| E marte, 04.11.2025, 06:54 PM |
Dashuria primitive, vrastare për LDK-në!
Shkruan: Florim
Zeqa
Pa dyshim, LDK ka humbur më së shumti terren politik dhe
elektorat sesa të gjitha partitë e tjera së bashku! Kur kësaj t'i shtojmë
faktin se mbi 50 % e elektoratit të partive tjera ishte elektorat i LDK-së,
atëherë kyë është barometër i vendnumrimit dhe jo i ngritjes së LDK-së!
Kush
e do dhe kush e dëmton LDK-në?!
Në shkrimin e
fundit për LDK-në, mora mbështetje të madhe nga eksponent të lartë të LDK-së
(themeltar dhe veprimtar të viteve të '90-ta), por, njëkohësisht pranova edhe
kritika nga militantët partiak, të nxitur nga lidershipi aktual, të cilët më
thanë, po citoj; "Po e gjuan me gurë shtëpinë tënde"!
Përgjigja ime është kjo: "Nuk po
gjuaj me gurë, por, po mundohem me ia heqë gurët e zi të varur në qafën e
LDK-së"!
Dikush ndër të tjera e tha, "LDK
ka ngritje graduale"!
Edhe në këtë rast, përgjigja ime është
kjo; "Me këte "rritje" graduale LDK i kaloj mbi dy dekada pa
asnjë fitore në nivelin qëndror"!
Përderisa në dekadën e parë
post-rugoviane, LDK ishte kthyer në parti humbëse në vendin e dytë, tani ka
rënë edhe më poshtë, parti humbëse e nivelit qëndror në vendin e tretë!
Nëse dikujt i duket në rregull kjo
"ngritje" e LDK-së, le të vazhdoj me mbështetjen ndaj lidershipit
aktual!
Mirëpo kjo nuk paraqet dashuri të
sinqertë për subjektin e zemrës!
Kësaj i thonë dashuri primitive dhe
vrastare për LDK-në!
Unë
e dua një LDK ndryshe nga militantët partiak
LDK-së nuk i
mjafton rritja graduale, i duhet rritje rapide për t'u rikthyer aty ku ishte 20
vite më parë!
LDK si e vetmja parti e djathtë në
Kosovë, e meriton një lidership me vizion të qartë dhe të vendosur në rrugën pro-perëndimore,
largë dogmave fetare dhe kulturave aziatike!
Vullneti im politik dhe dëshira për t'i
shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo interesi partiak dhe personal.
Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore, por shtetërore, gjegjësisht të
qenurit gardian i përhershëm i interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në
mërgatën tonë.
LDK-ja rugoviane dhe Rugova për
shqiptarët mbetën dy simbole të shenjta të historisë së lavdishme kombëtare, të
papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të
popullit tonë liridashës dhe paqesor.
Kjo nuk është
LDK-ja që e dua unë dhe as elektorati i saj. Këto janë vetëm klane mafioze dhe
grupe të interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që do të bëhem
ndonjëherë.
Përjetësisht mbetëm mbështetës i
filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim.
Zoti ju bekoftë vëllezër dhe motra të
vizionit rugovian!
Florim Zeqa, 04 Nëntor 2025
Treviso (Itali)