Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…!

| E shtune, 20.12.2025, 06:58 PM |


Myftinia e Shkodrës e udhëhequr nga Imam Muhamed B. Sytari, mendon që pushtimi i Konstantinopojës ishte çlirim, andaj edhe e kremton hapur, përkundër qëndrimeve të qarta të historiografisë shqiptare për te. Kështu mendon dhe vepron ai, në të njejtën vijë mendimi me atë të historiografisë osmane të kohës dhe historiografisë së sotshme turke . Pra, është po ajo Myftini që nuk do ta shoh gjenocidin e madh të po asaj periudhe historike të Sulltan Mehmet Fatihut ndaj Shkodrës të bërë rrafsh me tokë nga ai pushtim dhe të një varg qytetesh shqiptare.
Për Imamin Muhamed B. Sytari, ish-Presidetni Ilir Meta …, pati thënë se ndihmon në “tolerancën fetare”…Pra, “ndihmon në tolerancë…”, njeriu që nuk e njef dhe përmbanë historinë e kombit të vet, por historinë neoosmane…!
Nga: Gjergj – Bajram Kabashi
___
Gjatë festimit të Hanukkah në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje, (me 16 dhjetor 2025, vërejtje e Drinit) Trump iu drejtua drejtpërdrejti ideologjisë që qëndron pas sulmit në Sidnej. Ndërsa udhëheqësit e tjerë perëndimorë shpesh hezitojnë të përdorin fjalët, mesazhi nga Uashingtoni ishte shumë i qartë:
– Të gjitha vendet duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër së keqes së terrorizmit radikal islamist, tha presidenti.
Ai theksoi se kjo nuk është kohë për frikë, por për forcë. Mesazhi për hebrenjtë në të gjithë botën ishte se ata duhet ta festojnë festën e tyre me krenari dhe të mos frikësohen nga terroristët që duan të përhapin frikë. (Donald Trump)
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
___
A e vëreni se si veç sa nuk iu doli shpirti “arnautve”, duke meremetuar, ndërtuar dhe meremetuar xhami për interesat e huaja gjeostrategjike.
Për interesat panislamike-neoosmane…!
Për interesa antishqiptare që nuk e fshehin fare se kombit shqiptar duan t’i dhënë identitet fetar islam. Xhami në të cilat formohet “Njeriu i Ri “arnaut”. Ku me paratë e taksapaguesve tanë dhe të huaj , në perspektivë, po shkatërrohet vetja jonë.
Sidomos në këto përpjekje absurde e të pakundshoqe, dallohen “udheheqësit tanë” që e kane shndërruar luftën për atë se kush po e përkrah më shumë Islamin, tashmë global, në garë elektorale dhe shtyhet partia me parti se kush po bënë më shumë për Islamin, sa me ua pasë lakmi Akademiku nacionalist serb Vaso Çubriloviq…, aty ky është në varr.
Turqia neoosmane dhe Serbia, janë të stërlumtura me faktin se “udhëheqësi arnaut”, tashmë po i kryen punët e tyre…!
Vaso Çubriloviq që ka shkue me sy hapun prej kësaj bote që , sa ishte gjallë, si akademik dhe nacionalist i madh serb që ishte, përkundër përpjekjeve të të tij pandalshme, nuk e arriti suksesin e plotë , qysh mendonte , për të na zhbërë, shkatërruar, ndjekur dhe dëbuar nga mbarë hapësirat e Dardanisë me Islam!
Ajo që mua më shqetëson shumë dhe më lë pa fjalë, është mënyra se si ndiqet dhe arrestohet islamisti antishqiptar. Ai nuk ndiqet në zanafillë, duke biseduar gjerë e gjatë me “udhëheqësit tonë” partiak e shtetëror që të mos e përkrahin dhe lejojnë asnjë investim të huaj religjioz, që duhet t’i bëhet e qartë çka nuk ka të drejtë të bëjë e të thotë për religjionin e caktuar dhe religjionin në përgjithësi; por u dilet përpara dhe arrestohen kur të “bëhen burra” dhe paraqesin problem të madhe për kombin Arbëror, parasëgjithash, të cilin gjithnjë e më shumë nuk e njohin për hirë të identifikimit me “Umetin e Profetit”.
Po vërehet qartë e sa kohë se shteteve tona kombëtare, Shqipërisë dhe Kosovës, u mungon KONCEPTI kombëtar për luftimin e islamizimit të kombit dhe i lejojnë shtetet e huaja, sidomos Turqinë neoosmane, që të na i meremetoi dhe ndërtoj objektet e kultit !
Pa u dhënë mendimi kombëtar për Islamin Global, xhamizimin për interesat e huaja dhe indoktrinimin e fëmijëve pa e arritur moshën 18 vjeçare, nuk mund të thuhet kurrë se është arritur ndonjë sukses, se religjioni që të huajt ia meremetojnë dhe ndërtojnë objektet e kultit, ai nuk është religjion i yti, por është shndërruar në “çështje turke”, “çështje panislamike”, “çështje serbe” apo “çështje ruse”…!
Shqiptarë të varur në Masakren e Manastirit , ku nga pushtuesit e Perandorisë Osmane u vranë në pabesi qindra shqiptarë…
Sipas shënimeve historike, në Manastir, “Serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes shqiptare kundër sundimit turk në jug organizoi një masakër çnjerëzore me 9 gusht 1830. Ai thirri në Manastir krerët e Toskërisë kinse për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe më se 500 vetë nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në Stamboll si një fitore e madhe e armëve turke.”
Marrë nga “WikipediA”.
___
Kjo masakarër që është ndër masakrat e panumërta dhe gjenocidet e Perandorisë Osmane- Kalifatiste ndaj kombit Arbëror / Shqiptar, nuk mund të harrohet dhe kjo tregon se Al Kaeda e tashme, që njihet si organizata më terroriste islamike në botë, nuk e ka asnjë mundësi të jetë më mizore se sa pushtimi turkomadh shumëshekullor i Perandorisë Osmane ndaj kombit tonë.
___
Trump i dashur, dërgoje një ekip nga SHBA-të që do t’u jipte porosi të qartë udhëheqësve tonë në mbarë Gadishullin Ilirik, sidomos në Shqipëri e veçanërisht në Kosovë, për ta ndaluar urgjentisht islamizimin antishqiptar dhe antinjerëzor të kombit që i përkasim, se këta nuk ndalen ndryshe nga shërbimet e liga ndaj neoosmanizmit, që e ka si kryqëllim zhdukjen e kombit Arbnor, historisë, traditave, dokeve e zakoneve dhe kulturës së tij. Ekipi juaj duhet t’ua bëjë të qartë të shkretëve për mend se në kohën e “fshatit global”, duhet të përqëndrohen (parasëgjithash) në mbrojtjen e kulturës së vet, duke mos e lejuar asnjë investim të huaj religjioz dhe shpallur zero, të paqena, të gjitha investimet e huaja religjioze që janë duke u realizuar, deri në ditën e sotshme.
Këta që na udhëheqin në raport me identitetin kombëtar kanë ndërgjegje mercenarësh, prandaj duhet domosdoshmërisht të urdhërohen që tu shërbejnë shteteve të veta kombëtare , e jo shteteve me agjenda panreligjioze, që i mendojnë viset e Gadishullit Ilirik (dhe Dardanisë në atë gjeografi), si vende të shkreta dhe të pa zot shtëpie, ku nostalgjikët e Perandorisë Osmane – kalifatiste, i konsiderojnë “si toka të tyre osmane”, si lëndina – “toka të askujt”, ku mund t’i ngrenë xhamitë e tyre!
Përndryshe, President, nëse nuk detyrohen që t’i shërbejnë kombit të vet, “udhëheqësit tonë” nuk e kuptojnë mesazhin tënd njerëzor dhe as brengën tënde të kuptueshme ndaj së mirës, se “të gjitha vendet duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër së keqes së terrorizmit radikal islamist”, por do të vazhdojnë me të keqen dhe kombzhbërjen “për votat elektorale”, për ato vota të kobshme, duke ia shkatërruar kombit që i përkasin natyrën e tij origjinale shumëshekullore !
Njeriu që i shëben symbyllur islamizimit të kombit të vet, qoftë edhe udhëheqës, nuk i shërben në asnjë mënyrë me dëshirë (pa qenë i detyruar), ndonjë aleance kombesh ndaj së keqes!
Ai/ata u shërbejnë qoftë edhe pavetëdijshëm , interesave të huaja antishqiptare e antinjerëzore, sidomos turkomëdha por edhe serbomëdha, që njëherit janë edhe interesa rusomëdha !
Këta nuk ndalen kurrë – pa i ndalur nga shkatërrimi identitar i kombit të vet, për interesa neoosmane-turkomëdha…!
Andaj, jo vetëm nga SHBA-të , por nga e gjithë bota e qytetëruar, kërkojmë ndihmë të shpejt dhe të vendosur për të shpëtuar nga xhamizimi-islamizimi i organizuar dhe planifikuar deri në imtësi, që pamëshirshëm i jemi nënshtruar për interesa antishqiptare…!
Të gjithë ne, pra edhe une, e kuptojmë dhe e përkrahim thirrjen tuaj për t’iu përgjigjur “ideologjisë që qëndron pas sulmit në Sidnej” , ku u vranë shumë qytetarë të pafajshëm, por thirrja jonë për ndihmë është një klithmë e madhe që duhet ta dëgjoni dhe të na ndihmoni, se duan ta shkatërrojnë një komb të tërë, kulturën dhe historinë e tij në vendin e vet.
Me apo pa vetëdije këtë tragjedi dhe gjenocid kulturor ndaj kombit, po e përkrahin edhe “udhëheqësit tanë”.
Turqia e sotshme neoosmane, sillet në viset dhe hapësirat e shteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë, sikurse ato të ishin vendet e dikurshme të Perandorisë Osmane.
