| E enjte, 18.12.2025, 06:56 PM |
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare
Nga
Nue Oroshi
Sa
herë që ka qenë ngushtë Iliria-Arbëria dhe Shqiptaria gjithmonë në mbrojtje i
ka dalë djalëria dhe vajzëria. Është fjala për mbrojtjen e tokës - dheut te
atdheut e të drejtës për egzistimin e shqiptarizmës, arbërizmit e ilirisë. Kjo
trini e shenjët Iliria,Arbëria e tash Shqiptaria ka pasur lëvizje të ndryshme
të popullsisë. Si në Iliri, si në Arbëri po ashtu edhe tash në Shqiptari
mërgata ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarizmës. Edhe tash sa herë
në vështirësi gjindët shqiptaria gjithmonë në mbrojtje ju del mërgata.Por tash
në trojet arbërore në trojet e Ilirisë dhe të Shqipërisë na u kanë krijuar dhe
disa politikanë të cilët mërgatën e shohin si shpëtim sa për të marrë votat apo
për ta shfrytëzuar si servis financiar dhe më pas kur të kthehën një pjesë e
mirë e tyre pas zgjedhjeve thonë si ju dolën votat e „baushtellcave" duke
harruar se sot mërgata shqiptare është një mërgatë e cila ka arritur në shumë lëmi
të jetës qoftë në atë të investimeve,qoftë si pronarë biznesësh të shkëlqyer si
dhe më qindra e mijëra djem dhe vajza të reja të cilët kanë diplomuar në shumë
profesione të ndryshme në Evropë dhe Amerikë e besa edhe kanë bërë emra qoftë
në politikë,në shkencë,në kulturë,në mjekësi,në muzikë, në sport, dhe shumë
profesione të ndryshme.E tash do të ndalem pak tek zgjedhjët e mërgatës.Partitë
politike në Kosovë një pjesë e tyre dhe jo të gjitha e duan mërgatën vetëm për
dy aspekte.Për ta shfrytëzuar si servis financiar dhe për ti marrë votat sa për
të ngritur përqindjen e partive të tyre politike. Edhe votat e mërgimtarve
sikurse votat e rezidenteve vendor kanë qenë herë-herë të ndryshueshme
varësisht prej pakënaqësive politike. Por tash edhe mërgata kanë filluar të
vetdijësohen dhe nuk ka vota të mllefit.Nuk ka për faktin se mërgata ka arritur
ti shef te gjitha partitë se çfarë qeverisje kanë bërë gjatë mandatit të tyre.E
them qeverisjes se për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës ky vit
po kalon dhe Republika e Kosovës është pa institucione. Nuk ka Parlament,nuk ka
Qeveri e ka një Presidente me një mandat para përfundimit.Për këtë këto
zgjedhje e kanë edhe rëndësinë e vet.Ajo çka është vërtetë e
gërditshme(neveritshme) është politizimi tejmase i votës së mërgatës, si dhe
mitizimi i politikanve. Ky mitizim ka mbetur se ndonjë parti politike ende ka
mentalitet komunist. Mërgata nuk është vetëm e një partie por ajo i takon të
gjitha partive shqiptare.Kështu që edhe në këto zgjedhje ajo do të voton e
ndarë.
Nga
gjithsej përafërsisht 77.000 vota sa janë regjistruar nga mërgata për të votuar
dikund pak më shumë se 58.000 vota janë votues me postë e rreth 20.000 votues
që do të votojnë nëpër Konsullata dhe Ambasada të Republikës së Kosovës.Nga
numri i përgjithshëm i votusve kjo shifër paraqet dikund 8 deri në 10 përqind
që kur të ndahët në katër apo pesë parti politike shqiptare del qartë se e tëra
që mund të fitoj një parti janë përafërsisht 25.000 e maksimum 30.000 vota
dikund 2 deri në 3 përqind nga rezultati i përgjithshem.Ky rezultat mund t´iu
shtoj dy partive të para përafërsisht nga 1 deputet. Kjo është fuqia e mërgatës
në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.Kjo do të
thotë se banorët e Kosovës që do të votojnë në Kosovë ata dhe ato do të
vendosin për rezultatin përfundimtar se kush do të jetë fituesi i
zgjedhjeve.Por nga përvoja politike që kam po e shoh qartë se partitë politike
në Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë kanë nevojë për
njëra-tjetrën për të themeluar institucionët e Republikës së Kosovës.Rënia e
fuqisë politike të VV me partnerët politik parazgjedhor, dhe rritja solide që
do të kenë tri partitë tjera LDK, PDK, dhe AAK do të bëjnë të pamundur një
Qeverisje të një partie politike.Kështu që asnjë parti pa marrëveshje politike
nuk mund që të themeloj institucionet e Republikës së Kosovës.Themelimi i
institucioneve të Republikës së Kosovës duhet të bëhet kur politikanët e
Republikës së Kosovës të vetdijësohen se pushteti në demokraci duhët të ndahet.
Kjo do të thotë se varianti i parë i qeverisës do të jetë VV dhe një parti
tjetër politike nga tri partitë: PDK,LDK, dhe AAK apo mbledhja e nënshkrimeve
të tri partive që përafërsisht do të kenë të tria bashkë dikund 61 deri në 62
deputet kurse VV-,Guxo-Alternativa dhe PSHDK do të kenë përafërsisht të
katertat bashkë 38 deri në 39 deputet.Më këtë rezultat mosbashkëpunimi efikas i
katër partive politike LDK,PDK,VV,AAK do të sjellë edhe një ngërç më të madh
politikë në Republikën e Kosovës.E ky ngërç mund të rritët edhe më shumë për
shkak se edhe Presidentës po i afrohet përfundimi i mandatit.Dhe ende nuk është
e qartë me Kushtetutë se kryetari i Parlamentit të Republikës se Kosovës që
automatikisht do të jetë ushtrues i detyrës se Presidentit. A do ta ketë të
drejtën ligjore që ta propozoj emrin e kandidatit për kryeministër.Edhe pse
kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri të shkuarja të kutitë e votimit uroj që
këto zgjedhje të kalojnë mirë e mbarë dhe në fund fitues të del Kosova e jo
partitë politike.