E hene, 17.11.2025, 02:14 AM (GMT)

Faleminderit

Maliq Torra: Historiani dhe ushtaraku madhor Zenun Fero

E diele, 16.11.2025, 06:54 PM


HISTORIANI DHE USHTARAKU MADHOR ZENUN FERO

NGA MALIQ TORRA

Që nga pamja, por edhe nga biseda e parë me Zenun Feron, çdokush ndjehet i vogël përballë këtij Ushtaraku Madhor jo vetëm për nga shtati i tij madhështor, por sidomos ndjehesh i vogël për nga bagazhi i gjërë i intelektit që zotëron, "magazinë e vërtetë" dijesh të të gjitha disiplinave që përfshin hapësira njerëzore si nga ato që përfshin Fusha e Shkencës Ushtarake po aq edhe nga fusha e gjërë e Artit dhe Letërsisë, por po kaq kopetent dhe autoritar është edhe në disiplinat shkencore të Historiografisë .

Slabinja historikisht dhe në vazhdimësi ka qënë pararojë në ngjizjen dhe lindjen e burrave të zotë, të burrave elitë që kanë dhënë shumë për fshatin , krahinën dhe Shqipërinë dhe Zenun Fero hyn te kjo elita e djemëve që kanë shkëlqyer . E themi këtë të vërtetë, sepse e vërteta nuk ka frikë prej së vërtetës , seçse Zenun Fero i ka bërë emër Slabinjës e prandaj Slabinja e ka etalon mburrjeje dhe krenarie Zenun Feron .

Ishin fillimvitet '50 - ë të shek. të kaluar kur djepja përkundej në odën Slabinjare dhe lidhur në shpargat e dhirta pas "çdo vakt gjumi zgjatej me pëllëmbë" Zenuni i Ferollarve të sojshëm.

Ditë pas dite e natë pas nate , kalonin javë , muaj e mote e nëpër këto periudha të varfëra si për të gjithë të tjerët pa dallim moshe, edhe për Zenun Feron rëndonte pesha e varfërisë , por ngjizej dashuria për fshatin e tij , për Slabinjën që ia puthte plloça e boka , vraga e livadhe , hipte nëpër dardha e arra Mushatrave e nga Raspëndia , Lushta e Sfincka, zajeve të Shkumbinit ku garonte me bashkëmoshatarëve të tij në not e se cili hipte më lart e më shpejt nëpër pemë.

Që në fillimet e para të shkollës, Zenun Fero binte në sy si një fëmijë kurajos dhe ambicioz po edhe si një tip sedërliu e kjo binte në sy të të gjithë mësuesve. Vitet kalonin dhe shtati i Zenunit zgjatej e zhvillohej fuqishëm dhe forcës fizike të djalosht Zenun nuk kishte bir nëne ndër moshatarë e përtej moshës që t'i delte kush përpara.

Po të rëndisim në mënyrë kronologjike hapat e Zenun Feros pas mbarimit të Shkollës 8-vjeçare në Slabinjë do të thoshnim se dëshira për të qënë komsndant ushtarak i ishte ngjizur , lindur dhe rritur bashkë me Zenunin . E themi këtë , sepse që në lojërat fëminore , Zenuni zgjedhte gjithmonë të ishte komandanti suprem ndër fëmijët e tjerë të Slabinjës e për këtë mund të themi se qe 'si një parashikim orakulli" , sepse vazhdimi i studimeve të mëtejëshme "shkoi Ora dhe dëgjoi" do t'i kishtë në shkollën Ushtarake "Skënderbej" e më pas në Shkollën e Lartë të Oficerëve Tiranë .

Po të shkosh biografinë e formimit Ushtarak të Zenun Feros do të të pasqyrohet me të gjithë madhështinë e tij një begraund i vërtetë i Arsimimit dhe i prefeksionimit të plotë i këtij Ushtaraku Madhor i Forcave Ushtarake të Ushtrisë Shqiptare duke kaluar Gradë pas Grade të gjitha shkallët e hierarkisë nga më e ulta deri më e larta.

Nuk ka qënë një parakalim formal për Zenun Feron, por një parakalim dinjitoz me një përgatitje të lartë profesionale në Armën e Ushtrisë që për hir të së vërtetës Ushtria Shqiptare ka qënë ndër ushtritë më të përgatitura e më të afta të Ballkanit e më gjërë .

Kur themi "Ushtarak Madhor" për Oficerin Zenun Fero aspak nuk e teprojmë , sepse të fitosh Gradën e lartë "KOLONEL" nuk është sikur të fitosh një lojë shahu nëpër parqet e qytetit , por është një stërpërgatitje prej strategu ushtarak , sepse duhet të kalosh "nëpër vrimën e gjilpërës" me stërvitje taktike në terrene mbijetese , por edhe me studime të lodhshme teorike e kur të kesh arritur deri këtu , atëherë e kupton se sa djersë e mund ke derdhur dhe se sa kohë e literaturë ke lexuar e shfletuar .

Sigurisht që Ushtaraku Madhor , Koloneli Zenun Fero do të ndjehet paksa "i tradhëtuar" kur t'i "zbulojmë sekretet" me të cilat është "armatosur" gjatë karrierës së Tij të gjatë ushtarake , por nuk mund të mos ia përmendim disa nga "karizmat" e formimit profesional që e bëjnë kaq madhështor profilin e tij si ;

* Pas mbarimit të Shkollës së Lartë të Oficerëve më 1977 në specializimin Armatim - Municionit shërben Shef Armatimi në Garnizonin e Burrelit.

* Nga 1984 - 1995 shërben Pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerave , Tiranë .

* Nga 1995 - 1998 Pedagog në Shkollën e nënoficerave, Tiranë .

* 1998 - 2000 Shef Armatimi në bazë Tiranë.

* 2000 - 2013 Specialist Municioni në Shtabin e Përgjithshëm.

Gjithë këto funksione të larta në hierarkinë ushtarake që ka mbajtur Ushtaraku Madhor Zenun Fero mos mendoni se kanë ardhur rastësisht , por janë fituar falë përgatitjes dhe formimit të gjithanshëm që ka kryer ky Slabinjori - Mokrar i përkushtuar dhe këto kurorizime në funksione kyçe janë arritur në bazë të studimeve dhe kualifikimeve pasuniversitare që ka kryer ky Ushtarak i paepur e i pathyeshëm , ky ushtarak karriere të shkëlqyer e për këto arritje , Ushtaraku Madhor Zenun Fero është lauruar me çmime mjaft prestigjoze si : "Medalje e Shërbimit Ushtarak"

"Urdhërin e Argjëndë Naim Frashëri"

"Medaljen e Karierës" etj , etj .

Edhe me kaq sa thamë për Zenun Feron , profili i Tij do të ishte "në majë të hierarkisë Mokrare" , por prap nuk kemi cikur anën tjetër të medalies për këtë gjithëpërfshirës Mokrar , sepse po kaq të pasur për mos thënë edhe më shumë e ka biografinë Zenun Fero në lëmin e shkrimësisë si studiues i mirëfilltë i historiografisë së trevës së Mokrës sidomos me librat e Tij studimore si ;

* "Artileria Shqiptare 1391 - 1945"

* "Slabinja jonë "

* "Kosovë - Nato - Shqipëri "

* "Përballë sfidave "

* " Pogradeci - Vatër Atdhetare " etj

Po jo vetëm kaq; Zenun Fero është autor i shumë botimeve si bashkëpunëtor në organe të ndryshme të shtypit si në gazetën "Ushtria" , në revistën "Mbrojtja" , shkrime në gazetat kombëtare e ato lokale si "Mokra", "Gora", etj .

Por jo , aktiviteti i Zenun Feros , Slabinjorit shumëdimesional "devijon" edhe në një hulli tjetër e konkretisht e konkretisht si aktivist shoqëror ku Ai së bashku me të pavdekshmin Haki Balliu, "Atin shpirtëror" të Mokrës, Flori Slatina, Fari Muco, Pellumb Zade, Ramadan Kllogjri, Sami Leka, Zabit Cuku, janë ashti dhe shpirti i Shoqatës "Mokra" që nga themelimi i saj e deri në kohën që flasim duke i dhënë frymarrjen e domosdoshme Mokrës , duke e bërë të njohur Nënën tonë të përbashkët në sytë e dashamirësve e më gjërë .

E di që kam thënë shumë pak për Zenun Feron , sepse "hambari intelektual" i Tij në shërbim të Atdheut jo vetëm si Ushtarak deri në Gradat më të larta, por edhe si krijues i shkrimësisë dokumentaro - historike sidomos është kaq i madh saqë do të më duhej kohë e pambarimtë për ta mbushur me "zahiretë e duhura" , por gjithsesi , lexuesit , dashamirësit , ata që e njohin po edhe kush të dëshirojë janë të mirëpritur që të evidentojnë të tjera episode nga universi i paanë që mbart në "biografinë e tij" Historiani dhe Ushtaraku Madhor Zenun Fero!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hysen Ibrahimi: Në përkujtim të diplomatit dhe atdhetarit Gani Azemi Prend Buzhala: Rrëfyesi i urtësisë dhe pajtuesi i plagëve Gjon Keka: Madhështia e Gjergj Kastriotit Hysen Ibrahimi: Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare Albert Zholi: Jeta e vrullshme politike e Fatos Nanos Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (4) Lekë Mrijaj: Frano Alkaj – një shkëndijë e humanizmit dhe gjuhës klasike shqiptare Llesh Ndoj: Atë Gjergji nuk ka çmim! Gani Pllana: Kontributi i Prof. Ferdinand Lekës në Terminologjinë Shkencore-Teknike dhe Fjalorët Dygjuhësorë Llesh Ndoj: Pesha e madhe e atdhedashurisë së një Kampioni Bote Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (2) Arben Bitri: Tragjedi në New-York Albert Zholi: Dr. Diamant Lulaj – Kardiologu shqiptar që lartëson emrin e vendit në arenën ndërkombëtare Ilir Çumani: Nënë Tereza – kjo humaniste e ndërgjegjes njerëzore Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (1) Kristinë Oroshi: Liza Llesh Moli – Heroina që mbrojti pragun e shtëpisë Hysen Ibrahimi: Faruk Spahija – Kontributi dhe Sakrifica në Shërbim të Lirisë së Kosovës Hysen Ibrahimi: Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Ramiz Selimi: Smajl Maliqi, veprimtar dhe humanist i palodhur! Lekë Mrijaj: Homazh në nëntëvjetorin e kalimit në amshim të don Gjergj Gjergji-Gashi

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx