E marte, 09.12.2025, 05:04 AM (GMT)

Mendime

UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria

E hene, 08.12.2025, 06:50 PM


Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria që morën pjesë në një vizitë në Izrael

Tiranë 7.12.2025

Gjatë ditëve të fundit pranë UGSH kanë mbëritur disa ankesa kolegësh, të cilët  javën e shkuar, së bashku me një grup kolegësh nga rajoni, kryesisht nga Kosova, morën pjesë në një vizitë në Izrael.

Media  të ndeyshme online, kryesisht të angazhuara fetarisht, kanë nisur një sulm të ashpër verbal, duke inkurajuar ekstremistë të shumtë në hapësirën virtuale për t’i sulmuar kolegët duke shkuar deri në kërcënime të rrezikshme.

Në këto hapësira mediatike kanë vërshuar publikime që linçojnë dhe fyejnë kolegët pjesëmarrës në këtë udhëtim.

Ky është një incident i pangjarë më herët.

Qëndrime të tilla kolegësh dhe mediash të angazhuara inkurajojnë ekstremizmin dhe agresivitetin e militantëve dhe fanatikëve të ndryshëm.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet dhe inkurajon organizimet dhe lëvizjet e lira të gazetarëve dhe mbështet fuqimisht mëvetësinë raportuese të çdo kolegu.

Në rastin e vizitës së kolegëve në Izrael vërejmë se prej tyre është dëshmuar korrektesë dhe përgjegjësi për çdo rast reagimi dhe reflektimi nga ditët e vizitës në vendin që është në epiqendër të vëmendjes globale për shkak të luftës në Gaza.

UGSH ka pritur me shqetësim denoncimet e kolegëve pjesëmarrës në këtë vizitë, të cilët përmes faqeve në rrjetet sociale dhe shumë online-ve, ndodhen nën breshëri kërcënimesh, fyerjesh, shantazhesh dhe stigmatizimesh të pazakonta.

UGSH apelon për ndaljen e sulmeve të tilla në hapësirën mediatike të vendit dhe denoncon të gjitha rastet e kërcënimeve apo shantazheve që vijnë nga individë apo grupe dhe entitete radikale në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt.

Kërkojmë nga institucionet e sigurisë dhe ligjit të monitorojnë këto kërcënime dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët dhe urdhërdhënësve të tyre.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptare

https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani – Luani: Masakrimi i varrit të vëllezërve Dehari dhe dëmtimi i Flamurit Kombëtar! Adil Fetahu: Pse në Kosovë nuk bëhet “vettingu” i diplomave të dyshimta? Nue Oroshi: Presidentja Vjosa Osmani duhet të presë e qetë përfundimin e karrierës së saj politike Idriz Zeqiraj: Presidentja Vjosa Osmani, me vendim korrekt kushtetues, shpalli datën zgjedhore Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit Fritz Radovani: Himni i Flamurit prej At Gjergj Fishtës Kalosh Çeliku: Parti politike shqiptare me brekët nëpër këmbë Klajd Kapinova: Vëllazëria Myslimane synon shkatërrimin e qytetërimit perëndimor dhe dominimin global të islamit Nexhmije Mehmetaj: Pro iniciativës zvicerane për ndalimin e shamisë në shkolla Florim Zeqa: Mos i braktisni Babë e Nanë! Idriz Zeqiraj: Serbia me argatët e shantazhuar, përgjaku shqiptarët në LDB dhe të Kosovës Lekë Mrijaj: “Çfarë politikani i madh që do të kishte qenë Juda”, thënie e shkrimtarit francez Achille Tournier që pasqyron kohët tona Asllan Dibrani – Luani: Dështimi i Koalicioneve në Opozitë dhe Tkurja e Partive Tradicionale Anton Marku: Demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin PSHDK-VV Albert Zholi: Flet Prof. Asoc. Dr. Hasan Hoxha Don Fran Sopi: Ejani tek Unë… një mesazh i Kohës së Ardhjes për të rinjtë Nue Oroshi: Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara Idriz Zeqiraj: Vetting-u që penalizon dhe Byroja që konfiskon, arsyeja e bllokadës së PAN-it! Ilir Çumani: Avokatia e kryeministrit ndaj zyrtarëve në hetim – një precedent rrezikshëm për shtetin ligjor Fritz Radovani: At Gjergj Fishta ka datat e daltueme në gur

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx