Kulturë
Mahir Mustafa: Mësim e studim për të nesërmen!
E diele, 16.11.2025, 06:58 PM
„Discere et studere ad futurum - Me mësue e me studiue për ardhmëri - Mësim e studim për të nesërmen!
Nga
Mahir Mustafa
Discere (nga lat. mësim)
do të thotë veprim për ndryshime e zhvillim. Si proces, mësimi fillon nga
vetëmotivimi i brendshëm për të mësuar diçka të re. Por nxitja për të
mësuar mund të vijë edhe prej ngacmimesh të jashtme, nga kureshtja ose nga
nevoja, prandaj të rriturit (prindërit, edukatorët, mësimdhënësit, mjeshtrit,
profesorët, akademikët etj.) duhet t’u krijojnë fëmijëve/nxënësve/studentëve e
studiuesve situata mësimore e studimore dhe t’i udhëzojnë ata si të mësojnë e
të studiojnë.
Studere (nga lat. studim)
do të thotë veprim me interesim të veçantë për ta kuptuar gjerësisht
e thellësisht një çështje, një temë, një lëndë, ose një fushë studimi me mëtim
ekspertize.
Mësuesit – mësimdhënësit, mjeshtrit e profesorët - ekspertë
të procesit të të mësuarit - duhet t’u ndihmojnë nxënësve e studentëve për ta
njohur procesin e mësimnxënies d.m.th. që ta njohin mënyrën si të mësojnë e të
studiojnë më së miri, sepse çdo individ a personalitet e ndien nevojën për të
mësuar dhe vepron, mëson e studion në mënyrën e vet. Së këtejmi, gjatë të
mësuarit e mësimdhënies duhet pasur kujdes që fëmijëve, nxënësve, studentëve e
studiuesve të mos u jepen mësime, çështje, teza e hipoteza studimi të marra vetëm
nga dija që kemi nga e djeshmja, por kryesisht mësime për të nesërmen - mësime
për jetën, sepse dija dhe mësimet nga e djeshmja do t‘u shërbejnë pak për të
ardhmen protagonistëve të së nesërmes – bijave e bijve të shekullit të
ri.
Ndonëse që nga krijimi i njerëzimit, nuk është
ditur dhe ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë dhe si do të jetë e
ardhmja, të rriturit gjithmonë e kanë pasur dhe e kanë për detyrë që, mbi bazën
e prirjeve të kohëve kur kanë jetuar e jetojnë, ta marrin me mend të ardhmen
dhe të krijojnë vizione për të. Këtë e kanë bërë dhe duhet ta bëjnë vazhdimisht
në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojnë situata mësimore e studimore për
përvojat e dobishme në të ardhmen, si dhe t’i mbështesin ata në përvetësimin e
shkathtësive të domosdoshme dhe kompetencave të nevojshme për t’u përballur me
sfidat e së ardhmes.
Shumica e institucioneve arsimore, veçanërisht ato
për shkallën e tretë, fatkeqësisht jo edhe ato të hapësirës gjuhësore e
kulturore shqiptare, sidomos ato që e kanë kuptuar drejt detyrimin e tyre
institucional, kanë krijuar laboratorë, qendra e punëtori futuriste për mësime
e studime për të ardhmen, që brezat e rinj t’i përgatitin për botën e nesërme.
Për këtë qëllim universitetet zvicerane, veçmas ato politeknike si ETH e EPFL
dhe ai ekonomik e juridik HSG, por edhe disa universitete e institute të tjera,
kanë krijuar një mori laboratorësh e qendrash arsimore e studimore për të
ardhmen. Në tabelën në vijim janë paraqitur disa prej tyre.
Laboratorë* dhe Qendra Arsimore e Studimore Futuriste në Zvicër
|
Emri |
Universiteti / Institucioni |
Fusha kryesore |
Përshkrim i shkurtër (linku) |
|
Living Lab Creative Agility & Futures Literacy |
Zurich University of Applied Sciences (ZHAW) |
Kompetenca për të ardhmen, mësim e studim ndërdisiplinar |
Laborator “real world” për zhvillimin e kompetencave si shkathtësi
krijuese dhe (njohuritë themelore dhe të kuptuarit e përmbajtjeve për të
ardhmen) shkrim-leximi e kuptimi i përmbajtjeve (literacy) për të ardhmen. https://www.zhaw.ch/ |
|
Future Work & Skills Lab |
University of St. Gallen (HSG) |
Tregu i punës, automatizimi, IA- inteligjenca artificiale |
Merret me hulumtimin se si teknologjia dhe IA i ndikojnë dhe i ndryshojnë
profilet e punës dhe shkathtësitë e domosdoshme për kryerjen e tyre. https://www.unisg.ch/ |
|
Future Classroom Lab (HEP Vaud) |
Haute école pédagogique du canton de Vaud |
Teknologji arsimore, klasë me fleksibilitet |
Qendër me laboratorë mësimorë me fleksibilitet analog e digjital me hapësira
të veçanta për trajnimin e mësimdhënësve, mësimnxënësve (nxënësve) dhe
autoriteteve të fushës së arsimit. https://www.hepl.ch/ |
|
Digital Fabrication Lab (FabLab) |
SUPSI – University of Applied Sciences and Arts of Southern Switzerland |
Digjitalizim, prodhim digjital, shkathtësi teknike |
Hapësirë për krijimin e prototipave digjitalë - fablab (Laboratorë, respektivisht punëtori
për krijimin e prototipave digjitalë). Ofron workshop-e dhe bashkëpunim
ndërdisiplinar. https://www.supsi.ch/ |
|
Swiss Global Competence Lab |
Swiss Global Competence Lab |
Kompetenca globale, edukim ndërkombëtar (ndërkulturor) |
Platformë e zhvillimit të kompetencave globale e ndërkulturore dhe të qytetërimit
botëror. https://www.swissglobalcompetencelab.ch/ |
|
LeLa – Learning Lab Higher Education Didactics for Digital Skills |
ETH Zürich, UZH, ZHAW, PHZH, ZHdK (DIZH) |
Didaktikë digjitale. Përsosje profeionale dikatkike për mësimdhënësit |
Bashkëpunim ndëruniversitar për zhvillimin e profileve mësimore risimtare
dhe të kompetencave digjitale të stafit akademik. https://www.lela.ch/ |
|
Digital Media Lab (DML) |
Università della Svizzera italiana (USI) |
Përmbajtje digjitale për zhvillimin e kompetencave mediale |
Laborator për dizajn, prodhim dhe analizë të përmbajtjeve digjitale dhe
mediave ndërvepruese. https://www.usi.ch/ |
|
Learning Lab – Université de Fribourg |
Université de Fribourg |
Eksperimentim digjital arsimor ndërdisiplinar |
Hapësirë për punëtori, metoda inovative mësimore dhe zhvillim të
shkathtësive digjitale e ndërdisiplinare. https://www.unifr.ch/ |
|
Digital Innovation Lab |
Fach-hochschule Nord-westschweiz (FHNW) |
Punë digjitale, inovacion & shkathtësi për të ardhmen |
Mbështet projektet digjitale, dizajnon shërbimet për transformime
digjitale në bashkëpunim me industrinë. https://www.fhnw.ch/ |
|
co.LAB – A Digital Lab for Digital Learning Games |
Université de Genève (UNIGE) |
Lojëra mësimore digjitale |
Laborator për bashkëdizajnim dhe vlerësim të lojërave digjitale mësimore
që u dedikohen nxënësve. https://www.lip-unige.ch/ |
|
Future Computing Laboratory (EFCL) |
ETH Zürich (D-ITET) |
Kompjuteristikë e avancuar për sistemet që do të përdoren në të ardhmen. |
Laborator kërkimor për arkitektura të reja kompjuterike dhe
infrastrukturë për llogaritjen e nevojave në të ardhmen. https://efcl.ethz.ch/ |
|
Smart Living Lab |
EPFL + HEIA-FR + Université de Fribourg |
Planifikimi dhe ndërtimi i mjediseve të banimit (jetës) në të ardhmen. |
Qendra R&D për habitatin e së ardhmes, efikasitet energjetik,
mirëqenie dhe teknologji të integruara për ndërtimin e mjediseve të banimit. https://www.smartlivinglab.ch/ |
|
Digital Futures Lab |
Zurich University of Applied Sciences (ZHAW) |
Transformim digjital, komunitet inovacionesh. |
Community-lab për stafet e institucioneve dhe studentët pjesëmarrës në
projekte inovative në fushën e digjitalizimit. https://www.zhaw.ch/en/focus-topics/zhaw-digital/digital-futures-lab |
|
Future of Work Virtual Reality Lab |
University of Zurich (UZH), Digital Society Initiative |
VR për punë virtuale në të ardhmen. |
Laborator VR që eksploron përdorimin e realitetit virtual për mjediset e
punës në të ardhmen. https://www.dsi.uzh.ch/en/research/projects/archive/dsi-infra-lab/future-of-work-lab.html |
|
Student Project House |
ETH Zürich |
Makerspace- Punëtori inovative studimore. |
Hapësirë me laboratorë – fablab-
mbështetje për studentët për të zhvilluar ide dhe prototipa për të
ardhmen. https://sph.ethz.ch/ |
|
Immersive Arts Space |
Zurich University of the Arts (ZHdK) |
Art & teknologji, XR/VR |
Laborator art-tech për projekte imersive, për realitete të përziera dhe
kërkime ndërdisiplinare midis artit dhe teknologjisë. https://www.zhdk.ch/en/immersive-arts-space-10984 |
|
Immersive Realities Center |
Hochschule Luzern (HSLU) |
VR/AR/XR, ndërveprim digjital |
Qendër kërkimore për realitete imersive, aplikacione XR dhe dizajn ndërveprues.
