| E shtune, 06.12.2025, 06:54 PM |

Pavimentazioni fitues i 28 Nëntorit
Fotoreportazh nga
Italia
Nga Florim
Zeqa
Edhe në Treviso
(Itali) mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së
Flamurit Kombëtar dhe 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa
shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një
grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca e Trevizos, më datën 29 Nëntor 2025 në
One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.
Futboll dhe festë
në One di Fonte
Në një ambient
impozant dhe festiv, në palestrën e bukur të sporteve u mbajt turniri
tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.
Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, kurse të
gjitha ndeshjet u zhvilluan në frymën e lartë sportive.
Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe
ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij
turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në
këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 113 vjetorit
të Pavarësisë së Shqipërisë.
Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një
vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me
qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq ekipeve
garuese prezent gjatë turnirit ishin edhe qindra bashkatdhetarë.
Ndarja e
shpërblimeve dhe mirënjohjeve
Pas përfundimit të
ndeshjes finale, organizatorët Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi filluan me
ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij
turniri.
Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një
Kupë lojtarin më të mirë dhe portierin më të mirë, si në vijim;
-Lojtari më i
mirë: Ardian Zhegrova
-Portieri më i
mirë: Mesfin Gatto
Organizatorët e
këtij aktiviteti sportiv, me nga një kupë dhe medalje shpërblyen dy vendet
vendet e para:
-Vendi i parë, Rion
Pavimentazioni (me fanela të kuqe)
-Vendi i dytë,
Ecocoperture (me fanela të bardha)
Padyshim, shije të
mirë kësaj gare sportive i dhanë edhe veteranët e futbollit (me fanela të
kaltra).
Organizatorët e
turnirit kësaj radhe e përzgjodhën edhe tifozin më të flaktë të turnirit,
Shpend Sopa, i ardhur enkas nga Kosova.
Stafi organizativ i këtij turniri ishte në këtë përbërje: Fadil Bajraktari, Florim Lumi, Xhemali Papaj, Ilir Shala dhe Remzi Bujari.
Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të
madhe kombëtare, e dëshmoi edhe një herë se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë
ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë
shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.
Kësaj radhe, në
këtë turnir nga afër e përcjellën edhe Diamant Kastrati (Konsull i Republikës
së Kosovës në Milano) dhe Florim Zeqa (gazetarë dhe publicist).
Florim Zeqa, 05.12.2025


