| E diele, 16.11.2025, 06:54 PM |

HISTORIANI DHE USHTARAKU MADHOR ZENUN FERO
NGA
MALIQ TORRA
Që
nga pamja, por edhe nga biseda e parë me Zenun Feron, çdokush ndjehet i vogël
përballë këtij Ushtaraku Madhor jo vetëm për nga shtati i tij madhështor, por
sidomos ndjehesh i vogël për nga bagazhi i gjërë i intelektit që zotëron,
"magazinë e vërtetë" dijesh të të gjitha disiplinave që përfshin
hapësira njerëzore si nga ato që përfshin Fusha e Shkencës Ushtarake po aq edhe
nga fusha e gjërë e Artit dhe Letërsisë, por po kaq kopetent dhe autoritar
është edhe në disiplinat shkencore të Historiografisë .
Slabinja
historikisht dhe në vazhdimësi ka qënë pararojë në ngjizjen dhe lindjen e
burrave të zotë, të burrave elitë që kanë dhënë shumë për fshatin , krahinën
dhe Shqipërinë dhe Zenun Fero hyn te kjo elita e djemëve që kanë shkëlqyer . E
themi këtë të vërtetë, sepse e vërteta nuk ka frikë prej së vërtetës , seçse
Zenun Fero i ka bërë emër Slabinjës e prandaj Slabinja e ka etalon mburrjeje
dhe krenarie Zenun Feron .
Ishin
fillimvitet '50 - ë të shek. të kaluar kur djepja përkundej në odën Slabinjare
dhe lidhur në shpargat e dhirta pas "çdo vakt gjumi zgjatej me
pëllëmbë" Zenuni i Ferollarve të sojshëm.
Ditë
pas dite e natë pas nate , kalonin javë , muaj e mote e nëpër këto periudha të
varfëra si për të gjithë të tjerët pa dallim moshe, edhe për Zenun Feron rëndonte
pesha e varfërisë , por ngjizej dashuria për fshatin e tij , për Slabinjën që
ia puthte plloça e boka , vraga e livadhe , hipte nëpër dardha e arra
Mushatrave e nga Raspëndia , Lushta e Sfincka, zajeve të Shkumbinit ku garonte
me bashkëmoshatarëve të tij në not e se cili hipte më lart e më shpejt nëpër
pemë.
Që
në fillimet e para të shkollës, Zenun Fero binte në sy si një fëmijë kurajos
dhe ambicioz po edhe si një tip sedërliu e kjo binte në sy të të gjithë
mësuesve. Vitet kalonin dhe shtati i Zenunit zgjatej e zhvillohej fuqishëm dhe
forcës fizike të djalosht Zenun nuk kishte bir nëne ndër moshatarë e përtej
moshës që t'i delte kush përpara.
Po
të rëndisim në mënyrë kronologjike hapat e Zenun Feros pas mbarimit të Shkollës
8-vjeçare në Slabinjë do të thoshnim se dëshira për të qënë komsndant ushtarak
i ishte ngjizur , lindur dhe rritur bashkë me Zenunin . E themi këtë , sepse që
në lojërat fëminore , Zenuni zgjedhte gjithmonë të ishte komandanti suprem ndër
fëmijët e tjerë të Slabinjës e për këtë mund të themi se qe 'si një parashikim
orakulli" , sepse vazhdimi i studimeve të mëtejëshme "shkoi Ora dhe
dëgjoi" do t'i kishtë në shkollën Ushtarake "Skënderbej" e më
pas në Shkollën e Lartë të Oficerëve Tiranë .
Po
të shkosh biografinë e formimit Ushtarak të Zenun Feros do të të pasqyrohet me
të gjithë madhështinë e tij një begraund i vërtetë i Arsimimit dhe i
prefeksionimit të plotë i këtij Ushtaraku Madhor i Forcave Ushtarake të
Ushtrisë Shqiptare duke kaluar Gradë pas Grade të gjitha shkallët e hierarkisë nga
më e ulta deri më e larta.
Nuk
ka qënë një parakalim formal për Zenun Feron, por një parakalim dinjitoz me një
përgatitje të lartë profesionale në Armën e Ushtrisë që për hir të së vërtetës
Ushtria Shqiptare ka qënë ndër ushtritë më të përgatitura e më të afta të
Ballkanit e më gjërë .
Kur
themi "Ushtarak Madhor" për Oficerin Zenun Fero aspak nuk e teprojmë
, sepse të fitosh Gradën e lartë "KOLONEL" nuk është sikur të fitosh
një lojë shahu nëpër parqet e qytetit , por është një stërpërgatitje prej strategu
ushtarak , sepse duhet të kalosh "nëpër vrimën e gjilpërës" me
stërvitje taktike në terrene mbijetese , por edhe me studime të lodhshme
teorike e kur të kesh arritur deri këtu , atëherë e kupton se sa djersë e mund
ke derdhur dhe se sa kohë e literaturë ke lexuar e shfletuar .
Sigurisht
që Ushtaraku Madhor , Koloneli Zenun Fero do të ndjehet paksa "i
tradhëtuar" kur t'i "zbulojmë sekretet" me të cilat është
"armatosur" gjatë karrierës së Tij të gjatë ushtarake , por nuk mund
të mos ia përmendim disa nga "karizmat" e formimit profesional që e
bëjnë kaq madhështor profilin e tij si ;
*
Pas mbarimit të Shkollës së Lartë të Oficerëve më 1977 në specializimin Armatim
- Municionit shërben Shef Armatimi në Garnizonin e Burrelit.
*
Nga 1984 - 1995 shërben Pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerave , Tiranë .
*
Nga 1995 - 1998 Pedagog në Shkollën e nënoficerave, Tiranë .
*
1998 - 2000 Shef Armatimi në bazë Tiranë.
*
2000 - 2013 Specialist Municioni në Shtabin e Përgjithshëm.
Gjithë
këto funksione të larta në hierarkinë ushtarake që ka mbajtur Ushtaraku Madhor
Zenun Fero mos mendoni se kanë ardhur rastësisht , por janë fituar falë
përgatitjes dhe formimit të gjithanshëm që ka kryer ky Slabinjori - Mokrar i
përkushtuar dhe këto kurorizime në funksione kyçe janë arritur në bazë të
studimeve dhe kualifikimeve pasuniversitare që ka kryer ky Ushtarak i paepur e
i pathyeshëm , ky ushtarak karriere të shkëlqyer e për këto arritje , Ushtaraku
Madhor Zenun Fero është lauruar me çmime mjaft prestigjoze si : "Medalje e
Shërbimit Ushtarak"
"Urdhërin
e Argjëndë Naim Frashëri"
"Medaljen
e Karierës" etj , etj .
Edhe
me kaq sa thamë për Zenun Feron , profili i Tij do të ishte "në majë të
hierarkisë Mokrare" , por prap nuk kemi cikur anën tjetër të medalies për
këtë gjithëpërfshirës Mokrar , sepse po kaq të pasur për mos thënë edhe më
shumë e ka biografinë Zenun Fero në lëmin e shkrimësisë si studiues i
mirëfilltë i historiografisë së trevës së Mokrës sidomos me librat e Tij
studimore si ;
*
"Artileria Shqiptare 1391 - 1945"
*
"Slabinja jonë "
*
"Kosovë - Nato - Shqipëri "
*
"Përballë sfidave "
*
" Pogradeci - Vatër Atdhetare " etj
Po
jo vetëm kaq; Zenun Fero është autor i shumë botimeve si bashkëpunëtor në
organe të ndryshme të shtypit si në gazetën "Ushtria" , në revistën
"Mbrojtja" , shkrime në gazetat kombëtare e ato lokale si
"Mokra", "Gora", etj .
Por
jo , aktiviteti i Zenun Feros , Slabinjorit shumëdimesional "devijon"
edhe në një hulli tjetër e konkretisht e konkretisht si aktivist shoqëror ku Ai
së bashku me të pavdekshmin Haki Balliu, "Atin shpirtëror" të Mokrës,
Flori Slatina, Fari Muco, Pellumb Zade, Ramadan Kllogjri, Sami Leka, Zabit
Cuku, janë ashti dhe shpirti i Shoqatës "Mokra" që nga themelimi i
saj e deri në kohën që flasim duke i dhënë frymarrjen e domosdoshme Mokrës ,
duke e bërë të njohur Nënën tonë të përbashkët në sytë e dashamirësve e më
gjërë .
E
di që kam thënë shumë pak për Zenun Feron , sepse "hambari
intelektual" i Tij në shërbim të Atdheut jo vetëm si Ushtarak deri në
Gradat më të larta, por edhe si krijues i shkrimësisë dokumentaro - historike
sidomos është kaq i madh saqë do të më duhej kohë e pambarimtë për ta mbushur
me "zahiretë e duhura" , por gjithsesi , lexuesit , dashamirësit ,
ata që e njohin po edhe kush të dëshirojë janë të mirëpritur që të evidentojnë
të tjera episode nga universi i paanë që mbart në "biografinë e tij"
Historiani dhe Ushtaraku Madhor Zenun Fero!

