| E hene, 03.11.2025, 06:51 PM |
Përparim Rama, nga kandidatura e befasishme e LDK dëri te drejtimi i kryeqytetit me qytetarë
Nga
Milazim Zeqiraj
Një
vlerësim qytetar për qeverisjen e kryeqytetit: midis pengesave politike dhe
zhvillimit të kryqytetit.
Si
qytetar i Kosovës dhe banor i Prishtinës, e shoh të nevojshme të ndaj mendimin
tim për qeverisjën e kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Perparim Rama kandidat
pa ngjyrim politik
Perparim
Rama në vitin 2021,  nga kryetari i
LDK-së, z. Lumir Abdixhikut edhe pse nuk ishte anëtar i LDK-së u kandidua për
kryetar të Prishtinës.
Perparim
Rama vjen nga një shkollë perëndimore e arkitekturës dhe me përvojë
profesionale në vendet perëndimore. Përsonalisht kam respekt për rininë tonë që
në Perëndim arrijn të konkurojën në hap me standardet moderne prendimore.
Qëllimi
i këtij shkrimi nuk është të vlerësoj karrierën e tij profesionale jashtë
vendit, por qeverisjen e tij në kryeqytet.
Një kandidaturë e
pavarur, strategji e re e LDK-së
Në
zgjedhjet parlemetare të vitit 2021, LDK kishte pësuar humbje në zgjedhjet. Nga
ato zgjedhje vendi qeverisej nga Lëvizja Vetëvendosje.
LDK
në zgjedhjet lokale për të parin a Prishtinës, vendosi të kandidojë me një
kandidat të pavarur, me z. Perparim Rama i cili në zgjedhje e muar besimin e
qytetarve ndaj kandidatit të LVV-së, z. Arben Vitia – një figurë karizmatike që
kishte fituar besimin e qytetarëve gjatë pandemisë COVID-19.
Z.
Rama kërkoi votat e LDK-së edhe pse nuk ishte anëtar i saj, ndërsa LDK-ja e
mbështeti kandidaturën e  vet, një përson
të pavarur– një vendim i pazakonshëm për këtë parti.
Shpresa
e LDK ishte se një kandidat pa parti do të fitonte përkrahjen e qytetarëve në
kohën e polarizimit të thellë politik ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, dhe do të
ndihmonte z. Rama në fitore dhe nëbrealizimin e projekteve të mëdha për
Prishtinën pa pengesa nga niveli qendror, që qeverisej nga LVV-ja.
Ky
kalkulim  rezultoi i suksesshëm në
fitorën e z. Përparim Rama i cili në balotazh fitoj besimin qytetar për ndryshim
dhe profesionalizëm.
Prishtina mes përplasjes
politike dhe pengesave nga qeveria qëndrore
Dihet
se LVV-ja, parti e dalë nga strukturat e LPK-së, që nga fillimi ka qenë e
pozicionuar kundër LDK-së dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.
Pas
vdekjes së presidentit Rugova, sulmet ndaj LDK-së dhe ndaj z. Isa Mustafa nuk
pushuan.
Kjo
e bën të qartë pse LVV-ja nuk e përkrahu qeverisjën e z. Perparim Rama, vetëm
pse ai ishte propozuar nga LDK.
Në
fakt, qeverisja e Prishtinës nga LDK – nën udhëheqjen e z. Isa Mustafa – ishte
ndër më të suksesshmet, sidomos për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e
sheshit “Nënë Tereza” dhe ngritjen e bustit të presidentit Rugova.
Gjatë
mandatit të parë të të qeverisjës së Prishtinës nga Z. Shpend Ahmetit nga LVV,
sipas deklaratave të tij në media, së ati ti ishte bërë presion nga z. Albin
Kurti për rrënimin e bustit të Rugovës në shesh – që, për fat, nuk ndodhi dhe
respekt për z.Ahmeti.
Fillimi i qeverisjes
Rama: përpjekje dhe bllokada
Që
në ditët e para të qeverisjes, z. Rama u përball me pengesa nga qeveria
qendrore e LVV-së në realizimin e projekteve të mëdha të Prishtinës, që duhej
të financoheshin nga niveli qëndrorë. 
Mos financimi i atyre projekteve krijoj vështirësi në realizimin e
planeve zhvillimore të qytetit.
Projektet
e financuara nga buxheti lokal përfundonin me sukses, ndërsa projektet që
kërkonin mbështetje nga niveli qendror – si Unaza e Madhe, Unaza e Vogël apo
Rruga A – janë vonuar, duke krijuar pakënaqësi të qëllimshme tek qytetarët.
Po
ashtu, projekti i zgjerimit dhe ndërtimi i sheshit “Gjorgj Bush” – një hapësirë
qëndrore e kryeqytetit, që bashkon objekte interesante si Radio Prishtinën,
Fakultetin Filozofik, Biblotekën Kombëtare, Katedralen “Nënë Tereza” dhe bustet
e figurave kombëtare, duke filluar nga Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova dhe
Fehmi Agani u kriju zhurmë dhe ndalesë pa arsye të qartë.
Rezultatet konkrete dhe
fryma e qetë e qeverisjes
Një
kryetar nuk vlerësohet nga premtimet që jep, por nga veprat që lë pas.
Z.
Perparim Rama, në këto vite të qeverisjës, i ka dhënë Prishtinës një frymë të
re:
infrastruktura
është përmirësuar dukshëm, rrugët dhe lagjet po marrin pamje moderne, edhe
fshatrat janë afruar me qytetin përmes rrjeteve të reja rrugore.
Në
arsim janë ndërtuar shkolla dhe çerdhe të reja, megjithëse nevojat mbetën të
mëdha.
Janë
bërë përmirësime në shëndetësi, sport dhe jetë kulturore.
Në
aspektin kulturor dhe turistik, veçohet festivali Sunny Hill, i cili ka
vendosur Prishtinën në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve muzikore, falë
bashkëpunimit me këngëtaren Dua Lipa.
Po
ashtu, është dhënë përkrahje për zhvillimin e fshatrave, bujqësisë dhe
blegtorisë – sektorë që mbeten burim jetik për shumë familje të komunës.
Ajo
që e dallon më shumë qeverisjen e Ramës është mënyra e qetë dhe e paanshme me
të cilën ka udhëhequr.
Ai
ka ulur ndjeshëm polarizimin politik në Komunë, institucione e shkolla, duke
dëshmuar se zhvillimi i qytetit nuk ka ngjyrë partiake.
Sfidat që mbeten dhe
pritjet për mandatin e ardhshëm
Prishtina
vazhdon të përballet me probleme të trashëguara si menaxhimi i mbeturinave,
qentë endacakë, trafiku urban dhe infrastruktura rrugore.
Megjithatë,
mënyra si janë menaxhuar këto sfida tregon për një drejtues serioz, punëtor dhe
të përkushtuar ndaj qytetarëve.
Në
bisedat me shumë qytetarë vërehet një qëndrim i përgjithshëm. Mandati i parë i
Perparim Ramës ka qenë i suksesshëm dhe ka ndryshuar fytyrën e Prishtinës.
Kur
një kryetar fiton respektin e qytetarëve me vepra konkrete, jo vetëm me fjalë,
atëherë krijohet besimi, së edhe programet e ardhshme do të realizohen me
përpikëri.
Duke
u nisur nga puna e bërë deri tani dhe nga besimi që i është dhënë më 12 tetor,
besohet se z. Rama do ta fitojë përsëri garën në balotazh me 9.11.2025 ndaj
kandidatit të LVV-së, z. Hajrullah Çeku – një figurë e respektuar, një ndër
ministrat e sukseshëm të qeveris Kurti 2, por edhe ky si shumë të tjerë, vuan
nga centralizimi i vendimmarrjës brenda partisë së tij.
Qeverisja e mirë si
pasqyrë e një shoqërie të mirë
Z.
Përparim Rama ka qeverisur Prishtinën pa ngjyra politike – si të ishte një
anëtar i devotshëm i LDK-së dhe punoj si një qytetarë me qytetarë për qytetin,
në një vend ku përçarja politike shpesh dominon mbi zhvillimin.
Në
fund, si qytetarë, bësoj se qeverisja e mirë është koslicioni me qytetarin si
pasqyrë e një shoqërie të mirë.
Prishtina,kryeqytet
i vendit, ka nëvojë për një udhëheqje të përgjegjëshme, të përkushtuar dhe
moderne, andej ky model duhet të vazhdojë.