https://www.hslu.ch/en/lucerne-school-of-information-technology/research/labs/immersive-realities/ |
|
Robotiklabor – Institut für Automation |
FHNW School of Engineering |
Robotikë, cobots, industria 4.0 |
Laborator i pajisur me robotë industrialë dhe bashkëpunues për projekte
të avancuara në bashkëpunim me industrinë. https://www.fhnw.ch/de/die-fhnw/hochschulen/ht/news/robotiklabor-institut-automation-fhnw-eroeffnung |
|
FHNW Robo-Lab |
Fachhochschule Nord-westschweiz (FHNW) |
Socio-robotë (Robotë socialë), digjitalizim |
Iniciativë ndërdisiplinare për përdorimin e robotëve bashkëpunues dhe
socialë në arsim dhe në punë. https://www.fhnw.ch/plattformen/robo-lab/startseite/ |
|
Labor Start-up Kurs (Biotech & Environment) |
ZHAW Life Sciences and Facility Management |
Bioteknologji, laborator aplikativ |
Kurs-laboratorik për zhvillimin e aftësive praktike laboratorike dhe të
projekteve të orientuara drejt sfidave të së ardhmes. https://www.zhaw.ch/de/lsfm/studium/bachelor/biotechnologie/labor-start-up-kurs/ |
|
LernLabor Hochschuldidaktik (LeLa) |
Pädagogische Hochschule Zürich (PHZH) |
Didaktikë arsimore digjitale për zhvillimin e kompetencave për të ardhmen |
Laborator bashkëpunues për zhvillim të mësimdhënies në epokën digjitale
dhe trajnimin e mësuesve. https://phzh.ch/ueber-die-phzh/themen-und-taetigkeiten/projekte/lernlabor-hochschuldidaktik/ |
|
Zukunftslabor – Lernen für morgen |
Pädagogische Hochschule Thurgau (PHTG) |
Teknologji mësimore, mjedise digjitale, kompetenca për të ardhmen |
Laborator për zhvillimin e mjediseve të reja të të nxënit, me fokus në
VR/AR, MakerSpaces dhe inovacion arsimor për të ardhmen. https://www.phtg.ch/lernen-fuer-morgen |
|
Lernzentrum – Heute für morgen handeln |
Pädagogische Hochschule St. Gallen (PHSG) |
Edukim për qëndrueshmëri, zhvillim të qëndrueshëm dhe veprime të
përgjegjshme |
Qendër mësimore për edukim të qëndrueshëm, që e nxit reflektimin,
bashkëpunimin dhe veprimin për një të ardhme të përgjegjshme. https://phsg.ch/heute-fuer-morgen-handeln |
Labor/Laboratorë* nuk nënkupton vetëm hapësirat për eksperimente biokimike, teknike, mjekësore e kërkimore, por edhe hapësirat e përshtatshme për mësime e studime eksperimentale, prodhuese etj. (prodhimin e materialeve didaktike, lojërave mësimore etj.)
Laboratorët dhe qendrat specifike për mësim e
studime për të ardhmen të shkollave të larta pedagogjike, përkatësisht të
universiteteve të edukimit/mësuesisë, si p.sh. të atij të Zürich-ut – PHZH, të Thurgaus në Kruzlingen –
PHTG dhe të St. Gallen-it – PHSG, të rëndësishme për të ardhmen e fushës së
arsimit, do të ilustrohen edhe me ca foto, për të krijuar edhe një përshtypje
rreth qëllimeve të tyre.
Das „Labor - Lernen für morgen“ Collaborative
Learning Lab (collab) - https://phzh.ch/ueber-die-phzh/aktuell/medien-und-publikationen/news-und-medienmitteilungen/2024/november-2024/ph-zuerich-eroeffnet-collaborative-learning-lab/
Laboratori “Mësim për të nesërmen”
- Zukunftslabor – Lernen für morgen! www:phtg.chg
https://www.bildungthurgau.ch/sonderschau_wega2024/


dhe Qendra
“Vepro sot për nesër” - Lerncentrum “Heute für morgen handeln”
Lernarrangement «Heute für morgen handeln» |
Pädagogische Hochschule St.Gallen
Vetvetiu shtrohet pyetja: përse ky prezantim i këtyre
institucioneve?
Sepse këto institucione, si edhe ato të shteteve të tjera
të zhvilluara, veçanërisht ato zvicerane, skandinave e amerikane, mund dhe
duhet të shërbejnë si shembull për institucionet arsimore në përgjithësi dhe në
veçanti për ato të shkallës së tretë në hapësirën gjuhësore e kulturore
shqiptare.
Përveç të tjerash, këto institucione mund dhe duhet të
shërbejnë si shembull edhe për faktin se, për dallim nga institucionet arsimore
shqiptare, veçanërisht ato të shkallës së tretë, të cilat edhe sot e kësaj dite
shërbehen me programe studimore të shekullit të shkuar, i kanë konceptuar dhe
miratuar programet studimore për shekullin XXI që në dekadat e fundit të
shekullit të kaluar dhe i kanë zhvilluar vazhdimisht, duke i ngritur në nivel të
duhur për sa i përket cilësisë dhe nevojave të gjeneratave të reja.
Sepse ato i kanë harmonizuar me kohë qëllimet e tyre
mësimore e studimore me standardet e paracaktuara kombëtare.
Sepse ato janë standardizuar e konsoliduar në përputhje
me marrëveshjen ndërkombëtare të Bolonjës.
Sepse ato e kanë realizuar reformimin e tyre në përputhje
me nevojat e sotme dhe ato të së ardhmes.
Si shembull për shkaqet dhe arsyet e lartpërmendura, le
të shërbejnë komponentët reformues në sistemin arsimor zviceran.
Reformat
Arsimore në Zvicër – Komponentët kryesorë
Sistemi arsimor
zviceran është i njohur për cilësinë e tij të lartë, për fleksibilitetin dhe
ndërlidhjen e ngushtë me tregun e punës. Gjatë dekadave të fundit Zvicra ka
ndërmarrë një sërë reformash për ta përshtatur sistemin arsimor me zhvillimet
shoqërore, teknologjike dhe ekonomike. Këto reforma e kanë pasur dhe vazhdojnë
ta kenë për qëllim forcimin e arsimimit profesional, përmirësimin e cilësisë së
institucioneve, nxitjen për të mësuar e studiuar gjatë gjithë jetës dhe
digjitalizimin në të gjitha nivelet e fushës së arsimit. Më poshtë paraqiten 10
komponentët kryesorë të këtyre reformave në nivel kombëtar.
|
Komponenti i reformës |
Përshkrim kombëtar (Zvicër) |
|
1. Arsimi profesional dual – Teori e praktikë (dual?VET) |
Përcaktimi dual (dysor), respektivisht arsimimi i ndërlidhur teorik e
praktik është ndër shtyllat kryesore të sistemit arsimor zviceran. Fjala
është për ndërlidhjen e mësimit teorik në shkollë me praktikën në sipërmarrje
(kompani). Ligji VET i vitit 2002 e përcakton kurrikulën, standardet e
aftësive dhe përgjegjësitë e tri vendeve të mësimit (shkollë, kompani dhe
institut trajnimi për përsosje profesionale). |
|
2. Fleksibiliteti dhe rrugëkalimet nga njëra formë arsimore te tjetra. |
Reforma i ka shtuar mundësitë për të kaluar nga formimi profesional në
arsimin universitar dhe anasjelltas. Janë krijuar struktura të përbashkëta
dhe kurrikula të integruara për t’i lehtësuar këto kalime. |
|
3. Digjitalizimi dhe infrastrukturat digjitale në fushën e arsimit |
Zvicra ka nisur reformën kombëtare 2025–2028 për të ndërtuar një
‘hapësirë digjitale gjithëkombëtare për arsim’. Kjo përfshin identitetet
digjitale, platformat online dhe aftësitë digjitale në kurrikulë. |
|
4. Mësimi gjatë gjithë jetës (Lifelong?Learning) dhe barazia në
qasje. |
Reformat përfshijnë programe për arsimimin e të rriturve dhe zhvillimin e
aftësive gjatë gjithë jetës. Fokus i veçantë vihet në përfshirjen e të gjithë
qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre socio-ekonomike. |
|
5. Cilësia dhe akreditimi institucional |
Janë krijuar mekanizma të rinj për vlerësimin dhe akreditimin e
institucioneve arsimore. Këto struktura garantojnë standarde të njëjta dhe
transparencë në nivel kombëtar. |
|
6. Përputhshmëria me tregun e punës dhe inovacionin. |
Reforma forcon bashkëpunimin midis institucioneve arsimore dhe sektorit
privat për të siguruar përputhshmërinë e përmbajtjeve arsimore me kërkesat e
tregut të punës. |
|
7. Koordinimi federal dhe ndërkantonal |
Arsimi në Zvicër është kompetencë kantonale, por reformat e kanë forcuar
bashkëpunimin nëpërmjet strukturave si Konferenca Zvicerane e Ministrave
Kantonalë të Arsimit (EDK) për standarde të përbashkëta. |
|
8. Modernizimi i metodave të mësimdhënies |
Zhvillimi i metodave bashkëkohore, si mësimi i bazuar në projekte (PBL),
mësimi bashkëpunues dhe integrimi i teknologjisë në klasë, është pjesë e
strategjive reformuese. |
|
9. Ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti akademik |
Reformat mbështesin mobilitetin e studentëve dhe mësimdhënësve, si dhe
pjesëmarrjen në programe evropiane e ndërkombëtare për shkëmbime dhe
bashkëpunime arsimore. |
|
10. Përfshirja sociale dhe diversiteti kulturor |
Një komponent i rëndësishëm i reformave është mbështetja për grupet e
margjinalizuara dhe integrimi i tyre në sistemin arsimor nëpërmjet programeve
gjithëpërfshirëse dhe ndërkulturore. |
Siç kuptohet nga komponentët e përshkruar, reformat arsimore në Zvicër
reflektojnë një qasje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin e
vazhdueshëm të fushës së arsimit. Duke u bazuar në bashkëpunimin e ndërsjellë midis
autoriteteve federale dhe kantonale dhe duke e spikatur rëndësinë e
kompetencave për të ardhmen, përfshirjen sociale dhe digjitalizimit, si elemente
thelbësore për përgatitjen e qytetarëve të së nesërmes për sfidat e shekullit
XXI, ato përfaqësojnë vizionin zviceran për arsimimin në të ardhmen.
