Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Gjergji: “Poetja”

| E enjte, 27.11.2025, 05:25 PM |


Mihal Gjergji

"P O E T J A"

Kërkoi t'ia thoja një fjalë

Për vargun që hodhi në letër

Nxitoi, se boja s'ish tharë

T'a kishte mbi krye një skeptër

Në murin e shalëve, tha 'mikja'

Çdokush shkruan fatin e vet...

Poete e bëri karrigia

Dhe shefi që hipën e zbret

Dhe shfaqet pa turp në ekrane

Lexuesin e grish me mërzi

Ç'përmasë i mungon kësaj drame?

Që 'zonja' i thotë-poezi!

Tiranë, Nëntor 2017