E marte, 09.12.2025, 05:06 AM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Banditi, që u bë kapitalist

E hene, 08.12.2025, 06:57 PM


Banditi, që u bë kapitalist

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti

Nga hetimet e kryera me vendim të Gjykatës së Rrethit X, doli se pronari i sotëm, pasi dha, shpjegimet që iu kërkuan nga Gjykata u deklarua se prona e sipërmendur, i takonte simbas ligjit në fuqi pasardhësit, duke i mbetur trashgim pas vdekjes së babait, të birit të tij të vetëm Sulos, i cili vepronte pas rënies të komunizmit në Shqipëri si pjestarë i një bande të sapo krijuar në rrethin e tyre.Kaluan disa ditë dhe armiqësia ndërmjet fqijve nuk u shua, paçka se ai ua bëri të ditur se ishte pronarë, pothajse më shumë se gjysmën e fshatit.

Në njerën nga ditët, Sulua doli t’i binte përqark pronës të deklaruar e tij;tek i afrohej kories së mështeknave, i zunë veshët krisma sëpatash, pas disa minutave dëgjoi si u rrëzua druri i një peme.Nxitoi të futej në korie, u gjend ballë për ballë me disa fshatarë që, si pa gjë të keq, vidhnin lëndën drusore në pronën e tij.Kur e panë, tentuan t’ia mbathnin.Sulua vrapoi mbas vjedhëseve dhe kapi njerin prej tyre, i cili nxori thikën nga brezi dhe u matë të godiste.Rasti e zemëroi dhe e bëri bishë, ku edhe e goditi për vdekje keqbërsin me tre goditje të armës tip pistoletë që e mbante fshehur në trup.

Lajmi i ngjarjes shkoi në organet e policisë të shtetit.Sulua doli herët në mëngjez dhe shkoi në kafenë e vetme të fshatit, sikur s’kishte ndodhur asgjë në drejtim të tij.Pa dashje i shkuan sytë nga dritarja e kafenesë, pa që u parkua në oborrë një automjet tip”Ford”, prej andej doli një bullafiq kokërruar veshur me kostum të kollarisur dhe, pas tij dy punonjës policie mbërthyer në uniforma të zhubrosura.E njohu menjëherë ishte njëri nga prokurorët e rrethit.Në mendje i erdhën marrëzit e tij dhe vrasja e bashkfshatarit dy ditë më parë.Truri i xhiroi tjetërsoj dhe u vu në pritje të punonjësit të drejtësisë me një pamje të brishtë e pafajsie.Nuk kaluan as disa minuta dhe prokurori u ulë në tavolinën e tij, I tendosur e pa me përgjërim në pritje të asaj që do i thoshte.

-Mirseardhe.Përse jeni munduar, zoti prokuror?-Sulua e pyeti si një të mirënjohur prokurorin;-Erdhe në kohën e duhur, dini gjë për vrasjen në fshatin tonë?

-Po shkoja në qytet, për çështjen që më është ngarkuar dhe, mbi ty bien dyshimet për vrasjen, pasi ka ndodhur në pronën që ti zotëron ku ende s’ke dokumentat e duhura, -prokurori shpjegoi duke buzëqeshur me naivitet.

Tjetri, pas kafesë porositi diçka për të shtyrë mëngjezin për vete dhe për të sapo ardhurin nga organet e drejtësisë.Një pritje e tillë aq e përzemërt e habiti prokurorin., saqë gotën e pijes alkolike e hodhi në gërmazë pa e tokur me tjetrin.

-Ti qënke jo mirëinformuar, unë e kam marrë pronën, tashmë duhet të vendos rregull, -dhe Sulua ia mbushi sërishmë gotën punonjësit të drejtësisë.

-E, po kush të detyrojë t, a vrisje!?

-Mendoje mirë këtë punë, vëllaçko, -unë jam në rregull me dokumentat, -përse duhet të bëja një vrasje?!

-E marrë vesh, po ja që shkresat u dogjën atë mot, që ra zjarri, -i qetë prokurori dhe i bindur për ç’ka po bisedonin.-Tashmë më thuaj diçka rreth vrasjes, si ndodhi?

-S’di ç’të them.Unë sapo jam kthyer në fshat, -Sulua mbushi sërisht gotat.-Por, dua të them se këto krisma armësh anë e mbanë vendit, po na marrin në qafë.Kudo vrasje vëndi është në një kaos të paparë ndonjëherë, ku mund të digjet dhe i njomi pas të thatit.

-Më binde, s’je ende nën akuzë, por i dyshuar, ndaj duku herë pas here në gjykatë sa për sy e faqe.Dhe diçka, Më pëlqen ajo pllajëza e blertë buzë Adriatiku, që është pjesë e pronës sate…, -prokurori me një buzëqeshje të shtirur ngulmoi.-Më jep atë që dëshiroj dhe, çdo gjë do të mbyllet.

-Shumë po kërkon prokurorë, -Sulua nuk ndjeu keqardhje për atë parcelë tre hektarshe, që po e ndante në këmbim të lirisë së tijë, ku dëshmimtarët mund të ishin me shumicë  pro padisë, që prokurori e ngrinte në heshtje.Pasi u mendua një hop, shtoi;-Qoftë e bërë zotri, vetëm ju lutem të më lini të qetë tash e tutje.

-Je i madhë për besë, -dhe këtë radhë bullafiqi kërkoi shishen e pijes kamarierit, pasi ky i fundit me shenjë nga Sulua u solli dhe fruta deti pas kafesë së mëngjezit.-Do të merrem unë dhe me njerin nga avuketrit e mi më të zotë për pronat e tjera që zotron.Le të fitojmë diçka nga kjo katrahurë, por me rregull i dashur miku im.

Banditi Sulo e pikasi buzëgazin e kithët, të ligësisë, në fytyrën e përfaqësuesit të drejtësisë.Ktheu në gërmazë me fund gotën e pijes dhe mori një tjetër pamje, sikur donte të thoshte:Timonin e kam unë në dorë, o gërdallë!Në atë moment iu kujtua zjarrvenia prej tij në zyrat e kadastrës dhe korigjimin e dosjes, që tregonte pronën e babit të një ngastre toke, që u zvendësua me shumë e shumë hektarë të tjera.Në ato çaste i erdhën ndërmendë shumë gjëra që iu bën lëmsh në krye dhe, s’po u jepte dum se si mund të përfundonte fundi tij.

-Ashtu thua?-e pa gjatë në sy prokurorin.-E po hap sytë.E admirojë zellin tuaj, le t’a bëjmë këtë vend si Europa.

-Vërtetë, -tjetri u çlirua.-Së pari, e kuptoi që Sulua nuk merrte fare erë nga punët e zyrave, aq më pak nga të gjyqeve;sëdyti, një tipi aq të rrëmbyer e gjakxehtë si ai, njeri largpamës vetëm në ëndrra, nuk ishte e vështirë t’ia zije kokën me derë.-Ta nisim këtë fillimshekulli me këmbë të mbarë!Pakti ynë le të fillojë nga ky moment!

-A mundesh të largosh policinë, -me shikim nga dritarja Sulua.

Prokurori entuziast pa e humbur ende buzëqeshjen, u ngritë nga vendi dhe shkojë nga dalja nën vështrimin e të pranishmëve brenda lokalit.Mbas pak sekondash automjeti humbi tutje në rrugën e rrënuar drejt qytetit, duke lënë pas një mjergull pluhuri.Më pas bullafiqi u ulë pranë banditit me një krenari të dukshme e tepër euforik.

-Edhe diçka më duhet të vë në dukje, -duke e parë në sy dhe serioz punonjësi i drejtësisë.-Braktisja nga ajo bandë zgjebarake do të ishte një fillim efikas, jo vetëm për ty, por edhe për bashkpunimin tonë drejt synimit që do e vendosim në thurjen e planeve, që do t’i hartojmë bashkarisht.

Sulon e habiti kjo kërkesë e papritur, pasi e shqyrtoi kokëulur me gjakftohtësi kërkesën që i parashtrohej nga prokurori, e ndjeu të nevojshme, që të merrte nga ky sigurinë e bashkëpunimit.

Dhe bullafiqi e ndjeu se tjetri kërkonte sigurinë e vet, ndaj hartoi një përgjigje të shtruar me të dhëna të faktuara, ku ai merrte përsipër të gjithë anën ligjore dhe një bashkëpunim të frytshëm e të kënaqshëm për të dy, tashmë partnerë në gjithçka.Ai foli me shumë siguri, duke ia ndërprerë mendimet Sulos, i cili dëgjonte në heshtje, ndezi një cigare që iu afrua nga prokurori dhe miratonte çdo fjali që shprehte ai, pastaj mbushi gotat me pije deri në buzë e u bë shendever.

Sido që të shkonte, ata vendosën, që fundi i vitit 2000 do të ishte fillimi i të gjithë dëshirave dhe mundësive për të arritur Europën, ashtu siç dëshironte Sulua.

***

Me fillimin e shekullit të ri, Sulos i erdhi përmes zyrës së policisë të qytetit thirrja për t’u paraqitur në Gjykatën e rrethit.Dëgjojë aktakuzën për vrasje të bashkëfshatarit e mbetur pezull, për arsye të mospraqitjes së dëshmimtarëve.Trupi gjykues shtojë dhe diçka në lidhje me pronën, që hasi në kundërshtimin e një prokurori thatik e me disa preka në fytyrë.Pastaj, firmosi një fletushkë pa i lexuar ato dy rrjeshta që ishin shkruar dhe, doli jashtë në koridor, ku u hap një derë zyre përballë sallës të gjykimëve.Kokërruari bullafiq i bëri me shenjë të hynte brenda dhe i mbylli derën nga pas.

-Siç e pe, unë i kam sheshuar gjërat në favorin tonë, -prokurori foli, duke nxjerrë nga sirtari i poshtëm të tryezës së punës një faqore me pije alkolike, hodhi një gllënkë në gurmaz dhe i’a afrojë Sulos.-Tashmë na mbetet të firmosim trashgimnin dhe të fillojmë nga puna pa humbur kohë.

Firmosën dhe, u rrokën në qafë si dy miq të vërtetë.Sulua u ngrit, iu afrua dritares,  po mundej të fshinte të kaluarën me sy ngjitur një cope herë jashtë në rrugë;supet i dridheshin lehtë.Befas, me një lëvizje të vendosur u kthye nga prokurori e vështroi ngultas e foli:

-Tani po e kuptoj se qënka e domosdoshme bashkimi ynë në pronësinë që e firmosëm, paçka disa ndijimeve të turbullta.Dëshiroj, që premtimin e dhënë nga ju, ashtu edhe unë t’a bëjmë realitet.Ndaj, po fshij nga e shkuara çdo gjë të shëmtuar dhe na priftë e mbara!

Bullafiqi drejtoi sytë nga ortaku:lotë mallëngjimi i rrodhën nëpër mollëza;për një çast u duke sikur diçka donte të thoshte, por u ulë në kolltukun e tij të punës dhe, pasi hodhi një gllënkë në gurmaz foli:

-Jam tepër i lumtur që do të ecim bashkë në këtë betejë të sapo të filluar, faleminderit që s’më zhgënjeve.

Sulua bëri disa ecjake nëpër zyrë, duke tundur herë pas here kokën, por kur pa vendosmërinë e ortakut dhe sigurinë që i jepte.Papritur, një ndjenjë e çuditshme e pushtoi të tërin me diçka të ngjashme si, dyshim ose pendim.Prokurori u ngrit nga kolltuku dhe u shpreh;se kishte një plan të detajuar, duke filluar me shitjen e disa tokave mbi bregdetin e Adriatikut, një firme italiane dhe, puna e parë ishte asfaltimi i rrugës nga aty deri në qytet, ku mund të fitonin dhe kënaqësinë e reputacionin të fshatarëve.Pastaj, rezortin madhështor në brigjet e detit, ku një pjesë e bandës do të ishin punonjësit e tyre.

Mbasi bullafiqi shpjegoi gjithçka në hartimin e planimetrisë, Sulua i befasuar u ndje mirë dhe keq.Rrëmbeu faqoren, e ktheu me fund, në dukje i bindur, por në mendime i shthurur.Buzëqeshi në mënyrë zyrtare dhe formale, megjithëse jo ashtu si do të duhej, mbase duhet të falenderonte prokurorin, apo veten për këtë arritje madhështore.

-E marrë me mend se ç’farë po mendon, -tashmë prokurori mjaftë entuziastë.-Jemi mësuar me të vjetrën komuniste, ku çdo gjë i përkiste shtetit, e, të mësohemi me të renë kapitaliste, e di është vonë për ne shqiptarët.Për t’i shërbyer atëdheut deri më sot s’ka mjaftuar, ndaj ne duhet të vëmë kazmën e parë drejt kapitalizmit, ndershmërisht në shërbimet që do të afrojmë në këtë vend.

-Me aq sa kuptojë unë, e mbështes arsyetimin tuaj, -me sy përdhe Sulua.-Por më falni mua, zoti prokuror të theksoj, se njerzit këtu, janë disi të përhumbur dhe, unë e ti jemi gati të durojmë, se pas syve kë nuk shajnë.

-E po, zoti Sulo, unë jam thinjur me punët e shtetit dhe për moshën që kam, nuk do t’i lejojmë vetes fjalë që s, duhen thënë, -prokurori ngriti kryet lartë.-Mund të betohem për nderin tim.

“C’është kjo kështu?-mendoi aty për aty tashmë zoti Sulo-C’janë këto erëra që po fryjnë?Mos është ndonjë kurth” dhe, preku armën e fshehur në trup.

Prokurori e ndjeu se ambjeti e bë i pakëndshëm…

Në një gjysmëdritë të çuditshme dhe enigmatike i shfaqej herë-herë fytyra e Sulos;një fytyrë e dobët e pa besueshme, e ngrysur, me një vështrim të ashpër e gjysmë qortues…

-Takohemi nesër, te vëndi ynë, -i shqetësuar Sulo dhe doli jashtë në koridor.

Përgjithësisht, mund të thuash, se ngjarja e asaj dite e kishte tronditur thellësisht, bisedoi diçka me disa antarë të bandës së tij në lokalin e tyre në qendër të qytetit dhe, Sulua shkojë pasi ktheu nja dy a tri gota me pije.Gjithë natën e kaloi gjysmë zgjuar, duke u kthyer nga një krahë në tjetrin, me mendime të turbulluar e duke ofshuar;sikur kishte qimen e shejtanit në shtrat.Pas takimit e së nersmes, që, në një fare mënyre.të justifikohej dhe t’i tregonte ortakut se ai nuk ishte ashtu si e përshkruajnë armiqtë e tij, se ai ishte i tillë e i atillë, madje, ka cilësi të lindura të jashtzakonshme në njohuri dhe të shkatërronte çdo llojë pengese.Madje, arriti në një konkulizion se vetëm banditët mund të vendosnin në Shqipëri rendin kapitalist dhe, ngulmonte se ligji, që po trumpetohej me të madhe, ku prona të shkojë tek i Zoti do të ishte fatalitet.Në një farë mënyre arriti të bind edhe ortakun e tij, zotin prokurorë, i cili pa çuditej me aftësitë e një banditi, që po dallohej për zgjuasinë dhe dashamirësinë, që po tregonte aq papritur.

***

Ndërsa vendi kalonte kaosin e atyre viteve, shpejtësia e dy ortakëve, tashmë biznesmen në rritje, me veprime të dyshimtit dhe të çuditshme po arrinin majat.Me asfaltimin e rrugës dhe rikostrusionin e shkollës të ciklit të ulët fituan simpatinë e banorëve të zonës.Në rezortin madhështor, punësuan një pjesë të bandës dhe shumë puntorë shumica fshatarë.Drejtuesi  bandës pas disa debateve të ashpëra u eleminua nga vet Sulua, pasi s’pranoi të bashkpunonte me ortakët.Siç shihej, gjithçka, madje, edhe vet natyra ishte inatçore megjithatë miratonte veprimet e tyre.Bullafiqi merrej më së shumti me anën ligjore, ndërsa Sulua drejtonte punët organizative në terren.Ai ishte gjithmonë në këmbë;nuk ishte mundur, e ndiente këtë, ndaj lufta e tij ishte e patolerueshme në mbrojtje të kapitalit, që ata trashëgonin pas kaosit.Zona që ata vepronin po merrte një pamje piktoreske, ndërtuan dyqane e lokale të ndryshme, buzë detit hotele me plazhe evropiane.Tashmë, Sulua, një bandit i kthyer në një pronarë të dukshëm dhe me sukse të mëdha kapardisej udhëve me një nga budigardët e tij më të fuqishëm.Ai nuk toleronte kurrë më.Rreziku ishte fare afër, krejt i dukshëm, këtë e ndiente, kishte krijuar armiqë dhe miqë, që i kishte gjithnjë nën kontrollë, ndaj dhe kishte marrë masat e duhura.

Në prorurimin e një hoteli në hyrje të qytezës, ashtu siç e quante tashmë ai edhe banorët e zonës, arriti një grup gazetarësh, njoftuar nga ortaku zoti Përgjoni.Të ftuarit e Sulos ishte avokati më i besueshëm dhe nëna e tij plakë.Ndërsa, të ftuarit e prokurorit bullafiq ishin të shumtë në numër, që përbëheshin edhe nga disa punonjës të drejtësisë,  ministra e zëvendës ministra të qeverisë të atyre viteve.

-I pata premtuar vetes dhe ortakut tim, zotit Përgjoni se këtë vend do t’a bënim si Evropa, -hapi cermoninë Sulua nën shkrepjet e aparatëve dhe xhirimeve të kamrave nga gazetarët.Pastaj foli për bashkëpunimin me prokurorin dhe me të gjithë banorët e zonës.

Nëna e tij qante me lotë gëzimi, i biri e ndërpreu disa herë fjalën, duke rrokur nënën e vet në qafë e duke i puthur faqet e saj të rrudhosur.Të pranishmit e shumtë të ftuar dhe pa të ftuar duartrokisnin ligjëratat e Sulos.Bullafiqi zoti Përgjoni krenohej para të gjithëve, duke i dhënë vetes më shumë rëndësi se sa meritonte në të vërtetë.Mbas urimëve të shumta nga të ftuarit e fjaleve bombastike, që u thanë, të pranishmit u ftuan në drekën e shtruar enkas për ta në sallën e madhe të zbukuruar në katin e parë të rezortit madhështor.

Mbas përfundimit të drekës festive zoti Përgjoni u largua me eskortën e ministritit të drejtësisë.Sulua pasi përcolli dhe të ftuarin e fundit u tërhoqë në zyrën e punës i ndjekur nga avokati dhe budigarti, miqtë e tij më besnik.

-Rreziku është fare afër, krejtë e dukshme, -Sulua këtë e ndiente, ndaj shfaqi mendimin e tij para dy të më të besuarëve, duke u mbushur gotat me shampanjë.Fjalët iu ngrinë në gjuhë;madje qortoi veten, megjithatë kjo çështje e kishte vetëm një zgjidhje.Ishte e domosdoshmëri esenciale, i vështrojë të besuarit gjatë në sy dhe shtoi:-Prokurorit i dhashë gishtin e dorës së djathtë dhe me sa duket gjërat po marrin fund në favorin tonë.Ai kërkon të më marrë tërë trupin, duhet të vendosim zgjidhjen e shpejtë.

Të tre zbrazën me fund gotat, bënin mirë të arsyetonin.Fati u kishte ardhur në derë dhe mos e lejo të ta rrëmbejnë.Vetëm fati i verbër është fajtor, që të bënë leckë, ata ishin të trembur e të hutuar.Papritur, sikur e shpoi kush, Sulua ngriti sytë dhe në vështrimin e tij u pa qartë enigma, që po e mundonte prej kohësh.Mbasi mbushën përsëri gotat me shampanjë Sulua mori një vendim, duke ndezur një puro havane priste miratimin e dy të besuarëve të tij.Avokati, shumë i emocionuar u ngrit nga vendi dhe filloi të endej rreth dy bashkpuntorëve.Pa u nxituar, budigarti ndezi pipën e vet, duke e thithur me tërë forcën hidhte shtëllungat e tymit majtas e djathtas.Sulua rrëklleu me fund pijen e vet dhe hidhte shikimin miratues herë te njeri, herë te tjetrit.Më në fund u vendos dhe, dolën nga zyra, duke hedhur setrat të një ngjyre krahëve.

“I poshtëri, më në fund e nxorri kokën, -mendoi banditi Sulo duke ndjekur dy bashkpuntorët e tij.-Këtu është diçka…U qartësua…Në fillim ishte edhe kështu, edhe ashtu…Tashmë po mundohet të rrëmbejë atributet në favor të vet, por ndalu beg se ka hendek…

-Shefo!-u kthye nga Sulua budigarti duke hedhur tutje bishtin e cigares.-Mendojë t’i hedhim një sy themeleve të makazinës të narkotikës, avokat!

-Lëre avokatin, ka tjetër punë!-i’u kthye shefi.-Njofto zotin Përgjoni, ai duhet të na jape ndonjë mendim!Hë, merr dhe çunat!

Dita po ngrysej.Rrezet e fundit të diellit mezi depërtonin nën gjethet e pemëve poshtë shpatit kodrinor.Fshehur pas tyre në një sheshite të dominuar nga gjeneshtrat ishin të hapura themelet e godinës.Një panorama e këndëshme dukej sikur po lahej me argjendin e rrezeve që depërtonte midis gjetheve vjeshtore.Dy automjete u parkuan disa metra poshtë sheshit të ndërtimit.Rruga për aty ishte hapur nga djemtë e besuar të Sulos, të cilët e kontrollonin në çdo kohë të ditës dhe të natës.Vetëm shefi me budigardin u larguan nga mjetet, duke marrë një shteg anës shqopishtes, ku e tërpjeta thyej dhe e bënte më të lehtë kalimin deri të themelet e godinës që do të ngrihrj së shpejti.Arritën pa folur fare me njeri-tjetrin, ndezën duhan në heshtje me vështrim nga shtegu nga ku kishin ardhur dhe, hodhën shikimin nga trasheja e një pjese të themelit ende të pa betonuar.

Pas pak minutash u duk koka tullace e prokurorit midis shukurreve e shqopave anës shtegut.Ngjyra e bronxtë e gjetheve po humbiste si me magji, dita me mundim pregatitej që, t’i linte vendin natës.Zoti Përgjoni u afrua duke ngulçuar e u ankua nga tatëpjeta, por, kur pa sytpërdhe të Sulos, ngriu i tëri.E kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte te ai njeri.U tremb nga ai shikim, seç bluante ndërvete, këtu po luhej diçka, i’u bë sikur e goditi rrfeja dhe u ndal para tyre me një shikim pyetës.S’kaluan as pak sekonda dhe tre a katër krisma shurdhonjëse, që dolën nga arma e Sulos, goditën trupin e prokurorit bullafiq duke, e lënë pajetë në njerën anë të themeleve ende të pa betonuar.

Vrasësi u ulë në një sop aty pari, ndezi puron e tij të preferuar dhe hodhi vështrimin nga budigardi, i cili pa folur e tërhoqi zvarrë kufomën dhe e rrokullisi në trashen e hapur të themelit.

-Zagari, nuk e dijti që unë kam bërë shkollën e shejtanit, -shfryu Sulua dhe urdhëroi tjetrin për betonimin e asaj pjese të themelit ku gjendej kufoma, nga djemtë e tij më të besuar.Dhe u largua me të shpejtë i mbytur nga zemrimi apo nga shfarosja e prokurorit, që po arrinte të dilte dhe deputet në zgjedhjet e ardhëshme

Kur Sulua hyri në zyrën e vet, pothuajse ishte errur, u duk i vetmuar.Piu nga shishja e pijes lënë para disa orëve dy a tre gllënka dhe, mori një tjetër pamje, tashmë ai ishte zoti i atij vendi.Nga situata e krijuar, nuk po dinte të mblidhte veten.Kishte vrarë, kryesisht hajdutë dhe të pa bindur, tashmë synonte paqen e vërtetë.Thirri portierin e rezortit, i afrojë një gotë uiski, pastaj ndryshojë pamje dhe , u bë njëshi i atyre që e ndiqnin në rrugën e zhvillimit pa e ndyrë veten.

Të dhënat ishin me të vërtetë të papëlqyeshme, por ai e ndjeu këtë dhe u pregatit me zgjuarsi duke rrokur gjithçka në ndihmë të kapitalizmit shqiptarë.Por,  e dinte shumë mirë se një ditë do të përfundonin bëmat e tij.Ashtu, duke u vërtitur, tashmë i buzëqeshur, si gjithnjë i hareshëm, çapkën i hedhur, elokulent para njerzëve, banditi Sulo u bë njëri nga kapitalstët më të mëdhenjë, sigurisht me ndihmën e misionarëve, që dha nga vetja, por që mori nga njerzit e thjeshtë përveç falenderimëve dhe urrejte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria Asllan Dibrani – Luani: Masakrimi i varrit të vëllezërve Dehari dhe dëmtimi i Flamurit Kombëtar! Adil Fetahu: Pse në Kosovë nuk bëhet “vettingu” i diplomave të dyshimta? Nue Oroshi: Presidentja Vjosa Osmani duhet të presë e qetë përfundimin e karrierës së saj politike Idriz Zeqiraj: Presidentja Vjosa Osmani, me vendim korrekt kushtetues, shpalli datën zgjedhore Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit Fritz Radovani: Himni i Flamurit prej At Gjergj Fishtës Kalosh Çeliku: Parti politike shqiptare me brekët nëpër këmbë Klajd Kapinova: Vëllazëria Myslimane synon shkatërrimin e qytetërimit perëndimor dhe dominimin global të islamit Nexhmije Mehmetaj: Pro iniciativës zvicerane për ndalimin e shamisë në shkolla Florim Zeqa: Mos i braktisni Babë e Nanë! Idriz Zeqiraj: Serbia me argatët e shantazhuar, përgjaku shqiptarët në LDB dhe të Kosovës Lekë Mrijaj: “Çfarë politikani i madh që do të kishte qenë Juda”, thënie e shkrimtarit francez Achille Tournier që pasqyron kohët tona Asllan Dibrani – Luani: Dështimi i Koalicioneve në Opozitë dhe Tkurja e Partive Tradicionale Anton Marku: Demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin PSHDK-VV Albert Zholi: Flet Prof. Asoc. Dr. Hasan Hoxha Don Fran Sopi: Ejani tek Unë… një mesazh i Kohës së Ardhjes për të rinjtë Nue Oroshi: Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara Idriz Zeqiraj: Vetting-u që penalizon dhe Byroja që konfiskon, arsyeja e bllokadës së PAN-it! Ilir Çumani: Avokatia e kryeministrit ndaj zyrtarëve në hetim – një precedent rrezikshëm për shtetin ligjor

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx