbesin
shkret, se nuk do të kenë njeri kush me i mbajtë.
11.
N’ hassh: në kjoftë se ndeshë, në kjoftë se takohesh. – ndjekë shtekun: tue
ndjekë rrugën udhën, tue udhtue. –t’kjosha true: po të perbehëm, po të kerkoj,
po të vé detyrë. –ziere: me nxjerrë, nga landët e pyellit merr dhe më ndonji
daltim të vogël më ven nji Kryq druni té koka. – venma: m’a ven, mënyra
urdhnore, mos kalo pa më vue Kryqin! – nemose: nëse nuk e ban ti këte..
Koment nga At Viktor
VOLAJ OFM 1941.
Shenim F. RADOVANI :
CILI VEND
I BOTES DBON
SOT NJERZIT E
VET MA SHUME
SE SHQIPNIA ?
KU E
DINTE KETE SA
VJETE PERPARA AT
FISHTA ?
A
MUNDET ME KENE KJO
ARSYEJA QE PUNOHET
PER ZHDUKJEN E KETIJ EMNI ?
LEXONI PRAP
DHE SHIFNI SA
AKTUALE ASHT KJO
POEZI SOT!
E SOT..
ASHT I DBUEM
NGA SHTETI KOMUNIST
EDHE VET’ AT
GJERGJ FISHTA !...
Melbourne, 26 Dhetor
2025.