| E marte, 02.12.2025, 06:59 PM |

Në Garanë inaugurohet shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu
“Ne
kujtojmë për të nderuar, por edhe për të mësuar”
(I. Ramajli)
Nga
Hazir Mehmeti
Një
manifestim festiv madhështor, me rastin e Ditës së Flamurit në fshatin Garanë
të komunës së Kërçovës. Me këtë rast u inaugurua shtatorja e Gjergj Kastriotit
– Skënderbeu në praninë e shumë qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet
etnike, mërgata dhe arbëreshë nga
Kalabria shoqëruar edhe nga pasardhësi i Gjergj Kastriotit, Loris Castriota
Skanderbeg.
“Kur
jemi bashkë, Skënderbeu zbret nga qielli”, kjo thënie nga kënga arbëreshe, u
jetësua sot në Garanë. Në këtë ambient
festiv ishin të pranishëm qytetarë shqiptare, mes tyre mërgimtarë vendesh të
ndryshme, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me Musa Jupollin, kryetar
(Francë), Rexhep Rifati, (Zvicër), Mentor Thaqi (Gjermani), Hazir Mehmeti,
(Austri). Të bashkuar bija e bijtë e
Garanës dhe Kërçovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër e
vendor sollën në sheshin e fshatit Gjegj Kastriotin- Skënderbeun në statujë
madhështore bronzi.
Gjergji
solemnisht solli urimin për Ditën e Flamurit, solli shpresë dhe porosinë e tij
shekujve: “Qëndroni të bashkuar, kështu edhe pa mua do të fitoni... Lirinë nuk
ua solla unë, atë e gjeta mes jush.”
Garana,
fshati i bukur mes kodrave, sot bëri historinë e re, si fshati i parë shqiptar
që ka shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjegj Kastrioti – Skënderbeu. Kjo shtatore e punuar me mjeshtri nga
skulptori Fiqiri Kasa, sjell kujtimin e
përjetshëm në luftën e tij për shtetin e Arbrit, sjell krenarinë kombëtare
brezave që vijnë.
Kjo
ditë do të kujtohet gjeneratave si ditë e madhe
për Garanën por edhe për kombin. Do kujtohet për secilin që e përjetoi
ambientin e përurimit të statujës nga Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare
Kombëtare Ali Ahmeti. Ai në fjalimin e tij dha porosi të çarta mbi detyrimet
kombëtare që ka secili në rrugën e progresit kombëtar, në mbrojtjen e lirisë së
mohuar shekujve nga pushtuesit sllav, detyrim në kujtimin e gjakut të derdhur
për liri shekujve, veçan të dëshmorëve të luftës së fundit e cila krijoi
mundësi të ardhjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në mes të shqiptarëve të
zhuritur për liri.
Monumenti
i Skënderbeut në bronz është tri metra e
lartë, kurse bazamenti i tij tri metra duke dhënë pamje madhor me lartësi të
plotë gjashtë metra. Skulptori i cili e realizoi me shumë mjeshtri Fiqiri Kasa, u përjetësua në artin e tij
shekujve. “Ne kujtojmë për të nderuar, por edhe për të mësuar” (Ilaz Ramajli)
Nga
Dr. med. Faik Elezi, kryetar i Shoqatës “Garana – Zvicër” mësuam, se kemi të
bëjmë me projekt kompleks në hapësirën publike të fshatit. Solidariteti i
bashkëvendësve bëri që me sukses të realizohen statuja e Gjergjit dhe objekte
për rreth siç është ndërtesa e re moderne e Bashkisë në vargun e veprave të
reja nisur nga lapidari kushtuar
shekullit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ambienti
festiv u pasurua me flamurin e aktivistit patriot nga Shkodra Irfan Domnori i
cili është kudo e kurdo me flamurin dhe
veshjen kombëtare që e karakterizon.
Programi
festiv i Ditës së Pavarësisë ishe i pasuruar me aktivitete muzikore dhe një
akademi të shkurtër kushtuar jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu,
ideuar dhe drejtuar nga Profesor Sadik Emroja. Me kumtesa rasti u paraqiten:
Akademik Frashër Demaj, Akademik Ilmi Veliu, Dr. Faik Elezi, Agim Pepaj dhe
Hazir Mehmeti. Fjalë përshëndetëse
mbajtën Loris Castriota Skanderbegh
Nuovo, pasardhës i Skënderbeut: “Duam
t’u tregojmë maqedonasve që jemi autoktonë dhe kemi historinë tonë.” Paola Napolitano, soliste dhe aktiviste
arbëreshe dhe pjesëmarrës nga trevat shqiptare dhe mërgata, Rexhep Rifati,
profesor, Gjergj Prenkoçaj, veprimtar i
dalluar nga Zvicër; Dr. Ornela
Radovicka, drejtuese e Bibliotekës dhe Arkivit “At Antonio Belushi”, Frasnitë;
Musa Jupolli, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Mentor
Thaqi, sekretar i LKSHM etj.
Takimi
me Kurtish Kurtishin një mikpritës shumë i përzemërt në Goranë do mbetet gjatë
në kujtesën tonë.
Ky
aktivitet historik tregon se shqiptarët vazhdojnë të promovojnë dhe ruajnë
identitetin e tyre kombëtar brezave që vijnë. Do ta pasurojnë lirinë e tyre dhe
ruajnë brezave si të shenjtë.
Urime
Garanë!
Urime
shqiptari kudo që frymoni!

H. Mehmeti, R. Rifati, I. Domnori, F. Elezi - 28.11.2025
