| E enjte, 27.11.2025, 06:53 PM |

Veprimtari mbresëlënëse në promovimin e dy librave të Meri Mezinit
Nga
Albert Z. ZHOLI
Para
disa ditësh Shoqata Labëria "Nderi
i Kombit" dhe Shoqata "Shqipëria e hapur" organizuan promovimin e dy librave të poetes
dhe shkrimtares Meri Mezini "Lotët dhe dashuria në sportelet e
burgut" dhe "Prostituta brenda një vile". Në këtë takim kaq
interesant ishin të pranishëm drejtues
të Shoqatës Labëria si ish-kryetari Prof. Ago Nezha, Sekretari i Përgjithshëm
Kastriot Muço, poetë, shkrimtarë, intelektualë të fushave të ndryshme, miq dhe
dashamirës së librit. Meri Mezini deri në këtë promovim ka botuar 9 libra, dy vëllime poezi, një libër për fëmijë dhe 6 romane njërin të
ribotuar.
Krijimtaria
e Meri Meznit ka një veçori, ku çdo pjezës e krijimtarisë është pjesë e
shpirtit të saj. Një krijimtari ku ku tematika, vargu, figurat letrare,
dialogu, përshkrimi, detajet, mendimi, idetë, kanë një pozicion dhe përjetim
tipik në funksion të problematikës së
shoqërisë shqiptare. Pas këtyre viteve
me penë në dorë, Meri, tashmë është një zë në letërsinë shqipe. Një zë jo
fragmentar, jo pa gjurmë, përkundrazi një krijuese që për mëse 17 vjet shkruan,
krijon, analizon dhe përcjell një lloj fryme proteste ndaj problemeve të
shoqërisë. Me këto libra të shkruara me një ndjesi shpirtërore admiruse,
autorja ka vërtetuar se ka për zemër jo vetëm prozën, të cilën e ka konfirmuar me 6 librat e saj shkruar aq bukur
me histori e ngjarje të vërteta nga jeta, por po kaq për zemër ka dhe
poezinë. Tek krijimtaria e saj unë jam
ndalur gjatë tek libri me poezi "Dua të grris lëkurën time". Ky libër
me poezi vjen si një vegim i ri, me ndjesi të sinqerta ku lë gjurmët artistike
pas librave me prozë "Dashuritë e humbura të një gruaje", "Dhe i
vdekur shpirti flet", "Djali që urrente femrat" dhe libri me të
cilin edhe fitoi çmimin "AMBASSADOR I PAQES", "Dielli brenda
burgut tim".
Në
këtë libër e veçanta e autores është se vargun e mbështet mbi ngjarje reale, të
jetuara, ku ajo është "detyruar" si intelektuale e përgjegjëshme të
hedh në letër ato situata të befasishme, që kanë tronditur botën e saj të
brendshme. Vetë pozicioni dhe profesioni i saj, e kanë bërë atë më të ndjeshme,
më të dhimbshme, më të sakrifikuar dhe më të përgjegjshme mbi problemet sociale
që po kalon shoqëria sot. Për çdo police, një njgarje në burgje duket e
zakonshme, por autorja është peote dhe në çdo ngjarje, shikon të
jashtëzakonshmen, specifiken, atë që e dallon nga përditshmëria në rrugët e jetës. Në këtë tematikë plot jetë ajo qëmton,
zhbiron, kontrollon, kërkon, atë që syri i zakonshëm e quan rutinë, por për
poeten është një tematikë që jo çdo krijues mund ta has, apo ta përcjellë në
vargje. Në poezinë e saj ka dhimbje, pabesi, intriga, mosmirënjohje, dyzim,
situata befasuse, lot, tronditje, habi, gëzim të pjesshëm, dhe segmente
jetësore që çdo krijues i kërkon, por jeta nuk ua ka dhënë këtë mundësi ti
njohin. Në disa poezi problemin e gruas poetja e ka si një udhërrëfyese dhe detyrim shpirtëror për ta
çuar figurën e saj në vendin që i takon në shoqëri. Por një nga poezitë që më
ka bërë përshtypje po e veçoj:
TË KËRKON ZEMRA E MOTRËS
Oh, sa mall më dhemb
shpirti,
shtëpitë bosh nuk ka
njeri.
Prindërit unë i puth në
varre,
vëllezërit vite në Greqi.
Më kap ankthi, portat
mbyllur,
qeni s'leh më në oborr.
Kjo heshtje të vret
shpirtin,
unë kur shkoj, i qaj me
lot.
Kthehu vëlla, në derën
tënde,
të kërkon zemra e
motrës.
Derën kur e gjejë të
kyçur,
më duket si fundi botës.
Mërgimi!
Kjo plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Mërgim do të thotë, lot, brengë,
vuajtje, sakrifica, pagjumësi, punë ditë e natë, dëshpërim, ankth, dhe mall
shumë mall. Çdo shqiptar sot në këtë botë ka një nënë, një baba, një motër, një
vëlla, një xhaxha, një mik, shok në emigracion. Të gjithë ndjejmë një dhembje
për ta, ndjejmë një brengë. Ikën për një jetë më të mirë. Ikën për të gjetur
parajsën. Ikën dhe lanë vatrat bosh, fshatrat pa njerëz, toka pa punuar. Edhe
autorja ka vëllanë në emigracion....Një dhembje e madhe për të. Ikjen e tij e
shikon si shkëputje nga atdheu, nga vendlindja, nga shtëpia e prindërve, nga të
afërmit, nga dashuria e pemës dhe lules. Pa vëllanë shtëpia e prindërve duket
bosh. Jeta në atdhe për autoren është e bukur, por, pa vëllanë çdo gjë i duket
e shkretë. Dhe sot në këtë promovim, autorja vjen dhe me një dhimbje tjetër të
madhe, të largimit në përjetësi të bashkëshortit të saj Ilirjanit. Dhe kjo ditë
shërben dhe si një homazh për të, pasi ai kishte shumë dëshirë të ishte në promovimin
e librave të së shoqes ..Në shenjë nderimi dhe respekti ju ftoj të mbajmë një
minutë heshtje për bashkëshortin e Merit mbështetësin e krijimtarisë së saj
Ilirjanin, stërnipit të
ish-kryebashkiakut të Vlorës
mikut të ismail Qemalit! I paharruar! - Librat e Merit kur i lexon lotët të
rrjedhin vetiu....Kur s'ka lot tek shkruesi, s'ka lot te lexuesi. Kur s'ka
befasi tek shkruesi, s'ka befasi tek lexuesi. (Robert Frost). Znj. Xhoi Jakaj (pedagoge, autore, ish-drejtoreshë
e "Burgut të Grave") mbajti referencën analitike e romanit "Lot
dhe dashuri në sportelet e burgut"
-
Asnjë nuk është aq besnik sa një libër. Librat janë një magji e lëvizshme.-
Thotë Ernest Hamingeay. Në këtë këndvështrim
znj.Enkeleida Z. Fejzo (shkrimtare, gazetare)- bëri prezantimin analitik
të romanit "Lot dhe dashuri në sportelet e burgut"
-
E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën
e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe
qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur. Znj Diana Çuli (shkrimtare,
publiciste, përkthyese) bëri një
vështrim analitik të romanit "Prosituta brenda një vile" . Një aktor
është më së shumti një poet dhe të paktën një argëtues i madh i popullit të
tij". Aktorja e talentuar Raimonda Bulku interpretoi poezie të autores.
-Thjeshtësia e poetit qëndron tek madhështia e fjalës dhe është një virtyt që
nuk gjendet tek çdo njeri por tek
krijuesit e vërtetë. Poeti Agim Xheka bëri një vështrim analitik letrar rreth
botimeve të autores. Mendo para se të
flasësh, lexo para se të mendosh. Dhe këto i mëson vetëm në libra-Hygo .Znj
Kozeta Zavalani (gazetare, shkrimtare, poete) interpretoi poezie të autores.
Prof Ago Nezha vlerësoi punën e autores edhe si pjesë e labërisë duke vënë
theksin për penën e hollë në mbrojtje të të drejtave të grave. Meri në promovim
kishte shumë shokë dhe shoqë...Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e
qetë, kjo është jeta ideale. (Mark Tuain)
Në
fjalën e saj ajo falënderoi me lot në sy
ndihmën e madhe që i kishte dhënë bashkëshorti
gjatë krijimtarisë, falënderoi fëmijët që e kanë ndihmuar si dhe gjithë
shokët miqtë dhe krijeusit që në çdo moent i kanë dhënë kurajë. Pa miq të mirë
nuk bëhej një aktivitet i tillë përfundoi ajo.