Me rastin e përurimit turkomadh pas meremetimit të Xhamisë së Namazgjasë nga Turqia në Tiranë, ku ishin të pranishëm në përurim edhe Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Ali Erbash, kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqisë, i dematoj tërësisht klerikët shqipfolës të mbarë hapësirës shqiptare në Ballkan, kur u lut me rastin e inaugurimit të kësaj xhamie në Tiranë për shpirtrat e ushtarëve osmanë, të cilët u vranë gjatë luftërave në Shqipëri, të cilët, sipas tij, “ranë martirë për të sjellë islamin në Shqipëri”.
Ky pra është qëllimi i xhamive që meremetohen e ndërtohen nga Tirqia sot – ruajtje e rezultateve të pushtimit islamik të ish-Perandorisë Osmane.
Me këtë lutje Ali Erbash e mohoi dhe poshtëroj gjithë luftën epokale të Kryeheroit të kombit, Gjergj Kastriotit dhe të mbarë arbërorëve për liri nga pushtimi turk-osman.
Ai na poshtëroj hapur në vendin tonë…, andaj na Ndihmoni…!
Naim Tërnava, udhëheqës i Bashkësisë Islame të Kosovës me Ali Erbash (Ali Erba?), … në Prishtinë.
Republika e Turqisë apo me saktërisht Diyaneti Turk për Çështje Fetare, që udhëhiqet nga Ali Erbash, i afërt me Qeverinë Turke, edhe në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, po e ndërton xhaminë më të madhe në mbarë Gadishullin Ballkanik, për të cilën i ka dhënë 52 milionë euro para të taksapaguesve turq.
I dashur President Donald Trump,
Kërkojmë ndihmë të menjëhershme nga SHBA dhe mbarë bota demokratike QË TË NA SHPËTOJ NGA ISLAMIZIMI I DETYRUESHËM TURKOMADH – NEOOSMAN, që po ndihmohet nga isamistët që po shtohen për secilën ditë, e fatkeqësisht edhe prej “udhëheqësve tanë”…!
Ne tash e kemi mposhtur propagandën panislamike, por nuk po mund të shtyhemi me “udhëheqësit tanë”, që po e përmbajnë islamizimin për interesat antishqiptare !
Ne nuk po mund ta mposhtim e mënjanojmë “kolonën e pestë” të imamëve që po zbatojnë urdhëra panturke dhe të tjera, se sapo i demaskojmë, mbështeten dhe përkrahen nga “udhëheqësit tanë” në emër të “drejtave e lirive njerëzore”, pra në emër të “të së drejtës” për ta shkatërruar dhe asimiluar me religjion një komb të tërë, në vendin e vet…!
Në këtë megaxhami do  të ketë kapacitet për falje (“namaz”) deri 17 mijë veta në ditë. Kjo i vërteton thirrjet e hershme të shkrimtarit tonë të shquar Teki Dervishi,”se xhamitë janë fabrika për prodhimin e turqve”. Këtë qëllim kryesor e ka xhamizimi i Kosovës dhe mbarë hapësirës shqiptare në Ballkan për interesat turkomëdha – neoosmane.
Na e kanë shndërruar vendin në një vendpushishte të madhe religjioze – turkomadhe, me synimin e qartë antishqiptar , antieuropian dhe antiperëndimor: Krijimin e “Njeriut të Ri “Arnaut”, që paraqet parasëgjithash rrezik për kombzhbërjen shqiptare, por edhe rrezik për qytetërimin perëndimor.
Islami tashmë nuk është religjion për shumicën e shqiptarëve, por është shndërruar në instriument për shkatërrimin e kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë pushtim të brendshëm…, andaj na Ndihmoni…!
Prej vitit 1912 e deri më 1999, ishte pushtimi i Serbisë që “e ruajti Islamin për ne”, ndërsa prej korrikut 1999 , Turqia e sotshme neoosmane, u rikthye hap pas hapi “në vendet e saja të dikurshme osmane”…, por tash me xhami pas xhamie !
Njejt si dikur në historinë tonë të mundimshme nën pushtimin e Perandorisë Osmane, kur deri në vitin 1912, në kohën kur pushtimi turk-osman u tërhoq nga hapësirat e Gadishullit Ballkanik me Islamin e tij, që ishte kryeinstrumenti i atij pushtimi.
Ps!
Diyaneti Turk për Çështje Fetare, është organizatë që parasëgjithash e mbikqyrë dhe kujdeset për religjionin Islam në Turqi, por njëherit është edhe organizatë për përhapjen e Islamit në botë, sidomos në viset e dikurshme të Perandorisë Osmane. Prandaj është duke ndodhur i gjithë ky rikthim turkomadh-neoosmanli me xhami pas xhamie që meremetohen e ndërtohen “në viset e saj në “Arnautlluk” – kryesisht në Kosovë e Shqipëri, nga Turqia e sotme neoosmane.