| E hene, 10.11.2025, 06:55 PM |
Rithemelimi, 8 nëntor 1941
Nga
Kastriot Dervishi
Gjatë
ditëve kur zhvilloheshin bisedime për formimin e partisë, Dushani e Miladini
sugjeruan demonstratën e 28 tetorit 1941. Ata propozuan që të fillohej puna nga
“sabotimet, diversionet dhe likuidimi i policëve e spiunëve”, etj. Terrori u pa
si mjet i lidhur me thelbin e ekzistencës së Partisë Komuniste.
Në
gjysmën e dytë të tetorit 1941, dy jugosllavët zhvilluan takime intensive me
komunistët e Shqipërisë, me tri grupet e njohura dhe partinë e Andrea Zisit.
Kjo u fundit u la jashtë procesit sepse thoshte se ishin parti e të tjerët
duhej të vinin te ata. Mbledhja e grupeve u vendos që të bëhej më 8 nëntor
1941. I zoti i shtëpisë (marrë me qira) ku do bëhej mbledhja, Xhemal Haxhicani,
nëpunës, takonte grupit të Shkodrës (djalin ia dënuan komunistët pas lufte dhe i
vdiq në burgun e Burrelit).
Mbledhja
e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, u zhvillua më 8 – 14 nëntor 1941
Rezolutën
që ishte platforma politike dhe thirrjen drejtuar popullit i shkroi Miladin
Popoviçi.
Ishte
rënë dakord që pjesëmarrës në mbledhje do të ishin nga 6 anëtarë të grupeve.
Por, dy grupe nuk u paraqitën të plotë ditën e parë. Kësisoj, i vetmi grup me
anëtarësi të plotë ishte ai i Korçës. Pra 15 veta themeluan PKSH-në. Përbërja
(referuar shënimeve nga procesverbali i mbledhjes) e delegatëve ishte kjo:
Grupi Komunist i Korçës:
1-Koço
Tashko
2-Enver
Hoxha
3-Pilo
Peristeri
4-Koçi
Xoxe
5-Sotir
Vullkani
6-Sotir
Lubonja
Grupi Komunist i të
Rinjve:
1-Ramadan
Çitaku
2-Anastas
Lula
3-Sadik
Premte
4-Elami
Nimani
5-Perlat
Rexhepi
6-(Sadik
Stavileci, ishte i sëmurë e nuk mori pjesë)
Grupi Komunist i
Shkodrës:
1-Qemal
Stafa
2-Vasil
Shanto
3-Kristo
Themelko
4-Tuk
Jakova
5-(Sadik
Bekteshi, nuk ka qenë ditën e parë)
6-(Fadil
Hoxha, nuk ka qenë ditën e parë)
Nga
15 veta, 9 patën probleme, u cilësuan armiq: Koço Tashko, Koçi Xoxe, Anastas
Lula, Sadik Premte dhe Tuk Jakova. U dënuan me vdekje Koçi Xoxe dhe Anastas
Lula. Patën dënime në parti: Sotir Vullkani, Ramadan Çitaku, Kristo Themelko.
Nuk u vlerësua Elami Nimani. Pra në shumicë, themeluesit nuk dolën burra të
mirë.
Mbledhja
nuk zgjodhi kryetar partie, por një komitet të përkohshëm me 7 veta, ku Enver
Hoxha pati në dorë financat. Partia u shtri fillimit në 8 nga 10 qarqe
gjithsej. Miladini organizoi partinë, ndërsa Dushani anën ushtarake të saj.

(Ilustrimi është një
montazh mbi pikturën e njohur të kohës së socializmit)