| E enjte, 04.12.2025, 07:22 PM |
SERBIA ME ARGATËT E SHANTAZHUAR, PËRGJAKU SHQIPTARËT NË LDB DHE TË KOSOVËS
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Edhe pse Serbia u largua nga Kosova,
"me bisht ndër shalë", nën breshërinë e bombave të NATO-paktit, ajo
nuk e braktisi ëndrrën e ripushtimit të saj. Në pamundësi për të bërë rikthimin
me forcën e armeve, zgjodhi diplomacinë, përmes Akademisë dhe Kishës Ortodokse
serbe.
Serbia, përgjatë sundimit tej
shekullor, kishte instaluar rrjetin agjenturor të saj në Kosovë dhe Mërgatë.
Logjistika ishte e gatshme. Partinë Komuniste Shqiptare (PKSH) e themeluan
jugosllavët, duke e katapultuar në krye të partisë hafijen e tyre Enver Hoxhën,
në mbledhjen e organizuar nga kolonët serbë dhe malazezë në Vitomiricë të
Pejës.
Emisarët jugosllavë pranë partisë dhe
Shtabit ushtarak në Shqipëri, luftën çlirimtare, e kthyen në luftë civile. Ketë
e konfirmoi edhe historiani kanadez Robert Epstein, në seminarin dy ditor të
organizuar në Durrës. E vetmja pyetje ishte: "Shqipëria a bëri luftë
çlirimtare apo civile?" Rezultoi se Shqipëria proklamoi luftën çlirimtare,
por në fakt, bëri luftë civile, qytetare! Komunistët shqiptarë, nën
instruktimin të kuadrit ruso-jugosllav, avancuan në organizimin ushtarak dhe
komunistët e Enver Hoxhës, i vrisnin "si derrat e egër" nacionalistët,
atdhetarët e organizuar në partitë e "Ballit Kombëtar", të kryesuar
nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati, dhe të "Legalitetit", partia
mbretërore.
Enver Hoxhën, me byroistët e tij, i
zhytën në krime emisarët jugosllavë, duke i nxitur të vrasin, kundërshtarët
politikë, bashkëkombësit e tyre! (Me ketë metodë kriminale Sigurimsat e Enver
Hoxhës, pas gjysmë-shekulli, në Luftën e Kosovës, i instruktuan disa
"komandantë" të PLK-së, tashmë, me abuzimin e akronimit
"UÇK", por me qëllimin e njëjtë, marrjen e pushtetit me dhunë e
përgjakje). Vrasjet i filluan gjatë luftës, për t`i vazhduar për
gjysmë-shekulli pas luftës. Tej 6.000 intelektualë shqiptarë ende janë pa varr
në Shqipëri, nga terrori komunist! Plus shumë mijëra të tjerë, të ekzekutuar
dhe gjyq dhe pa gjyq fare. Realisht, qeveria komuniste, në shumë aspekte, e
tejkaloi terrorin fashist.
Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), në
Mërgatë, e përçanë dhe e ndanë "diplomatët" Sigurimsa të Enver
Hoxhës. Shteti shqiptar mbahej nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me
tregtinë, pothuaj se, të vetme me Jugosllavinë. Dhe, donte status quonë dhe
denonconte veprimtarinë ilegale të djemve të Kosovës. Shërbimet Informative,
përkatësisht, UDB-a jugosllave dhe Sigurimi shqiptar, SHISH, kanë bashkëpunuar
gjithmonë dhe gjithherë kundër Kosovës, respektivisht, për luftimin e
nacionalizmit shqiptar. Konkretisht, edhe autori i këtij shkrimi është
arrestuar njëkohshëm në Shqipëri, me shokët ilegales në Kosovë, madje,
pikërisht, në komunikim me shokët në Kosovë. Shkak u bë përgjigja e dhënë e një
letre, titulluar "Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të
Kosovë", viti 1973.
Edhe në demonstratat e vitit 1981,
pastaj protestat vandaliste të mars-prillit 2004, ishin projekt jugosllav,
përkatësisht, të Serbisë, veçse me një ndryshim domethënës: Të parat ishin
kamuflazh dhe mashtrimi ishte i pavetëdijshëm nga rinia kosovare. Ndërsa
protestat, të dytat me radhë, disa krerë të PAN-it aktual ishin vënë në shërbim
të Serbisë dhe i dinin pasojat!
Serbia edhe brenda Aleancës
Perëndimore, ruan lidhjet me aleatët e vjetër. Shërbimi Informativ francez,
angazhoi agjentin e saj të DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër të Beogradit, u
përkujdes për regrutimin e Hashim Thaçit, përgjatë një kursi të mësimit të
gjuhës gjermane në Zyrih të Zvicrës. I shantazhuar me dosje krimesh faktike
penalizuese, të përgatitur nga BIA serbe, e bëri Hashim Thaçin agjent të
Francës, të Serbisë, ndrësa hafije i Sigurimit shqiptar ishte bërë më herët. E
gjithë kjo është konfirmuar dhe bërë publike në "You Tube", nga
drejtori i Sigurimit Qendror francez, Pierre Siramy.
Rrjedhojat kanë qenë dhe mbeten fatale
për Kosovën, sepse Hashimi me disa komandantë të tjerë, duke qenë të
shantazhuar, kanë nënshkruar dhe kanë premtuar ndarjen e Kosovës. Dëgjoni lavdërimet
dhe arsyetimet e vasalit të tyre, Isa Mustafa, "për trimëritë dhe
diplomacinë" e komandantëve kriminelë, të cilët kanë përgjakur dhe
shkatërruar Kosovën.
Shantazhimi i argatëve të Serbisë, në
Shqipëri dhe Kosovë, në Luftën e Dytë Botërore (LDB) dhe në Luftën e Kosovës,
funksionoi mrekullisht mirë. Rrjedhojat kanë qenë të përgjakshme, dje dhe sot.
Ky pazar i pistë, i ka rrënjët thella në komunizëm, siç e krahason populli,
"si bari i magarit!"
Hashimi dhunshëm pushtoi LPK-në, sabotoi luftën, por pranoi vrasjet politike
Hashim Thaçi, i ndihmuar nga kuadrot e
Nanos dhe të Klosit, shkarkoi Kryesinë e vjetër të LPK-së; pushtoi organizatën
e LPK-së; grabiti "Fondin Vendlindja thërret", të menaxhuar nga
Jashar Salihu, duke e kërcënuar se "ta vras djalin"; mori dhunshëm
fletushkën "Zëri i Kosovës" dhe i akuzoi për tradhti, të gjithë ata
që e kundërshtuan rrugaçërinë armiqësore të tij me shokë.
Pasoja e veprimeve kriminale të
Hashimit me komandantët e tij, ishin fatale për luftën e djeshme të Kosovës dhe
paqen e sotme:
1) Lufta e organizuar, përkatësisht,
UÇK-ja e LPK-së, u sabotua, u pengua hyrja në luftën e Kosovës. Dhe, ketë e
konfirmojnë vetë themeluesit e kësaj UÇK-je, duke akuzuar, me emër e mbiemër,
protagonistët sabotues: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri
Veselin, me renditjen mbi bazën e përgjegjësisë që kishin përgjatë luftës;
2) Opozita më destruktive, për të mos
thënë, më kundra-kombëtare, është dakorduar, që krahas luftës ndaj Albin Kurtit,
njëkohshëm, ta sulmojnë me shpifje e denigrime, edhe Presidenten e artë dhe
unike, Vjosë Osmanin. Fillimisht, kur bijat veprimtare dhe luftarake të
Kosovës, Vjosë Osmanin dhe Donikë Gërvallen, u përzunë dhunshëm dhe
poshtërsisht, nga klani i Isa Mustafës, me intrigimin dhe porosinë e Hashim
Thaçit, i cili me SHIK-istët e tij e katapultoi Mustafën në krye të LDK-së.
Bërja e ndryshimit politik në Kosovë,
ishte imperativ, urdhëresë e kohës, sepse krimi vrastar dhe hajnia zyrtare
kishin fituar qytetarinë e veprimit. Ish-presidenti i Kosovës, Hashimi, i
pranon vrasjet politike edhe pas luftës, kur deklaron, madje publikisht, se
"krijova Gjykatën Speciale, sepse po vazhdonte vrasja e dëshmitarëve të
Hagës, në veçanti, në Dukagjin, duke ia faturuar komandantit të Dukagjinit, të
cilin ai vet e kishte emëruar, duke e shkarkuar një oficer akademik ushtarak,
për ta zëvendësuar me një amator civil!
Koalicioni LVV, GUXO dhe ALTERNATIVA
funksionoi harmonishëm, në votën zgjedhore jo vetëm në sjelljen e ndryshimit
politik në pushtet dhe largimin e komandantëve mujsharë, zullumqarë, vrastarë
dhe hajna zyrtarë të PAN-it, por edhe një frymëmarrje ndryshe të popullit të
Kosovës, në ecjen e saj demokratike, me ëndrrën fisnike të anëtarësimit në NATO
dhe BE.
Kosova krijoi një traditë eprore
demokratike zgjedhore, në raport me vendet ballkanike. Për të tretën herë me
radhë fitoi garën zgjedhore LVV. Kjo shqetësoi opozitën, tashmë, të bashkuar.
Edhe pse pranuan rezultatin e zgjedhjeve, e kontestojnë pas zgjedhjeve, duke
bojkotuar për mos bashkëpunim në qeverisje me LVV dhe aleatët e saj GUXO dhe
ALTERNATIVA. Dhe, për 7 muaj radhazi bllokuan, fillimisht, Kuvendin, pastaj
krijimin e Qeverisë të Kosovës. Ngulmuan në përsëritjen e zgjedhjeve
pavarësisht shpenzimeve dhe dëmeve të tjera.
Presidentja Vjosë Osmani, me
korrektësinë më të madhe, u angazhua për tejkalimin e mospajtimeve dhe
shmangien e përsëritjes të zgjedhjeve, por, opozita duke u bazuar në shpifjet
dhe gënjeshtrat e saj, të cilat, tashmë, i beson edhe vet, ngulmoi të provohet
sërishmi në votën zgjedhore.