Mendime
Vladimir Shyti: Banditi, që u bë kapitalist
E hene, 08.12.2025, 06:57 PM
Banditi, që u bë kapitalist
Përshkrim
Nga
Vladimir Shyti
Nga
hetimet e kryera me vendim të Gjykatës së Rrethit X, doli se pronari i sotëm,
pasi dha, shpjegimet që iu kërkuan nga Gjykata u deklarua se prona e
sipërmendur, i takonte simbas ligjit në fuqi pasardhësit, duke i mbetur
trashgim pas vdekjes së babait, të birit të tij të vetëm Sulos, i cili vepronte
pas rënies të komunizmit në Shqipëri si pjestarë i një bande të sapo krijuar në
rrethin e tyre.Kaluan disa ditë dhe armiqësia ndërmjet fqijve nuk u shua, paçka
se ai ua bëri të ditur se ishte pronarë, pothajse më shumë se gjysmën e
fshatit.
Në
njerën nga ditët, Sulua doli t’i binte përqark pronës të deklaruar e tij;tek i
afrohej kories së mështeknave, i zunë veshët krisma sëpatash, pas disa minutave
dëgjoi si u rrëzua druri i një peme.Nxitoi të futej në korie, u gjend ballë për
ballë me disa fshatarë që, si pa gjë të keq, vidhnin lëndën drusore në pronën e
tij.Kur e panë, tentuan t’ia mbathnin.Sulua vrapoi mbas vjedhëseve dhe kapi
njerin prej tyre, i cili nxori thikën nga brezi dhe u matë të godiste.Rasti e
zemëroi dhe e bëri bishë, ku edhe e goditi për vdekje keqbërsin me tre goditje
të armës tip pistoletë që e mbante fshehur në trup.
Lajmi
i ngjarjes shkoi në organet e policisë të shtetit.Sulua doli herët në mëngjez
dhe shkoi në kafenë e vetme të fshatit, sikur s’kishte ndodhur asgjë në drejtim
të tij.Pa dashje i shkuan sytë nga dritarja e kafenesë, pa që u parkua në
oborrë një automjet tip”Ford”, prej andej doli një bullafiq kokërruar veshur me
kostum të kollarisur dhe, pas tij dy punonjës policie mbërthyer në uniforma të
zhubrosura.E njohu menjëherë ishte njëri nga prokurorët e rrethit.Në mendje i
erdhën marrëzit e tij dhe vrasja e bashkfshatarit dy ditë më parë.Truri i
xhiroi tjetërsoj dhe u vu në pritje të punonjësit të drejtësisë me një pamje të
brishtë e pafajsie.Nuk kaluan as disa minuta dhe prokurori u ulë në tavolinën e
tij, I tendosur e pa me përgjërim në pritje të asaj që do i thoshte.
-Mirseardhe.Përse
jeni munduar, zoti prokuror?-Sulua e pyeti si një të mirënjohur
prokurorin;-Erdhe në kohën e duhur, dini gjë për vrasjen në fshatin tonë?
-Po
shkoja në qytet, për çështjen që më është ngarkuar dhe, mbi ty bien dyshimet
për vrasjen, pasi ka ndodhur në pronën që ti zotëron ku ende s’ke dokumentat e
duhura, -prokurori shpjegoi duke buzëqeshur me naivitet.
Tjetri,
pas kafesë porositi diçka për të shtyrë mëngjezin për vete dhe për të sapo
ardhurin nga organet e drejtësisë.Një pritje e tillë aq e përzemërt e habiti
prokurorin., saqë gotën e pijes alkolike e hodhi në gërmazë pa e tokur me
tjetrin.
-Ti
qënke jo mirëinformuar, unë e kam marrë pronën, tashmë duhet të vendos rregull,
-dhe Sulua ia mbushi sërishmë gotën punonjësit të drejtësisë.
-E,
po kush të detyrojë t, a vrisje!?
-Mendoje
mirë këtë punë, vëllaçko, -unë jam në rregull me dokumentat, -përse duhet të bëja
një vrasje?!
-E
marrë vesh, po ja që shkresat u dogjën atë mot, që ra zjarri, -i qetë prokurori
dhe i bindur për ç’ka po bisedonin.-Tashmë më thuaj diçka rreth vrasjes, si
ndodhi?
-S’di
ç’të them.Unë sapo jam kthyer në fshat, -Sulua mbushi sërisht gotat.-Por, dua
të them se këto krisma armësh anë e mbanë vendit, po na marrin në qafë.Kudo
vrasje vëndi është në një kaos të paparë ndonjëherë, ku mund të digjet dhe i
njomi pas të thatit.
-Më
binde, s’je ende nën akuzë, por i dyshuar, ndaj duku herë pas here në gjykatë
sa për sy e faqe.Dhe diçka, Më pëlqen ajo pllajëza e blertë buzë Adriatiku, që
është pjesë e pronës sate…, -prokurori me një buzëqeshje të shtirur ngulmoi.-Më
jep atë që dëshiroj dhe, çdo gjë do të mbyllet.
-Shumë
po kërkon prokurorë, -Sulua nuk ndjeu keqardhje për atë parcelë tre hektarshe,
që po e ndante në këmbim të lirisë së tijë, ku dëshmimtarët mund të ishin me
shumicë pro padisë, që prokurori e
ngrinte në heshtje.Pasi u mendua një hop, shtoi;-Qoftë e bërë zotri, vetëm ju
lutem të më lini të qetë tash e tutje.
-Je
i madhë për besë, -dhe këtë radhë bullafiqi kërkoi shishen e pijes kamarierit,
pasi ky i fundit me shenjë nga Sulua u solli dhe fruta deti pas kafesë së
mëngjezit.-Do të merrem unë dhe me njerin nga avuketrit e mi më të zotë për pronat
e tjera që zotron.Le të fitojmë diçka nga kjo katrahurë, por me rregull i
dashur miku im.
Banditi
Sulo e pikasi buzëgazin e kithët, të ligësisë, në fytyrën e përfaqësuesit të
drejtësisë.Ktheu në gërmazë me fund gotën e pijes dhe mori një tjetër pamje,
sikur donte të thoshte:Timonin e kam unë në dorë, o gërdallë!Në atë moment iu
kujtua zjarrvenia prej tij në zyrat e kadastrës dhe korigjimin e dosjes, që
tregonte pronën e babit të një ngastre toke, që u zvendësua me shumë e shumë
hektarë të tjera.Në ato çaste i erdhën ndërmendë shumë gjëra që iu bën lëmsh në
krye dhe, s’po u jepte dum se si mund të përfundonte fundi tij.
-Ashtu
thua?-e pa gjatë në sy prokurorin.-E po hap sytë.E admirojë zellin tuaj, le t’a
bëjmë këtë vend si Europa.
-Vërtetë,
-tjetri u çlirua.-Së pari, e kuptoi që Sulua nuk merrte fare erë nga punët e
zyrave, aq më pak nga të gjyqeve;sëdyti, një tipi aq të rrëmbyer e gjakxehtë si
ai, njeri largpamës vetëm në ëndrra, nuk ishte e vështirë t’ia zije kokën me
derë.-Ta nisim këtë fillimshekulli me këmbë të mbarë!Pakti ynë le të fillojë
nga ky moment!
-A
mundesh të largosh policinë, -me shikim nga dritarja Sulua.
Prokurori
entuziast pa e humbur ende buzëqeshjen, u ngritë nga vendi dhe shkojë nga dalja
nën vështrimin e të pranishmëve brenda lokalit.Mbas pak sekondash automjeti
humbi tutje në rrugën e rrënuar drejt qytetit, duke lënë pas një mjergull
pluhuri.Më pas bullafiqi u ulë pranë banditit me një krenari të dukshme e tepër
euforik.
-Edhe
diçka më duhet të vë në dukje, -duke e parë në sy dhe serioz punonjësi i
drejtësisë.-Braktisja nga ajo bandë zgjebarake do të ishte një fillim efikas,
jo vetëm për ty, por edhe për bashkpunimin tonë drejt synimit që do e vendosim
në thurjen e planeve, që do t’i hartojmë bashkarisht.
Sulon
e habiti kjo kërkesë e papritur, pasi e shqyrtoi kokëulur me gjakftohtësi
kërkesën që i parashtrohej nga prokurori, e ndjeu të nevojshme, që të merrte
nga ky sigurinë e bashkëpunimit.
Dhe
bullafiqi e ndjeu se tjetri kërkonte sigurinë e vet, ndaj hartoi një përgjigje
të shtruar me të dhëna të faktuara, ku ai merrte përsipër të gjithë anën
ligjore dhe një bashkëpunim të frytshëm e të kënaqshëm për të dy, tashmë
partnerë në gjithçka.Ai foli me shumë siguri, duke ia ndërprerë mendimet Sulos,
i cili dëgjonte në heshtje, ndezi një cigare që iu afrua nga prokurori dhe
miratonte çdo fjali që shprehte ai, pastaj mbushi gotat me pije deri në buzë e
u bë shendever.
Sido
që të shkonte, ata vendosën, që fundi i vitit 2000 do të ishte fillimi i të
gjithë dëshirave dhe mundësive për të arritur Europën, ashtu siç dëshironte
Sulua.
***
Me
fillimin e shekullit të ri, Sulos i erdhi përmes zyrës së policisë të qytetit
thirrja për t’u paraqitur në Gjykatën e rrethit.Dëgjojë aktakuzën për vrasje të
bashkëfshatarit e mbetur pezull, për arsye të mospraqitjes së
dëshmimtarëve.Trupi gjykues shtojë dhe diçka në lidhje me pronën, që hasi në
kundërshtimin e një prokurori thatik e me disa preka në fytyrë.Pastaj, firmosi
një fletushkë pa i lexuar ato dy rrjeshta që ishin shkruar dhe, doli jashtë në
koridor, ku u hap një derë zyre përballë sallës të gjykimëve.Kokërruari
bullafiq i bëri me shenjë të hynte brenda dhe i mbylli derën nga pas.
-Siç
e pe, unë i kam sheshuar gjërat në favorin tonë, -prokurori foli, duke nxjerrë
nga sirtari i poshtëm të tryezës së punës një faqore me pije alkolike, hodhi
një gllënkë në gurmaz dhe i’a afrojë Sulos.-Tashmë na mbetet të firmosim
trashgimnin dhe të fillojmë nga puna pa humbur kohë.
Firmosën
dhe, u rrokën në qafë si dy miq të vërtetë.Sulua u ngrit, iu afrua
dritares, po mundej të fshinte të
kaluarën me sy ngjitur një cope herë jashtë në rrugë;supet i dridheshin
lehtë.Befas, me një lëvizje të vendosur u kthye nga prokurori e vështroi ngultas
e foli:
-Tani
po e kuptoj se qënka e domosdoshme bashkimi ynë në pronësinë që e firmosëm,
paçka disa ndijimeve të turbullta.Dëshiroj, që premtimin e dhënë nga ju, ashtu
edhe unë t’a bëjmë realitet.Ndaj, po fshij nga e shkuara çdo gjë të shëmtuar dhe
na priftë e mbara!
Bullafiqi
drejtoi sytë nga ortaku:lotë mallëngjimi i rrodhën nëpër mollëza;për një çast u
duke sikur diçka donte të thoshte, por u ulë në kolltukun e tij të punës dhe,
pasi hodhi një gllënkë në gurmaz foli:
-Jam
tepër i lumtur që do të ecim bashkë në këtë betejë të sapo të filluar,
faleminderit që s’më zhgënjeve.
Sulua
bëri disa ecjake nëpër zyrë, duke tundur herë pas here kokën, por kur pa
vendosmërinë e ortakut dhe sigurinë që i jepte.Papritur, një ndjenjë e
çuditshme e pushtoi të tërin me diçka të ngjashme si, dyshim ose
pendim.Prokurori u ngrit nga kolltuku dhe u shpreh;se kishte një plan të
detajuar, duke filluar me shitjen e disa tokave mbi bregdetin e Adriatikut, një
firme italiane dhe, puna e parë ishte asfaltimi i rrugës nga aty deri në qytet,
ku mund të fitonin dhe kënaqësinë e reputacionin të fshatarëve.Pastaj, rezortin
madhështor në brigjet e detit, ku një pjesë e bandës do të ishin punonjësit e
tyre.
Mbasi
bullafiqi shpjegoi gjithçka në hartimin e planimetrisë, Sulua i befasuar u ndje
mirë dhe keq.Rrëmbeu faqoren, e ktheu me fund, në dukje i bindur, por në
mendime i shthurur.Buzëqeshi në mënyrë zyrtare dhe formale, megjithëse jo ashtu
si do të duhej, mbase duhet të falenderonte prokurorin, apo veten për këtë
arritje madhështore.
-E
marrë me mend se ç’farë po mendon, -tashmë prokurori mjaftë entuziastë.-Jemi
mësuar me të vjetrën komuniste, ku çdo gjë i përkiste shtetit, e, të mësohemi
me të renë kapitaliste, e di është vonë për ne shqiptarët.Për t’i shërbyer
atëdheut deri më sot s’ka mjaftuar, ndaj ne duhet të vëmë kazmën e parë drejt
kapitalizmit, ndershmërisht në shërbimet që do të afrojmë në këtë vend.
-Me
aq sa kuptojë unë, e mbështes arsyetimin tuaj, -me sy përdhe Sulua.-Por më
falni mua, zoti prokuror të theksoj, se njerzit këtu, janë disi të përhumbur
dhe, unë e ti jemi gati të durojmë, se pas syve kë nuk shajnë.
-E
po, zoti Sulo, unë jam thinjur me punët e shtetit dhe për moshën që kam, nuk do
t’i lejojmë vetes fjalë që s, duhen thënë, -prokurori ngriti kryet lartë.-Mund
të betohem për nderin tim.
“C’është
kjo kështu?-mendoi aty për aty tashmë zoti Sulo-C’janë këto erëra që po
fryjnë?Mos është ndonjë kurth” dhe, preku armën e fshehur në trup.
Prokurori
e ndjeu se ambjeti e bë i pakëndshëm…
Në
një gjysmëdritë të çuditshme dhe enigmatike i shfaqej herë-herë fytyra e
Sulos;një fytyrë e dobët e pa besueshme, e ngrysur, me një vështrim të ashpër e
gjysmë qortues…
-Takohemi
nesër, te vëndi ynë, -i shqetësuar Sulo dhe doli jashtë në koridor.
Përgjithësisht,
mund të thuash, se ngjarja e asaj dite e kishte tronditur thellësisht, bisedoi
diçka me disa antarë të bandës së tij në lokalin e tyre në qendër të qytetit
dhe, Sulua shkojë pasi ktheu nja dy a tri gota me pije.Gjithë natën e kaloi
gjysmë zgjuar, duke u kthyer nga një krahë në tjetrin, me mendime të turbulluar
e duke ofshuar;sikur kishte qimen e shejtanit në shtrat.Pas takimit e së
nersmes, që, në një fare mënyre.të justifikohej dhe t’i tregonte ortakut se ai
nuk ishte ashtu si e përshkruajnë armiqtë e tij, se ai ishte i tillë e i
atillë, madje, ka cilësi të lindura të jashtzakonshme në njohuri dhe të
shkatërronte çdo llojë pengese.Madje, arriti në një konkulizion se vetëm
banditët mund të vendosnin në Shqipëri rendin kapitalist dhe, ngulmonte se
ligji, që po trumpetohej me të madhe, ku prona të shkojë tek i Zoti do të ishte
fatalitet.Në një farë mënyre arriti të bind edhe ortakun e tij, zotin
prokurorë, i cili pa çuditej me aftësitë e një banditi, që po dallohej për
zgjuasinë dhe dashamirësinë, që po tregonte aq papritur.
***
Ndërsa
vendi kalonte kaosin e atyre viteve, shpejtësia e dy ortakëve, tashmë biznesmen
në rritje, me veprime të dyshimtit dhe të çuditshme po arrinin majat.Me
asfaltimin e rrugës dhe rikostrusionin e shkollës të ciklit të ulët fituan
simpatinë e banorëve të zonës.Në rezortin madhështor, punësuan një pjesë të
bandës dhe shumë puntorë shumica fshatarë.Drejtuesi bandës pas disa debateve të ashpëra u
eleminua nga vet Sulua, pasi s’pranoi të bashkpunonte me ortakët.Siç shihej,
gjithçka, madje, edhe vet natyra ishte inatçore megjithatë miratonte veprimet e
tyre.Bullafiqi merrej më së shumti me anën ligjore, ndërsa Sulua drejtonte
punët organizative në terren.Ai ishte gjithmonë në këmbë;nuk ishte mundur, e
ndiente këtë, ndaj lufta e tij ishte e patolerueshme në mbrojtje të kapitalit,
që ata trashëgonin pas kaosit.Zona që ata vepronin po merrte një pamje
piktoreske, ndërtuan dyqane e lokale të ndryshme, buzë detit hotele me plazhe
evropiane.Tashmë, Sulua, një bandit i kthyer në një pronarë të dukshëm dhe me
sukse të mëdha kapardisej udhëve me një nga budigardët e tij më të fuqishëm.Ai
nuk toleronte kurrë më.Rreziku ishte fare afër, krejt i dukshëm, këtë e
ndiente, kishte krijuar armiqë dhe miqë, që i kishte gjithnjë nën kontrollë,
ndaj dhe kishte marrë masat e duhura.
Në
prorurimin e një hoteli në hyrje të qytezës, ashtu siç e quante tashmë ai edhe
banorët e zonës, arriti një grup gazetarësh, njoftuar nga ortaku zoti
Përgjoni.Të ftuarit e Sulos ishte avokati më i besueshëm dhe nëna e tij
plakë.Ndërsa, të ftuarit e prokurorit bullafiq ishin të shumtë në numër, që
përbëheshin edhe nga disa punonjës të drejtësisë, ministra e zëvendës ministra të qeverisë të
atyre viteve.
-I
pata premtuar vetes dhe ortakut tim, zotit Përgjoni se këtë vend do t’a bënim
si Evropa, -hapi cermoninë Sulua nën shkrepjet e aparatëve dhe xhirimeve të
kamrave nga gazetarët.Pastaj foli për bashkëpunimin me prokurorin dhe me të
gjithë banorët e zonës.
Nëna
e tij qante me lotë gëzimi, i biri e ndërpreu disa herë fjalën, duke rrokur
nënën e vet në qafë e duke i puthur faqet e saj të rrudhosur.Të pranishmit e
shumtë të ftuar dhe pa të ftuar duartrokisnin ligjëratat e Sulos.Bullafiqi zoti
Përgjoni krenohej para të gjithëve, duke i dhënë vetes më shumë rëndësi se sa
meritonte në të vërtetë.Mbas urimëve të shumta nga të ftuarit e fjaleve
bombastike, që u thanë, të pranishmit u ftuan në drekën e shtruar enkas për ta
në sallën e madhe të zbukuruar në katin e parë të rezortit madhështor.
Mbas
përfundimit të drekës festive zoti Përgjoni u largua me eskortën e ministritit
të drejtësisë.Sulua pasi përcolli dhe të ftuarin e fundit u tërhoqë në zyrën e
punës i ndjekur nga avokati dhe budigarti, miqtë e tij më besnik.
-Rreziku
është fare afër, krejtë e dukshme, -Sulua këtë e ndiente, ndaj shfaqi mendimin
e tij para dy të më të besuarëve, duke u mbushur gotat me shampanjë.Fjalët iu
ngrinë në gjuhë;madje qortoi veten, megjithatë kjo çështje e kishte vetëm një
zgjidhje.Ishte e domosdoshmëri esenciale, i vështrojë të besuarit gjatë në sy
dhe shtoi:-Prokurorit i dhashë gishtin e dorës së djathtë dhe me sa duket
gjërat po marrin fund në favorin tonë.Ai kërkon të më marrë tërë trupin, duhet
të vendosim zgjidhjen e shpejtë.
Të
tre zbrazën me fund gotat, bënin mirë të arsyetonin.Fati u kishte ardhur në
derë dhe mos e lejo të ta rrëmbejnë.Vetëm fati i verbër është fajtor, që të
bënë leckë, ata ishin të trembur e të hutuar.Papritur, sikur e shpoi kush,
Sulua ngriti sytë dhe në vështrimin e tij u pa qartë enigma, që po e mundonte
prej kohësh.Mbasi mbushën përsëri gotat me shampanjë Sulua mori një vendim,
duke ndezur një puro havane priste miratimin e dy të besuarëve të tij.Avokati,
shumë i emocionuar u ngrit nga vendi dhe filloi të endej rreth dy
bashkpuntorëve.Pa u nxituar, budigarti ndezi pipën e vet, duke e thithur me
tërë forcën hidhte shtëllungat e tymit majtas e djathtas.Sulua rrëklleu me fund
pijen e vet dhe hidhte shikimin miratues herë te njeri, herë te tjetrit.Më në
fund u vendos dhe, dolën nga zyra, duke hedhur setrat të një ngjyre krahëve.
“I
poshtëri, më në fund e nxorri kokën, -mendoi banditi Sulo duke ndjekur dy
bashkpuntorët e tij.-Këtu është diçka…U qartësua…Në fillim ishte edhe kështu,
edhe ashtu…Tashmë po mundohet të rrëmbejë atributet në favor të vet, por ndalu
beg se ka hendek…
-Shefo!-u
kthye nga Sulua budigarti duke hedhur tutje bishtin e cigares.-Mendojë t’i
hedhim një sy themeleve të makazinës të narkotikës, avokat!
-Lëre
avokatin, ka tjetër punë!-i’u kthye shefi.-Njofto zotin Përgjoni, ai duhet të
na jape ndonjë mendim!Hë, merr dhe çunat!
Dita
po ngrysej.Rrezet e fundit të diellit mezi depërtonin nën gjethet e pemëve
poshtë shpatit kodrinor.Fshehur pas tyre në një sheshite të dominuar nga
gjeneshtrat ishin të hapura themelet e godinës.Një panorama e këndëshme dukej
sikur po lahej me argjendin e rrezeve që depërtonte midis gjetheve vjeshtore.Dy
automjete u parkuan disa metra poshtë sheshit të ndërtimit.Rruga për aty ishte
hapur nga djemtë e besuar të Sulos, të cilët e kontrollonin në çdo kohë të
ditës dhe të natës.Vetëm shefi me budigardin u larguan nga mjetet, duke marrë
një shteg anës shqopishtes, ku e tërpjeta thyej dhe e bënte më të lehtë kalimin
deri të themelet e godinës që do të ngrihrj së shpejti.Arritën pa folur fare me
njeri-tjetrin, ndezën duhan në heshtje me vështrim nga shtegu nga ku kishin
ardhur dhe, hodhën shikimin nga trasheja e një pjese të themelit ende të pa
betonuar.
Pas
pak minutash u duk koka tullace e prokurorit midis shukurreve e shqopave anës
shtegut.Ngjyra e bronxtë e gjetheve po humbiste si me magji, dita me mundim
pregatitej që, t’i linte vendin natës.Zoti Përgjoni u afrua duke ngulçuar e u
ankua nga tatëpjeta, por, kur pa sytpërdhe të Sulos, ngriu i tëri.E kuptoi
menjëherë se diçka nuk shkonte te ai njeri.U tremb nga ai shikim, seç bluante
ndërvete, këtu po luhej diçka, i’u bë sikur e goditi rrfeja dhe u ndal para
tyre me një shikim pyetës.S’kaluan as pak sekonda dhe tre a katër krisma
shurdhonjëse, që dolën nga arma e Sulos, goditën trupin e prokurorit bullafiq
duke, e lënë pajetë në njerën anë të themeleve ende të pa betonuar.
Vrasësi
u ulë në një sop aty pari, ndezi puron e tij të preferuar dhe hodhi vështrimin
nga budigardi, i cili pa folur e tërhoqi zvarrë kufomën dhe e rrokullisi në
trashen e hapur të themelit.
-Zagari,
nuk e dijti që unë kam bërë shkollën e shejtanit, -shfryu Sulua dhe urdhëroi
tjetrin për betonimin e asaj pjese të themelit ku gjendej kufoma, nga djemtë e
tij më të besuar.Dhe u largua me të shpejtë i mbytur nga zemrimi apo nga
shfarosja e prokurorit, që po arrinte të dilte dhe deputet në zgjedhjet e
ardhëshme
Kur
Sulua hyri në zyrën e vet, pothuajse ishte errur, u duk i vetmuar.Piu nga
shishja e pijes lënë para disa orëve dy a tre gllënka dhe, mori një tjetër
pamje, tashmë ai ishte zoti i atij vendi.Nga situata e krijuar, nuk po dinte të
mblidhte veten.Kishte vrarë, kryesisht hajdutë dhe të pa bindur, tashmë synonte
paqen e vërtetë.Thirri portierin e rezortit, i afrojë një gotë uiski, pastaj
ndryshojë pamje dhe , u bë njëshi i atyre që e ndiqnin në rrugën e zhvillimit
pa e ndyrë veten.
Të
dhënat ishin me të vërtetë të papëlqyeshme, por ai e ndjeu këtë dhe u pregatit
me zgjuarsi duke rrokur gjithçka në ndihmë të kapitalizmit shqiptarë.Por, e dinte shumë mirë se një ditë do të
përfundonin bëmat e tij.Ashtu, duke u vërtitur, tashmë i buzëqeshur, si
gjithnjë i hareshëm, çapkën i hedhur, elokulent para njerzëve, banditi Sulo u
bë njëri nga kapitalstët më të mëdhenjë, sigurisht me ndihmën e misionarëve, që
dha nga vetja, por që mori nga njerzit e thjeshtë përveç falenderimëve dhe
urrejte.









