| E enjte, 06.11.2025, 06:58 PM |

Enxhi Rista për premierën e filmit “Kolltuku”: “Është sikur të kthehesh në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë – ndjenja e rikthimit është kaq e fortë dhe e papërshkrueshme”!
Nga
Entela Binjaku
Tani që kanë kaluar disa
ditë nga premiera e "Kolltukut" në Tiranë, cilat janë ndjesitë e tua?
E.
Rista: “Kane kaluar disa javë nga premiera e filmit “Kolltuku” e cila u mbajt
në datën 22 tetor 2025 tek Kinema “Millennium”
në Tirane dhe shpesh rikujtoj çdo detaj të asaj nate. Ishte një mbrëmje
që do ta mbaj mend për gjithë jetën. Ky film ka një rëndësi të veçantë për mua,
pasi është kontakti im i parë me publikun shqiptar, pas një periudhe të gjatë
studimi dhe jetese në Rumani. Kthehem në Shqipëri dhe prezantohem me këtë
projekt dhe ndiej një ngarkesë emocionale të thellë. Është sikur të kthehesh në shtëpi pas një
udhëtimi të gjatë – ndjenja e rikthimit është kaq e fortë dhe e papërshkrueshme.
Ky film është një hap i madh në jetën time, si në plan personal ashtu edhe në
atë profesional. Për mua, “Kolltuku” nuk është vetëm një projekt filmik – është
një mundësi për të shfaqur punën time dhe për të qenë pjesë e kinematografisë
shqiptare. Ky projekt më ka dhënë
mundësinë të krijoj një lidhje të thellë me njerëzit dhe të ndaj me ta një
pjesë të artit tim, një art që ka të bëjë me kujtimet, historitë dhe përjetimet
që ende jetojnë brenda nesh, paranojen per jeten, frikerat per te ardhmen. Në momentin kur pashë publikun që reagonte –
që buzëqeshi, që ndjeu dhimbje, që përjetoi çdo skenë me aq intensitet –
kuptova se ky film ishte një pasqyrë e jetëve tona, një mundësi për të
rishikuar periudhat që kemi kaluar, kujtimet që mbajmë ende të gjalla dhe
sfidat që vazhdojmë t’i përballojmë në jetën e përditshme”.
Çfarë mendon se do të
ndodhë me filmin tani e tutje?
E.
Rista: “Unë besoj se “Kolltuku” do të vazhdojë të lërë një ndikim të fortë edhe
pas premierës. Ky film ka një mesazh të thellë dhe është i lidhur ngushtë me
historinë dhe trashëgiminë e kombit tonë, ndaj jam e sigurt se ai do të
rezonojë për një kohë të gjatë me shikuesit.
Një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të “Kolltukut” tani është pjesëmarrja në
festivaletndërkombëtarete filmit. Ne jemi aktualisht në procesin e aplikimit me
këtë film për të shpërndarë historinë dhe mesazhin e tij më gjerë, përtej kufijve të Shqipërisë. Besoj se
pjesëmarrja në festivalet e filmit do të ofrojë mundësinë për ta njohur dhe
vlerësuar këtë projekt të veçantë nga audienca ndërkombëtare, duke e vënë atë
në qendër të një dialogu më të gjerë për artin dhe historinë shqiptare. Ky është një hap i rëndësishëm për filmin dhe
për kinemanë shqiptare në përgjithësi. Pjesëmarrja në këto festivale do të
ndihmojë që filmi të njihet më shumë dhe do të krijojë mundësi për bashkëpunime
të tjera, si dhe për të tërhequr vëmendjen e krijuesve dhe kritikëve nga e
gjithë bota”.
A do të shfaqet për
publikun shqiptar, duke qenë se filmi është një financim i QKK-së? Po në Rumani
ka ndonjë plan?
E.
Rista: "Kolltuku” është një projekt
që ka marrë mbështetje nga QKK-ja, dhe kjo mbështetje është shumë e rëndësishme
për realizimin dhe shpërndarjen e tij. Falë financimit nga QKK, kemi pasur
mundësinë të krijojmë një film që është ngushtë i lidhur me realitetin dhe
kulturën shqiptare. Plani ynë është që filmi të jetë pjesë e festivaleve të
filmit në Shqipëri, në këtë mënyrë duke mundësuar që ai të arrijë tek shikuesit
shqiptarë dhe të hapë një dialog me ta mbi temat dhe mesazhin që ai përcjell.
Për sa i përket Rumanisë, që është gjithashtu bashkëprodhues në këtë projekt
përmes shtëpisë së postproduksionit *Chainsaw Europe*, jemi duke punuar për të
krijuar mundësi për ta sjellë *Kolltukun* edhe në festivale në Rumani. Besojmë
që ky film ka një dimension universale dhe mund të kapë dhe emocionojë edhe
audiencën rumune. Dëshira ime është të mund të shfaqim filmin edhe me një
premierë në Bukuresht, për të sjellë historinë dhe mesazhin e tij atje.
Pjesëmarrja në festivale ndërkombëtare mund të ofrojë gjithashtu mundësi të mëdha
për ekspozimin e filmit dhe për të krijuar mundësi të reja shpërndarjeje, si në
Rumani, ashtu edhe në shtetet e tjera të Europës dhe më gjerë. Ky është një hap
i rëndësishëm për filmin dhe për të pasur një audiencë sa më të gjerë, duke u
bërë pjesë e një dialogu ndërkombëtar dhe duke kontribuar në njohjen e
kinematografisë shqiptare në botë”.
Si janë gjendur artistët
rumunë në këtë bashkëprodhim?
E.
Rista: “Duke pasur parasysh që 12 vitet e fundit kam jetuar dhe studiuar në
Rumani, është natyrale që ndikimet për të shkruar dhe për të bërë regjinë në
këtë projekt të vijnë edhe nga estetika dhe poetika e kinemasë rumune. Gjatë
këtij procesi, kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga disa profesionistë
të njohur të industrisë rumune, të cilët kanë luajtur një rol kyç në realizimin
e filmit. Regjisori dhe producenti rumun, C?t?lin Mitulescu, së bashku me
producenten Ruxandra Slotea, ishin të pranishëm dhe aktivë që nga fillimet e
projektit. Ata më mbështetën vazhdimisht, duke ofruar feedback dhe këshilla të
vlefshme, të cilat ndihmuan në zhvillimin e filmit dhe vizionit tim
artistik. Një tjetër bashkëpunim shumë i
vlefshëm ka qenë me Viorel Sergovici, drejtori i fotografisë, një artist rumun
i cili ka pranuar menjëherë të jetë pjesë e këtij projekti. Ai ka kontribuar me
pasion dhe profesionalizëm në çdo fazë të filmit dhe ka pasur një ndikim të
thellë jo vetëm në aspektet teknike, por edhe në shpirtin dhe emocionet që ai
përcjell. Një tjetër pjesë shumë e
rëndësishme e këtij bashkëprodhimi ka qenë shtëpia e post-produksionit
*Chainsaw Europe*, e cila ka siguruar të gjithë post-produksionin e filmit.
*Chainsaw* ka luajtur një rol kyç në mundësimin e këtij projekti, duke siguruar
montazhin, përpunimin e zërit, ngjyrat dhe gjithë procesin e pasurimit të filmit
në aspektin vizual dhe auditiv. Viorel Chesaru, si pjesë e *Chainsaw*, ka
mundësuar që ky bashkëprodhim të realizohet me një nivel të lartë profesional
dhe me standarde ndërkombëtare. Për sa i
përket montazhit, Mircea L?c?tu? ka qenë montazhieri i këtij filmi dhe ka
luajtur një rol të rëndësishëm. Ai ka arritur të kuptojë dhe të montojë një
film në një gjuhë të panjohur për të, siç është shqipja, duke kapur çdo nuancë
të tij dhe duke krijuar një rrëfim të koherent dhe emocional që tërheq
shikuesin. Pasioni dhe angazhimi i tij janë të dukshme në çdo skenë, dhe ai ka
sjellë një shikim të jashtëzakonshëm në procesin e montazhit, duke i dhënë
filmit një ritëm që e mban shikuesin të angazhuar deri në fund. Një tjetër
kontribues kyç ka qenë Alexandru Dumitru, i cili ka realizuar sound
design-in e filmit. Alexandru ka sjellë
një dimension tjetër të rëndësishëm për këtë projekt, duke përdorur tinguj dhe
muzikë për të theksuar emocionet dhe atmosferën e secilës skenë. Ai ka kuptuar
thelbin e çdo momenti dhe ka krijuar një dizajn të zërit që ka shtuar një
shtresë tjetër në përvojën e shikuesit, duke i dhënë një ndjesi më të thellë
çdo skene. Ky bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Rumanisë është një shembull i
shkëlqyer i mundësive që krijohen kur dy industri të ndryshme bashkohen për të
krijuar diçka të përbashkët. Ky lloj bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për
zhvillimin e kinematografisë shqiptare dhe për rritjen e shkëmbimit kulturor
midis dy vendeve. Besoj se ky është vetëm fillimi i një lidhjeje të fortë ndërkombëtare
që do të ofrojë mundësi të reja për krijuesit shqiptarë dhe për filmin shqiptar
në të ardhmen”.
Si hyre në kontakt me
këtë ekip të filmit?
E.
Rista: “Filmi “Kolltuku” është një
prodhim i realizuar nga Erafilm Production, me producentë Sabina Kodra dhe menaxher produksioni Robert Budina.
Bashkëproducentë janë “Hija Film”, përmes
Irdit Sako dhe, ndërkombëtarisht,
nga Chainsaw Europe dhe Roses Film Production nga Rumania. Sabina dhe Robert
ishin të parët që besuan në idenë time dhe ishin të pranishëm që në fazën e
parë të projektit, kur ky ishte ende vetëm një koncept. Të punosh me
Sabinen dhe Robertin është një shkollë në vetvete. Dashuria e tyre
për filmin reflektohet në çdo moment të procesit të krijimit, dhe
profesionalizmi i tyre është i jashtëzakonshëm. Ata e trajtuan këtë projekt me
shumë përkushtim dhe pasion, edhe pse ishte një film me metrazh të shkurtër.
Gjithmonë kanë besuar në idenë time dhe kanë qenë aty për të ofruar mbështetje
në çdo fazë të realizimit të filmit, duke bërë që kjo eksperiencë të jetë një
mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u rritur si kineast Për sa i përket
skenarit, Doruntina Basha nga Kosova ishte script doktor ne kete projekt
dhe ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme,
duke më ndihmuar në zhvillimin dhe rafinimin e skenarit në çdo fazë të tij. Një
pjesë e madhe e ekipit, si shqiptar ashtu edhe rumun, përfshin profesionistë me
të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj më parë në projekte të tjera dhe kisha
dëshirë t'i kisha pjesë të këtij filmi. Kasti i aktorëve u realizua me ndihmën
e Suela Bakos dhe përfshin aktorë të talentuar si Zamira Kita, Naun Shundi,
Niko Kanxheri, Romir Zalla, Desada Xhihani dhe
Margent Caushi. Ky është gjithashtu filmi i fundit i Naun Shundi, i cili
humbi betejën me një sëmundje të rëndë disa muaj pas përfundimit të xhirimeve.
Nauni ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe një aktor i mrekullueshem, dhe
humbja e tij na ka lenduar shume”.
Si mendoni se mund të
ndihmohen të rinjtë që dëshirojnë të prodhojnë filma dhe të jetojnë me këtë
art?
E.
Rista: “Për të rinjtë që nisin rrugën e kinematografisë, ekzistojnë mundësi
financimi për projektet e tyre. “Qendra Kombëtare e Kinematografisë” është një
mbështetje shumë e madhe për ata që duan të realizojnë projekte filmike. Po ashtu,
ka shumë programe dhe nisma që ofrojnë financim, si festivale të filmit që kanë
dhe programe pitching-u, ku mund të financohen skenarët në fazat përkatëse të
zhvillimit. Është shumë e rëndësishme që një kineast të jetë i vetëdijshëm për
rrugën që ka nisur dhe për sfidat që mund të hasë gjatë saj. Me ambicie dhe
pasion, është e mundur të arrish sukses, pavarësisht se ndonjëherë gjërat nuk
shkojnë gjithmonë sipas planeve që i bëjmë. E rëndësishme është të mos
dorëzohemi dhe të vazhdojmë përpara, sepse ndonëse është e vështirë të jetosh
nga ky lloj arti, nuk është e pamundur”.
Cilat janë planet e tua
të afërta?
E.
Rista: “Për momentin, një nga objektivat kryesore është promovimi i filmit
nëpër festivale ndërkombëtare dhe kombëtare.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar punën time dhe për
të krijuar lidhje me profesionistë të industrisë që mund të ndihmojnë në
zhvillimin e karrierës sime si kineast. Në të njëjtën kohë, jam duke punuar me
skenarin e një filmi me metrazh të gjatë, si dhe me një skenar të një filmi të
animuar. Këto projekte janë një hap tjetër në karrierën time dhe do të kenë një
ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të punës sime si regjisore dhe
kineaste”.





