| E premte, 19.12.2025, 08:07 PM |

Në 109-vjetorin e lindjes së Esad Mekulit
ESAD
MEKULI OSE IDENTITETI I MOHUAR DHE
POEZIA E REZISTENCËS
(Ese
mbi poezinë “Turk, elhamdulila” të Esat Mekulit)
Nga
Prend BUZHALA
Poezia
"Turk elhamdulilah" e Esad Mekulit përbën një dëshmi të fuqishme
historike, morale dhe letrare mbi një nga plagët më të rënda të shqiptarëve të
Kosovës në shekullin XX: shpërnguljen masive drejt Turqisë gjatë viteve ’50,
nën trysninë e politikave shtypëse të regjimit jugosllav, të mishëruara në
figurën e Aleksandar Rankoviqit. Ky kontekst i i tragjedisë shqiptare shërben si
çelës interpretimi për poezinë “Turk, elhamdulila” të Esat Mekulit, e cila nuk
është thjesht një krijim poetik, por një akt i hapur rezistence kombëtare.
Historia shqiptare e shekullit XX njeh jo pak forma dhune, por ndër më
tinëzaret ka qenë ajo që nuk ushtrohej vetëm mbi trupin, por mbi vetëdijen.
Vitet ’50 në Kosovë dhe në viset shqiptare nën Jugosllavi shënojnë pikërisht
këtë lloj dhune: një politikë shtetërore që synonte të zbrazte trojet nga
shqiptarët, duke i shpërngulur drejt Turqisë, nën mashtrimin se feja i bënte
“turq” dhe se Anadolli do t’u ishte atdhe i natyrshëm. Humbja e rreth 250 mijë
shqiptarëve nga hapësira etnike nuk është thjesht pasojë migrimi, por rezultat
i një projekti të qëllimshëm të çrrënjosjes identitare.
1. Konteksti historik:
trauma e shpërnguljes dhe mashtrimi identitar
Në
këtë kontekst lind poezia “Turk, elhamdulila” e Esat Mekulit (1954), një tekst
poetik që e tejkalon funksionin estetik dhe shndërrohet në akt ndërgjegjeje.
Mekuli e lë anash komoditetn e distancës
historike, por futet brenda dramës shqipotare, duke e bërë poezinë një formë
rezistence morale kundër një ideologjie shfarosëse që synonte ta shndërronte
fenë në mjet asimilimi kombëtar.
Kur
Esad Mekuli e kishte shkruar këtë poezi,
gjatë viteve '50, në një moment kritik të historisë shqiptare nën
ish-Jugosllavi, sidomos në Kosovë, politika e Aleksandar Rankoviqit synonte
zbrazjen demografike të shqiptarëve, asimilimin e tyre përmes identitetit
fetar, si dhe shpërnguljen drejt Turqisë, duke u imponuar ideja se “myslimani =
turk”. Shifra 250 mijë shqiptarë të zhdukur nga hapësira etnike përveçse është
një statistikë që e shënon historia, kjo shifër është vetë tragjedia kombëtare
me shumë akte. Poezia e Mekulit duhet
lexuar si akt rezistence morale dhe intelektuale ndaj këtij projekti famëkeq.
Nga ky aspekt, poezia nuk është vetëm letërsi, por dokument i ndërgjegjes
historike. Humbja e 250 mijë shqiptarëve nuk paraqitet vetëm si shifër
demografike, por si zhdukje e një pjese të kujtesës historike dhe kulturore.
Kjo tragjedi nuk ndodhi rastësisht: ajo u ushqye nga një keqinterpretim i
qëllimshëm i fesë, e cila u përdor si mjet për të shuar vetëdijen kombëtare.
Pikërisht këtu ndërhyn poezia e Mekulit. Me ironi therëse dhe ton protestues,
ai demaskon barazimin e rremë mes fesë islame dhe përkatësisë turke. Vargu
përsëritës “Je turk, elhamdulila!” shndërrohet në një refren tragjik, që
pasqyron mënyrën se si pushteti dhe propaganda e imponuan këtë identitet të
huaj mbi shqiptarët, duke ua ndaluar gjuhën, duke ua mohuar historinë dhe duke
i shtyrë të mohonin vetveten. Në fillim, përmendja e mashtrimit kolektiv:
bindja e shqiptarëve se ishin “turq” dhe se shpëtimi shpirtëror e material i priste
në Anadoll, e zbërthen një tragjedi identitare. Mekuli e sheh pushtimin osman
jo si lavdi fetare, por si sundim me “shpatë e zjarr”, si një periudhë ku liria
u mohua dhe tirania u normalizua. Megjithatë, kulmi i poezisë nuk është
urrejtja, por vetëdija. Deklarata e fuqishme “Po, s’jemi turq, nuk jemi!” është
një kthesë morale dhe kombëtare, një thirrje për zgjim dhe vetëpranim. Autori e
ndan qartë kombin nga feja, duke theksuar se besimi nuk e zhbën përkatësinë
shqiptare.
