Mendime
Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura''
E premte, 14.11.2025, 06:51 PM
''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura''
Nga
Përparim Hysi
Është
pak si paradoksale kjo që shkruaj, por
është krejtësisht e vërtetë. Kam marrë shkasë nga një thënie me vlerë të POETIT
dhe ESEISTIT ARGJENTINAS, JORGE LIUS BORGES(1899-1986) që ka thënë:" Kur
vdes një njeri, vdes një bibliotekë". BORGES i vë pikat mbi i:" Jo
kur vdes një i shkolluar, por cilido frymor mbi dhe". Unë jam goxha i moshuar(mbi tetë dekda) dhe, gjatë
jetës, "kam lexuar shumë libra të tilla". Vërtet ato nuk janë libra
si gjithë të tjerat, por vlera e këtyre është tek mesazhi që sjellin. Natyrshëm, që kam filluar që "t'i
lexoj" që i ri, por shumë nga autorët i mbaj mend dhe me emër e mbiemër.
*
Ky
është xha TRUSHI apo më mirë TRUSHI Jançe dhe dëgjoni "librin" e tij
Unë:-Si
ngëdhive xha TRUSHI?
-Miirë
të falaminderit" Zotria juaj, mirë jini?
Unë:-Xha
Trushi, po si shkon me dynjallëk(për nivelin e jetesë)
AI:-
Ah, mor dhaskal, ne kemi "mbretin
aaxhami" dhe sa të"rritet mbreti", populli do vuajë.
Mos
kujtoni se kjo bisedë u bë në kohë të mbretërisë, por në vitin 1960 që dihet
kush qe"mbreti".
*
Në
vitin 1964, meqë partia e pushteti më kishin me"sy të mirë", më
transferuan 60- km larg në një fshat të Mallakastrës.
NJë
mbrëmje shkova në shtëpinë (qe gati dy orë larg nga shkolla) e HAMZO
BRAHIMIT.Po ku ka më bujarë se mallakstriotët? Më priti me duar në qafë dhe, tek
pinim nga një gotë raki, më tha:- Ore
dhaskal si me shkollë që je a të bëj një pyetje? Patjetër, - i thashë.
-Ja,
- më tha, - si jemi nga vakti? Pyetja qe e drejtpërdrejtë dhe pa shejtanllëk, por,
"si me shkollë që isha", më zuri"kolla". Qe burrë i zgjuar,
e kuptoi "kollën time të mirë"
dhe më tha:- Unë politikën, sado jam pa shkollë, e kuptoj nga fëmijët. Po si nga
fëmijët?-pyeta. Ja digjo
"Çeçon"këtu. Fëmijët po kërkuan bukë, ka uri. Po qëndruan mbi libra, kemi paqe. Po i ranë njëri-tjetrit me gurë, kemi
luftë. Nuk e mbajta të qeshurën dhe i them:-Po hë, or mik, çfarë tregojnë "bathët" e tua?
AI:-Bukën
në dorë dhe sa mbarojnë, kthejnë prapë:-Dua bukë. Mbi libra nuk rrinë dhe
zënë e grinden duke i rënë njëri-tjetrt
me gurë. Pra, kemi "uri" dhe"lufta" ke dera. I dhashë një
përqafim këtij "filozofi" që të jepte ujë në bisht të lugës.
*
Mars
1991. Unë isha kandidat për deputet për PD dhe pata një"debat" me
DOKTOR BERISHËN. Një debat pak"demokratik". Sidoqoftë, nuk harroj
"librin" që lexova nga AZEM HAJDARI. U ulëm me të për kafe dhe më
thotë:- Pse debatova me"daktorin" ?
Dhe ia dha të qeshurit. Mbaje mend nga una këtë që po të them:"Daktori
është futbollisti që e gjuan topin nga
korne dhe vrapon që golin ta bëjë vet.Kushdo tjetër që e bën, është
jashtëloje!!!"
Tani
qesha unë dhe vazhdoj të qeshë, sa herë e kujtoj.
*
Unë
nuk fitova si deputet dhe PD në FIER më caktoi Kryetar të Komitetit Pluralist
të zonës 1. Në zyrë me mua, qe
sekretarja që përfaqësonte PS. Dera trokiti dhe në zyrë hyri një plak myzeqar, me
takijen karakteristike dhe, sa hyri, më tha:-Do e nxjerrësh
këtë"cucën" pak nga zyra se kam me tyja një muhabet burrash.
Xhaxha,
- i thashë, -kjo"cuca" nuk është"cuca" ime, po përfaqëson
PS. Epo, helbete, po do e digjoj rixhan time se
ashtu e kam llafën.
Iu
luta, ADELINËS(e kujtoj me shumë respekt kuo që të jetë) që doli. Mbetëm vetëm me xhaxhan. Nuk
qe"xhaxha", po usta.
-Hë,
-i thashë, pa ma thuaj atë llafin.
Ai,
më shkuli një qime nga koka dhe më tha:- Qenke qimeashpër tëpkë si çuni im. Ju,
"qimeashpërit" jini punëtorë, por mirrni zjarr si flaka e kashtës. E,
ta paçë fjalën, kam ardhur për hallin e
djalit. Ky, imi, ka një kokë të madhe, por në MYZEQE thonë:- Mos e bli lopën
kokëmadhe, se nuk ka qumësht. Epo e kam djalë dhe nuk e bëj dot hasha. Ky djali
im ka dy cuca(si me këmbë në yzengji)
dhe siç po vijnë mileti(të bardhë e të zinj) vendosen, mor babaçe, mu
aty mbas gradhit tim dhe kam frikën e çunit, se i hanë brirët për"sherr".Rixhaja
ime është:-Nëma me shkresë atë copë që është e lirë aty. Se
nga"hyqymeti"(shteti)kam frykë una. Hyqymeti, - vazhdoi xhxhai, -
është si bullari.Hovte-hovte i ka të mbyllur sytë si bullari, por, kur i hap, hapu dhe e futu. Këtij
"xhaxhai-usta" ia dshashë me"senet" që mos kish"frykë
nga bullari.
*
Ky
është xha MYRTE BUZI. E kam futur në disa tregime të mia. I shkurtër, me qylaf
të bardhë, nga ato me antenë, ësht tipki portreti i MUSA SALARISË. Me origjinë nga fshatrat e
TEPELENËS dhe, si tregonte, kanë rënë në MYZEQE që nga koha e TAFIL BUZIT. Këtu, në Mbrostar-Ura të
FIERIT kam jetuar 50-vjet me të. Burrë shumë i mençëm dhe
ja"librat" që"kam lexuar" prej tij:- Sherri është si
zjarri.I fryve, ndizet, nuk i fryve, shuhet.- Qeveria as turp nuk të ka dhe as
të ka frikë.- Të keqen pepja tyja:-Me këto buzë që kemi, do puthemi. Për
familjen:- Kush ka "pulën", i ha vezën(aludimi për vajzën në raport
me prindrërit) dhe kush ka "gjelin"(djalin) , i ha gëlasën. Për
gruan:-Kalit ia di huqet, kush i hipën sipër.
Siç
e shihni, këto janë"bibliotekat e vdekura" dhe autorët e
këtyre"lbravE, i kujtoj me mall.
Tiranë, 14 nëntor 2025









