| E premte, 21.11.2025, 07:28 PM |
Kush e kërcënon kryeministrin për Belindën?
Nga
Nikoleta Kovaçi
Tue
prit komisionerë zgjerimi e poshtërimi të shqiptarëve dhe Shqipnisë, dukshëm
fytyra e kryeministrit dëshmon se asht në hall! E kushdo që e njeh, e di se
individi Edi Rama nuk ka problem me prit e përcjellë vizitorë, sidomos nga k'ta
të Europës! Prej vitesh ai e ka gjet formën se si me u nda të kënaqun ata, ani
pse në kurriz të shqiptarëve, Shqipnisë e trojeve shqiptare!
Sigurisht
se elektorati që e mbështet, e që nuk janë pak, kalojnë në delir teksa shohin
liderin e tyne që ndonëse i ka ra qeveria tash 12 vjet, me çfarë do lloj
hajduti të ngritin në poste kyçe, nuk dorëzohet, e ndërsa duhej të jipte
dorëheqjen mramë, ata knaqen teksa e shohin që sod pret "njerëz të
rëndësishëm" të BE-së!
Po
kryeministri asht dukshëm i frustuem! I zanë në kurth nga veprat e Belindës,
vepra të iniciueme prej tij, por që Belinda i ka krye me turrin e paskrupullt
tue qenë e preferuemja e tij në qeveri e njëkohësisht edhe garanti i tij,
kryeministri nuk mundet me e flakë kollaj Belindën e vet! E jo vetëm pse ajo
s'ka ditë me vjedh me letra, tue pasë në duar gjithçka, por edhe për faktin se
Belinda nuk asht aty vetëm si e preferuemja e Ramës! Belinda ishte dhe asht aty
si garanci e shumëçkaje dhe e shumëkujt! Këtu nis edhe kurthi i kryeministrit!
Asnjë
lojë juridike nuk e shpëton as individin Belinda Balluku dhe as pozicionet e
larta qeverisëse që ajo ka mbajt gjatë kohës që ka krye veprat penale!
Sigurisht që SPAK nuk asht prokuroria që i duhet këtij vendi e këtij rasti,
pasi edhe ata prej nesh janë, por kur s'kena tjetër, duhet thanë boll që asht
edhe kaq sa asht! Prokurori që ka në duar dosjen e madhe fort të
zëvendëskryeministres asht kërcënue, asht shantazhue, pse jo, gojët e liga
thonë se edhe asht veçue brenda ambienteve të SPAK për goditjen e parakohshme
të zëvendëskryeministres! Me veçim kuptohet lënia mënjanë e tij nga kolegët që
luajnë modelin nëpër media e takime ku ka kamera televizionesh! Po na kena fat:
jo vetëm jena vend i vogël, po edhe nji grusht njerëz, e gjithçka merret vesh
shpejt!
Telefonatat
dhe mesazhet e shumta që ka marrë hetuesi i zëvendëskryeministres dhe Belindës,
pasi ai ka barrën me hetue dy subjekte njëherësh në një, janë dokumentue nga ca
ndërkombëtarë! Mbase jo nga Europa e Marta Kos që del xhiro me shoqen Elisa
Spiropali rrugëve, por nga disa të tjerë, që lehtë nuk harrojnë! Kryeministri e
di tashma! E ka marrë mesazhin, por si kryeministër! Mirëpo duke qenë se na
kena politikë dhe politikanë zuzarë, asnjëherë k'ta nuk janë thjeshtë pozicion
por janë edhe individë! Madje Edi Rama asht modeli ma i qartë i ksaj
mbivendosjeje kur vjen puna te shfrytëzimi i postit dhe pushtetit! Pra individi
Edi Rama, në lojën e Belinda Ballukut ka edhe probleme individuale! Ashtu siç
gojët e liga thanë se u kërcënue prokurori, mund të jetë kërcënue edhe individi
Edi Rama! E këtu gjanat ngatërrohen keqas, për shkak të manipulimit që krejt
aktorët e përfshirë në hetim e pasqyrim hedhin për konsum ditor me titra që
pulsojnë marramendsjëm nëpër ekrane!
Që
individi Edi Rama e ka lëshue Belindën, kjo s'do mend! Kushdo që merr vesh nga
loja e mediave, e kuptonte dje që 'oborrtarët' kishin marrë urdhën me e sulmue
pa u ndalue asnji sekond zëvendëskryeministren. Që Ulsi Manja, i cili u ftue në
takimin kokë me kokë të dy krerëve të qeverisë sonë, nuk ishte aty si ekspert
juridik, pasi ai vështirë din me e lexue nji ligj jo ma me e interpretue e me
gjet hapësirat që i duhen qeverisë me shpëtue prej llumhanes së vet, por ishte
aty si personi që mundet me ba ndonjë telefonatë aty ku duhet dhe i duhet Edi
Ramës, me qëllim që mos të përdoret telefoni i tij!
Por
pse rrezikon kaq shumë kryeministri për individin Belinda Balluku? A mund të
rrezikojë kaq shumë Edi Rama për një person? Jooo! Përveç se në raste kur
dikush përtej tij asht ma i fuqishëm se ai e ligji vetë! E Belinda duket se ka
pas njerëz që nuk e braktisin në mundësinë për flakje që ka Edi Rama! Na jena
vend i vogël e popull i vogël, e të gjitha merren vesh...