| E premte, 20.02.2009, 07:50 PM |
Edmond Shallvari
Dy bustet
Një bust jashtë
Brenda një bust
Të ngjashëm janë
I ndryshëm un'.
Të jashtmin rrëzova
E tërhoqa zvarë
Të brendshmin harrova
Dhe mbeti gjallë.
I jashtmi cop-cop'
Kovaçanës u shkri
I brendshmi vazhdoi
Avazin e tij.
Jasht' vetes u bëra
Antibusti hero
Më thosh' busti brenda
"Kështu vazhdo!"
Dy buste për një
Në dukje armiq
I jashtmi pa zë
I brendshmi me shpirt.
Aah, si nuk rrëzova
Bustin e shpirtit
Por vajta u mora
Me bustin e hiç-it!!!