Një shembull të mirë të një përvoje praktike (besat
practices) paraqet Reforma Arsimore në Kantonin e St. Gallenit.
Reforma
Arsimore në Kantonin St.?Gallen – Shembulli i një përvoje të
mirë
Reforma
arsimore në Zvicër është ndërtuar mbi një sistem të decentralizuar dhe bashkëpunues
midis kantoneve, institucioneve të arsimit dhe aktorëve politikë, hulumtues,
ekonomikë e industrialë. Kantonet, si p.sh. St.?Gallen, kanë një rol qendror në
zbatimin e politikave arsimore që e promovojnë integrimin midis formimit
profesional dhe akademik, që e nxisin zhvillimin e kompetencave digjitale dhe
që e zhvillojnë një kulturë të mësimit gjatë gjithë jetës (lifelong learning).
St.?Gallen është një nga kantonet pioniere në ndërlidhjen e ngushtë midis
arsimit, tregut të punës dhe inovacionit. Iniciativa si IT-Bildungsoffensive
(IT- ofensiva arsimore), Future?Work?&?Skills?Lab apo qendrat si IWP,?HSG dhe PHSG e
shprehin qartë përkushtimin e kantonit në ndërtimin e një sistemi arsimor të
qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Tabela në vijim paraqet shembuj konkretë të komponentëve të reformës, të cilët
i reflektojnë trendet kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e arsimit në
Zvicër.
|
Komponenti i reformës |
Shembull konkret në St.?Gallen |
Përshkrim i shkurtër (linku) |
|
Arsimi profesional dual (dual?VET) |
Praktikat profesionale pas arsimit të detyrueshëm |
74?% e të rinjve që
e përfundojnë arsimin e detyrueshëm vazhdojnë në Kt. St. Gallen me mësimin
teorik dhe praktik — pjesë e modelit zviceran të arsimit dual. |
|
Fleksibiliteti dhe rrugët e kalimit midis formave të arsimit |
Bashkëpunimi i Universitetit të St.?Gallen (HSG) në panairin?OBA |
Universiteti ofron një stendë në ekspozitën?OBA, duke promovuar programe që lidhin formimin profesional me rrugët akademike. https://www.unisg.ch/ |
|
Digjitalizimi dhe infrastruktura digjitale |
Iniciativa? IT?Bildungs-offensive?Kanton?St.?Gallen |
Program gjithëkantonal që i mbulon të gjitha nivelet e arsimit, për të zhvilluar kompetenca digjitale dhe infrastrukturë moderne. https://fundraiso.ch/ |
|
Arsimi i të rriturve?&?mësim gjatë gjithë jetës |
Strategjia? 'Lifelong?Learning'?2025–2028 |
Pjesë e reformës federale që synon zhvillimin e aftësive digjitale dhe të mundësive për arsimim të vazhdueshëm. https://studyinswitzerland.plus |
|
Standarde cilësore, akreditim, vlerësim |
Institut?für?Wirtschaftspädagogik?(IWP?HSG) |
Institucionet profesionale bashkëpunojnë me IWP, HSG për përmirësimin e menaxhimit, kurrikulës dhe standardeve të
cilësisë. https://iwp.unisg.ch/m |
|
Përputhshmëria me tregun e punës dhe inovacioni |
Future?Work?&?Skills?Lab?–?HSG |
Laborator që hulumton ndikimin e automatizimit dhe inteligjencës artificiale në profesionet e ardhshme. https://unisg.ch/ |
|
Bashkëpunimi ndërkantonal dhe koordinimi federal |
Reforma digjitale?2025–2028 |
Kantoni i?St.?Gallen merr pjesë në
zhvillimin e hapësirës digjitale kombëtare zvicerane për bashkërendim ndërkantonal. |
|
Metodat mësimore moderne me fokus tek aftësitë?(skills) |
IWP?HSG?–?kurse për mësues të arsimit
profesional |
