| E merkure, 12.11.2025, 06:32 PM |
Pronari i shtëpisë ku u themelua PKSH-ja ishte Hasan Kurdari, një furrtar privat. Pas lufte ishte vazhdimisht i pakënaqur. Fliste për gjendjen në Shqipëri se nuk i dihej se kur do shpëtonin nga e keqja që i kishte zënë.
Kur
u formua PKSH-ja, shtëpinë ia kishte marrë me qira Xhemal Haxhicani. Edhe ky
pati probleme me regjimin sepse u internua pas lufte në Skrapar si “element
antiparti”. Vite më vonë, Fatos Xhemal Haxhicani u arrestua më 5.3.1971 kur
ishte ushtar në Gjirokastër. U dënua me 10 vjet heqje lirie për orvatje
arratisje. Vdiq në burgun e Burrelit më 12.12.1975 me hemorragji cerebrale.
Eshtrat i humbën me ndërtimin e stadiumit të Burrelit në vitin 1978, siç humbën
përfundimisht edhe eshtrat e shumë të dënuarve të tjerë të atij burgu.
Shtëpia
u shemb rreth vitit 2000 për ndërtimin e pallateve.
