| E marte, 23.12.2025, 04:57 PM |

Në Venecia promovohet libri "Atletët e Lirisë" i autorit Gjergj Dedaj
"Atletët e Lirisë" - themeltarët e shtetit të Kosovës!
Në ambientet e bukura të Hotelit B&B në Venecia të
Italisë, nën patronatin e afaristit të njohur, Muharrem Salihu u bë promovimi i
librit "Atletët e Lirisë" të autorit Gjergj Dedaj

Shkruan: Florim
Zeqa
Liria e Kosovës
erdhi me diplomaci, gjak, sakrifica dhe martirizim
Promovimin e këtij libri e hapi gazetari dhe publicisti,
veprimtari dhe shkrimtari Florim Zeqa, i cili fillimisht i përshendeti të
gjithë të pranishmit e këtij evenimenti letrar, pastaj foli për rendësinë e
këtij libri politik, diplomatik dhe historik, për gjeneratat e reja, të cilat
duhet ta mësojnë historinë e vërtetë të themeleve të shtetit të Kosovës,
sakrificat e panumërta dhe martirizimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe të
gjitha trojeve etnike.
Libri "Atletët e Lirisë" është një vepër
dokumentare, e përmbledhur me veprimtari politike, kombëtare dhe diplomatike të
plejadës së themeltarëve të shetformimit, të çlirimit dhe shtetndërtimit të
Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe autori Gjergj Dedaj, njëri prej
figurave më emblematike dhe bashkëpunëtorë i ngusht i presidentit historik
Ibrahim Rugova!
Në fjalën e tij, autori Gjergj Dedaj fillimisht e shprehu
mirënjohjen dhe falenderimin për pritjen e ngrohtë të mërgatës, për të vazhduar
rrëfimet e tij me thënjën e At Zef Pllumbit "Rrno për me tregu"!
"Kam pasur dëshirë që përmes këtij libri, një pjesë
të përvojave të mia dhe të rrugëtimit tonë për lirinë e Kosovës t'i hedhë në
letër në mënyrë që gjeneratat që vijnë pas nesh, përmes shkrimeve të mësojnë se
deri tek liria e Kosovës është ardhur me shumë mund dhe sakrifica, me gjak dhe
martirizim".
Secili rrëfim i autorit Gjergj Dedaj ishte më interesant
sesa tjetri.
Aq i madh dhe shumëdimensional ishte kontributi i Gjergj
Dedaj në arenën ndërkombëtare përgjatë viteteve të '90-ta në sensibilizimin e
çështjes së Kosovës në botë, saqë në një rast presidenti Rugova ia kishte thënë
këto fjalë, po citoj: "Gjergj mos të shoh në Prishtinë, je duke bërë punë
të mira jashtë"!
Ishte koha kur Serbia bënte propagandë se kinse "në
Kosovë është duke i luftuar disa islamista radikal"!
Gjergj Dedaj kronist besnik i
"Rrugës së Lirisë"
Mirëpo, ishte
alternativa politike kosovare, përkatësisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
dhe Partia Liberale e Kosovës (PLK) me z. Gjergj Dedaj në krye që ua
thonin të kundërtën e tolerancës ndërfetare në Kosovë, e cila ishte
fondamentale për t'i bindur zyrtarët perëndimor në përmbysjen e propagandës
serbe kundër shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm, duke ua thënë të vërtetën se
Serbia është duke i vrarë, burgos dhe maltretu shqiptarët e pafajshëm
pavarësisht përkatësive fetare, qofshin ata musliman, katolik apo bektashian.
Autori i këtij libri, Gjergj Dedaj në një takim me
diplomatin gjerman Hans-Dietrich Genscher në vitin 1994,
të cilit i kishte dhuruar Biblën në gjuhën shqipe.
Genscher e kishte pyetur, çka është kjo?
Dedaj i përgjigjet, kjo është Bibla në gjuhën shqipe!
Genscher i thotë, pse, a ka katolik shqiptar në Kosovë a?!
Po ka, i përgjigjet Dedaj.
Genscher përseri i thotë, po vijnë ministrat e Serbisë
dhe po thonë se atje ka vetëm islamista radikal dhe duhet me i hjek prej
Kosovës!
Gjergji me një çasje diplomatike arrinë t'a ndryshoj
bindjen Genscherin se në Kosovë nuk ka islamista radikal, por ka shqiptar që po
ndiqen dhe po vriten nga Serbia!
Janë edhe shumë rrëfime tjera interesante, të cilat e kam
të pamundur t'i përfshijë në këtë fotoreportazh të promovimit të librit
"Atletët e Lirisë" në Venezia.
Kur jemi në këtë segmenti a vlenë për të përmendur se
Gjergj Dedaj, si kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK) ishte diplomati i
parë shqiptar që kishte hyrë në selinë e NATO-s në vitin 1991 dhe shumë
organizata të tjera ndërkombëtare, në të cilat, sot me Kosovën shtet të pavarur
dhe të njohur ndërkombëtarisht, shumë politikan të kohës e kanë vetëm ëndërr në
kokat e tyre, e assesi të hyjnë në selinë e NATO-s.
Në këtë libër, autori Gjergj Dedaj nuk e paraqet veten
si aktor, por si një kronist besnik i "Rrugës së Lirisë". Megjithatë,
autenciteti është kryefjala e këtij libri, ku autori ka qenë pjesë aktive e të
gjitha ngjarjeve që shënuan historinë më të re të Kosovës.
Libri "Atletët e Lirisë" i autorit Gjergj Dedaj
është një vepër shumëdimensionale
e themeltarëve të lirisë sonë, e filluar në fillimvitet e
'90-ta e deri në sakrificën sublime të familjes Jashari dhe vargut të gjatë dhe
të pambarim të çlirimtarëve nga të gjitha trojet etnike dhe mërgata e jonë.
Thënë ndryshe, "Atletët e Lirisë janë vetë
themeltarët e shtetit të Kosovës!
Në këtë libër i hasim edhe aspeket emocionale të humbjes
së 12 anëtarëve të familjarëve të familjes Dedaj, të cilat janë 12 plagë të
pashëruara në kujtesën e tij historike, të cilat i japin dimension të lartë
emocional rrëfimit për sakrificën sublime të kombit.
Për librin folen edhe Muharrem Salihu, afarist dhe
politikan, Eduard Jakaj, kryetar i Shoqatës "Zeri i Atdheut", Agostin
Mucia, kandidat për komunen e Venezias, mergimtarët Vilson Paloka, Gjin Shqalsi
dhe Muamer Murtezani.
Pjesëmarrës në këtë promovim libri ishin edhe Mumin
Brezaliu, Gjergj Tëmeli, Edlira Cami dhe shumë të tjerë.
Pas promovimit të librit, nikoqiri Muharrem Salihu e
shtroj një koktej rasti për të pranishmit në këtë aktivitet letrar.
Ishte nder dhe kënaqësi që në mesin tonë e kishim një
personalitet të veçantë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare siq është
Gjergj Dedaj: profesor, veprimtar, studiues, shkrimtar, politikan dhe diplomat
i karrierës, deputet, zv.ministër dhe ambasador i Republikës së Kosovës.



