| E marte, 02.12.2025, 06:54 PM |
Flet Prof. Asoc. Dr. Hasan Hoxha:
Reforma territorial administrative të jetë
ndryshe nga ajo e 2014-s.
Ndërsa, zgjedhorja të mos përsërisë vetveten në
çdo 4 vite
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Reforma zgjedhore dhe ajo
territoriale janë janë sot më të përfolurat në ambjentin politik shqiptar,por
jo vetëm.Gjërësisht,po komentohen ato edhe në qarqet mediatike nga analistë,një
pjesë edhe specialistë të fushave,ose persona gjithësesi të lidhura me to,disa
si të punësuar herët të tjerë më vonë,një pjesë edhe në përbërje të grupeve të
interesit,pjesa tjetër me vëmendje për zhvillimet e ardhshme në këto dy
drejtime.Madje,në studio të ndryshme,në gazeta e portale të caktuara,
komentohen në këndvështrime të ndryshme edhe zhvillimet e shkuara,nuk ngurrohet
për të dhënë dhe variante të ndryshme,vecanërisht për ndarjen
territoriale.Ndërsa,më pak ose aspak deri më tani për statusin e organizimeve
në qeverisjen vendore etj.Për një opinion më konkret e më të drejtpërdrejtë,për
zhvillimet e shkuara,për gjendjen dhe nevojën e këtyre reformave,kryesisht të
asaj territoriale administrative,iu
drejtuam me disa pyetje z.Hasan Hoxha,Prof.Asoc.Dr.,njëherësh dhe ishdeputet në
Tiranën Rreth.
1.Po flitet
shumë për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.A mund të komentoni më
shumë rreth tyre?
Po ashtu është.Prej ditësh po përballemi intensivisht me
informacione dhe diskutime për dy reforma:reformën zgjedhore dhe atë
territoriale,të dyja atribut të organeve ligjvënëse,të dyja sapo kanë nisur nga
puna ,ndërsa secila bart rëndësine e saj të vecantë.Potencialisht,të dyja
vlersohen shumë,por jo njëlloj nga pesha; të dyja për nga rëndësia gjenden
përkrah njera tjetrës,por reforma territoriale patjetër vjen e para; të dyja të
lidhura por territorialja,kjo
mbetet përcaktuese që kushtëzon reformën zgjedhore;të dyja bartin probleme,për arsyen e qartë
sepse nuk janë bërë mirë në paraardhësen e tyre.Me vecorinë,ndërsa reforma e
zgjedhjeve,bashkë me kodin përkatës,vazhdon të prodhojë shqetësime nga njera
palë zgjedhjesh në tjetrën,reforma territorial,bashkë me atë
administrative,sipas meje,është kthyer në një lloj shqetësimi,i cili sa vjen e
shtohet,sidomos në dhjetë vitet e fundit,dhe më shumë e më konkretisht në këto
4-5 vitet e fundit.
Në një këndvështrim më të gjerë,në njerën apo tjetrën
trajtë,prej këtyre dy reformave Shqipëria ka vuajtur e vazhdon të vuajë.Në këto
35 vite reforma zgjedhore edhe pse ka patur ndryshime permanente,edhe pse kodi
zgjedhor që e ka shoqëruar atë është ripunuar në cdo 4 vjet,ajo asnjëherë nuk
është futur në hullinë e stabilitetit juridik e institucional.Ndërsa,reforma
tjetër,territorialja pra,po ndryshon edhe ajo për të tretën herë.Ndryshimi i
parë i kësaj të dytës u krye në vitin 1992,duke vulosur kështu
jetësimin në më shumë se 20 vite, ndërsa ndryshimi tjetër i ndarjes territorial
administrative,ky i tanishmi,po ndodh vetëm dhjetë vite larg nga reforma
e kryer në vitin 2015.Ndonëse,sipas shumë vëzhguesve,përfshirë dhe
mua,ndryshimi lipsej të bëhej më shpejt,pa kaluar kaq vite,të paktën jo më
shumë se dy mandate zgjedhjesh.
2.Me
problematikën e akumuluar në këto dy fusha,me këtë spjegohet aktualisht
vëmendja e shtuar e Kuvendit?
Besoj se po.Sepse,këto dy këto fusha realisht barttin
probleme,shumica të trashëguara,për arsyen e qartë sepse nuk janë bërë mirë në
paraardhësen e tyre.Vetëm se me mirëkuptimin tuaj,do ta anashkaloj qëndrimin
ndaj reformës zgjedhore.E para,se sipas meje,ajo është derivat i reformës
territorial,dhe së dyti,në këto 35 vite vështirë të gej një rast kur ajo mund
të jetë bërë mirë.Ndërsa,arsyen më vete të anashkalimit të reformës
zgjedhore,po e justifikoj me idenë se ndoshta mund ti kthehemi trajtimit të saj
në një tjetër moment,për ti lënë këtu hapsirën e duhur reformës territoriale...
Dakord.Vazhdojmë me reformën territorial-administrative..
Faleminderit për mirëkuptimin:Atëherë,nënvizojmë se
reforma territorial administrative,edhe pse përherë ka patur edhe ajo
probleme,në këndvështrimin tim,vitet e fundit ajo është shoqëruar me boshllëqe
dhe ka prodhuar edhe disa shqetësime.Sepse,reforma e vitit 2015 nuk u bë e
studiuar mirë,nuk u mbështet as në traditën e vendbanimeve,as në përvojën më të
qëndrueshme ekonomike dhe sociale të këtyre organizimeve në 100 vitet e shtetit
tonë të pavarur.Nuk u konsideruan ndërkohë,me përgjegjshmërinë që duhej as disa
rrethana të krijuara nga faktorë të ndryshëm në dy dekadat e para të
pluralizmit politik,nuk u llogaritën as disa efekte negative që mund të sillte
zbatimi ardhshëm i saj.
I gjithë ky deficit ,me arsyen kryesore të
spjegueshme..Sepse,protagonistët e kësaj reforme,PS-ja dhe PD-ja,apo
ndryshe,mazhoranca dhe opozita,luajtën jo mirë,për të mos thënë të
kundërtën.Kështu PD-ja dhe opozita parlamentare,për qëllimet e tyre
politike,braktisën komisionin përkatës,bashkë me seancën plenare,ndërsa
mazhoranca me fushën bosh,luajti për interesat e saj politike.Bëri një
organizim territorial ,që e ktheu po vetë në ligj,sa të cuditshmëm në aspektin
territorial,aq dhe të paspjegueshëm,madje dhe absurd në pikëpamjen e vartësisë
administrative.Dhe,këtu absurdja nuk është vështirë të dallohet,sidomos kur
vështrohen disa kapërcime të cuditshme të hartës që përfaqëson njeri apo tjetri
territor.Ndërsa,në kahjen tjetër,atë të organizimit administrativ,për herë të
parë,u afishua varianti i Njësisë Administrative,formë organizimi e ndërtuar
jashtë vullnetit të zgjedhësve dhe i kontrolluar nga lart...
3.Në
këndvështrimin tuaj, mund të
thoni disa efekte jo të dëshirueshme që shoqëruan zbatimin e reformës
paraardhëse?
Në vitin 2015 mori udhën e implementimit ky ligj( i
ndarjes tërritorialo-administrative),sikur ky të ishte thjesht një
eksperiment.U veprua mbase me idenë: të provojmë zbatimin e këtij ligji me
idenë për product të mirë.Por,rrëshqitja,me disa tregues përmbledhës
sinjifikativë,u provua shpejt dhe vazhdon përditshëm të shfaqet.Këtë,më në fund,(
duke u ulur rishtas për reformën),e pranoi dhe mazhoranca
qeverisëse,protagonisjta e hartimit dhe miratimit të kësaj gjëje.Vecse,duke
qëndruar këtu,pyetjes tuaj do ti përgjigjem në dy plane:në planin e
përgjithshëm,dhe atë konkret duke sjellë rastin e Bashkisë së Tiranës.
Në planin e përgjithshëm duhet të themi:ligji që
shpalli dhjetë vite më parë reformën teritoriale dhe atë administrative
vërtetoi se ishte më pak funksionali se ai i mëparshmi ,qartazi një ligj që jo
vetëm nuk mori benefitet e shpresuara,por në disa drejtime bëri hapa
mbrapa.Cfar produkti konkret solli reforma territoriale dhe organizimi
administrativ i 10 viteve më parë?.Krahasuar,qoftë
me reformën e vitit 1992,pushteti lokal rezultoi më pak funksional,për tërësinë
e shërbimeve dhe kryerjen e investimeve,e matur kjo fushë me disa tregues të
adresuar dhe specifikë në shumë Njësi Administrative të vendit.Kështu,më pak e
leverdisshëme rezultoi ajo në anën ekonomike dhe financiare,më pak e pavarur u
vërtetua vetëqeverisja lokale,më pak funksionale dhe me rënie të ndjeshme
të demokracisë së drejtëpërdrejtë u shfaq vetë reforma,qoftë edhe për shkak të
azhustimit mekanik të drejtimit të Njësive Administrative,që me drejtuesit e
emëruar dhe procesin zinxhir,të gjitha këto janë kthyer me ngjyrën e partisë së
cilës i përket kryetari i bashkisë.Në këndvështrimin si ky,ajo që shihet qartë
është largimi nga parimet e vetëqeverisjes apo llogaridhënies të të
zgjedhurve,kur i zgjedhur nuk gjendet qoftë dhe një person i
vetëm,përshembull,as në tre ishkomuna,që të marra së bashku,numrojnë rreth
15-20 mijë banorë
Për të konkretizuar produktin jo efektiv të reformës
territoriale të vitit 2015 mendoj se do të mjaftonte një vështrim për
Tiranën,ku në të njejtën linjë gjenden dhe mjaft bashki të tjera të mëdha
të vendit..Në Bashkinë e Tiranës,përshembull,e cila ka rreth një million
banorë,me qytetin e zmadhuar dhe me 14 Njësi Administrative në përbërje të
saj(para vitit 2015 ishin 11 Njësi Bashkiake dhe 14 ish komuna),zgjedhjet
vendore zhvillohen vetëm pë të zgjedhur një person,vetëm kryetarin e
saj.Ndërsa,dhe një këshill bashkiak me rreth 60 antarë që,në të vërtetë,në të
gjitha zgjedhjet rezultojnë pothuajse pa asnjë lidhje funksionale me
Njësitë Administrative.Jo vetëm pse pothuase asnjeri prej këshilltarëve nuk
banon në territoret e tyre,por kur gjenden në rolin e të deleguarit prej
qendrës së bashkisë,kontaktet e shumë prej tyre me zgjedhësit mungojnë.
Për të përmbledhur cka është Bashkia e Tiranës,vec qytetit
të stërzmadhuar bashkë me territoret rurale,mjafton të themi se hapsira e
administrimit të saj nga Vrapi e Shëngjergji,nga thellësitë e ZallBastarit e të
ZallHerrit,nga fshatrat fundore të Pezës e të Ndroqit,etj,pra,në të gjithë
rastet e ish komunave,mesatarja e largësisë së tyre nga qendra e bashkisë shkon
në dhjetra km.Në rrethana të tilla,si dhe me faktorë të tjerë që
ndërhyjnë,interesi për punë e shërbime i Kryetarit të zgjedhur përqëndrohet
kryesisht brenda qytetit ku është shumica e zgjedhësve,ndërsa për zonat
rurale,sidomos për ato të periferisë,investimet nuk kanë vëmendje si më
parë,ndërsa shërbimet kanë bërë hapa pas.Kështu,në këtë rrafsh,calon shumë
mirëmbajtja e aseteve të ndryshme me të cilët u shërbehet banorëve,ta zemë në
rastin e furnizimit me ujë të pijshëm,nuk tregohet në kohë kujdesi për
mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve rurale,janë jashtë vemendjes ruajtja dhe
menaxhimi i disa shkollave dhe qendrave shëndetësore,të cilat për shkak të
largimit të popullsisë nuk janë në funksion,calon shumë ajo që cilësohet
menaxhimi i hapsirave territoriale sikurse janë pyjet,një pjesë e kullotave
natyrale,lumenjtë,shtretërit e përrenjëve etj,.Ndërsa,shfrytëzimi i tokës së
punueshme dhe zhvillimi i bujqësisë,për të cilët Kryeministri adresoi së
fundmi,kritikën e drejtë për kryetarët e zgjedhur të bashkive,këto përbëjnë një
fushë e cila gjendet përgjithësisht jashtë kujdesit dhe vëmendjes së tyre.
4.Ju cilësuat Njësinë Administrative si një nga arsye të
kësaj rrëshqitjeje...
Për situatën e krijuar,në tërësi jo eficiente,ndonëse ka
dhe të tjera arsye,por kryesoret,sipas meje, lidhen: me shdërrimin e Njësive
Administrative vetëm në zbatuese mekanike të programit të bashkisë prej së cilës
kanë vartësinë;me goditjen që mori,me këtë rast,cënimi i parimit të pavarësisë
në vetqeverisje i pushtetit lokal;me mungesën e prezencës fizike të titullarit
të bashkisë,qoftë dhe vetëm njëherë brenda vitit,në hapësirën
aq të gjerë e të largët të fshatrave në skajet e saj;nga zbehja e konkurencës,e
cila me reformën paraardhëse buronte nga pushteti i zgjedhur i drejtuesve me
ambicje për të përsëritur mandatin;nga humbja totale e kriterit të vlerësimit
përmes votës të zgjedhësve,duke sjellë në emrimin e drejtuesve administrativë
opinionin dhe subjektivizmin e kryetarit të bashkisë; në mungesën e kritereve
dhe subjektivizmin nepotizmin,në disa raste deri në ekstrem, në rekrutimin e
punonjësve të administratës vendore apo dhe atyre të shërbimeve;në humbjen e interesit
për të bërë analiza ekonomike dhe financiare periodike,që përfshijnë edhe
perfomancën e administrimit të Njësisë Admistrative etj.
5.Atëherë,në
kushte të tilla keni mendime konkrete për përmirësime?
Edhe prej analizës së mësipërme,natyrshëm evidencohet
nevoja për ndryshime ligjore në ndarjen e territorit dhe formën e
administrimit local të tij.Ndoshta,edhe këto parashtrime mund të shërbejnë për
të dy palët politike që e përbëjnë komisionin,që të vlerësohet maksimalja e
kuotës në cdo aspect të këtij procesi me shumë rëndësi për vendin.Që të vilet
gjithcka informative,bazuar në studimet e gatshme apo që mund të iniciohen,që
të mund të realizohet një reformë territoriale e plotë,e saktë dhe
funksionale,që ti rezistojë sa më gjatë kohës.Për të vënë në hullinë e
funksionimit dhe të vetëfunksionimit pushtetin vendor,përmes madhësisë së
arsyeshme dhe sa më shpërndarëse në përmasat sasiore të tij,si në
territor,ashtu dhe në numrin e popullsisë,në burimet ekonomike e kështu me
radhë.Për të përcaktuar,në të njejtën kohë, dhe statusin e saktë e të
qëndrueshëm të njësisë bazë të qeverisjes vendore,nga ku merr udhë zhvillimi
ekonomik dhe shoqëror,tërheqja dhe implementimi i
investimeve,kryerja efektive e shërbimeve publike etj.Me synimin e qartë
në finale,që përkrah rritjes së perfomancës,të vijohet edhe për lehtësimin e
shpenzimeve joproduktive,cka do të përmirësohej edhe efektiviteti
në përdorimin e mjeteve ekonomike dhe financiare.
Dhe,në vazhdën e këtij arsyetimi,ja vlen që Komisioni të
shkëputet nga organizmi i sotëm,vetëm me 61 bashki e asgjë më shumë. Mund dhe të
mbahen bashkitë në numrin që janë,mund ato dhe të shtohen edhe me disa të
tilla,sic mendojnë njohës të ndryshëm të kësaj fushe.Por,gjithnjë,të shoqëruar
me hapin tjetër:anullimin e organizimit të sotëm me Njësi Administrative
e me drejtues të emruar në krye të tyre,për ta kthyer kështu pushtetin lokal në
të pavarur dhe me hapsirë më të gjerë vetveprimi.Pse jo,për tu rikthyer te komunat,me drejtues dhe
organe të zgjedhura, sigurisht të zmadhuara e shumë më të pakta në numër se
para vitit 2015 .Përshembull,14
ish komunat e zonës rurale,që sot i janë bashkëngjitur mekanikisht Bashkisë
së Tiranës,mund të kthehen në 3 apo 4 të tilla.Kësisoj,një variant
do të ishte:njera komunë me Njësitë e sotme Administrative Ndroq,Pezë
dhe Vaqarr;e
dyta,me
Baldushkun,Petrelën,Bërzhitën dhe Krrabën;
një komunë tjetër funksionale mund
të bashkonte Njësitë Administrative Dajt,Shëngjergj dhe ZallBastar.Ndërsa,për
zonën urbane të superpopulluar rreth Tiranës,organizimi mund të jetë edhe me ndonjë bashki
tjetër më vete,si është vepruar përshembull,me Kamzën e Paskuqanin.
Me të njejtën llogjikë,sigurisht mbështetur në studime
serioze dhe shumëplanëshe,mund të veprohej edhe në pjesët e tjera të territorit
të vendit.Nga studimi i organizimeve territorial dhe funksioneve administrative
në 100 e ca vite të shtetit tonë të pavarur gjej me vend të përsëris mendimi e
shprehur nga z.Agron Haxhimali në emisionin "Opinion"se,më i
përshtatshëm në organizimin territorial administrativ me të cilin është
familjarizuar prej dhjetra dekadash popullsia
e vendit,sidomos ajo e zonave rurale,është ajo me komuna,bashki dhe rrethe.Ndërsa,për Qarqet dhe Prefekturat ka vend për
të shmangur mbivendosjen...Për
të mbajtur Qarkun me këshillin e zgjedhur,ndërsa Prefektura të identifikohet
vetëm me një titullar dhe një numër i kufizuar këshilltarësh.
6.Në fund të këtij bashkëbisedimi cfarë mund të shtoni
tjetër?
Do të thoja:jemi në një moment për të vënë mirë pikat mbi
"i" në organizimin e ndarjes territoriale dhe në statuset
administrative.Më konkretisht:e
para,këto dy pjesë
të të"njejtit trung që mbajnë emërtimin e rëndësishën
"Reformë",të vendosen në brazdën e tyre sa më të drejtë e të
qëndrueshme, me jetëgjatësi në funksionalitetin,me hapësirë për zbatimin e
parimeve demokratike dhe vetëqeverisjen locale,duke ruajtur,mundësisht,edhe
arkivën në statuset identifikuese të krahinave,të zonave,patjetër dhe të
tërësisë së fshatrave.
Dhe,së
dyti,që ndarja
territoriale,së bashku me statusin organizativ të bazës së pushtetit
local),këto të mos ndikohen nga ligji zgjedhor dhe synimet e reformës
zgjedhore,me angazhimin:"...Të bëhet më e mira për Shqipërinë dhe jo për
interesat e partive politike".Ndaj,e thashë qysh në fillim,po e
theksoj përsëri që më sëpari,të përcaktohet produkti i reformës
territorial,pastaj të konkludohet me reformën e zgjedhjeve,gjithnjë në kuptimin
e zonave zgjedhore.Të cilat,herëpashere,thjesht me llogari arithmetike të
proceseve zgjedhore,kanë deformuar mekanikisht pjesë të ndarjes së
territorit të vendit.Dhe,për hir të së vërtetës,12 qarqet e derisotme me
numër të ndryshëm të bashkive brenda tyre,haptas kanë dëshmuar për pabarazi në
peshën e votës dhe përkthimin e saj në mandate .Nëse,para kësaj gjëje "përsëri
ndjehemi të detyruar",sic po shohim,do
të ishte shumë më mirë të ndryshojë sistemi zgjedhor,për të kaluar ai në
mos mazhoritar me korrektim,në sistemin proporcional kombëtar.