| E shtune, 21.02.2009, 06:43 PM |
![]() |
A.Risilia, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, 20.02.2009 |
- I pranishëm në këtë ceremoni edhe z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë -
ILIR ÇUMANI: Dekorimi i Albert Risilisë, nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, është një vlerësim i madh i kontributeve që kanë dhënë edhe jetimët në proceset demokratike të vendit
Tiranë - Presidenti i Republikës, Bamir Topi vlerësoi dhe nderoi sot kontributin e veçantë të disa personaliteteve dhe institucioneve për rrëzimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm, përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë, Zëvendësambasadori amerikan Stiven Kristina, Ambasadorja franceze Mariz Davje, Ambasadori gjerman Bernd Borhard, ambasadori danez. Karsten Ankjer Jensen, Shefi i Departamentit ligjor të Prezencës së OSBE, Frank Dalton, Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë Ilir Çumani, përfaqësues nga Këshilli i Evropës, drejtues të komuniteteve fetare, të shoqatave të të persekutuarve dhe të dënuarve politikë, familjarë të personaliteteve të dekoruara si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, z. Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në Lëvizjen Demokratike dhe veçanërisht, në protestën e qytetarëve të Tiranës të 20 Shkurtit 1991 për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në ndryshimet progresive në vend”.Me “Medaljen e Mirënjohjes”, Kryetari i Shtetit dekoroi Qendrën Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës me motivacionin: “Për kontribut të vyer, në reabilitimin e ish të përndjekurve politikë të mbijetuar nga traumat dhe torturat e regjimit komunist, të pjesmarrësve në protestën e 20 shkurtit 1991 dhe mijëra refugjatë kosovarë gjatë krizës humanitare të Kosovës”.Ndërkohë që me motivacionin: “Për kurajon dhe guximin qytetar të treguar, si pjestar aktiv i protestës së popullit të Tiranës, të 20 shkurtit 1991, për përbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në Lëvizjen Demokratike”, Presidenti Topi i akordoi Saimir Reshit Maloku “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.
Në këtë ceremoni dekorimi, Presidenti i Republikës nderoi me Medaljen “Pishtar i Demokracisë” Hyget Murat Borova, Lida Dhori Bezhani, Liliana Lame Llapaj, Lindita Muharrem Hamiti, Astrit Gjolek Hatellari,. Sanije Ibrahim Vojka, Albert Dino Risilia, si dhe znj. Vera Hasan Rada me motivacionin: “Për kurajon dhe guximin qytetar të treguar në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 Shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri”. Gjithashtu, me “Medaljen e Mirënjohjes” u dekoruan nga Presidenti Topi zotërinjtë Ardian Besnik Heta, Xhovalin Nazmi Çokani dhe Hajredin Rauf Fratari me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri”.
***
Ndërmjet këtyre protagonistëve të ngjarjes së datës 20.Shkurt.1991, të cilët udhëhoqën turmën e revoltës popullore për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës ishte edhe një djalë i ri i quajtur Albert Risilia.
Presidenti Topi dhe Ilir Çumani gjatë ceremonisë, 20.Shkurt.2009
Një i ri aso kohe i vetmuar dhe pa familje, me një shëndet dhe fizik të dobët, me sytë e tij shprehës dhe plotë dritë që atë kohë flisnin më shumë se sytë e bashkëmoshatarëve të Albertit.
I rritur jetim në shtëpinë e fëmijës dhe pa familje, Albert Risilia, si shumë të rinj jetimë, i vlonte shpirti nga urrejtja, pakënaqësitë dhe padrejtësitë që i servirte jeta e tij e vështirë, me mungesa të theksuara në jetën e tij të përditshme, si i pa strehë dhe i pa punë, i shpërfillur nga rregjimi dhe strukturat shtetërore të rregjimit, të cilat silleshin me të dhe me shumë jetimë të tjerë me hipokrizi dhe përbuzje.
Duke parë se propaganda që bëhej në atë kohë për kujdesin e fëmijëve jetimë se gjoja ishin “bijtë e Partisë’, kjo e bënte Albertin edhe më të vendosur për të dhënë sinjalet e para se nuk mund të vazhdohej duke mbajtur mbi shpinë etiketat e një demogaogjie dhe hipokrizie të paskrupullt kur realiteti fliste për të kundërtën e jetës që bënin të rinjtë jetimë.
Kjo do ndërgjegjësonte dhe do t’a vendoste Albertin të vihej në krye të lëvizjes popullore për të shprehur revoltën dhe pakënaqësinë jo vetëm të tij, por të shumë bashkëmoshatarëve jetimë që jetonin në kushte tepër mizerabël nëpër konvikte sikur të ishin “Geto”.
Atë ditë ishte nisur për të qenë në krye të domonstratës për të qenë i vendosur deri në qëllimin final për të cilën kishte dalë në shesh: Rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.
Kanë kaluar plot 18 vjet nga ajo ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, dhe pakkush, madje askush nuk e ka marrë vesh se një nga protagonistët e rrëzimit të monumentit të diktatorit ishte edhe një i ri 22 vjeçar, i rritur jetim, por që më pas qëndroi i heshtur në thjeshtësinë e tij, modest aq sa ishte edhe jeta e tij e thjeshtë, pa bujë dhe pa pretendime për të marrë merita dhe ofiqe ashtu siç kanë bërë shumë të tjerë.
Me propozim të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë por edhe të shumë organizatave joqeveritare dhe mbështetjen e shumë personaliteteve shtetërore e publike edhe emri i këtij të riu, i’u propopzua Presidentit të Republikës z. Bamir Topi, për të vlerësuar këtë gjest dhe kurajo civile të tij.
Z. Bamir Topi, në 18 - vjetorin e kësaj Dite të shënuar i akordoi Albert Risilisë titullin e mirënjohjes “Pishtar i Demokracisë”
|
Protakonistët e dekorimit, mes tyre edhe Albert Risilia, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, 20.Shkurt.2009 |
![]() |
Trupi Dipllomatik, Personalitete të jetës publike, politike e fetare, pjesëmarrës në këtë ceremoni, 20.Shkurt.2009 |
![]() |
Protakonistët e dekorimit, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, 20.Shkurt.2009 |
|
Protakonistët e ngjarjes se 20.Shkurtit, 1991 me Presidentin e Republikës Bamir Topi pas dekorimit, 20.Shkurt.2009 |
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë
Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobile: 0692035431, 0682035431, 0692601054
Email: nifao.orfan@gmail.com