| E diele, 02.11.2025, 06:53 PM |

ANTON NIKË BERISHA
-
në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë -
10 volume - vepra e tij e përmbledhur, që u përurua në Akademinë e Shkencave në Tiranë…
Nga Visar Zhiti
Profesor
Anton Berisha erdhi nga Prishtina me shokë, me botuesin dhe studiues, që me
kolegë nga Tirana, së bashku do të flisnin dhe do të vlerësonin Veprën.
Së
pari ai është studiues i shquar, fillon që me hulumtimet e letërsisë gojore dhe
të traditës, te klasikët e modernët dhe deri te bashkëkohësit, kudo ku është
fjala shqipe në kohë dhe hapësirë, si rrënjë dhe në lulëzim…
Kështu
po mendoja, teksa shkoja në takim për ta takuar patjetër. Ai është edhe poet
dhe prozator, me një stil që shpesh ndërthur elemente të traditës dhe të
spiritualitetit. Ka vepra për Shenjten Nënë Tereza dhe antologji të poezisë së
përshpirtme shqipe, por dhe të autorëve të tjerë. Edhe mua…
Fjalën
hyrëse në takim e mbajti studiuesi i njohur dhe kritiku letrar Behar Gjoka, që
ndër të tjera do të thoshte se “kompleti ‘Studime letrare të zgjedhura’ (në 10
vëllime) të profesor Anton Nikë Berishës, është një përmbledhje themelore e
jetës së tij kërkimore, e përkushtuar ndaj studimit të letërsisë dhe
trashëgimisë shqiptare…
Në
këtë veprimtari po marrin pjesë studiues, akademikë e krijues nga Shqipëria,
Kosova dhe diaspora arbëreshe, në një bashkëbisedim që ngre lart vlerën e
mendimit dhe të identitetit kulturor shqiptar. Organizuar nga:
Qendra
e Studimeve Letrare “Budi”
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë
Shtëpia
Botuese “Faik Konica” Prishtinë
ARS
Klubi “Beqir Musliu”
Dhe
fjala iu dha botuesit Nazmi Rahmani.
Pashë
në ekranin përballë emrat e atyre që do të flisnin:
Profesorët
Kristaq Jorgo, Matteo Mandalà (Nga Hora e Arbäreshêve) Prend Buzhala, Rovena Vata, Sabit Rrustemi,
Llesh Ndoj, Gjon Mark Krasnigl, Akeksandër Çipa. Pranë tij isha, analistitt të
njohur, kreu i Unioni të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), aktiv në mbrojtjen e
lirisë së medias…
Bashkë
do të shkonim të përshëndesnim mikun tonë, Anton Nikë Berishën. Në fakt po
përshëndesnim mendimin e lartë kritik në letrat tona…