Programet e?IWP?HSG zhvillojnë metoda si? problem-based?learning (mësimi problemor), bashkëpunim dhe reflektim praktik. https://iwp.unisg.ch/ |
|
Ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti |
Panairi?OBA?dhe rrjetet ndërkombëtare |
Ekspozita?OBA promovon
mobilitetin, mundësitë ndërkombëtare dhe rrjetëzimin me
partnerë europianë. https://europawire.eu/ |
|
Fokus në gjuhët, diversitetin dhe përfshirjen sociale |
Projekti?GÜRB?–?PHSG |
Projekti?'Enabling?risk?groups?to?successfully ?transition?into?vocational?training'?mbështet të rinjtë me rrezik në përfshirjen sociale dhe formimin profesional. https://phsg.ch/ |
Reforma
arsimore në Kantonin?St.?Gallen tregon
se transformimi i arsimit është i suksesshëm vetëm kur ndërthuret bashkëpunimi
midis politikës, shkencës dhe praktikës. Shkollat pedagogjike si?PHSG,?PHZH?dhe?PHTG luajnë një
rol të rëndësishëm në formimin e mësuesve me kompetenca për të ardhmen?—?duke integruar
mësimin digjital, edukimin për qëndrueshmëri dhe qasjet e reja didaktike që u
përgjigjen ndryshimeve sociale dhe teknologjike. Këto qasje përfaqësojnë
vizionin zviceran për arsimin e së ardhmes të orientuar drejt zhvillimit të
potencialit njerëzor për një botë me ndryshime të shpejta.
Pse mund dhe duhet të shërbejnë këto reforma si
shembull për hapësirën gjuhësore e kulturore shqiptare?
Përveç aspekteve të përmendura më lart, reformat dhe
zhvillimet në fushën e arsimit, teknologjisë dhe zhvillimit duhet të shërbejnë
si shembull për institucionet arsimore shqiptare, sepse:
-gjendja në fushën e arsimit dhe zhvillimit në shtetet e
hapësirës gjuhësore dhe kulturore shqiptare është jo e kënaqshme për shkak të
sjelljes së papërgjegjshme dhe indiferente të aktorëve në fushën e arsimit ndaj
situatës ku ndodhen, në krahasim me ato të shteteve të zhvilluara – të cilat,
përkundër rezultateve të mira, shpeshherë tregohen të pakënaqura me arritjet e
tyre;
-dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe një e
katërta e shekullit XXI nuk u shfrytëzuan nga institucionet arsimore të
shkallës së tretë për reforma vërtet transformuese, por për gjoja reforma që,
si të tilla, ia kanë humbur edhe domethënien fjalës “reformë”;
-Instuticionet arsimore, veçanërisht ato të shkallës së
tretë duhet të heqin urgjentisht dorë nga funsksionimi i tyre si ndërmarrje
prodhuese të letrave pa vlerë dhe trajtimin e studentëve si klientelë.
-Organet menaxhuese të institucioneve terciare
shqiptare, me rektorët, prorektorët, dekanët, prodekanët, përgjegjësit e
programeve studimore dhe stafi i tyre me profesorët ordinarë (disa, ndoshta
shumica 30 e 35 vjeçar), të rregullt, docentë, asistentë e domostrues – ca nga ata,
ose goxha shumë nga ta, ordinerë të legjitimuar - duhet përfundimisht ta kuptojnë se çdo veprim
i tyre joparimor, i jashtligjshëm – keqpërdorues, manipulues, denigrues - në
kundërshtim me etikën dhe kodeksin profesional, sado që në kohën kur është
ndërmarrë, është dukur e duket levërdisës e fitmiprurës, në fakt ka qenë dhe do
të jetë gjtihmonë në dëm të të nesërmes, i dëmshëm me përmasa të
paparashikueshme për gjeneratat e ardhme, të cilave për teke e interesa meskine,
individuale e klanore, po ju vritet ashiqare ardhmëria.
-ministritë e arsimit, shkencës dhe teknologjisë,
universitetet, shkollat e larta, shkollat e mesme dhe shkollat e detyrueshme
duhet ta kuptojnë përfundimisht se fëmijët, nxënësit dhe studentët shqiptarë
nuk janë më pak inteligjentë sesa të tjerët që të renditen në fund të listave
të testimeve të PISA-s, dhe të rangimeve të universiteteve. Po të ishte ashtu,
nuk do të ishin bijat dhe bijtë tanë të këtij shekulli, si Mira Murati, Dritan
Berzati, Driton Komoni e shumë Mira e Dritana të tjerë, prijës në fushat shkencore
dhe zhvillimore;
-institucionet arsimore të shkallës së tretë, në krye me ministritë
e arsimit, të shkencës, të teknologjisë dhe të zhvillimit, duhet t’i hapin sytë
e veshët dhe ta thërrasin ndërgjegjen për aktivizimin e trurit intelektual
shqiptar të shpërndarë kudo nëpër botë, që ai të vihet në shërbim të brezave të
rinj. Gati se nuk ka institucion kërkimor-hulumtues, universitet a shkollë të
lartë në Zvicër ku nuk gjen të përfshirë intelektualë shqiptarë, të cilët – po
ta kishin mundësinë – do të angazhoheshin në proceset reformuese në të gjitha
nivelet e arsimit. Nuk gjen shkollë fillore, të mesme, të lartë ose universitet
pa mësuese e profesorë shqiptarë, të cilët përvojat e tyre do t’i bartnin me shumë
dëshirë në vendet prej nga vijnë;
-institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e
kulturore shqiptare nuk duhet ta harrojnë faktin se edhe ato pak ndryshime në
fushën e arsimit dhe zhvillimit në hapësirën gjuhësore e kulturore shqiptare
kanë rezultuar falë angazhimit të herëpashershëm të potencialit të diasporës.
Prandaj ato nuk duhet të rrotullohen më në labirinte marramendjeje, gjoja se
bëjnë përpjekje për ndryshime, por të tregohen të hapura dhe të gatshme që
bashkë me potencialin e diasporës ta reformojnë sistemin arsimor për të mirën e
atyre që i duam më shumë. Popujt e tjerë do të ishin shumë të lumtur e të
privilegjuar sikur të kishin një Mira Murati, Driton Berzati, Omer Xhemaili,
Driton Komoni e shumë të tjerë – gjenitë që lindin një, dy a tre në 100 vjet –
e që sot drejtojnë projektet më prestigjioze botërore;
-Shtetet e tjera do të bënin çmos, siç edhe po ndodh, që
këta dhe të tjerë si ata t’i angazhonin në institucionet e tyre. Po të kishin
potencialin që ka sot diaspora shqiptare në Zvicër, nuk do të kishte klasë a
shkollë të tyre që nuk do të ishte e miqësuar/binjakëzuar me një klasë ose
shkollë të një mësimdhënëseje a mësimdhënësi shqiptar në Zvicër. Shumica e
familjeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë tashmë një mbesë,
një nip a një kushëri mësuese a mësues diku në diasporë. Po ashtu shumica e
kanë së paku një tjetër mbesë ose nip, kushërirë a kushëri, shok, mik apo
mikeshë, docente a docent, profesoreshë a profesor, studiues e udhëheqës
institucionesh në shkollat e larta profesionale, në universitete, nëpër
projekte dhe qendra hulumtimi. Sikur institucionet arsimore shqiptare të të
gjitha niveleve të ishin treguar të gatshme për ndryshime, rezultatet nuk do të mungonin në bashkëpunim me potencialet
shqiptare në Zvicër dhe në vendet e tjera të diasporës;
-Ministritë e arsimit, shkencës e teknologjisë dhe
institucionet e shkallës së tretë do të duhej ta ndiqnin shembullin e
Federatave të Futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat – për të qenë të
suksesshme ndërkombëtarisht – i kanë identifikuar, zbuluar, përzgjedhur dhe
angazhuar në përfaqësueset e veta kombëtare lojtarët më të mirë me prejardhje
shqiptare, pavarësisht se ata janë rritur në Zvicër a në vende të tjera, dhe ua
kanë mundësuar që ata varësisht nga statuset e tyre të kontribuojnë për
përfaqësueset e tyre të zemrës. Institucionet arsimore shqiptare, në vend se ta
ndiqnin këtë shembull, për fat të keq janë mbyllur në vetvete (listat e gjata
të gjoja bashkëpunimeve ndërkombëtare, në mesin e të cilave asnjë institucion,
universitet a qendër zvicerane, ose universitete, institucione e qendra
kërkimore prestigjioze botërore, vetëm sa e tregojnë vetëmanipulimin), të
frikësuara nga ndryshimet dhe përparimet dhe duke i mbyllur dyert e
bashkëpunimit. Të frikësuara nga kuptimi i plotë i bashkëpunimit – që nënkupton
marrje e dhënie – d.m.th. nga frika dhe fakti se nuk kanë çka të japin në
këmbim të gjërave që mund t’i marrin, ato nuk arrijnë ta kuptojnë se edhe ato u
kanë dhënë institucioneve të huaja potenciale që pastaj janë zhvilluar më shumë
në vendet e tjera. Ato nuk e kuptojnë se edhe institucionet e huaja kanë
përfituar nga kapitali njerëzor i diasporës shqiptare, të cilin vendet tona e
lanë të ikte dhe nuk e integruan në zhvillimin e vet kombëtar.
