| E hene, 15.12.2025, 06:57 PM |
POLITIKANË QË UA DIMË BABËN
POR JO EDHE NËNËN
NGA KALOSH ÇELIKU
Shqiptarët, Sot: fatkeqësisht,
ende bëjnë luftë me vetëveten për Liri dhe Shtet Shqiptar. Luftë Çlirimtare - Kombëtare - Shiptare me vite e shekuj. I provuan
gati të gjitha armët luftarake: shpatat, thikat edhe topin e Mic Sokolit.
“Kashikarat” e serbit, dhe mollët e kuqe (bombat) e italjanit. Mauzerrin e Baba
Dovletit. Automatikun e Gjermanit...
Luftën Historike të Skënderbeut kundër pushtuesve.
Kryengritjet e Dervish Carës (1843/’44), dhe Hasan Prishtinës ma Bajram Currin
për çlirimin e Shkupit me pretendime për të çliruar Velesin, Prilepin,
Krushevën dhe Manastirin. Edhe, pse: Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, pas
çlirimit dytë të Shkupit e dorëzuan Shkupin pa luftë
(1912)?! Demonstratat e viteve 1968 – ta. Vite më vonë të studentëve të
Prishtinës (1981): Republikë, ja me hatër, ja me luftë! Luftërat e viteve të UÇK
-ës Kosovës 1988/1999, UÇPMB e Preshevës dhe Maqedonisë
Veriut (2001) me Protestat e panumërta paqesore.
Jo, me armikun historik shekullor, por me Vetëveten. Nuk
i përdorën si armë strategjike lapsin dhe librin e Rilindasëve Shqiptar, por
partitë politike të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav. Sot, që: ende, turren
me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë të partive politike ish
jugosllave. Rrugës të Partive para politike shqiptare Neokomuniste edhe pas
“ndryshimeve demokratike” (1990) -ta. Pavetëdije, kishin lindur pas gardhit me
thupra shelgu vetë kurva jugosllave, edhe fëmijtë kopila me nënë e pa babë. “Vëllezër”
të sistemit komunist në “Shtëpinë Publike”. Prandaj, edhe na pollën kaq shumë
kopila dhe kopilesha, duke na i lënë tinëz pasmesnate fëmijët lyrekë pas porte.
Kopila, dhe Kopilesha, që: vetëm pillinin viça të palëpi për poste partiake,
dhe hajdutëri në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” Neokomunist ish jugosllav.
E para: pas viteve nëntëdhjeta (’90 -ta), polli PPD -ja e
Nevzat Halilit. Që, nuk lindi si parti politike shqiptare, por si “Lëvizje Kombëtare
Shqiptare”. Edhe pse, strehonte saharoshë komunist dhe spiunë shqiptarë të
sistemit komunist ish jugosllav: hajdutë, kriminelë dhe antishqiptarë të
kalitur brez pas brezi. Pastaj, PPDSH -ja, më vonë PDSH -ja e Arben Xhaferit me
bagazhin e vjetër jugosllav. Njëkohësisht, mezi funksiononte edhe PDP -ja e
Iljaz Halimit.
Gjatë viteve ’90 -ta, dhe deri para konfliktit Luftës UÇK
-ës të vitit 1988/’99 në Kosovë, dhe 2001, në skenën politike ishin të
pranishme edhe parti të tjera më të vogla: PDK -ja (Kastriot Haxhirexha), që
arriti të rehatohet edhe si parti parlamentare, Partia Liberale - Demokratike
Shqiptare (Hisen Ramadani), ish funksionar komunist jugosllav, Partia
Republikane e Unitetit Popullor (Nevzat Halili), Partia e Aksionit Demokratik -
Rruga Islame, Alternativa Demokratike (Asllan Selmani), dhe Partia për
Bashkimin Demokratik Shqiptar (Besnik Telai).
Edhe Sot, e pyes Veten: Si, është e mundur me gjithë këto
parti politike shqiptare, ngarkuar thasë përmbi thasë kanapi mbi shpinën e
popullit shqiptar në pozitë dhe opozitë përtej Ditës Nesërme, ende me politikën
e tyre parashikuese të jenë gjallë në
Ditën e Sotshme?!
Pas Luftës Kryengritëse të UÇK
-ës, në vitin 1998 - ’99 – në Kosovë, UÇPMB e Preshevës, dhe 2001 në IRJ të
Maqedonisë, skena politike mori një kthesë të madhe me krijimin e BDI -së
(Bashkimi Demokratik për Integrim) i Ali Ahmetit, e cila u bë boshti politik. Gabim
partiak i grumbullimit të figurave politike nga parti tjera dhe shkrirjes së
disa partive të vogla. Në krahun tjetër, ishte PDSH -ja e Menduh Thaçit, me
thirrjen fetare “Allahu Akber” në mes të “Bit-Pazarit” Shkupit Historik
Shqiptar, përfitimin e votave parazgjedhore lokale dhe parlamentare, posteve
partiake politike, por edhe PPD -ja. Pak vite më vonë sindromit të përçarjes nuk
i shpëtoi as PDSH -ja nga e cila doli një fraksion i ri politik që formoi DR
-në (Demokracia e Re) me Imer Selmanin.
Në këtë periudhë lindën edhe dy subjekte të reja politike
RDK -ja (Rilindja Demokratike Kombëtare) e Rufi Osmanit, dhe BDSH -ja (Bashkimi
Demokratik Shqiptar) e Bardhyl Mahmutit. PDSH -ja si forcë e parë opozitare,
pas PPD -ës. Pak vite më vonë, u përfshi në përçarjen e radhës të popullit
shqiptar nga ku doli LR-PDSH -ja e prirë nga Ziadin Sela, që më vonë u
riemërtua si Aleanca për Shqiptarët. Në periudhën para zgjedhjeve të 2015 -ës,
u formuan edhe subjekte të reja si Lëvizja “BESA”, dhe Uniteti. Edhe Lëvizja
“BESA”, nuk rezistoi gjatë kohë në jetën politike, ashtu që edhe ajo pas dy
viteve nga themelimi i saj u përballë me përçarje të popullit shqiptar. Që, çoi
në formimin e subjektit të ri politik Alternativa e Afrim Gashit.
Lëvizjet tektonike tinzake politike, nuk përfundojnë me kaq, pasi që përçarja më në fund goditi
edhe BDI -në e Ali Ahmetit. Viçat e palepi, që i polli vetë në grazhd të “Kalit
Shemës”. Brendanate, lindi edhe “Fronti i Zjarrit” me pjellat e veta
partiake, kopila me dy-tri baba e pa nënë shqiptare.
Para zgjedhjeve të fundit parlamentare nga kjo parti
jolegale “shqiptare”, u formua LD -ja (Lëvizja Demokratike) e Izet Mexhitit.
Por, ky zhvillim krijoi edhe një zinxhirë të përçarjes tek skena politike
shqiptare. Nga ASH -ja, u formuan dy parti politke, krahë - Ziadin Sela dhe
Arben Taravari me sejmenët e tyre përmbrapa. Nga Alternativa, Skender Rexhepi -
Zejdi krijoi një parti të re Populli, dhe nga “BESA”, u themelua PDE- ja e
Arianit Hoxhës me politikanë me “Din e Iman”. Besimtarë të Fesë Islame, që
fatkeqësisht ndikojnë dukshëm në “fitoret madhore” të partive politike
shqiptare.
Këto ndryshime politike çuan përtej parashikimeve të
partive politike shqiptare në dy blloqe politike - përçarëse kryesore si
koalicione para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Koalicioni VLEN: ASH -ja e
Arben Taravarit, LD- ja e Izet Mexhitit, Lëvizja “BESA” e Bilall Kasamit,
Alternativa e Afrim Gashit, dhe Vetëvendosja nga Republika e Kosovës me Albin
Kurtin, si kryeministër në detyrë në
Republikën e Kosovës (2025). Ndërhyrjen politike në Maqedoninë e Veriut,
kur vetë Republikën e Kosovës ende e kishte nëpër këmbë. Heroikisht, hynte në territoret
e Iliridës (RMV)?! "Krah për krahu me një kalorës të arratisur Bekim Qokun
edhe si deputet shqiptar, “viktimë” e dalldisur dhe e arratisur politike në
Maqedoninë e Veriut. Koalicioni Fronti Evropian: BDI, ASH -ja e Ziadin Selës,
Populli e Zejdit, PDE -ja e Hoxhës, dhe parti nga komunitetet turke dhe rome,
dolën si të “bashkuar” për mejdani në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Pas përçarjes të VLEN -it, argatëve të
“vëllazërim-bashkimit” qeveritar, dhe largimit të Taravarit nga Qeveria, ndodhi
një rikonfigurim në skenën politike me formimin e Aleancës Kombëtare për
Integrim, një koalicion për zgjedhjet lokale që bashkoi BDI -në dhe të dy
krahët e ASH -ës?!
Sot, skena politike shqiptare qëndron e polarizuar këmbekrye,
por zërat për formimin e partive të reja po rikthehen në qarkullim, duke
paralajmëruar, se: cikli i fragmentimit politik të përçarjes ende nuk ka
përfunduar! Nesër, nuk e di: kush do na lindë kopila, kopilesha dhe do të na i
hudhë natën pas porte si bagazh politik mbi shpinë të popullit shqiptar?!
Realitet, ky i Ditës Sotme të partive politike shqiptare
të “vëllazërim - bashkimit”, ende jugosllave me gjithë këto kalorës të
arratisur politikanë të partive politike të “vëllazërim – bashkimit”?! Ose,
sipas një kënge popullore shqiptare me çifteli, dyluftimit të Sadin Selmanit me
Kalosh Zajazin: “Tym për tymi, në
atë përrue/ a more vesh, moj e zeza grue/ me Kaloshin jam fjalue?
Nuk e di si do të mbijetojnë përtej Ditës Nesërme Partitë
Politike Shqiptare me këtë bagazh politik, vite e vite në pushtet dhe opozitë?!
Zoti, u ndihmoftë shqiptarëve “muslimanë” me këmbët dhe trutë në legen, ende pa
flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare në minare të xhamive
Shqiptare. Jo, edhe të paraardhësve Kryengritës të maleve shqipatare, përtej Diëts
Nesërme!
Paralelisht, krah për krahu ishin aktive edhe struktura
politike tjera të palegalizuara, si: LPK, LKÇK,
Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit, që influencuan politikisht
elektoratin shqiptar.
Sot, populli shqiptar në
“demokraci” ka parti politike shqiptare me thasë kanapi arnë përmbi arnë, ende pa
Xhami Shqiptare. Popull, që nuk ka Liri, Shtet Shqiptar. Edhe pse, i ka tri
shtete shqiptar në Ballkan: Shqipërinë, Republikën e Kosovës, dhe një gjysëm
shteti Maqedoninë e Veriut ish jugosllave. Unë në vitin 1992 kam qenë i
denoncuar si “armik i shtetit përbashkët” me njëzetë firma shqiptarë në një
“bisedë informative” në polici, se: “Çështjen
Shqiptare, dua ta zgjidh me luftë”?! Edhe, se: Unë, jam ai kryesori i dërguar
nga Kosova?!
Një ditë përpara Protestës paqesore të UÇK -ës për
lirimin e veteranëve të Luftës Kosovës (1988 / ’89) në Hagë, isha me dy mendje,
a të marr apo të mos marr pjesë në Protestën Paqesore të UÇK -ës te Sheshi
“Skënderbeu”, në Shkup. Shkaku, se: që, nga Protesta madhështore e PPD -ës të
Nevzat Halilit në Sheshin “Makedonija”, kur shqiptarët zbrisnin nga malet me
veshje kombëtare nga të gjitha rrugët në Shkup. Protestat paqesore të radhës,
që herë pas here i organizonin partitë politike shqiptare me veshje partiake
ishin sa per sy e faqe. Prandaj, edhe që nga Protesta e PPD -ës, nuk mora pjesë
në asnjë protestë partiake paqesore. As, edhe në protestën e partive politike
të “vëllazërim-bashkimit”, kur shqiptarët para kamerave televizive e lidhën
flamurin maqedonas qafë për qafe me flamurin shqiptar. Arsye, që Ditën e
Nesërme, vendosa të marr pjesë në Protestën Paqesore të UÇK -ës. Dhe, nuk
gabova, ishte protestë paqesore e veshur me flamuj kuqezi dhe veshje shqiptare.
E tejkaloi protestën paqesore partiake të PPD -ës.
Partitë Politike Shqiptare, vazhdojnë me pjelljen e kopilave
dhe kopileshave, duke na ia lënë tinëz Natën pas porte në barkun e “Kalit Shemës”.
Politikanë të dalldisur dhe arratisur,
që ua dimë Nënën, por jo edhe Babën...