| E premte, 28.11.2025, 06:58 PM |
SOT DITA E NDARJES NGA SËMUNDJA JONË MË E MADHE OTOMANIZMI
Nga
Ben Blushi
Sot
është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar
nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi.
Po
cfarë është otomanizmi?
Otomanizmi
është një një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar.
Otomanizmi
na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport
të shtrembër me kohën.
Otomanët
na bindëm se vonesa nuk është dicka e keqe.
Një
punë që nuk bëhet sot mund të bëhet nesër ose mund të mos bëhet fare.
Vonesa
na u kthye në tipar kombëtar.
Kështu
u vonuam 500 vjet.
Fat
i madh i pasojave drithëruese të otomanizmit në Shqipëri është mungesa e
fotografisë në shekujt 16, 17, 18 dhe 19.
Nëse
do kishte pasur fotografi për të treguar mjerimin e shqiptarëve të asaj kohe
shqiptarët e sotshëm do lebetiteshin.
Atyre
që mbrojnë këtë mizori do u vinte turp, megjithëse mungesa e dëshmive nuk mund
të jetë justifikim për ata që mbrojnë shfarosjen e kombit të tyre.
Në
atë kohë rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura me njerëz të leckosur, të
paushqyer dhe të sëmurë.
Një
e treta e vendit jetonte në kënetë.
Nuk
kishte asnjë shkollë, asnjë spital, asnjë port, tokat nuk bonifikoheshin dhe
këtu nuk kalonte asnjë hekurrudhë.
Shqipëria
ishte një territor i izoluar nga ku merreshin vetëm bagëti dhe ushtarë dhe ku
nuk cohej asgjë vec armëve për të shtypur ata që nuk bindeshin.
Mjetet
që u përdorën nga otomanët ishin dhuna, uria, malarja, vrasjet dhe taksat.
Por
të gjitha tiparet e otomanizmit e klasifikojnë atë si një nga format më të egra
të kolonializmit.
Ata
që nuk e dinë çfarë është otomanizmi duhet të dinë se kjo perandori barbare i
taksonte njerëzit sipas përkatësisë fetare.
Kush
nuk ishte musliman paguante taksë.
Kjo
taksa mbi fenë quhej xhizve.
Shtetet
vendosin taksa mbi pronën, mbi tokën, mbi punën, mbi fitimin dhe mbi tregtinë.
Perandoria
Otomane vendosi dhe një taksë mbi shpirtin, prandaj ajo është më e pashpirt se
të gjithë pushtusit që na kanë rënë mbi shpinë.
Xhizve
ishte një lloj xhezveje ku përvëlohej me ujë të ndenjur ndërgjegja jonë
kombëtare.
Kolonializimet
janë gjithnjë të rënda, të dëmshme dhe shfarosëse megjithatë ka disa lloje
kolonializmi.
Ne
na ra ai më i keqi.
Në
kohën kur spanjollët, portugezët dhe më pas anglezët dhe francezët morën detet
për të pushtuar botën ne që ishim shumë afër tyre patëm fatin më të zi.
Turqit
osmanë, pra otomanët që nuk kishin flota për të shkuar në Amerikë dhe Azi për
të zbuluar Kinën, apo Afrikën iu sulën Ballkanit.
Në
vitin 1492 kur Kristofor Kolombi shkoi në Amerikë, otomanët e pushtuan
plotësisht Shqipërinë pas pothuajse 50 vjet përpjekje dhe rrethim të egër.
Skënderbeu
kishte vdekur në vitin 1468 dhe Shkodra ishte pushtuar në vitin 1479.
Pas
këtyre dy humbjeve nisi një fazë pushtimi brutal dhe fatkeqësia jonë është se
ndryshe nga ajo e shumë popujve të tjerë u kolonizuam nga një popull më i
pacivilizuar se ne.
Në
cdo kuptim të fjalës otomanët e viteve 1400 ishin shumë më të pazhvilluar se
shqiptarët.
Ata
ishin fise të vogla që bënë një shtet duke na pushtuar, ne ishim shtete të
vogla që u kthyem në fis duke u pushtuar.
Është
cinike ta them, por ne patëm më pak fat se indianët e Amerikës, apo shumë popuj
afrikanë që u pushtuan nga popuj më të zhvilluar se ata.
Ne
ramë në një lagështirë morale që na kalbi për 500 vjet.
Prandaj
Otomanizmi nuk ishte një pushtim por ishte një kolonializim.
Kur
otomanët ikën nuk lanë asgjë pas.
Shqipëria
post otomane doli si vendi më i varfër, më i grabitur, më i paditur, më i
sëmurë, më i vogël dhe më i uritur në Evropë.
Asnjë
armik nuk na ka trajtuar më keq se otomanët gjakatarë.
Ata
na zhveshën nga nevoja për të punuar, për të ëndërruar dhe për të jetuar me
drejtësi.
Ata
na ndanë nga trungu dhe na lanë të kalbemi në mocalin e tyre thithës.
Pa
pushtimin otoman historia jonë do ishte më e ndritur dhe sot do ishim një
popull europian më i madh dhe plotësisht i integruar.
Prandaj
përpjekja e Ismail Qemalit që duke kaluar mes baltrave të kohës arriti ta
shpallë Shqipërinë të pavarur në 28 nëntor të vitit 1912 është ndoshta akti më
kurajoz i historisë sonë.
Të
gjitha të këqijat që kemi pësuar dhe po pësojmë ende dhe sot e kanë burimin
atje.
Te
ato 500 vjet errësirë, poshtërim dhe përulje kombëtare.
Otomanizmi
është sëmundja jonë që duhet ta shërojmë deri në fund.
Jam
i bindur se do t’ia dalim.
Do
shërohemi.
Gëzuar
të gjithëve.