| E diele, 02.11.2025, 06:55 PM |

PËR
MUSINE KOKALARIN
Nga
Rudolf Marku
Nashi
Brook dhe Jonathan Brook janë një çift nga Brighton i Anglisë, miq të mi.
Jonathan është një intelektual i klasit të parë dhe po ashtu është zonja Brook.
Të dy të obsesionuar nga figura e Musine Kokalarit, aq sa mund të thuash se të
dy ia kanë kushtuar jetën e tyre asaj. Jonathan është i familjarizuar me krimet
e komunizmint rus kundër shkrimtarëve dhe intelektualëve, ndërsa Nash e ka më
të lehtë t’I kuptojë këto krime,ngase i ka provuar në lëkurën e vet.
Në
saj të përkushtimit të tyre, BBC ka shfaqur
dokumentarin e përgaditur për Musinen, dhe vetë Nash dhe Jonathan kanë
ngritur në Angli rrethin e zgjeruar ‘ Miq të Musine Kokalarit’ , me intelektualë anglezë që mblidhen herë pas here për të përkujtuar
figuren e Musines.
Më
telefonuan në Tiranë, dhe më thanë se do jenë në një aktivitet që do zhvillohej
në Hotel Tirana (15-katëshi). Më thanë të mos mungoja ( e kishin marrë vesh se
kisha ardhur dhe unë në Tiranë).. Ditën dhe orën që do zhvillohej aktiviteti,
isha i pranishëm. Një grumbjull njerëzish shumica e të cilëve janë të
përjetshmit e pranishëm në çdo mbledhje të kësaj natyre. M’u duk se ishin po
ata njerëz që do të kishin qënë dhe para 30 a 35 viteve më parë. Koha është e
ngrirë në Tiranë, aq sa të duket ndonjëherë se as minutat dhe as sekondat nuk
levizin. Më drejtuan të ulem në rrejshtin e dytë.Më kot kërkoja të shihnja miqt
e mi të Anglisë. Një punonjës i Hotelit më tha se çifti nga Anglia ishte
larguar që dje. Me siguri të pushtuar nga po kjo ndjesi që më pushtoi dhe mua
që në minutat e parë të pranisë time këtu. I ulur, instiktivisht kisha nxjerr
një bllok të vogël dhe kisha filluar të shkruaja poezinë që po e postoj më
poshtë. E di se nuk është poezi me kërkesa estetike, thjesht është një përjetim
i asaj që ndjeva në ato çaste kur dhe folësi i parë nisi ligjërimin e vet. Me
siguri është i njejti përjetim që e kish bërë çiftin anglez të ikte nga Shqipëria para kohe.
Ndjenja e neverisë ndaj kotësisë dhe shtirjes. Ndoshta poezia e më poshtme do
ta sqarojë më mirë atë që dua të them.
NË NJË CEREMOMI
PËRKUJTIMORE TË MUSINE KOKALARIT
Në
rrethin e parë u ulën vrasësit e saj,
Me
gratë dhe fëmijët të veshur, pa asnjë
njollë
Dhe
një ish i burgosur që zgjatet për ta kapur kamera,
I
sigurt që do flas në tribunë me sintaksin më
paqësor,
Dhe
në rrathet më larg, ata që bërtisnin për një dënim më të rreptë,
Dhe
një historian që ndryshon datat e
ngjarjeve çdo vit
Një
ish President me profesionin veteriner, i cili ende s’e kupton
Përse
evolucioini u ndal pikërisht atë ditë
kur ai u lind
Dhe
në rrethet e sigurisë turma e politikanëve, diplomatëve.
Që
duartrokasin kur folësi fjalën Prix e lexon Prick,
Mediokriteti
dhe shtirja vret po aq sa gjygjet e dikurshëm,
Në
sallat luksoze mbushur me njerëz hipokritë,
Ndërsa
vetë Ajo, që nga Kashta e Kumtrit,
Me
një fshesë të gjatë shqope dhe kashte në dorën e saj,
Më
kot përpiqet të fshijë pluhurin dhe baltën në sallën vanitoze
Ku
farisejt vazhdojnë të shtiren sikur pa ndërprerje vazhdojnë të qajnë…
30 Tetor, Hotel Tirana