Kulturë
Xhemaledin Salihu: Në Preshevë me sukses u mbajt Konferenca Shkencore
E shtune, 01.11.2025, 06:56 PM

NË PRESHEVE ME SUKSES U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Më
25 e 26 tetor 2024 në Preshevë u mbajt dhe suksesshëm u realizua Konferenca
shkencore: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare
nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku u paraqitën 48
studiues, ndërsa morën pjesë me punime shkencore 31 studiues nga Shqipëria,
Maqedonia e Veriut, Kosova, Lugina e Preshevës, Zvicra dhe shkrimtari çam Arben
Kondi.
Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema, letërsi, prof. dr. Izaim Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, professor pedagogije, studiues.
Konferenca
shkencore punoi me 5 séanca, në seancën
solemne Konferencën shkencore e hapi Dr. Shpëtim Memishi, ndërsa fjalë rasti
dha dhe zyrtarisht e shpalli të hapur
Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl
Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ambasadorin, Zyra Ndërlidhëse
e Republikës së Kosovës në Serbi, Z.
Jetish Jasharin, Znj. Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës, Z. Enkel
Rexhepin, kryetar i KKSH, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,
me në krye të koordinatorit, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Murat Ajvazin,
kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër dhe pjesëmarrësit e studiuesit.
Konferencën
shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Ambasadori Z.Jetish
Jashari, Z.Enkel Rexhepi, Znj. Ardita Sinani dhe Akademik Adem Bunguri
Poashtu
kryetari i SHTKK-së i dha nga një libër, me përmbledhje të punimeve shkencore
të Konferencës shkencore, të mbajtur më 2024.
Në
pjesën e ndarjes së Mirënjohjeve u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit e Republikës së Kosovës, për financimin e plotë të Konferencës
shkencore të vitit 2025 dhe Fondi Humanitar i GNTC Gorenje në Prishtinë, me
drejtor Fatmir Kadriu,për financimin-botimin e librit të Konferencës shkencore
të vitit 2024.

Me
kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Akademik Adem Bunguri,
Prof. assoc. dr. Muhamet Bela, Zana Hoxha, Akademik Hamit Kaba, dr. Afërdita
Abdullahi Dërmaku, Prof.assoc. dr. Naim Berisha, Prof.assoc. dr. Faton
Krasniqi, Prof.dr.Vilma Proko, Aljula Jubani, Gani Pllana, Prof. dr. Agron
Xhagolli, Prof. dr. Izaim Murtezani, Dr. Vlore Fetaj-Berisha, Dr. Rini Useini,
Bekim Ramadani, Prof. assoc. dr. Rovena Vata Mikeli, Marin Frani, Avni Xh.
Behluli, Davida Marku, Mr. Hashim Baftiari, Prof. dr. Vebi Bexheti, Prof. dr.
Xhemaludin Idrizi, Mrs. Murat Ajvazi, Zymer Cakolli, Arben Kondi, Mr.sc. Ali
Sadiku, Xhemaledin Salihu, Klajdi Lulollari, Dr. Minir Ademi, Ardian Ramadani
dhe Refik Hasani.

Pas
mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua
një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.
Fjalën
përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që
poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës shkencore dhe dha
disa sugjerime e propozime për të shkuar edhe më përpara në ngritjen e cilësisë
së Konferencës shkencore të vitit 2026
si dhe ajo të jetë më cilesore dhe më përmbajtësore.
Poashtu,
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore shpalli ANËTAR NDERI
Prof.dr.
Mustafë Ibrahimin dhe Dr. Minir Ademi, ndërsa ANËTAR TË MERITUAR
Shpalli
Prof. dr. Agron Xhagollin dhe Prof. dr. Drita Halimi Statovci.
Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 26 tetor 2025, me përurimin i librit të Konferencës shkencore të vitit 2024: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof.dr. Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.

Projektin
në fjalë e financoi: Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit:
"Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës
dhe viset të tjera shqiptare" e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje
Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.
Vlen
të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Projektin
e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë









