E premte, 14.11.2025, 11:31 PM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare

E premte, 14.11.2025, 06:52 PM


Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare

Nga Nue Oroshi

Në traditën tonë shqiptare shpeshherë është folur për kalin qifteli. Kali qifteli gjithmonë është munduar që tërë paraditën ta mbys të zotin e shtëpisë kurse pasdite ta mbys vehtën. Në momentin kur nuk ka arritë që ta mbys  të zotin e shtëpisë dhe as vehtën atëherë ai ka marrë turr duke vrapuar pa pasur ndonjë orientim të caktuar. E në momentin që i ka humbur orientimi ata kanë filluar të gjuajnë shkelma. Është dashur që ti ruhesh fortë se shkelmat e fundit gjithmonë i ka pasur të rrëzikshëm. E gjithmonë kur donin ta kritikonin dikënd i thonin "mos u bëj si kali ". Po pse pikërisht si kali?! Edhe pse ti thuash dikujt qen ndihet gjithmonë i prekur dhe i  nervozuar por në të shumtën e rasteve qentë janë besnik. Por ti thuash ujk e rrah gjoksin dhe krekoset.

Kështu jemi ne shqiptarët nëse të krahasojnë me emrin e atij që të mbron hidhërohemi kurse nëse të krahasojmë me emrin e atij që të sulmon ti han delet dhe të dëmton në mënyra tjera ne e rrahim gjoksin me grusht. Qenve iu jep një copë bukë dhe tërë natën ta ruan oborrin dhe të mbron nga sulmet e njerëzve. Kurse kuajt asnjëherë nuk janë besnik.Dredha e djallit shpeshherë është një fortunë e cila kapet përmes vetdijës epike dhe kohës satanike. Koha satanike  është koha jonë.Në këtë kohën tonë edhe nëse njeriu ti heq shtatë dredhë të djallit kërkon që ta heq edhe dredhën e tetë. Më një fjalë asnjëherë nuk e dinë kur është mjaftë. E sot një pjes e politikanëve tanë në trojet shqiptare janë shëndrruar si dredha e djallit. Ata nuk i ndëgjojnë as brohoritjen e as palljet e magarit.E magari si magari ai gjithmonë ka të drejtë. Ka të drejtë për faktin se nga të ecën dhe nga të orientohet ecë pa e futur trurin në lëvizje. Lëvizjet e poreve të trurit shpeshherë përzihen me halucinacionet që e humbin drejtëpeshimin dhe mbesin në mes tokës dhe qiellit ato janë të ftohfta akull kur nuk i rrezatojnë rrezët e diellit. E të presish rrezatimin e diellit në kohën kur janë shëndrruar zogjtë në përbindsha e përbindshat kanë mbetur zvarrë duke e pritur momentin e veprimit.Sikur të mos egzistonin periudhat kohore njerëzve shpeshherë do t´iu humb orientimi dhe do ta përzienin diellin me hanën, do ta përzienin natën me ditën dhe do të shkumonin pa e matë kohën se çka do të na sjell qielli, diellin, hanën apo meteorin e rrëmbyshëm i cili ecë me shpejtësinë e kulshedrës e cila në momentin që e gjuan drangonin për ta shituar i këputen këmbët se mos e ka tepruar me goditjen për jetë a vdekje.

Përmes trilogjisë satanike shpeshherë njerëzia e përzinë barutin e egër me barutin  e butë pa e parë se cila nga pemët ka filluar ti jep frytet. Në situata të vështira kur helmi përzihet me ujin dhe tragjika me komikën aty dalin pulëbardhat dhe borëbardhat që në një moment të ngutshëm për njerëzimin e përzien flakën e qiriut me rrezatimin e dritës duke mos e vështruar fare se sa me hidhërim ecin kuajt e vorreve se nuk janë të pajtuar me njerëzit të cilët i ka mbuluar dheu për faktin se ata mendojnë se kanë qenë shumë të ngarkuar në momentin kur e kanë bartur barrën. Pa e harruar faktin se këta kuaj qifteli i ka ngarkuar i zoti i shtëpisë me qëllim se mos të kryejnë vrasjen e të zotit të shtëpisë paradite apo edhe vrasjen e vetvehtës pasdite. Kurse lëvizjet e dredhës se djallit janë duke u shëndrruar në një meteor i cili gjatë pikëtakimit me të mbërrishmen dhe të pambërrishmen lufton për të kapur diçka që nuk i takon.Gjatë gjithë këtyre lëvizjeve në mes të njerzisë dhe djallërisë mbetët vetëm një gjë që këmbngulë dhe nuk  shëndrrohët as në kali të vorreve,as nuk punon për dredhën e djallit e as nuk e bën brohoritjen e magarit. Ai është idealisti shqiptar që gjatë tërë kohës prej dritëlindjes se diellit e deri tek perëndimi mendon se si të ecën përpara çështja shqiptare.

Këta lloj idealistësh na u kanë paku por i thërras për mos me u dorëzu.Tek e fundit gjatë gjithë periudhave historike të qëndresës shqiptare idealista kemi pasur pak por e kemi pasur një fat se ata nuk janë dorëzuar asnjëherë por i kanë quar deri në fund përpjekjët dhe luftën e tyre për çështjen e shenjtë kombëtare.Ndërsa në anën tjetër tregtarët e flamujve shpeshherë i kanë pranuar edhe vrapin e kuajve qifteli, edhe heqjën e dredhës se djallit edhe brohoritjet e magarit. Mjafton që ta kenë grazhdin plot pa e shikuar dhe pa e pranuar faktin se në anën tjetër shumë nëna shqiptare kanë derdhur e po derdhin edhe sot  lot,për djemtë e tyre që u flijuan për tokën e Arbërdheut.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës Florim Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në! Idriz Zeqiraj: PAN-i, Gjykata Speciale dhe Përparim Rama

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx