| E marte, 04.11.2025, 07:00 PM |
KONGRESI XVI MBARËKOMBËTAR I PNEUMOLOGJISË SHQIPTARE
Nga Dr.
Lutfi ALIA
Më 24 – 25 tetor 2025, zhvilloi
punimet Kongresi XVI Mbarëshqiptar i Pneumologjisë Shqiptare, aktivitet i
organizuar nga Shoqatat e Pneumologëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Pneu,ologëve
të Kosovës. Pjesmarrësit në këtë aktivitet tashmë tradicional, bujtën në
Durrësin e lashtë dhe modern, në një atmosferë të ndriçuara nga dielli
vjeshtor, freskuar nga flladi i detit dhe përkëdhelur nga simfonia e valëve
kaltëroshe. Punimet e kongresit u zvilluan në auditorin e konferencave të Hotel
Grand Blue FaFA Resort në Golem – Durrës.
Në këtë kongres, mjekët
shqiptarë dhe kosovarë, referuan studime shkencore me rezultatet e përvojës klinike,
shkëmbyen eksperiencën, kuvenduan për zgjedhjen dhe aplikimin e rrugëve të reja
në parandalimin, diagnozën e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.
Kjo traditë e bukur e
organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro – kosovare në fushën e
pneumologjisë, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të
larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona, progres ky, që ka
revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut, duke
aplikuar me sukses teknika të reja diagnostikimi dhe protokolle bashkëkohore të
trajtimit të sëmundjeve, madje kanë aplikuar dhe inteligjencën artificiale në fushën
e diagnostikimit dhe personalizimit të terapisë antibakteriale për pacientët me
sëmundje bronkopulmonare.
Profesori i famshëm William
Osler, në përshëndetjen e mjekëve të sapodiplomuar theksonte: Të dashur kolegë!
Krahas urimeve më të mira për suksese në profesion, do t’i u them dhe dy lajme:
një lajm të mirë e një të keq. Lajmi i mirë është: Brenda një dhjetëvjeçari
pune, gjysma e atyre që keni mësuar do të kapërcehet në aspektin shkencor e
kësisoj ju do t’i keni harruar ato që dikur kishit mësuar gjatë studimeve në
fakultet. Lajmi i keq është: Askush nuk do të jetë në gjendje të vlerësojë sa
është kjo gjysëm”.
Progresi në shkencat
mjekësore në ditët e sotme zhvillohet me ritme të larta, aktualisht në më pak
se 5 vite pas diplomimit në mjekësi, jo më pak se gjysma e njohurive të fituara
në fakultet vjetërohen, të superuara nga vërshimi intensiv i koncepteve të reja
shkencore në parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve. Në një vit botohen
dhe prezantohen mbi 3 miljon artikuj studimor, të botuar në 20 000 revista
mediko-shkencore, shumë prej tyre të prezantuara në portalin PubMed me
kofiçient të lartë impact-factor. Çdo ditë komunikohen rezultate e prova të
reja në mjekësi, madje nuk mbyllet java pa një zbulm të ri në genetikë e
biologji molekulare. Ështe modernizuar teknologjia diagnostike jo invazive, po
masivizohet kirurgjia jo invazive dhe kirurgjia robotike, për ditë e më shumë
po kryhen transpalante organesh, madje janë bërë proçedura të ditës, ndër ato
dhe transplanti i mushkërive. Patologjia, në këto dy dekadat e para të
shekullit XXI është ndryshuar rrënjësisht dhe gjithnjë më shumë aplikon
protokolle të reja terapeutike me përdorim medikamente me rezultat në luftimin
e sëmundjeve që lëndojnë shëndetin e njeriut. Gjithashtu, në pneumologji po
aplikohet me sukses inteligjenca artificiale, kriter metodik që ka hapur perespektiva
të gjëra në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapive për
pacientët me sëmundje bronkopulmonare.
Natyrisht jeta një ditë vdes,
por mjekët veprojnë të mos mbizotëroi vdekja, andaj pneumologët impenjohen të
shërojnë jetën e lënduar nga sëmundjet, duke kontribuar në parandalimin, diagnozën
e hershëm, luftimin e sëmundjeve, reabilitimin e shëndetit, për të përmirësuar
cilësinë e jetës dhe për mbijetesën e pacienteve me sëmundjet bronkopulmonare,
që ende përbëjnë problem shqetësues mjekësor dhe social, si për shpeshtësinë, për
invaliditetin, vdekshmërinë e lartë dhe për koston e lartë në shpenzimet
sanitare.
Duke konkretizuar
domozdoshmërinë e kooperimit brenda specialitetit të pneumologjisë dhe me disiplinat
e tjera mjekësore, sot studiohet edhe ndikimi i kushteve mjedisore, stili i
jetës, gjëndja sociale e pacientit, respektimi dhe garantimi i të drejtave
themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës etj. Këto aspekte
organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe
kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse
mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është
kulturë, është mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e
jetës të lënduar nga sëmundjet.
Përvoja profesionale dhe
shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve,
dispanserive, ambulatoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është
përgjithësuar nëpërmjet bashkëpunimit profesional dhe me studime shkencore, të
prezantuara në kongrese, konferenca, seminare dhe workshope, të organizuara në
vazhdimësi dhe me nivel bashkëkohor nga shoqatat e pneumologëve të Shqipërisë
dhe Kosovës.
Pneumologët shqiptar dhe
kosovar, kanë realizuar studime shkencore për sëmundjet bronkopulmonare, duke
kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve themelore në shërbimet e kujdesit
shëndetësor parësor, dytësor e
tretësor, duke u
impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopul-
monare. Kjo panoramë e
mjekësisë bashkëkohore gjeti pasqyrim në punimet e kongresit XVI Mbarëkombëtarë
të Pneumologjisë Shqiptare, ku morën pjesë 150 mjekë pneumologë, kirurgë
torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, të laboratoreve kliniko-biokimike
dhe të genetikës, si dhe mjekë familje.
Gjatë dy ditëve u
prezantuan 32 punime shkencore, përgjithësisht të realizuara me ekipe
studiuesish.
Kjo pjesëmarrje
konsistente dhe numëri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë
dhe kosovarë, i kanë kapercyer barrierat profesionale dhe janë në nivele të
prezantojnë studime të mirfillta shkencore, ashtu si masivisht janë në gjendje
të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore të autorëve të huaj, të cilat i kanë
përvehtësuar dhe i kanë aplikuar me sukses në praktikën klinike dhe
ambulatoriale në trajtimin e të sëmurëve me patologji bronkopulmonare.
Kongreset shkencore nuk
janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh
shkencore, janë forume ku përgjithësohen rezultatet e studimeve shkencore,
sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve të
shkencave mjekësore botërore dhe kombëtare, duke kontribuar me metoda, protokolle,
teknika diagnostikimi dhe kritere trajtimi bashkëkohor në luftimin e sëmundjeve
dhe forcimin e mirëqenies shëndetësore të popullatës.
Ky kongres, si tribunë
shkencore, përbën një kontribut në përditësimin e arritjeve shkencore
bashkëkohore, është promovim i edukimit të vazhdushëm mjekësor me zbulimet e
reja, me risit e aplikuara në praktikën klinike dhe ambulatoriale, është forum
i bashkëbisedimeve shkencore.

24. 10.
2025. Seanca plenare.
Kongresin XVI
Mbarëkombëtar të Pneumologjisë e përshëndeti Prof Silvana Bala -
Presidente e Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë, Drejtore e Përgjithëshme e
Qendrës Spitalore Rajonale Universitare “Shefqet Ndroqi” – Tiranë. Fjala e
hapjes e Prof Silvana nuk ishte thjeshtë përshëndetje mirëseardhje, por një
mesazh i qartë i motos të kongresit: “Shëndeti i mushkërive është themeli i
jetës. Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve respiratore, janë investim për të
ardhmen”. Prof. Silvana theksoi domozdoshmërinë e studimeve shkencore në
disiplinat e pneumologjisë dhe aplikimin e rezultateve shkencore bashkëkohore në
praktikën klinike dhe atë ambulatoriale, për parandalimin, diagnostikimin e
hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.
Pjesëmarrësit në kongres i përshëndeti dhe Dr. Sh. M. Eugena Tomini, zv-ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale. Dr. Tomini vlerësoi impenjimin e mjekëve të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, në para-ndalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit bronkopulmonar, si dhe i përgëzoi për organizimin e këtij kongresi, i prezantuar me studime me një tematikë të gjërë dedikuar patologjive të aparatit respirator, si dhe theksoi domozdoshmërinë e intensifikimit të aktivitetit në parandalimin e këtyre sëmundjeve me problematikë preokupuese mediko-sociale.
24. 10.
2025
Seanca I.
Moderatorë:
Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr.Sh.M. Besim Morina
Kjo seancë i filloi
punimet me prezantimin e studimet dedikuar sëmundjes të tuberkulozit.
Dr. Donika
Mema, Dr. Albana Fico, Dr. Sh.
M. Eugena Tomini, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr. Irma Tashi, Dr.
Dritan Mema, Dr. Blerina Kodra, Dr. Rezarta Kazazi, prezantuan studimin “Prevalenca
e tuberkulozit në studenta në periudhën 2015 – 2024”. Në Shqipëri incidenca e
TBC është ulur në 16 raste për 100 000 banorë, por problematika komplekse
epidemiologjike, parandalimi, aspektet kliniko-diagnostike dhe kurative të TBC,
vazhdojnë të preokupojnë shëndetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të
drejtë ky kongres i dedikoi hapsirë të gjërë, me prezantime sudimesh dhe me
diskutime të frytshme për të shkëmbyer përvojën në luftën kundër kësaj sëmundje
problematike. Në këtë studim trajtohet një aspekt i veçantë i pranisë të kësaj
sëmundje në një grup studentash, duke theksuar se prania e tyre në jetën
kolektive dhe prezenca në praktikat klinike, përbën rrezik infektimi të
perosnave të tjerë, andaj me të drejtë autorët sugjerojnë të intensifikohen debistimet
masive për këtë sëmundje.
Dr.
Blerina Tafa, Dr. Lenida Suraj, Dr.
Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof. Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan
studimin: “Izolimi dhe identifikimi i llojeve të mykobaktereve jo-tuberkulare
(NTM). Studim retrospektiv për periudhën 2023 – 2025”. Ndër shkaktarët e
lëndimit të aparatit bronkopulmonar, ndërhyjnë dhe mykobakteriet
jo-tuberkulare, andaj me të drejtë autorët theksojnë se identifikimi i tyre
është me rëndësi sepse trajtimin për këto sëmundje ndryshon me trajtimin e
tuberkulozit pulmonar.
Dr. Lenida
Suraj, Dr. Blerina Tafa, Dr.
Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan
studimin: “Vlerësimi i testit Genotyp MTBDRplus dhe diskordancat
fenotipike-genotipike në diagnostikimin tuberkulozit rezistent”. Sëmundjë e
tuberkulozit shkaktohet nga disa shtame mykobaktere të tuberkulozit, andaj
identifikimi i tyre me testet genetike, ka ndihmuar në diagnostikimin e formave
rezistente të tuberkulozit, me ndikim dhe në trajtimin e personalizuar me
medikamente anti-tuberkulare.
Prof.
Silva Tafaj, Prof. Silvana Bala, Prof.
Hasan Hafizi prezantuan rezultatet e “Projekti DRAIGON: diagnoza pranë
pacientit për rezistencën antimikrobike me AI dhe sekuencimi genomik”. Ky
studim në nivel të tre spitaleve europiane, projekt ku përfshihet dhe QSRU “Shefqet Ndroqi”, është financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt është një risi në
aplikimin e metodave të biologjisë molekulare, për identifikimin e ADN të
bakterieve dhe viruseve, myknave nëpërmjet
sekuencimit genomik dhe inteligjencës artificiale në zgjedhjen e
antibiotikut të duhur për trajtimin e infeksioneve pulmonare. Me metodat
tradicionale identifikimi i shkaktarëve mikrobial kërkon 24 – 72 orë, duke e
lënë mjekun në pritje për të ndërhyrë, ndërsa me metodën e re, rezultatet
garantohen brenda disa minuta deri në dy orë.
Dr. SH. M.
Ilir Peposhi, Dr. Sh. M. Ornela
Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M.
Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, prezantuan studimin: “Hemoptizia:
Vlerësimi dhe menaxhimi”. Hemoptizia ështe një ndër shenjat klinike dramatike
të një grupi sëmundjesh bronkopulmonare dhe zbulimi i shkakut të hemoptizisë,
është me rëndësi në menaxhimin dhe tajtimin e këtijë ndërlikimi.
Dr.
Shpëtim Thaçi, Dr. Musa
Hoxha, Dr. Bahri Thaçi, prezantuan studimin “Roli i ultratingujve në
diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive”. Ekzaminimi i mushkërive, prej disa
dekada e ka kapërcyer kufirin e stetoskopit dhe të radioskopisë, sepse gjithnjë
e më shume po aplikohen teknika të reja ekzaminimi si ekografia, TC me rezolucion
të lartë, rezonanca magnetike, PET-skaner etj. Në këtë kuadër, Dr. Thaçi
prezantoi përvojën në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërisë, nëpërmjet
përdorimit të ekografisë.
Prof. Alma
Cani, Dr. A. Hatibi, Dr. F.
Kokiçi, Dr. E. Shima, Dr. A Vyshka, Dr. A Gjika, Dr.Sh. M. Loreta Agolli, referuan
studimin “Menaxhimi i shock-ut septik në terapi intensive - prezantim rasti”.
Në fushën e mjekësisë, me vlera praktike përgjithësuese është dhe përvoja e
fituar gjatë trajtimit dhe të një rasti të vetëm, si u prezantua në këtë studim
përvoja në menaxhimin e shock-ut septik në shërbimin e terapisë intensive.
25. 10.
2025
Seanca II.
Moderatorë:
Prof. Fatmir Çaushi, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi.
Në këtë seancë u
prezantuan studime dedikuar disa nga sëmundjet problemtike bronkopulmonare.
Prof.
L.Alia, Prof Silvana Bala,
prezantuan: “Klasifikimi kliniko-morfologjik i pneumonive idiopatike
intersticiale”. Ky grup pneumonishë me dëmtime difuze të parenkimës pulmonare,
mbetet problematik për vëshirësitë në trajtim, për invaliditetin dhe
vdekshmërinë e lartë, andaj njohja e substrateve morfologjike dhe tipareve të
shprehjes klinike, ndihmon pneumologët në diagnostikimin e hershëm dhe
trajtimin medikamentoz.
Dr. A
Pecani, Dr.Sh.M. Loreta
Karaulli, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr. Irma Tashi, Dr. Juli Gjerazi, Dr. Alma
Teferiçi, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M.
Ornela Nuredini, Dr. L. Gjata, Dr. H. Gjata, Dr. M. Broqi, Dr. E Hasa, Dr. A
Hasa, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin “Kur mushkëritë flasin para
Lupusit: Aspekte klinike të përfshirjes pulmonit në Lupusin Eritematoz
Sistemik”. Krahas sëmundjeve parësore, mushkëritë lëndohen në mënyrë dytësore
nga sëmundje të tjera, të zhvilluara si bashkëshoqëruese, ose si ndërlikime të
sëmundjeve të tjera, madje shprehen me shenja klinike para sëmundjes bazë, si
ndodh në rastin e zhvilluar në terren të Lupusit Eritematoz Sistemik. Autorët e
këtij studimi prezantuan përvojën e tyre, në diagnostikimin e LES nëpërmjet
dëmtimeve të mushkërive.
Dr. S.
Telo, Dr. Serxho Golgota, Dr.
Arben Tanka, Dr. J. Tula, Dr. N. Dhigoi, Dr. B. Galanxhi. Prezantuan studimin “Roli
i sëmundjeve shoqëruese në vdekshmërinë nga COVID-19, sipas grupmoshave dhe
valëve epidemike në Shqipëri. Një analizë retrospektive e rasteve me përfundim
fatal të sëmurëve të shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në
periudhën 2020 – 2023”. Epidemitë e një pas njëshmë të shkaktuara nga virusi
agresiv COVID-19, i ballafaquan pneumologët me problematikë serjoze në
trajtimin e infeksionit viral dhe të ndërlikimeve, shpesh vdekjeprurëse për të
sëmurët. Krahas prezantimit të dhënave statistikore, autorët e këtij studim analizuan
format e sëmundjeve shoqëruese dhe ndërlikimet e COVID-19, me pasoja për
invaliditetin e lartë dhe vdekshmërinë e të sëmurëve, të dhëna pergjithesuese
dhe aplikative në klinikën e pneumologjisë.
Dr.Sh.M.
Olvis Petre, Prof Silvana Bala, Prof.
Hasan Hafizi, u prezantuan me studimin: “SPOK, një sëmundje inflamatore
sistemike”. Vitet e fundit rezulton se është shtuar incidenca e kompleksit te
sëmundjeve pulmonare kronike obstruktive, andaj njohja e substratit
morfologjike dhe e shprehjeve klinike dhe laboratorike në SPOK i ndihmon mjekët
në trajtimin medikamentoz dhe me oksigjenoterapi të sëmurëve, që vuajnë me lezione
inflamatore kronike obstruktive pulmonare.
Dr.
Gazmend Zhuri, A. Kurtaj,
Sh. Dauti, Ajeti-Rexhepi: Prezantuan studimin “Sarkoidoza atipike, me imitim të
kancerit metastatik të gjeneralizuar”. Autorët e këtij studimi theksuan se disa
sëmundje që lëndojnë sistemin bronkopulmonar kanë shprehje kamaleone, kështu
një lezion beninj mund të paraqitet me imazhin e një sëmundje malinje, si
ndodhi në rastin e sarkoidozës pulmonare, ku granulomat e shumta, paraqiten si
vatra metastaze neoplazishë malinje. Me këtë studim autorët prezantuan kriteret
e diagnozës diferenciale.
Dr. J.
Gjoni, Dr. M. Broqi, Dr. Loreta
Agolli, Dr. E. Qeli, Dr. A. Hasa, Dr. M. Bilali, Dr. S. Shpuza, Dr. F. Bani, Dr.
S. Çerçizi, prezantuan studimin “Roli i CT në zbulimin e sëmundjeve shoqëruese
në SPOK”. Autorët e këtij studimi
theksuan se ekzaminimet me CT, ndihmojnë të identifikohen sëmundjet që
shoqërojnë inflamacionin kronik me bronkiolit obstruktiv, ashtu si dhe
ndërlikimet e kësaj patologjie komplekse.

Seanca III.
Moderatorë:
Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Tafaj, Dr.Sh.M. Eugerta Dilka.
Dr. Emira
Hysa, Dr. A. Hasa, Dr. A.
Zerva, Dr. A. Dezhgiu, Dr. E. Cuka, Dr. S. Telo, Dr.Sh.M. R. Hasa, Dr. Alma
Teferiçi, Dr. M. Broqi, Dr. Serxho Golgota, Dr. F. Rrumbullaku, prezantuan me
studimin: “Vlerat diagnostike të karakteristikave ekografike transtorakale në
parashikimin e malinjitetit të likuidit pleural të pa diagnostikuar. Studim
diagnostik prospektiv”. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën në
diagnostikimin me ekografi dhe disa aspekte të diagnozës diferenciale të
likuidit pleural me origjinë nga neoplazitë malinje pleuropulmonare dhe nga
metastazat e neoplazive ekstrapulmonare.
Dr.Sh.M.
Besim Morina, Dr.Sh.M.
Blerina Dervisholli, Dr. Edison Suka; prezantuan studimin: “Ekografia
e diafragmës në sëmundjet
obstruktive: Nga metodologjia, në aplikime klinike dhe gjetjet te duhanxhinjtë
me
funksion pulmonar të
ruajtur”. Tymi i duhanit përmbanë lëndë toksike, iritante, alergene,
inflamatore dhe kancerogene, të cilat provokojnë një kompleks dëmtime
strukturale dhe çrregullime funksionale, të shprehura me uljen e presionit
parcial të oksigjenit, me dispnea dhe insuficiencë respiratore. Në këtë
ansambël çrregullimesh funksionale implikohet dhe diafragma, të cilën autorët e
kanë analizuar me ekografi, në subjektet duhanxhi, ende në fazën me funksion
pulmonar të ruajtur.

Dr. Alma
Teferiçi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi,
Dr.Sh.M. Ornella Nuredini, Dr. Serxho Golgota, Dr. M. Broqi, Dr. E. Bardho, Dr.
Eritjan Tashi, Dr. H. Rugia, Dr. E. Hysa. Prezantuan studimin e një rasti: “Diagnoza
dhe heqia bronkoskopike e gurit endobronkial në një pacient me tuberkuloz
endobronkial aktv”. Kalcifikimi i lëzioneve tuberkulare është ndërlikim
jo i rrallë në këtë sëmundje, madje kalcifikimi i granulomës tuberkulare në
bronk shprehet me çrregullime respiratore, heqia e këtij lezione është e
domozdoshme për rikuperimin e aktivitetit respirator, andaj kolegët aplikuan me
sukses heqien e këtij lezioni bronkial gjatë bronkoskopisë.
Dr. Serxho
Golgota, Dr. K. Revelli, Dr. Eritjan
Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. A. Papa, Dr. I. Pojani, Dr. E. Hysa, Dr. Alma
Teferiçi, Dr. K. Bratja, Dr. S. Shpuza, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Loreta Agolli,
Prof Silvana Bala, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi. Prezantuan “Përvoja në diagnostikimin
me ndihmën e biopsisë transbronkiale të një rasti me proteinozë alveolare”. Për
diagnostikimin e shumë sëmundjeve pulmonare praktikohet biopsia transbronkiale,
teknikë e realizuar në rastin e të sëmurit me proteinozë alveolare.
Dr. Ina
Goroveci, Prof. Alban Ylli, prezantuan
studimin transversal “Sëmundshmëria dhe humbja e autosufiçiencës në të
moshuarit aktivë në qytetin e Tiranës gjatë periudhës korrik – shtator 2023.” Jetëgjatësia
e pritshme e popullatës shqiptare është rritur dukshëm, kësisoj është shtuar
kontigjenti i moshave të treta, një pjesë e tyre vuajnë dhe nga sëmundje
bronkopulmonare, andaj studimi i këtyre sëmundjeve në të moshuarit autosufiçientë ndihmon në rritjen e masave parandaluese,
për përmirësimin e mirëqenies së tyre shëndetësore.
Dr. K.
Reveli, Dr. Serxho Golgota, Dr. Eritjan
Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. I. Pojani, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin:
“Cilësia e gjumit në pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike”. Grupi
i sëmundjeve pulmonare me obstruksion bronkial kronik, karakterizohen me ulje
të presionit parcial të O2, me hiperkapni, me dispne dhe insuficienca
respiratore, rrethana që ndikojnë në prishjen e cilësisë së gjumit. Këtë
situatë autorët e prezantuan me të dhëna në grupin e të sëmurëve që studiuan.
Prof.
Piersante Sestini, nga
Universiteti i Sienës – Itali, prezantoi studimin: “Humbja e peshës dhe
vdekshmeria në të sëmurët me Fibrozë Idiopatike Pulmonar”. Studimet e klinikës
të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës - Itali, kanë konkluduar se
ekziston ndërvartësi midis dispnesë, insuficiencës respiratore dhe ritmeve të
larta të rënies së peshës me rritjen e vdekshmërisë të sëmurëve me fibrozë
idiopatike pulmonare. Prof Sestini theksoi se trajtimi me oksigjenoterapi
ambulatoriale e përmirëson cilesinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe
nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Seanca IV.
Moderatorë: Prof. Lutfi Alia, Prof.
Alma Cani, Dr. Sh.M. Loreta Agolli.
Prof. Fatmir Çaushi,
Dr.SH.M. I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. Sh. M. Ilir Peposhi,
Dr. Eljana Shima, Dr. A. Vyshka, prezantuan studimin “Kirurgjia e trakesë një
‘Gur kilometrik’ i tejkaluar tashmë në Shqipëri”. Në këtë referim, autorët
ekspozuan një sukses në zbatimin e kirurgjisë së trakesë, një arritje e nivelit
bashkëkohor e klinikës së kirurgjisë torakale të QSRU “Shefqet Ndroqi” –
Tiranë.
Prof Fadil Gradica, Prof.
Daniela Xhemalaj, Dr. L. Lisha, prezantuan një rast me “Leimiosarkoma mediastinale
në një të sëmurë me moshë të re”. Diagnoza e leimiosarkomës mediastinale
bazohet vetëm në biopsinë e këtij tumori. Kooperimi ndërdisiplinor është faktor
i rëndësishëm në diagnozën e saktë dhe trajtimin me efikasitet të sëmundjeve
neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftesive dhe rëndesisë në marrjen
e materialeve me teknikën e biopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë e
konfirmuar nga anatompatologët, si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet
mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi
mikroskopik i biopsive është Gold Standart, është vendimtar për diagnozën,
orienton taktikën e trajtimit kirurgjikal dhe përcakton prognozën e të sëmurit.
Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr.
Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. A. Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri,
Dr. Eritjan Tashi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi; prezantuan përvojën e trajtimit të
Hemartomës endobronkiale të hequr nëpërmjet bronkoskopisë flexibile, duke
përdorur snare elektrokirurgjikale dhe krioterapi.
Dr. E. Kastrati, Dr.
A. Hasani, Prof. Fadil Gradica, Dr. T. Isufaj Halit, Dr. A. Bolat, Dr.Sh.M Ilir
Hoxha, prezantuan përvojën në trajtimin e pleurodesis me natyrë malinje: “Përdorimi
i talkut në trajtimin e pleurodesis, në një të sëmurë me efuzion nga neoplazi
malinje e pleurës”.
Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M I.
Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. E. Shima, prezantuan studimin:
“Rezeksion uniportal i pulmonit, përvojë e suksesshme në kirurgjinë torakale
shqiptare”. Ashtu si në
kongreset e mëparshëm dhe në këtë të këtij viti, klinika
e kirurgjisë e QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, u prezantua me arritje të reja
të suksesshme, si është dhe ky rezeksion uniportal i pulmonit, i ilustruar me
filmim gjatë interventit të ekipit të kirurgëve.
Dr. J.
Tula, Dr.Sh.M. E. Kozma, Prof
Daniela Xhemalaj, Prof A. Pecani, Dr. Viola Selmani, Dr. S. Telo, Dr. B.
Galanxhi, Dr. Arben Tanka, Dr. L. Gjati; referuan “Një rast karcinome me qeliza
të vogla të mushkërive, me metastazë në gjëndërrat adrenale”. Ky rast është
përvojë që sugjeron se neoplazitë malinje të mushkërive nuk kursejnë dhe
gjëndërrat suprarenale, duke u shprehur me një klinikë çrregullimesh hormonale.
Dr. Jeta
Bunjaku, Dr.Sh.M. Arbër Lama, Dr.
Tawanda Pesanayi, Dr.Sh.M. Jeton Shatri, Dr. Mary Chamberlin, Dr.Sh.M. Ilir
Hoxha, prezantuan temën: “Kanceri i mushkërive: Roli i stilit të jetës si
faktor rreziku”. Autorët e këtij punimi, bazuar në një numër të konsiderushëm
artikujsh të botuar në revista mjekësore ndërkombëtare rreth këtij argumenti,
dolën me konkluzion se disa lëndë si kafja, çaji, alkooli nuk janë faktorë
rrezikues për zhvillimin e kancereve të mushkërive.
Seanca V.
Moderatorë:
Prof. Fadil Gradica, Dr.Sh.M. Olvis Petre, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini.
Dr. Sh.M.
Eugerta Dilka, Dr. Klara
Ziu, prezantuan studimin “Profilaksia me antikoagulantë në pacientët me kancer,
kur dhe si trajtohen? Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësinë,
sjelljen e egër klinike, për ndërlikimet e shumta që krijojnë dhe për
vdekshmerinë e lartë. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive ndërlikohen
me trombemboli, çka dikton trajtimin me antikoagulantë. Për këto aspekte
autoret prezantuan dhe argumentuan përdorimin e antikoagulanteve të rinj, më
rezultative në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët
tradicional.
Dr. F.
Marku, prezantoi studimin
“Efektet e vitaminave C dhe D, si supliment në funksionin pulmonar në brobkitin
kronik jo-obstruktiv”.
Dr.
Malbora Xhelili, referoi
studimin “Ndërlikimet neurologjike në sëmundjet pulmonare dhe vice-versa,
rishikim literature dhe raportim rasti”. Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me
ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavorëshme, krahas
problemeve somatike dhe vështirësive në trajtim, krijojnë te i sëmuri shqetësime të forta emotive, psikologjike,
neurologjike dhe psiqike. Këto aspekte të nderlikuara dhe përvoja në trajtimin
i tyre u prezantuan në mënyrë të qartë, duke theksuar se këto shenja
nënvlehtësohen, nuk diagnos-tikohen dhe nuk kurohen, për pasojë shtohen
vuajtjet e të semurit, madje i implikon dhe familjarët.
Dr.Sh.M.
Dhimitraq Argjiri, Dr. V.
Selmani, Dr. Eritjan Tashi, Dr. J. Bami, Dr. E. Gjordeni, Dr. D. Orgocka, Dr.Sh.M.
Loreta Agolli, Prof Silvana Bala; prezantuan eksperiencën klinike në “Ventilimi
jo-invaziv (NIV), në trajtimin e insuficiencës respiratore akute hiperkapnike”.
Oksigjenoterapi praktikohet shpesh në sëmundjet bronkopulmonare me dispnea dhe
insuficiencë respiratore, por me kritere shkencore. Trajtimi me oksigjenoterapi
e përmirëson cilësinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga
medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Dr. I.
Kadiu, Dr. S.Telo, Dr. B.
Neziri, Prof. Silvana Bala: “Krahasimi i pikëzimit PSI dhe SMART-COP
në parashikimin e
gravitetit dhe ecurisë spitalore në pneumoninë e fituar në komunitet; përvoja
nga QSRUT”.
Kjo lloj pneumonie,
ndonëse shprehet si sëmundje e zakonëshme, është preokupante për ndërlikimet dhe
pasojat që krijon, pavarësisht trajtimit me një gamë të gjërë antibiotikësh,
andaj monitorimi me kritere shkencore, ndikon në vlerësimin e gjendjes klinike
të sëmurit dhe trajtimit me kritere shkencore.
Konkluzione.
Në përfundim të çdo
seance dhe në mbylljen e punimeve te kongresit, rreth studimeve të referuara u
bënë pyetje dhe diskutime. Claude Lévi-Strauss ka thënë: “Shkencëtar
nuk është ai që jep vetëm përgjigjie, por është ai që krijon mundësi të bëhen
pyetje dhe të diskutohet rreth problemit që ka studiuar”, andaj pjesmarrësit i
drejtuan pyetje referuesve, të cilët dhanë përgjigjie duke e përgjithesur përvojën
e tyre në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, që lëndojnë
mushkëritë
Në këtë kongres u
referuan tema të shumta, disa të nivelit bashkëkohor, ndër të cilat veçoj
rezultatet e projekti DRAIGON, për diagnoza në pacienta me rezistencën
antimikrobike me inteligjencë artificiale dhe sekuencimi genomik”, studim në
nivelin Europian, i financuar nga Komisioni Europian, studim që do të hapi
shtigje të reja, për testimin e shkaktarëve të infeksioneve pulmonare brenda 2
orëve.
Një pjesë e madhe e
studimeve trajtuan rezultatet në aplikimin bashkëkohor të ndërhyrjeve
kirurgjikale, në aplikimin e teknikave të reja të duagnostikimit dhe të
trajtimit të sëmundjeve bronkopulmonare, çka shënuan një sukses në zhvillimin e
kongresit XVI mbarëkombëtar të pneumologjise shqiptare.
Në diskutimet e shumta u
theksua se kur sëmundja është rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe
studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen
prapa një semundje të vetme, madje dhe të rrallë, shpesh pasojë e nje difekti
genik. Në mjekësi një rast i vetëm dhe shumë raste me të njejtën semundje, kanë
vlera të njejta, pasi të shpëtosh një jetë njeriu është kontribut humanitar me
të njejtën rëndësi si të shpëtosh shumë të sëmurë. Në revista mjekësore botohen
studime për sëmundje të diagnostikuara në një person (Case report), ashtu si në
kongrese referohen studime të dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë
kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, të studiuara me veçoritë dhe në
kompleksitetin vet kliniko-morfologjik, por me vlera përgjithësuese në
praktikën klinike.
Edhe në këtë kongres u
prezantuan studime me të dhën statistikore. Robert Anson Heinlein ka thënë: “Në
se një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë është opinion”, kësisoj
dhe studimet me të dhëna statistikore morën vlera përgjithësuese dhe aplikative
klinike.