Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëllushe Sheme Koltraka: Kryqi Ujor, si Termopilet

| E merkure, 19.11.2025, 06:50 PM |


Kryqi Ujor, si Termopilet

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Në Ferrë të Pashës u mbajtur Itifaku

Kryqi Ujor u mbyt prej gjaku

Na tregon Bajram Hysen Kovaçi

Që provoj tortura e burgime Spaçi.

Tash po ju tregoj një të vërtetë pa hile

Ajo që lufte e pastër civile

Katër batalione me partizanë shqiptarë

Erdhën e bene një masaker të pa parë.

Duke djegur e duke vrarë

Si të ishin serbli kusarë

Me keshilltare të Beogradit

Një lloj si në Masakrën e Tivarit.

Perse duhej sulmuar Kinda?! Perse?!

Kidna vendlindja e të madhit Skënderbe

Kidna që nuk iu nenshtrua Turqisé

Kidna që nuk iu nenshtrua Serbisë

Kidna me mirë pranonte të vdiste

Se sa t'u nenshtrohej sllavo-komunisteve.

Kidna kishte djem azgana

Me mençuri e triméri i rritu nëna

Djem që kishin kryer Internatin e Kastriotit

Rritur nga nënat me pikat e lotit.

Gjuhet e huaja I flisnin kulluar

Kurthin sllavo-komunist e kishin kuptuar.

Ndaj popullin e sqaronin me hollësi

Të pranosh sllavo komunizmin është tradhëti.

Me të lindur dielli krisi pushka

U dha sinjali e nisi lufta

Në këtë lufte ndodhi e tmerrshmja tragjedi

Si kobi më ogurzi në histori.

Penellopi Piro komisarja e parë

Me plumb pas koke u gjet e vrarë

Më tej me plumb pas koke

Hasan Luma, i vdekur, i shtrirë përtoke.

Oh! Me plumb pas koke u gjet Riza Doda

Rritur në kulla të Reçit me tre poda

Tronditje të thellë krijoi kjo pabesi

Kolonel Kovaçi tregonte me loté në sy.

Dhe Ibrahim Shehu vrarë me plumb pas koke

Trim e kish lindur nëna çerrushjote

Me plumb pas koke dhe Muslim Shyri

Komisar që nuk i dridhej syri.

Stefan Luarasi në një rrepirë

Me plumb pas koke u gjet i shtrirë

Mbeshtetur në trungun e një pemë frasheri

Me plumb pas koke u gjet Demir Gashi.

E tmerrshme të vriten shtatë komisarë

I shtati Stefan Luarasi kolonjar

Nuk pati një dorë të ia mbyllte sytë

Kolonjaret të shquar për burrëritë.

Zjarr u nxirrte gryka e dyfekut

Nuk ia shitën. Kolonjën grekut.

Luftuan për mbrojtjen e Çamerisë

Duke ia lartesuar krenarinë Shqipërisë.

Çamëria, plage e hapur në trup të Kombit

Fustanellë gjakosur në brigje të Joint.

Hije e rëndë i ra malit të Korabit.

Siç është e rëndë hija e Kombit

E qetë dukej Kidna atë mengjes

Qetesia prishej kur kendonte ndonje këndes

Por në frengji kullash çelur kishte synë

Çdo kidnak në gushë e në brijë.

Dikush në mbledhjen e shtabit partizan

Tha lufta midis shqiptarëve është haram.

Haramin e denon vetë Zoti

Ky popull është gjak Kastrioti.

Si të sulmohet pa arsye e shkak

Midis shqiptarëve të derdhet gjak?!

Me një zë kundershtuan shtatë komisarë

Si shtatë nota muzikë në kitarë

Si shtatë dite jave në gjak të larë

Si shtatë bjeshket e Grames, i shtate liqenet e Lurës, oazi i zanés..

E shtata, Penellopi Piro, e bukura e dheut

Nuk i bënte zemra të vriste gjakun e Skënderbeut.

Ndaj e vranë me plumb pas koke

Me lot në sy puthi dheun e kësaj toke.

Duke u bëre prove që mbolli djallëzia

Në helm kuçedre të vdes shqiptaria.

Penellopi oj bijë, të vrau lufta civile

E qau me kuje halla ime Xhemile

Erdhe në Kryq Ujor nga ana e anes

O bukuri e rrallë, ia pervelove zemrën nenes.

Penellopi, o simbol i bukurisë shqiptare!

Kush të vrau, të dogji në këto zjarre!

Mua më vrau dora e tradhetisë

Pse kundershtova nënshtrimin ndaj Setbisë.

Që komandonte nga Tirana

Me Miladina e Dushana.

Që mobilzuan agjenta e aktivista

Kjo dorë tradhetie pas shpine të vriska!

Kështu u vrane në Kryq Ujor

Me plumb pas koke nga një dorë

Shtatë komisarë në lule të rinisé

Se kundershtuan planet e Serbisë.

Kryqi Ujor u kthye në Termopile

Ku provoi të zezén luftë civile

Katër batalione u bënë kapicë

Siç bëhet plehu në plevicë.

Mbi njeri tjetrin binin të vrarët

Duke mallkuar me shpirt tradhetaret.

Edhe sot me ushton gjemimi i Luftës

Që jehonte nga krismat e pushkës

Të fresketa I kam tregimet e Bajram Hysen Kovaçit

Kolonelin që e treti burgu i Burrelit dhe Spaçit.

Ai gjithmonë thoshte: Më denoi pabesia

Ndaj si homazh ja kushtoj vargjet e mia.

Si një jete vrapova si Maratonomaku

Per t'iu sjell këtë histori të skuqur prej gjaku.

Historia që ndodhj në Kryqtoren e Mallkuar

Këtë kob të rëndë sot e kam dëgjuar.