| E enjte, 11.12.2025, 06:56 PM |

Vali dhe Tekiu
Nga
Edison Ypi
Ka
dashuri që zgjatin 1 vit. Ka dhe që zgjasin 1 muaj. Madje dhe 1 javë. Ose edhe
vetëm 1 natë.
Këto
janë nga ato që populli qefli i quan "Dashuri u thënçin".
Goxha
më ndryshe se këto, por megjithatë tepër larg rastit në fjalë që mezi po pres
ta rrëfej, ka dhe të tjera.
Për
shembull ajo që më rrëfyen në një katund mes Mallakastrës dhe Tepelenës. Ku
jetonte një baba i mirë me gruan dhe dy çupa të bukura. Çupës së vogël i doli
Fati me një azgan nga katundi matanë kodrës. Erdhi dita e dasmës. Arritën
krushqit. Çupa s'u duk. Kishte ikur "jashtë shtetit" me një tjetër që
e dashuronte prej kohësh. Babai u zu ngushtë. Pa-ç'pa, mori mënjanë dhëndërrin.
I tha: Do të jap nuse çupën tjetër. Azganit ju duk e ngatërruar të gjente
përsëri nuse. Pranoi. Shkojnë mrekulli. Bënë një tufë me kalamaj. Ndërtuan
shtëpi të re. Tjetra, e vogla, tradhëtarja, çapkënia, ajo që iku ditën e
dasmës, gjeti belanë larg Shqipërisë. S'bëri asnjë prokopi.
Martuar
me zezake qymyr dhe pjellë shqiptarë katran të zinj, mpleksur me kinezë e
filipinë të verdhë si kufoma, skandinavë të deprimuar surrat-qëlqere, nga këto
thagma ka sa të duash.
Edhe
këta janë me vite dritë larg me atë që do ta rrëfej pas pak, veç kij durim.
Ka
dhe plot raste të famshme që nuk konkurrojnë dot me çka po përgatitem të them.
Për
shembull, Romeo dhe Xhulieta. Dashuria e vërtetë që vritet nga urrejtja e
verbër. Mesele e këndëshme ta shohësh në skenë ose në ekran. Nis mirë e bukur.
Por përfundon tragjikisht.
Ose
Otello dhe Desdemona, ku Dashurinë e vret intriga.
Po
deshe edhe Anna Karenina. Që për shkak Dashurisë ju hodh trenit, dhe u nda në
katër copa mbi dy shina.
Mark
Antoni dhe Kleopatra, Odiseu dhe Penelopa, Pierre dhe Marie Curie, ??Tristani dhe Izolda, janë disa nga plot e plot të tjera.
Ka
pra ka, ka Dashuri të hatashme, të mrekullueshme, mes tokës dhe qiellit, prozës
dhe poezisë, dramës dhe tragjedisë, fiksionit dhe realitetit, qefit, bollëkut,
urisë. Por asnjëra më e vërtetë, më e lartë, më e thellë, se kjo që është më e
bukura dhe më e magjishmja se të tëra:
Më
bie rruga të kaloj pranë një kafeneje. Brenda xhamit, prej vitesh shoh
gjithmonë të njëjtën fanepsje, të njëjtën pamje, të njëjtat silueta: Ajo dhe
Ai. Vali dhe Tekiu. Më shpesh ulur se më këmbë. Gjithmonë bashkë. Gjithmonë
afër. Gjithmonë pranë.
Pyeta.
Jo chatgpt, Gemini, Llama, Mistral, Claude. Pyeta një mik prej mishi, gjaku,
kocke:
Cilët
janë ata të dy ?
Më
thanë se Vali dhe Tekiu nuk kanë dy e tre vite bashkë. Kanë pothuaj gjysëm
shekulli që duhen marrëzisht.
Janë
Skraparllinj.
Tekiu
është nga Mëlova e butë, e bukur, që si e thotë dhe emri, të fton ta dashurosh,
me përpara Tomorrin e madhërishëm.
Valentina,
apo shkurt Vali, është nga Gjerbësi, ku Dashuria është aq e natyrshme sa
"gjerbet" si kafeja, me përballë Tomorricën mahnitëse me vrraga dhe
përrenj që rrjedhin teposhtë. Çdo vrragë një përrua. Çdo përrrua një katund.
Çdo katund një pus.
Një
shikim te sheshi, një isharet te pusi, ca fjalë brenda një pusulle në një vend
të fshehtë.
Pa
zhurmë. Pa potere. Në qetësi. U fejuan.
Pas
pak u martuan.
Ishin
mirë e bukur.
Kur
erdhi '97-a dhe u rrafshua e u boshatis gjithçka, u tronditën, por duruan.
Aty
nga viti dymijë, Gjerbësi pothuajse u zbraz. Banorët ikën. Lushnje, Durrës,
Tiranë, Greqi, Itali, dhe më tutje. Vali dhe Tekiu erdhën në Tiranë. Ku
vazhdojnë të dashurohen pa u ndalur, sot më tepër se dje, nesër më tepër se
sot, në kafenenë ku i shoh unë. Që s'ka asnjë rëndësi nëse është e filanit, e
fistekut, apo e tyrja.
Rëndësi
ka që, dashuritë e gjithë të tjerëve, fillojnë me ngut, të forta, të
papërnbjtura, të zjarrta. Por mbarojnë shpejt. Ndërsa Dashuria e Valit për
Tekiun, dhe e Tekiut për Valin, pa trena, pa katër copa mbi dy shina, pa
urrejtje, tradhëtira, pabesira, intriga, është e vetmja që ka nisur ngadalë,
është ndezur rrugës, digjet e ndritet çdo ditë, dhe nuk shterret kurrë.
Unë
iki e vij, ata aty.
Unë
hyj e dal, ata prapë aty.
Unë
largohem disa ditë, ata aty se aty.
Kurrë
përballë. Gjithmonë më brinjë. Nuk preken. As nuk puthen. Tekiu bosht
koordinativ. Vali asimptotë. Vetëm afrohen pafundësisht.
Dashuritë
e dynjasë ndizen me shkarpa, zgjasin pak, zjarre që ftohen shpejt.
Dashuria
e Valit dhe Tekiut punon me uraniumin e shpirtit dhe të zemrës. Ndrin e ngroh
çdo ditë e më tepër. Derisa ta djegi botën.