2. Ironia e fortë e
shprehjes “elhamdulila”
Që
në titull, poeti përdor një ironi therëse. Shprehja “elhamdulila”, zakonisht
shenjë falënderimi dhe paqeje shpirtërore, këtu shndërrohet në refren të
nënshtrimit. Ajo nuk vjen si lutje e lirë, por si formulë e imponuar, si gjuhë
e pushtetit që kërkon të hyjë në ndërgjegjen e të shtypurit. “Je turk,
elhamdulila!” nuk është pohim identitar, por urdhër ideologjik, i përsëritur aq
gjatë, sa rrezikon të pranohet si e vërtetë. Ideja kyresore e ksëaj peozie
ishte çmontimi i barazimit të fesël me kombin. Boshti ideor i poezisë është
kundërshtimi i një barazimi të rremë dhe të rrezikshëm që shqiptari mysliman
barazohej me fjalën a kombin TURK. Esad Mekuli e trajton këtë barazim si
produkt të dhunës historike, nga njëlra anë, dhe si instrument pushteti me
qëllime të zhdukjes së identitett shquipatr, nga ana tjetër:
Fenë
me kombësi e njisoi,
Muslim
e turk – s’ka da.
Këtu
poeti shpalos mekanizmin ideologjik të perandorisë otomane (dhe më vonë të
politikave shtetërore): feja përdoret jo si besim, por si etiketë politike.
Titulli dhe refreni:
“Je
turk, elhamdulila!” është thellësisht ironik. “Elhamdulila” (falënderim Zotit)
përdoret këtu jo si devocion, por si maskë e nënshtrimit, si një lutje e
detyruar, si gjuhë e pushtetit që hyn në ndërgjegjen e të shtypurit. Refreni
“Je turk, elhamdulila!” përsëritet disa herë dhe merr trajtën e një formule
hipnotike, që për shekuj iu imponua, për ta “shti shqiptarin”, derisa, siç thotë poeti me
dhimbje:
“e
nji ditë ndër ne u ndi:
–
Jam turk, elhamdulila!”
Kulmi
tragjik është strofa:
e
nji ditë ndër ne u ndi:
–
Jam turk, elhamdulila!
Ky
çast përfaqëson tragjedinë më të madhe: çastin kur njeriu fillon ta besojë
gënjeshtrën dhe ta mohojë vetveten. Është momenti më i rrezikshëm i kolonizimit
(otoman dhe serb): kur i shtypuri e pranon vetë gënjeshtrën.
Shpatat
e Turqisë paraqiten si simbol i forcës dhe sundimit, ndërsa "Evropa
dridhet, ushton" dhe e sugjeron ndikimin e përhapjes së Turqisë në Ballkan
dhe Europë. Poezia shpalos një proces historik të gjatë: sundimin osman,
mungesën e lirisë, ndalimin e gjuhës shqipe dhe barazimin e dhunshëm të fesë me
kombësinë. Mekuli e demaskon qartë këtë mekanizëm, duke treguar se asimilimi
nuk ndodh vetëm përmes shpatës, por edhe përmes gjuhës, shkollës dhe diskursit
fetar të keqpërdorur. Ndalimi i gjuhës shqipe dhe kushtëzimi i besimit me
përdorimin e turqishtes paraqiten si forma ekstreme të mohimit të qenies
shqiptare.
3. Gjuha dhe ndalimi i
saj: shkatërrimi i identitetit
Një
nga shtyllat e identitetit kombëtar, siç është gjuha, paraqitet si viktimë e
drejtpërdrejtë:
Dhe
gjuhën tonë e ndaloi,
Kush
turqisht s’flet fe s’ka.
Gjuha
dhe feja janë pjesë thelbësore e identitetit të një populli. Së këndejmi,
përpjekjet për ta ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe dhe për ta imponuar gjuhën
turke dhe fenë myslimane, shprehin përpjekjet për ta shmangur dhe për ta
shfuqizuar identitetin e popullit shqiptar. Ky përdorim i gjuhës së pushtuesit
dhe fesë, krijoi sfidat që populli shqiptar ka përjetuar në ruajtjen e
identitetit kulturor dhe kombëtar nën presionin e pushtetit të jashtëm.
Këtu
Mekuli e lidh gjuhën me qenien kombëtare, e demaskon dhunën si “urdhër hyjnor
të rremë” dhe na kumton se ndalimi i
gjuhës është ndalim i ekzistencës. Përvoja e luftës në Kosovë dhe nevoja për
liri përforcohen si motiv kryesor i poezisë. Shprehja "kush s’të
don?!" thekson mungesën e mbështetjes së fqinjëve dhe kombeve të tjera në
luftën për liri. Vargjet "Tirani
mbi ne gërmoi" dhe "Fenë me kombësi e njisoi" i paraqet përpjekjet
e Turqisë për ta imponuar kulturën dhe fenë kundër popullit shqiptar. Megjithatë,
përballja e shqiptarëve me këtë shtypje dhe përpjekjet për të ruajtur
identitetin dhe lirinë e tyre janë thelbësore në poezi. Fjala "Je turk, je
Turk!" është një thirrje për t'u identifikuar si turk, duke injektuar
idenë se përjetimi si turk është më i rëndësishëm se identiteti shqiptar i
tyre. Kjo përshkruan përpjekjet e jashtme për të ndryshuar identitetin e
popullit shqiptar.
Në
kontrast, vargjet e tjera shprehin një rezistencë të qartë ndaj kësaj
përpjekjeje të jashtme për të ndryshuar identitetin e tyre kombëtar. Duke thënë
"Po, s’jemi turq, nuk jemi! Jo kurr’!", shqiptarët shprehin një
qëndrim të fortë kundër kësaj përpjekjeje për të anashkaluar identitetin e tyre
të vërtetë.
Mesazhi
i fortë patriotik dhe refuzimi i identifikimit si turq përforcohet përmes vargjeve
"Jo kurr’! Ta dinë të tanë:/ Shqiptarë dhe t’parët i kemi. Feja prej
kombit s’na ndanë!"
Në
vitet {50 këtë imponim e ushtronte pushtimi komunist serbomadh që shqiptarët e
besimit mysliman të mos quheshin shqiptarë, por turq. Momenti më tragjik i
poezisë është ai kur gënjeshtra historike fillon të flitet nga vetë viktima:
“Jam turk, elhamdulila!”. Kjo është pika ku dhuna e jashtme shndërrohet në
vetëdhunë, ku identiteti fillon të mohojë veten për të mbijetuar. Mekuli e njeh
mirë këtë rrezik dhe pikërisht këtu e ngre zërin poetik si alarm.
4. Pohimi i identitetit
shqiptar: kthesë morale
Kthesa
e poezisë vjen me një pohim të prerë dhe çlirimtar: “Po, s’jemi turq, nuk
jemi!”. Ky nuk është thjesht refuzim etnik, por akt vetëdijeje. Poeti e ndan
qartë fenë nga kombi, pa e mohuar as njërën, as tjetrën. Feja paraqitet si
përkatësi shpirtërore, ndërsa kombi si përkatësi historike dhe kulturore – dy
dimensione që nuk duhet të përzihen me dhunë. Pika kulmore e poezisë është
kthesa e fortë morale dhe kombëtare, ku Mekuli flet me zë të prerë dhe sjell kthesën
etike dhe ideologjike:
Po,
s’jemi turq, nuk jemi!
Jo
kurr’! Ta dinë të tanë:
Ky
është një akt i hapur rezistence, një thirrje për zgjim kombëtar. Ai e
përkufizon qartë identitetin shqiptar, duke e ndarë përfundimisht fenë nga
kombi:
Shqiptarë
dhe t’parët i kemi.
Feja
prej kombit s’na ndanë!
Kjo
është deklaratë identitare. Le ta lexojmë edhe si manifest qytetar, një ndarje
e qartë mes fesë dhe kombit, pa mohuar asnjërën. Feja nuk refuzohet, por
çlirohet nga instrumentalizimi politik.
Poezia
mbyllet me një mesazh të lartë human:
Po
turqit,
Popullin
puntor i duem!
Këtu
Mekuli nuk bie në nacionalizëm shovinist, ndan perandorinë nga populli dhe hap
horizontin e bashkëjetesës pas dhunës. Kjo e bën poezinë më frymë
qytetare, moderne dhe europiane në frymë. Poezia merr përmasë njerëzore, humaniste dhe pajtuese. Është
shqiptim i pjekurisë morale të autorit, i cili kundërshton asimilimin dhe
dhunën, por jo bashkëjetesën dhe respektin ndërmjet popujve. Mekuli nuk mohon
popullin turk, përkundrazi e respekton atë si “popull puntor”, duke dëshmuar se
kundërshtimi i tij nuk është kundër një kombi tjetër, por kundër shtypjes dhe
manipulimit. Shpresa për ecje “të përqafuem” pas “ditëve t’gjakut e territ” e
bën poezinë një vizion për të ardhmen, ku identitetet respektohen dhe dhuna
mbetet pas.
Vizioni
përmbyllës është shpresëdhënës:
Mbas
ditëve t’gjakut e territ
do
të ecim – të përqafuem!
5. Vlera e guximit
poetik (1954)
Të
mos harrojmë kjo poezi është shkruar më 1954, në një kohë censurash tëe gra të
regjimit shtypës serbomadh, kohë survejimi dhe ndëshkimesh, vrasjesh e
burgosjesh politike. Po ae se e mohoje
barazimin “mysliman = turk” ishte akt politik. Prandaj, Esat Mekuli nuk është
vetëm poet, por edhe figurë e rezistencës intelektuale shqiptare. Është zë i
ndërgjegjes kombëtare dhe paralajmërues historik, që fatkeqësisht u vërtetua
nga shpërnguljet masive.
Pozia
“Turk, elhamdulila” është poezi kundër asimilimit. Është akt demaskimi i dhunës
ideologjike,= serbomadhe. Ishte dhe një thirrje drejtuar shqiptarëve nën
ish-Jugosllavi për vetëdije kombëtare. Mbi të gjitha, poezia është edhe
dokument moral i një kohe tragjike. Në dritën e regjimit të Rankoviqit dhe
shpërnguljeve, kjo poezi lexohet sot jo vetëm si art, por si dëshmi e një krimi
historik ndaj identitetit shqiptar.
Mekuli
shfaq një humanizëm të rrallë për kohën. Ai nuk e kthen poezinë në thirrje
urrejtjeje, por bën dallimin mes pushtetit shtypës dhe popullit të zakonshëm
turk. Ky qëndrim e nxjerr poezinë nga rrethi i ngushtë i polemikës historike
dhe e vendos në një plan etik universal: dënimin e dhunës, jo të njerëzve.
Sot,
“Turk, elhamdulila” lexohet si një tekst paralajmërues. Ai na kujton se
identiteti nuk humbet vetëm kur na e marrin, por edhe kur e dorëzojmë. Poezia e
Esat Mekulit mbetet një dëshmi se fjala, kur është e guximshme dhe e
vetëdijshme, mund të bëhet formë rezistence ndaj historisë që përpiqet të
fshijë kujtesën. Në këtë kuptim, ajo nuk i përket vetëm vitit 1954, por çdo
kohe kur identiteti vihet në provë.
Teksti
dhe poezia “Turk, elhamdulila” e Esat Mekulit duhen lexuar në dritën e një
tragjedie historike konkrete: shpërnguljes masive të shqiptarëve të Kosovës në
vitet ’50, nën presionin e politikave shtypëse të regjimit jugosllav të
Rankoviqit. Mashtrimi se shqiptarët ishin “turq” dhe se shpëtimi shpirtëror e
jetësor i priste në Anadoll solli pasoja të pakthyeshme, ku “u zhdukën
përgjithmonë 250 mijë”. Kjo nuk ishte vetëm zhdukje fizike, por mbi të gjitha
zhdukje identitare.
6. Vlerësimi i Kadaresë
Në
librin “Mosmarrëveshja”, Ismail Kadare ndalet me mprehtësi analitike te një nga
paradokset më tragjike të historisë shqiptare: zhdukja e identitetit kombëtar
jo vetëm përmes dhunës së hapur, por edhe përmes manipulimit të ndërgjegjes.
Duke përmendur poezinë “Turk, elhamdulilah” të Esad Mekulit, Kadare e shndërron
këtë vepër poetike në dëshmi historike dhe morale të një tragjedie që po
zhvillohej në zemër të Europës në mesin e shekullit XX. Kadare shkruan se “një
vjershë që u bë e famshme më 1954, shkruar nga Esad Mekuli, poeti më i shquar i
Kosovës, dëshmonte se turqizimi i shqiptarëve të Kosovës vazhdonte me ngulm në
Jugosllavinë komuniste të Titos”. Ky vlerësim është jo vetëm letrar, por politik dhe historik: poezia e
Mekulit shihet si dokument i gjallë i një procesi asimilues që vazhdonte, edhe
pse Perandoria Osmane kishte shekuj që kishte rënë. ragjedia që Kadare e quan ndër më të mëdhatë
në Europë, nuk konsiston vetëm në shpërnguljen fizike të shqiptarëve drejt
Turqisë, por në shndërrimin gradual të tyre në “TË HUAJ TË VETVETES”. Pikërisht
këtë proces e përmbledh poezia e Mekulit me refrenin e saj të frikshëm: “Je
turk, elhamdulila!”. Ky varg, i përsëritur me ngulm, përfaqëson mekanizmin e
imponimit identitar, ku feja përdoret si mjet për të fshirë kombësinë. Kadare
vëren se titulli i poezisë “Turk, Elhamdulilah” është në vetvete ironik dhe
tragjik njëkohësisht. Fjala “elhamdulilah”, që në thelb shpreh falënderim ndaj
Zotit, shndërrohet në kontekstin e poezisë në shenjë nënshtrimi dhe mohimi. Ajo
nuk është më lutje, por vulë ideologjike, me të cilën shqiptari detyrohet të
pranojë një identitet të huaj si fat hyjnor. Në pak vargje, siç thekson Kadare,
jepet “përshkallëzimi i një prej tragjedive më të mëdha që po ndodhte në
Europë”. Ky përshkallëzim nis me pushtimin dhe dhunën historike, vazhdon me
ndalimin e gjuhës shqipe dhe kulmon me momentin më tragjik: çastin kur
shqiptari thotë vetë “Jam turk, elhamdulila!”. Ky është momenti i kapitullimit
të brendshëm, më i rrezikshëm se çdo dhunë e jashtme. Mirëpo, poezia e Mekulit,
ashtu siç e lexon Kadare, nuk ndalet te dëshpërimi. Ajo shndërrohet në akt
rezistence, në një “jo” të fuqishme kundër zhdukjes: “Po, s’jemi turq, nuk
jemi! / Jo kurr’!”. Kjo thirrje përbën thelbin e mesazhit kombëtar: feja nuk e
zëvendëson kombin dhe nuk e shuan gjuhën, historinë dhe kujtesën. Duke e
përfshirë këtë poezi në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare e vendos Mekulin, në
radhë të parë, në historinë e letërsisë, por gjithsesi mandej edhe në historinë
e mbijetesës shqiptare. Poezia “Turk, Elhamdulilah” bëhet kështu një dëshmi se
letërsia mund të jetë më e fortë se propaganda, më e qëndrueshme se dhuna dhe
më e thellë se harresa. Ajo flet për një plagë që ende kërkon kujtesë dhe për
një të vërtetë që nuk duhet heshtur: se identiteti humb jo vetëm kur të
dëbojnë, por edhe kur bindesh se nuk je më ai që ke qenë.
(17 dhjetor 2925)
----------------------
Esat MEKULI
TURK, ELHAMDULILA
Turku
me shpatë ka pre-
Evropa
dridhet, ushton..
Në
Kosovë luftuem dhe ne
Liri,
kush s’të don?!
Me
shpatë, me zjarm sundoi-
Me
shekuj liri s’kemi pa.
Tirani
mbi ne gërmoi:
Ja
turku, elhamdulila!
Fenë
me kombësi e njisoi,
Muslim
e turk – s’ka da.
Deshti
edhe emnin t’na harroi:
–
Je turk, elhamdulila!
Dhe
gjuhën tonë e ndaloi,
Kush
turqisht s’flet fe s’ka.
Ashtu,
thane, Zoti urdhënoi:
–
Je turk, elhamdulila!
Je
turk, je Turk!- kanë shti
Shqiptarin
me shekuj, pa da,
e
nji ditë ndër ne u ndi:
–
Jam turk, elhamdulila!
Po,
s’jemi turq, nuk jemi!
Jo
kurr’! Ta dinë të tanë:
Shqiptarë
dhe t’parët i kemi.
Feja
prej kombit s’na ndanë!
Jo
, s’jemi turq! Po turqit,
Popullin
puntor i duem!
Mbas
ditëve t’gjakut e territ
do
të ecim- të përqafuem!!