E hene, 17.11.2025, 02:21 AM (GMT)

Kulturë

Mahir Mustafa: Mësim e studim për të nesërmen!

E diele, 16.11.2025, 06:58 PM


„Discere et studere ad futurum - Me mësue e me studiue për ardhmëri - Mësim e studim për të nesërmen!

Nga Mahir Mustafa

Discere (nga lat. mësim) do të thotë veprim për ndryshime e zhvillim. Si proces, mësimi fillon nga vetëmotivimi i brendshëm për të mësuar diçka të re. Por nxitja për të mësuar mund të vijë edhe prej ngacmimesh të jashtme, nga kureshtja ose nga nevoja, prandaj të rriturit (prindërit, edukatorët, mësimdhënësit, mjeshtrit, profesorët, akademikët etj.) duhet t’u krijojnë fëmijëve/nxënësve/studentëve e studiuesve situata mësimore e studimore dhe t’i udhëzojnë ata si të mësojnë e të studiojnë.

Studere (nga lat. studim) do të thotë veprim me interesim të veçantë për ta kuptuar gjerësisht e thellësisht një çështje, një temë, një lëndë, ose një fushë studimi me mëtim ekspertize.

Mësuesit – mësimdhënësit, mjeshtrit e profesorët - ekspertë të procesit të të mësuarit - duhet t’u ndihmojnë nxënësve e studentëve për ta njohur procesin e mësimnxënies d.m.th. që ta njohin mënyrën si të mësojnë e të studiojnë më së miri, sepse çdo individ a personalitet e ndien nevojën për të mësuar dhe vepron, mëson e studion në mënyrën e vet. Së këtejmi, gjatë të mësuarit e mësimdhënies duhet pasur kujdes që fëmijëve, nxënësve, studentëve e studiuesve të mos u jepen mësime, çështje, teza e hipoteza studimi të marra vetëm nga dija që kemi nga e djeshmja, por kryesisht mësime për të nesërmen - mësime për jetën, sepse dija dhe mësimet nga e djeshmja do t‘u shërbejnë pak për të ardhmen protagonistëve të së nesërmes – bijave e bijve të shekullit të ri.

Ndonëse që nga krijimi i njerëzimit, nuk është ditur dhe ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë dhe si do të jetë e ardhmja, të rriturit gjithmonë e kanë pasur dhe e kanë për detyrë që, mbi bazën e prirjeve të kohëve kur kanë jetuar e jetojnë, ta marrin me mend të ardhmen dhe të krijojnë vizione për të. Këtë e kanë bërë dhe duhet ta bëjnë vazhdimisht në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojnë situata mësimore e studimore për përvojat e dobishme në të ardhmen, si dhe t’i mbështesin ata në përvetësimin e shkathtësive të domosdoshme dhe kompetencave të nevojshme për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Shumica e institucioneve arsimore, veçanërisht ato për shkallën e tretë, fatkeqësisht jo edhe ato të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare, sidomos ato që e kanë kuptuar drejt detyrimin e tyre institucional, kanë krijuar laboratorë, qendra e punëtori futuriste për mësime e studime për të ardhmen, që brezat e rinj t’i përgatitin për botën e nesërme. Për këtë qëllim universitetet zvicerane, veçmas ato politeknike si ETH e EPFL dhe ai ekonomik e juridik HSG, por edhe disa universitete e institute të tjera, kanë krijuar një mori laboratorësh e qendrash arsimore e studimore për të ardhmen. Në tabelën në vijim janë paraqitur disa prej tyre.

Laboratorë* dhe Qendra Arsimore e Studimore Futuriste në Zvicër

Emri

Universiteti / Institucioni

Fusha kryesore

Përshkrim i shkurtër (linku)

Living Lab Creative Agility & Futures Literacy

Zurich University of Applied Sciences (ZHAW)

Kompetenca për të ardhmen, mësim e studim ndërdisiplinar

Laborator “real world” për zhvillimin e kompetencave si shkathtësi krijuese dhe (njohuritë themelore dhe të kuptuarit e përmbajtjeve për të ardhmen) shkrim-leximi e kuptimi i përmbajtjeve (literacy) për të ardhmen. https://www.zhaw.ch/

Future Work & Skills Lab

University of St. Gallen (HSG)

Tregu i punës, automatizimi, IA- inteligjenca artificiale

Merret me hulumtimin se si teknologjia dhe IA i ndikojnë dhe i ndryshojnë profilet e punës dhe shkathtësitë e domosdoshme për kryerjen e tyre. https://www.unisg.ch/

Future Classroom Lab (HEP Vaud)

Haute école pédagogique du canton de Vaud

Teknologji arsimore, klasë me fleksibilitet

Qendër me laboratorë mësimorë me fleksibilitet analog e digjital me hapësira të veçanta për trajnimin e mësimdhënësve, mësimnxënësve (nxënësve) dhe autoriteteve të fushës së arsimit. https://www.hepl.ch/

Digital Fabrication Lab (FabLab)

SUPSI – University of Applied Sciences and Arts of Southern Switzerland

Digjitalizim, prodhim digjital, shkathtësi teknike

Hapësirë për krijimin e prototipave digjitalë -  fablab (Laboratorë, respektivisht punëtori për krijimin e prototipave digjitalë). Ofron workshop-e dhe bashkëpunim ndërdisiplinar. https://www.supsi.ch/

Swiss Global Competence Lab

Swiss Global Competence Lab

Kompetenca globale, edukim ndërkombëtar (ndërkulturor)

Platformë e zhvillimit të kompetencave globale e ndërkulturore dhe të qytetërimit botëror. https://www.swissglobalcompetencelab.ch/

LeLa – Learning Lab Higher Education Didactics for Digital Skills

ETH Zürich, UZH, ZHAW, PHZH, ZHdK (DIZH)

Didaktikë digjitale. Përsosje profeionale dikatkike për mësimdhënësit

Bashkëpunim ndëruniversitar për zhvillimin e profileve mësimore risimtare dhe të kompetencave digjitale të stafit akademik. https://www.lela.ch/

Digital Media Lab (DML)

Università della Svizzera italiana (USI)

Përmbajtje digjitale për zhvillimin e kompetencave mediale

Laborator për dizajn, prodhim dhe analizë të përmbajtjeve digjitale dhe mediave ndërvepruese. https://www.usi.ch/

Learning Lab – Université de Fribourg

Université de Fribourg

Eksperimentim digjital arsimor ndërdisiplinar

Hapësirë për punëtori, metoda inovative mësimore dhe zhvillim të shkathtësive digjitale e ndërdisiplinare. https://www.unifr.ch/

Digital Innovation Lab

Fach-hochschule Nord-westschweiz (FHNW)

Punë digjitale, inovacion & shkathtësi për të ardhmen

Mbështet projektet digjitale, dizajnon shërbimet për transformime digjitale në bashkëpunim me industrinë. https://www.fhnw.ch/

co.LAB – A Digital Lab for Digital Learning Games

Université de Genève (UNIGE)

Lojëra mësimore digjitale

Laborator për bashkëdizajnim dhe vlerësim të lojërave digjitale mësimore që u dedikohen nxënësve. https://www.lip-unige.ch/

Future Computing Laboratory (EFCL)

ETH Zürich

(D-ITET)

Kompjuteristikë e avancuar për sistemet që do të përdoren në të ardhmen.

Laborator kërkimor për arkitektura të reja kompjuterike dhe infrastrukturë për llogaritjen e nevojave në të ardhmen. https://efcl.ethz.ch/

Smart Living Lab

EPFL + HEIA-FR + Université de Fribourg

Planifikimi dhe ndërtimi i mjediseve të banimit (jetës) në të ardhmen.

Qendra R&D për habitatin e së ardhmes, efikasitet energjetik, mirëqenie dhe teknologji të integruara për ndërtimin e mjediseve të banimit. https://www.smartlivinglab.ch/

Digital Futures Lab

Zurich University of Applied Sciences (ZHAW)

Transformim digjital, komunitet inovacionesh.

Community-lab për stafet e institucioneve dhe studentët pjesëmarrës në projekte inovative në fushën e digjitalizimit. https://www.zhaw.ch/en/focus-topics/zhaw-digital/digital-futures-lab

Future of Work Virtual Reality Lab

University of Zurich (UZH), Digital Society Initiative

VR për punë virtuale në të ardhmen.

Laborator VR që eksploron përdorimin e realitetit virtual për mjediset e punës në të ardhmen. https://www.dsi.uzh.ch/en/research/projects/archive/dsi-infra-lab/future-of-work-lab.html

Student Project House

ETH Zürich

Makerspace- Punëtori inovative studimore.

Hapësirë me laboratorë – fablab-  mbështetje për studentët për të zhvilluar ide dhe prototipa për të ardhmen. https://sph.ethz.ch/

Immersive Arts Space

Zurich University of the Arts (ZHdK)

Art & teknologji, XR/VR

Laborator art-tech për projekte imersive, për realitete të përziera dhe kërkime ndërdisiplinare midis artit dhe teknologjisë. https://www.zhdk.ch/en/immersive-arts-space-10984

Immersive Realities Center

Hochschule Luzern (HSLU)

VR/AR/XR, ndërveprim digjital

Qendër kërkimore për realitete imersive, aplikacione XR dhe dizajn ndërveprues. https://www.hslu.ch/en/lucerne-school-of-information-technology/research/labs/immersive-realities/

Robotiklabor – Institut für Automation

FHNW School of Engineering

Robotikë, cobots, industria 4.0

Laborator i pajisur me robotë industrialë dhe bashkëpunues për projekte të avancuara në bashkëpunim me industrinë. https://www.fhnw.ch/de/die-fhnw/hochschulen/ht/news/robotiklabor-institut-automation-fhnw-eroeffnung

FHNW Robo-Lab

Fachhochschule Nord-westschweiz (FHNW)

Socio-robotë (Robotë socialë), digjitalizim

Iniciativë ndërdisiplinare për përdorimin e robotëve bashkëpunues dhe socialë në arsim dhe në punë. https://www.fhnw.ch/plattformen/robo-lab/startseite/

Labor Start-up Kurs (Biotech & Environment)

ZHAW Life Sciences and Facility Management

Bioteknologji, laborator aplikativ

Kurs-laboratorik për zhvillimin e aftësive praktike laboratorike dhe të projekteve të orientuara drejt sfidave të së ardhmes. https://www.zhaw.ch/de/lsfm/studium/bachelor/biotechnologie/labor-start-up-kurs/

LernLabor Hochschuldidaktik (LeLa)

Pädagogische Hochschule Zürich (PHZH)

Didaktikë arsimore digjitale për zhvillimin e kompetencave për të ardhmen

Laborator bashkëpunues për zhvillim të mësimdhënies në epokën digjitale dhe trajnimin e mësuesve. https://phzh.ch/ueber-die-phzh/themen-und-taetigkeiten/projekte/lernlabor-hochschuldidaktik/

Zukunftslabor – Lernen für morgen

Pädagogische Hochschule Thurgau (PHTG)

Teknologji mësimore, mjedise digjitale, kompetenca për të ardhmen

Laborator për zhvillimin e mjediseve të reja të të nxënit, me fokus në VR/AR, MakerSpaces dhe inovacion arsimor për të ardhmen. https://www.phtg.ch/lernen-fuer-morgen

Lernzentrum – Heute für morgen handeln

Pädagogische Hochschule St. Gallen (PHSG)

Edukim për qëndrueshmëri, zhvillim të qëndrueshëm dhe veprime të përgjegjshme

Qendër mësimore për edukim të qëndrueshëm, që e nxit reflektimin, bashkëpunimin dhe veprimin për një të ardhme të përgjegjshme. https://phsg.ch/heute-fuer-morgen-handeln

Labor/Laboratorë* nuk nënkupton vetëm hapësirat për eksperimente biokimike, teknike, mjekësore e kërkimore, por edhe hapësirat e përshtatshme për mësime e studime eksperimentale, prodhuese etj. (prodhimin e materialeve didaktike, lojërave mësimore etj.)

Laboratorët dhe qendrat specifike për mësim e studime për të ardhmen të shkollave të larta pedagogjike, përkatësisht të universiteteve të edukimit/mësuesisë, si p.sh. të atij të  Zürich-ut – PHZH, të Thurgaus në Kruzlingen – PHTG dhe të St. Gallen-it – PHSG, të rëndësishme për të ardhmen e fushës së arsimit, do të ilustrohen edhe me ca foto, për të krijuar edhe një përshtypje rreth qëllimeve të tyre. 

Das „Labor - Lernen für morgen“ Collaborative Learning Lab (collab) - https://phzh.ch/ueber-die-phzh/aktuell/medien-und-publikationen/news-und-medienmitteilungen/2024/november-2024/ph-zuerich-eroeffnet-collaborative-learning-lab/

Laboratori “Mësim për të nesërmen” - Zukunftslabor – Lernen für morgen! www:phtg.chg

https://www.bildungthurgau.ch/sonderschau_wega2024/

dhe Qendra “Vepro sot për nesër” - Lerncentrum “Heute für morgen handeln”

Lernarrangement «Heute für morgen handeln» | Pädagogische Hochschule St.Gallen

Vetvetiu shtrohet pyetja: përse ky prezantim i këtyre institucioneve?

Sepse këto institucione, si edhe ato të shteteve të tjera të zhvilluara, veçanërisht ato zvicerane, skandinave e amerikane, mund dhe duhet të shërbejnë si shembull për institucionet arsimore në përgjithësi dhe në veçanti për ato të shkallës së tretë në hapësirën gjuhësore e kulturore shqiptare.

Përveç të tjerash, këto institucione mund dhe duhet të shërbejnë si shembull edhe për faktin se, për dallim nga institucionet arsimore shqiptare, veçanërisht ato të shkallës së tretë, të cilat edhe sot e kësaj dite shërbehen me programe studimore të shekullit të shkuar, i kanë konceptuar dhe miratuar programet studimore për shekullin XXI që në dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe i kanë zhvilluar vazhdimisht, duke i ngritur në nivel të duhur për sa i përket cilësisë dhe nevojave të gjeneratave të reja.

Sepse ato i kanë harmonizuar me kohë qëllimet e tyre mësimore e studimore me standardet e paracaktuara kombëtare.

Sepse ato janë standardizuar e konsoliduar në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare të Bolonjës.

Sepse ato e kanë realizuar reformimin e tyre në përputhje me nevojat e sotme dhe ato të së ardhmes.

Si shembull për shkaqet dhe arsyet e lartpërmendura, le të shërbejnë komponentët reformues në sistemin arsimor zviceran.

Reformat Arsimore në Zvicër – Komponentët kryesorë

Sistemi arsimor zviceran është i njohur për cilësinë e tij të lartë, për fleksibilitetin dhe ndërlidhjen e ngushtë me tregun e punës. Gjatë dekadave të fundit Zvicra ka ndërmarrë një sërë reformash për ta përshtatur sistemin arsimor me zhvillimet shoqërore, teknologjike dhe ekonomike. Këto reforma e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë për qëllim forcimin e arsimimit profesional, përmirësimin e cilësisë së institucioneve, nxitjen për të mësuar e studiuar gjatë gjithë jetës dhe digjitalizimin në të gjitha nivelet e fushës së arsimit. Më poshtë paraqiten 10 komponentët kryesorë të këtyre reformave në nivel kombëtar.

Komponenti i reformës

Përshkrim kombëtar (Zvicër)

1. Arsimi profesional dual – Teori e praktikë (dual?VET)

Përcaktimi dual (dysor), respektivisht arsimimi i ndërlidhur teorik e praktik është ndër shtyllat kryesore të sistemit arsimor zviceran. Fjala është për ndërlidhjen e mësimit teorik në shkollë me praktikën në sipërmarrje (kompani). Ligji VET i vitit 2002 e përcakton kurrikulën, standardet e aftësive dhe përgjegjësitë e tri vendeve të mësimit (shkollë, kompani dhe institut trajnimi për përsosje profesionale).

2. Fleksibiliteti dhe rrugëkalimet nga njëra formë arsimore te tjetra.

Reforma i ka shtuar mundësitë për të kaluar nga formimi profesional në arsimin universitar dhe anasjelltas. Janë krijuar struktura të përbashkëta dhe kurrikula të integruara për t’i lehtësuar këto kalime.

3. Digjitalizimi dhe infrastrukturat digjitale në fushën e arsimit

Zvicra ka nisur reformën kombëtare 2025–2028 për të ndërtuar një ‘hapësirë digjitale gjithëkombëtare për arsim’. Kjo përfshin identitetet digjitale, platformat online dhe aftësitë digjitale në kurrikulë.

4. Mësimi gjatë gjithë jetës (Lifelong?Learning) dhe barazia në qasje.

Reformat përfshijnë programe për arsimimin e të rriturve dhe zhvillimin e aftësive gjatë gjithë jetës. Fokus i veçantë vihet në përfshirjen e të gjithë qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre socio-ekonomike.

5. Cilësia dhe akreditimi institucional

Janë krijuar mekanizma të rinj për vlerësimin dhe akreditimin e institucioneve arsimore. Këto struktura garantojnë standarde të njëjta dhe transparencë në nivel kombëtar.

6. Përputhshmëria me tregun e punës dhe inovacionin.

Reforma forcon bashkëpunimin midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat për të siguruar përputhshmërinë e përmbajtjeve arsimore me kërkesat e tregut të punës.

7. Koordinimi federal dhe ndërkantonal

Arsimi në Zvicër është kompetencë kantonale, por reformat e kanë forcuar bashkëpunimin nëpërmjet strukturave si Konferenca Zvicerane e Ministrave Kantonalë të Arsimit (EDK) për standarde të përbashkëta.

8. Modernizimi i metodave të mësimdhënies

Zhvillimi i metodave bashkëkohore, si mësimi i bazuar në projekte (PBL), mësimi bashkëpunues dhe integrimi i teknologjisë në klasë, është pjesë e strategjive reformuese.

9. Ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti akademik

Reformat mbështesin mobilitetin e studentëve dhe mësimdhënësve, si dhe pjesëmarrjen në programe evropiane e ndërkombëtare për shkëmbime dhe bashkëpunime arsimore.

10. Përfshirja sociale dhe diversiteti kulturor

Një komponent i rëndësishëm i reformave është mbështetja për grupet e margjinalizuara dhe integrimi i tyre në sistemin arsimor nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse dhe ndërkulturore.


Siç kuptohet nga komponentët e përshkruar, reformat arsimore në Zvicër reflektojnë një qasje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin e vazhdueshëm të fushës së arsimit. Duke u bazuar në bashkëpunimin e ndërsjellë midis autoriteteve federale dhe kantonale dhe duke e spikatur rëndësinë e kompetencave për të ardhmen, përfshirjen sociale dhe digjitalizimit, si elemente thelbësore për përgatitjen e qytetarëve të së nesërmes për sfidat e shekullit XXI, ato përfaqësojnë vizionin zviceran për arsimimin në të ardhmen.

Një shembull të mirë të një përvoje praktike (besat practices) paraqet Reforma Arsimore në Kantonin e St. Gallenit.

Reforma Arsimore në Kantonin St.?Gallen – Shembulli i një përvoje të mirë

Reforma arsimore në Zvicër është ndërtuar mbi një sistem të decentralizuar dhe bashkëpunues midis kantoneve, institucioneve të arsimit dhe aktorëve politikë, hulumtues, ekonomikë e industrialë. Kantonet, si p.sh. St.?Gallen, kanë një rol qendror në zbatimin e politikave arsimore që e promovojnë integrimin midis formimit profesional dhe akademik, që e nxisin zhvillimin e kompetencave digjitale dhe që e zhvillojnë një kulturë të mësimit gjatë gjithë jetës (lifelong learning).
St.
?Gallen është një nga kantonet pioniere në ndërlidhjen e ngushtë midis arsimit, tregut të punës dhe inovacionit. Iniciativa si IT-Bildungsoffensive (IT- ofensiva arsimore), Future?Work?&?Skills?Lab apo qendrat si IWP,?HSG dhe PHSG e shprehin qartë përkushtimin e kantonit në ndërtimin e një sistemi arsimor të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Tabela në vijim paraqet shembuj konkretë të komponentëve të reformës, të cilët i reflektojnë trendet kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e arsimit në Zvicër.

Komponenti i reformës    

Shembull konkret në St.?Gallen

Përshkrim i shkurtër (linku) 

Arsimi profesional dual (dual?VET)

Praktikat profesionale pas arsimit të detyrueshëm

74?% e të rinjve që e përfundojnë arsimin e detyrueshëm vazhdojnë në Kt. St. Gallen me mësimin teorik dhe praktik — pjesë e modelit zviceran të arsimit dual.

Fleksibiliteti dhe rrugët e kalimit midis formave të arsimit

Bashkëpunimi i Universitetit të St.?Gallen (HSG) në panairin?OBA

Universiteti ofron një stendë në ekspozitën?OBA,

duke promovuar programe që lidhin formimin

profesional me rrugët akademike. https://www.unisg.ch/

Digjitalizimi dhe infrastruktura digjitale

Iniciativa?

IT?Bildungs-offensive?Kanton?St.?Gallen

Program gjithëkantonal që i mbulon të gjitha

nivelet e arsimit, për të zhvilluar kompetenca

digjitale dhe infrastrukturë moderne. https://fundraiso.ch/

Arsimi i të rriturve?&?mësim gjatë gjithë jetës

Strategjia?

'Lifelong?Learning'?2025–2028

Pjesë e reformës federale që synon zhvillimin

e aftësive digjitale dhe të mundësive për arsimim të vazhdueshëm. https://studyinswitzerland.plus

Standarde cilësore, akreditim, vlerësim

Institut?für?Wirtschaftspädagogik?(IWP?HSG)

Institucionet profesionale bashkëpunojnë me

IWP, HSG për përmirësimin e menaxhimit, kurrikulës dhe standardeve të cilësisë. https://iwp.unisg.ch/m

Përputhshmëria me tregun e punës dhe inovacioni

Future?Work?&?Skills?Lab??HSG

Laborator që hulumton ndikimin e automatizimit

dhe inteligjencës artificiale në profesionet

e ardhshme. https://unisg.ch/

Bashkëpunimi ndërkantonal dhe koordinimi federal

Reforma digjitale?2025–2028

Kantoni i?St.?Gallen merr pjesë në zhvillimin

e hapësirës digjitale kombëtare zvicerane

për bashkërendim ndërkantonal.

https://www.swissuniversities.ch/

Metodat mësimore moderne me fokus tek aftësitë?(skills)

IWP?HSG??kurse për mësues të arsimit profesional

Programet e?IWP?HSG zhvillojnë metoda si?

problem-based?learning (mësimi problemor), bashkëpunim dhe reflektim praktik. https://iwp.unisg.ch/

Ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti

Panairi?OBA?dhe rrjetet ndërkombëtare

Ekspozita?OBA promovon mobilitetin, mundësitë

ndërkombëtare dhe rrjetëzimin me partnerë

europianë. https://europawire.eu/

Fokus në gjuhët, diversitetin dhe përfshirjen sociale

Projekti?GÜRB??PHSG

Projekti?'Enabling?risk?groups?to?successfully

?transition?into?vocational?training'?mbështet të

rinjtë me rrezik në përfshirjen sociale dhe

formimin profesional. https://phsg.ch/

Reforma arsimore në Kantonin?St.?Gallen tregon se transformimi i arsimit është i suksesshëm vetëm kur ndërthuret bashkëpunimi midis politikës, shkencës dhe praktikës. Shkollat pedagogjike si?PHSG,?PHZH?dhe?PHTG luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e mësuesve me kompetenca për të ardhmen??duke integruar mësimin digjital, edukimin për qëndrueshmëri dhe qasjet e reja didaktike që u përgjigjen ndryshimeve sociale dhe teknologjike. Këto qasje përfaqësojnë vizionin zviceran për arsimin e së ardhmes të orientuar drejt zhvillimit të potencialit njerëzor për një botë me ndryshime të shpejta.

Pse mund dhe duhet të shërbejnë këto reforma si shembull për hapësirën gjuhësore e kulturore shqiptare?

Përveç aspekteve të përmendura më lart, reformat dhe zhvillimet në fushën e arsimit, teknologjisë dhe zhvillimit duhet të shërbejnë si shembull për institucionet arsimore shqiptare, sepse:

-gjendja në fushën e arsimit dhe zhvillimit në shtetet e hapësirës gjuhësore dhe kulturore shqiptare është jo e kënaqshme për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe indiferente të aktorëve në fushën e arsimit ndaj situatës ku ndodhen, në krahasim me ato të shteteve të zhvilluara – të cilat, përkundër rezultateve të mira, shpeshherë tregohen të pakënaqura me arritjet e tyre;

-dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe një e katërta e shekullit XXI nuk u shfrytëzuan nga institucionet arsimore të shkallës së tretë për reforma vërtet transformuese, por për gjoja reforma që, si të tilla, ia kanë humbur edhe domethënien fjalës “reformë”;

-Instuticionet arsimore, veçanërisht ato të shkallës së tretë duhet të heqin urgjentisht dorë nga funsksionimi i tyre si ndërmarrje prodhuese të letrave pa vlerë dhe trajtimin e studentëve si klientelë.

-Organet menaxhuese të institucioneve terciare shqiptare, me rektorët, prorektorët, dekanët, prodekanët, përgjegjësit e programeve studimore dhe stafi i tyre me profesorët ordinarë (disa, ndoshta shumica 30 e 35 vjeçar), të rregullt, docentë, asistentë e domostrues – ca nga ata, ose goxha shumë nga ta, ordinerë të legjitimuar - duhet përfundimisht ta kuptojnë se çdo veprim i tyre joparimor, i jashtligjshëm – keqpërdorues, manipulues, denigrues - në kundërshtim me etikën dhe kodeksin profesional, sado që në kohën kur është ndërmarrë, është dukur e duket levërdisës e fitmiprurës, në fakt ka qenë dhe do të jetë gjtihmonë në dëm të të nesërmes, i dëmshëm me përmasa të paparashikueshme për gjeneratat e ardhme, të cilave për teke e interesa meskine, individuale e klanore, po ju vritet ashiqare ardhmëria.

-ministritë e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, universitetet, shkollat e larta, shkollat e mesme dhe shkollat e detyrueshme duhet ta kuptojnë përfundimisht se fëmijët, nxënësit dhe studentët shqiptarë nuk janë më pak inteligjentë sesa të tjerët që të renditen në fund të listave të testimeve të PISA-s, dhe të rangimeve të universiteteve. Po të ishte ashtu, nuk do të ishin bijat dhe bijtë tanë të këtij shekulli, si Mira Murati, Dritan Berzati, Driton Komoni e shumë Mira e Dritana të tjerë, prijës në fushat shkencore dhe zhvillimore;

-institucionet arsimore të shkallës së tretë, në krye me ministritë e arsimit, të shkencës, të teknologjisë dhe të zhvillimit, duhet t’i hapin sytë e veshët dhe ta thërrasin ndërgjegjen për aktivizimin e trurit intelektual shqiptar të shpërndarë kudo nëpër botë, që ai të vihet në shërbim të brezave të rinj. Gati se nuk ka institucion kërkimor-hulumtues, universitet a shkollë të lartë në Zvicër ku nuk gjen të përfshirë intelektualë shqiptarë, të cilët – po ta kishin mundësinë – do të angazhoheshin në proceset reformuese në të gjitha nivelet e arsimit. Nuk gjen shkollë fillore, të mesme, të lartë ose universitet pa mësuese e profesorë shqiptarë, të cilët përvojat e tyre do t’i bartnin me shumë dëshirë në vendet prej nga vijnë;

-institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare nuk duhet ta harrojnë faktin se edhe ato pak ndryshime në fushën e arsimit dhe zhvillimit në hapësirën gjuhësore e kulturore shqiptare kanë rezultuar falë angazhimit të herëpashershëm të potencialit të diasporës. Prandaj ato nuk duhet të rrotullohen më në labirinte marramendjeje, gjoja se bëjnë përpjekje për ndryshime, por të tregohen të hapura dhe të gatshme që bashkë me potencialin e diasporës ta reformojnë sistemin arsimor për të mirën e atyre që i duam më shumë. Popujt e tjerë do të ishin shumë të lumtur e të privilegjuar sikur të kishin një Mira Murati, Driton Berzati, Omer Xhemaili, Driton Komoni e shumë të tjerë – gjenitë që lindin një, dy a tre në 100 vjet – e që sot drejtojnë projektet më prestigjioze botërore;

-Shtetet e tjera do të bënin çmos, siç edhe po ndodh, që këta dhe të tjerë si ata t’i angazhonin në institucionet e tyre. Po të kishin potencialin që ka sot diaspora shqiptare në Zvicër, nuk do të kishte klasë a shkollë të tyre që nuk do të ishte e miqësuar/binjakëzuar me një klasë ose shkollë të një mësimdhënëseje a mësimdhënësi shqiptar në Zvicër. Shumica e familjeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë tashmë një mbesë, një nip a një kushëri mësuese a mësues diku në diasporë. Po ashtu shumica e kanë së paku një tjetër mbesë ose nip, kushërirë a kushëri, shok, mik apo mikeshë, docente a docent, profesoreshë a profesor, studiues e udhëheqës institucionesh në shkollat e larta profesionale, në universitete, nëpër projekte dhe qendra hulumtimi. Sikur institucionet arsimore shqiptare të të gjitha niveleve të ishin treguar të gatshme për ndryshime, rezultatet nuk do të mungonin në bashkëpunim me potencialet shqiptare në Zvicër dhe në vendet e tjera të diasporës;

-Ministritë e arsimit, shkencës e teknologjisë dhe institucionet e shkallës së tretë do të duhej ta ndiqnin shembullin e Federatave të Futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat – për të qenë të suksesshme ndërkombëtarisht – i kanë identifikuar, zbuluar, përzgjedhur dhe angazhuar në përfaqësueset e veta kombëtare lojtarët më të mirë me prejardhje shqiptare, pavarësisht se ata janë rritur në Zvicër a në vende të tjera, dhe ua kanë mundësuar që ata varësisht nga statuset e tyre të kontribuojnë për përfaqësueset e tyre të zemrës. Institucionet arsimore shqiptare, në vend se ta ndiqnin këtë shembull, për fat të keq janë mbyllur në vetvete (listat e gjata të gjoja bashkëpunimeve ndërkombëtare, në mesin e të cilave asnjë institucion, universitet a qendër zvicerane, ose universitete, institucione e qendra kërkimore prestigjioze botërore, vetëm sa e tregojnë vetëmanipulimin), të frikësuara nga ndryshimet dhe përparimet dhe duke i mbyllur dyert e bashkëpunimit. Të frikësuara nga kuptimi i plotë i bashkëpunimit – që nënkupton marrje e dhënie – d.m.th. nga frika dhe fakti se nuk kanë çka të japin në këmbim të gjërave që mund t’i marrin, ato nuk arrijnë ta kuptojnë se edhe ato u kanë dhënë institucioneve të huaja potenciale që pastaj janë zhvilluar më shumë në vendet e tjera. Ato nuk e kuptojnë se edhe institucionet e huaja kanë përfituar nga kapitali njerëzor i diasporës shqiptare, të cilin vendet tona e lanë të ikte dhe nuk e integruan në zhvillimin e vet kombëtar.

Pas një çerek shekulli përpëlitjesh gjoja për t’i zhvilluar institucionet, duhet kuptuar dhe pranuar se shkollat e larta dhe universitetet nuk mund të perceptohen as të funksionojnë si të tilla pa institute studimi e hulumtimi, pa qendra studimore futuriste, pa laboratorë për krijime për të ardhmen dhe pa bashkëpunim të ngushtë midis politikëbërjes, arsimit, ekonomisë dhe industrisë. Universitetet pa institute kërkimore janë si organizmat pa organet kryesore jetike.

Shembulli i Universitetit të St. Gallen-it (HSG) e dëshmon këtë qartë e bindshëm: edhe pse ka vetëm dy programe kryesore studimore në nivelin bachelor – ekonominë dhe jurisprudencën – si dhe shkencat sociale, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe informatikën e shtuar dekadave të fundit, ai është ndër universitetet më prestigjioze në botë falë 36 instituteve kërkimore futuriste që përbëjnë bazën e tij zhvillimore (HSG 36 institute, PHSG - Shkolla e Lartë Pedagogjike SG 10 institute, gjthsej 46 institute në një qytet të vogël sa Tetova). Ky model tregon mirëfilli se cilësia universitare nuk përcaktohet nga numri i programeve gjoja studimore apo nurmi i madh i studentëve, por nga ajo se çka u ofrohet atyre, nga rezultatet e kërkimeve dhe zbulimeve shkencore të instituteve (https://www.unisg.ch/en/research/research-units/institutes/; https://ifpm.unisg.ch/forschung/; https://www.unisg.ch/en/research/research-at-hsg/gserm-global-school-in-empirical-research-methods/; https://www.unisg.ch/en/research/research-at-hsg/prizes-and-awards/).

Institucionet arsimore shqiptare duhet ta kuptojnë se ndryshimet mund të ndodhin duke u bazuar edhe në shembuj konkretë të sukseseve të të tjerëve: duke vënë kontakte të drejtpërdrejta, duke bërë vizita studimore dhe duke u treguar të hapur ndaj praktikave më të mira ndërkombëtare.

Nga laboratori “Të mësuarit për të nesërmen në PHZH”, i cili edhe me 500 m² shtesë e hapësira të tjera të reja, që nga tetori 2024 është në shërbim të nxënësve, studentëve, docentëve dhe studiuesve për mësime, studime, kërkime e zbulime për të ardhmen – dhe vizitohet nga profesionistë dhe kureshtarë të shumtë – mund të nxirren shumë mësime për të ardhmen. Prandaj do të ishte mirë që edhe politikëbërësit dhe profesionistët shqiptarë të arsimit ta vizitojnë dhe të punojnë për krijimin e praktikave të tilla në hapësirën shqiptare.

Nga Zukunftslabor - Lernen für morgen në PHTG / Laboratory futurelearning - learning for tomorrow! www.phtg.ch, i cili nga tetori i vitit 2024 është në shërbim të gjithë të interesuarve, mund të nxirren mësime për të nesërmen.

Nga qendra mësimore e studimore „Studio e vepro sot për të nesërmen“. Lernarrangement «Heute für morgen handeln» | Pädagogische Hochschule St.Gallen, e cila nga viti akademik 2023/24 është bërë pjesë e PHSG, mund të nxirren mësime për veprime konkrete për të nesërmen.

Në panairin SWISS DIDAC – www.swissdidac.ch, i cili nga e mërkura, 19.11.2025, e deri të premten, 21.11.2025, do të jetë i hapur për vizitorët e interesuar, mund të shihen dhe të preken konkretisht produktet dhe arritjet më të reja të projekteve dhe studimeve futuriste në fushën e arsimit.

Prandaj, do të ishte vërtet hap i qëlluar që politikëbërësit dhe profesionistët shqiptarë të fushës së arsimit, ekonomisë, industrisë, teknologjisë etj. të vijnë në panairin SWISS DIDAC, që të përfitojnë nga përvojat më të mira (best practices) dhe të ndikojnë që institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare të heqin dorë nga sloganet propagandistike kot së koti për programet e tyre gjoja arsimore e studimore, dhe t’u përkushtohen më shumë programeve, koncepteve dhe vizioneve për të nesërmen.

https://swissdidac-bern.ch/de

Swissdidac & Worlddidac Bern 2023: Highlight-Video

https://www.youtube.com/watch?v=4-fHJiLYz6Y



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx