| E premte, 28.11.2025, 06:53 PM |

Albert Habazaj, 28.11.2025 tek
Biblioteka në shtëpi, Ujë i Ftohtë, Vlorë, 08.50
PAVARËSIA NA FLAMURËRON ZEMRAT VLORËRISHT
Albert
Habazaj, Vlorë
Çfarë bëri me trimat Ismail Qemali
e di dhe gjyshi, dhe babai, dhe
djali:
që ndezi zjarrin e shtëpisë
shqiptare,
kur dinakët donin ta shuanin
fare.
Por Shkodra, dhe Lezha, dhe Kruja, Kanina,
Prizreni, dhe Shkupi, dhe Ohri,
Janina,
Plaku i Bardhë dhe Luigji
Mendjeqiell,
Baca Is’ e Rasih Dino na mbushën me
diell.
Marigo Posio stafetën e Elena
Gjikës,
e ngriti si kurorë të bukur të
Dritës.
Dhe Qirinjve të Atdheut u falem unë,
larë me diell, qëlluar me furtunë.
Dhe Dibra, dhe Delvina, dhe Hasi,
dhe Hoti,
Dhe labi, dhe malësori kanë frymë
Kastrioti,
Dhe çami, dhe myzeqari, dhe ulqinaku
qëkur
Janë firmë lirie e këngë për Flamur!
Se me centaurët Europa
rrufjane,
Kasandra me Pandorën europiane,
e plakur, e egër, marrëzisht e bukur
na ka dashur, na ka flakur e na ka
ndukur.
U tkurr, u mpak, u mplak e nuk u
gremis Nëna,
u trondit në flakë e nuk iu thye
zemra.
Dhe deti, dhe fusha dhe maja e malit
si balli i bardhë i Ismail Qemalit.
Se s’është Vlora si Meka e
Muhametit,
është anije e bardhë në mes të
rrebeshit;
s’është Vlora as Bethlehem i
Krishtit,
është vatër e mendimit dhe rrufe e
gishtit.
Vlora është Vlorë, me dritë mes
ciklonit,
është djepi ku u përkund palca e
kombit;
është bërthama diellore e Flamurit,
me shqiponjën që fluturon mbi gjakun
e burrit.
Vlora është magje e bukës kombëtare,
Është tharmi i mbrujtur në zemrat
shqiptare.
Është rrënjë e besim dhe
vizion në shikim,
është eshtër e
dinjitetit të kombit tim.
Urata e Plakut, si mirësi e ullirit,
u mbjelltë e shpërtheftë si lulet e
prillit!
O ju zogj të Shqiponjës, po ju flas
sinqerisht:
sot zemrat Pavarësia na Flamurëron
Vlorërisht!
Sheshi i Flamurit, Vlorë.
Vjeshtë e tretë, Njëzet e tetë, 2025