Pas një çerek shekulli përpëlitjesh gjoja për t’i
zhvilluar institucionet, duhet kuptuar dhe pranuar se shkollat e larta dhe
universitetet nuk mund të perceptohen as të funksionojnë si të tilla pa
institute studimi e hulumtimi, pa qendra studimore futuriste, pa laboratorë për
krijime për të ardhmen dhe pa bashkëpunim të ngushtë midis politikëbërjes,
arsimit, ekonomisë dhe industrisë. Universitetet pa institute kërkimore janë si
organizmat pa organet kryesore jetike.
Shembulli i Universitetit të St. Gallen-it (HSG) e
dëshmon këtë qartë e bindshëm: edhe pse ka vetëm dy programe kryesore studimore
në nivelin bachelor – ekonominë dhe jurisprudencën – si dhe shkencat sociale,
marrëdhëniet ndërkombëtare dhe informatikën e shtuar dekadave të fundit, ai
është ndër universitetet më prestigjioze në botë falë 36 instituteve kërkimore
futuriste që përbëjnë bazën e tij zhvillimore (HSG 36 institute, PHSG - Shkolla
e Lartë Pedagogjike SG 10 institute, gjthsej 46 institute në një qytet të vogël
sa Tetova). Ky model tregon mirëfilli se cilësia universitare nuk përcaktohet
nga numri i programeve gjoja studimore apo nurmi i madh i studentëve, por nga
ajo se çka u ofrohet atyre, nga rezultatet e kërkimeve dhe zbulimeve shkencore
të instituteve (https://www.unisg.ch/en/research/research-units/institutes/; https://ifpm.unisg.ch/forschung/; https://www.unisg.ch/en/research/research-at-hsg/gserm-global-school-in-empirical-research-methods/; https://www.unisg.ch/en/research/research-at-hsg/prizes-and-awards/).
Institucionet arsimore shqiptare duhet ta kuptojnë se
ndryshimet mund të ndodhin duke u bazuar edhe në shembuj konkretë të sukseseve
të të tjerëve: duke vënë kontakte të drejtpërdrejta, duke bërë vizita studimore
dhe duke u treguar të hapur ndaj praktikave më të mira ndërkombëtare.
Nga laboratori “Të mësuarit për të nesërmen në PHZH”, i
cili edhe me 500 m² shtesë e hapësira të tjera të reja, që nga tetori 2024
është në shërbim të nxënësve, studentëve, docentëve dhe studiuesve për mësime,
studime, kërkime e zbulime për të ardhmen – dhe vizitohet nga profesionistë dhe
kureshtarë të shumtë – mund të nxirren shumë mësime për të ardhmen. Prandaj do
të ishte mirë që edhe politikëbërësit dhe profesionistët shqiptarë të arsimit
ta vizitojnë dhe të punojnë për krijimin e praktikave të tilla në hapësirën
shqiptare.
Nga Zukunftslabor - Lernen für morgen në PHTG /
Laboratory futurelearning - learning for tomorrow! www.phtg.ch, i cili nga tetori i vitit 2024 është në shërbim të gjithë të
interesuarve, mund të nxirren mësime për të nesërmen.
Nga qendra mësimore e studimore „Studio e vepro sot
për të nesërmen“. Lernarrangement «Heute für morgen handeln» |
Pädagogische Hochschule St.Gallen, e cila nga viti
akademik 2023/24 është bërë pjesë e PHSG, mund të nxirren mësime për veprime
konkrete për të nesërmen.
Në panairin SWISS DIDAC – www.swissdidac.ch, i cili nga e
mërkura, 19.11.2025, e deri të premten, 21.11.2025, do të jetë i hapur për
vizitorët e interesuar, mund të shihen dhe të preken konkretisht produktet dhe
arritjet më të reja të projekteve dhe studimeve futuriste në fushën e arsimit.


Prandaj, do të ishte vërtet hap i qëlluar që politikëbërësit dhe profesionistët shqiptarë të fushës së arsimit, ekonomisë, industrisë, teknologjisë etj. të vijnë në panairin SWISS DIDAC, që të përfitojnë nga përvojat më të mira (best practices) dhe të ndikojnë që institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare të heqin dorë nga sloganet propagandistike kot së koti për programet e tyre gjoja arsimore e studimore, dhe t’u përkushtohen më shumë programeve, koncepteve dhe vizioneve për të nesërmen.
Swissdidac & Worlddidac Bern 2023:
Highlight-Video









