| E shtune, 01.11.2025, 06:53 PM |
EDUKATA FAMILJARE, ROLI FAMILJES
Nga
Bashkim Saliasi
Në varësi nga koha,
edukatorët kanë qenë e janë të shumtë, mësues, instruktor dhe mjeshtër, prindër
e familjar të tjerë të rritur, veprimtarë kulturorë e shoqërorë.
Midis të gjithë
këtyre një rol të veçantë ka zënë gjithëmonë nëna. Ajo dallohet për misoinin e
amvisisë. Por instikti mbetet një një dukuri, madje, mund të themi, një ligjësi
objektive që i shërben vijimësisë së llojit.
Ndryshe është te
femra njerëzore. Ai është kthyer në motiv të përjetshëm. Në shtratin themelor
të këtij motive, nëna qëndron më afër familjes fizikisht e shpirtërisht sidomos
kur është i vogël, por përkujdesja vazhdonë gjatë gjithë jetës. Kujdesi i nënës
spikat më shumë në moshën e vogël dhe gjatë adoleshencës. Nëna i ngulit fëmijës
reflekset natyrore, shprehit dhe zakonet më të para, i jep gji dhe ushqim, e
lanë dhe e shplanë, e vesh dhe e zhvesh, i këndon dhe e vë në gjumë, e mëson të
ec dhe të flasë.
E thënë ndryshe
nëna e pais me atributet fillestare si qënie e pavarur njerëzore që do të thotë
që fëmija edukohet që me qumshtin e nënës. Paisja e nënave në ditët e sotme me
kulturë shëndetësore, bënë që fëmija të trajtohet me kujdes që në barkun e saj.
Mosha më delikate
për paisjen e fëmijës me elementet e edukatës është ajo deri në tre vjeç. Është
mosha kur fëmija qëndron më shumë pranë nënës dhe ndikimi i saj është i
jashtëzakonshëm, vendimtar, dhe me synim të largët.
Është nëna ajo që para të gjithëve mbjell e kultivon te fëmija,
mirësjelljen, ndershmërinë, korrektësinë,
bujarinë, dashurinë për punën, njerëzit, patriotizmin, virtytet dhe
zakonet e popullit.
Në ditët e sotme
shumë burra nuk interesohen për fëmijët e tyre.
Në ditët tona
mendojmë se nënat janë më të lira për t’u marrë me fëmijët. Edhe pse shumica e
grave nuk shkojnë në punë prapë janë të mbingarkuara me punët e shtëpisë,
furnizimet, kujdesin për fëmijët etj.
Të gjitha këto
shtojnë te nëna jo vetëm ngarkesën fizike, por dhe atë psikologjike dhe frytet
e edukimit të fëmijës nuk arrihen në shkallën e duhen. Por nuk duhet të harrojmë
se shumë gra intelektuale kanë një pjesëmarrje të gjerë, pothuajse ashtu
sikundër dhe burrat, në veprimtarit politike e shoqërore në të gjitha fushat.
Por e keqa është se edhe shumë burra intelektual jo vetëm që nuk i
ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë, por pengojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të
tyre në kryerjen e këtyre punëve në familje.
Të gjitha punët në
familje i kryen gruaja dhe pse në familje ka një ose dy vajza dhe, ato, apo dhe
djali, nuk ngren as shtresat në dhomën e gjumit. Tavolinën presin t’ja u
shtrojë nëna dhe nuk marrin mundimin as të ngren pjata, pa le t’i lajnë ato.
Pasojat e një
“edukate” të tillë është mjaftë e rënd për brezin që po rritet. Në radhë të
parë ne na duhet edukata, të edukojmë qytetar të denjë se sa të vrasim mendjen
dhe t’i shkollojmë kur nuk arrijmë të ngulitim te fëmijët tanë rregullat
elementare të edukatës qytetare.
Nuk më shqitet nga
mendja kur ndodhesha larg në vendin fqinjë, Greqi, dhe më takojë që
vetshërbimin ta bëja vetë. Unë kisha bërë jetë konviktori prej 7 vjetë dhe nuk
i përtohesha as gatimit dhe as vetëshërbimit për të mbajtur një higjenë të
pastër edhe pse në kushte të vështira.
Por me mua ishin
dhe disa, që punoja me ta dhe përtonin të lanin dhe sytë, pa le të gatuanin.
Pra, ja u solla këtë shëmbull nga jeta ime që të mendojmë dhe të gjejmë rrugët
se si t’i edukojmë për të ardhmen sepse ata do marrin stafetën në vitet që do
vijnë dhe do bëhen vet prindër. Shpesh te të rinjtë dëgjojmë shprehjen: -Pse më
duhet të lajë, të pastrojë e të gatuajë, kur në ditët e sotme mjaftonë t’i
biesh telefonit dhe t’i sjellin në shtëpi ushqimet të gatuara, apo i gjen në
supermarket gjysmë të gatshme. Kurse për të larë e pasturar marrim një
pastruese ose i çojmë rrobat në pastrim kimik. Harrojnë që njeriu duhet të
punojë dhe të mendojë për një ditë të keqe, si i thonë fjalës.
Shpesh në ditët
tona ndeshemi dhe me mentalitete përsa i përketë edukatës familjare për punën e
femrave dhe të meshkujve. Zgjatja e shkollimit të fëmijëve, në një farë mënyre
ka çuar në mënjanimin në mënjanimin e fëmijëve nga punët e shtëpisë.
Jo rrallë ndeshim
që nanat në familje nuk lejojnë vajzën gjimnaziste apo dhe student të merren me
pastrimin, larjen, gatimin dhe punët e tjera në shtëpi. Ideja që shprehin
mendoj se është shumë e gabuar duke trumbetuar “ veç të marri dhjetë”, “mos u
lodh xhani i mamit”, se punët i bëjë vet, “mos u lodh”, po shi vetëm shkollën
ti” etj, etj.
Vajzat i kushtojnë
më shumë rëndësi nisjes e stolisjes se sa vetshërbimit dhe ndihmesën që mund të
japin në familje. Por ju të dashur prindër, harroni që vajza e juaj, nesër
do të bëhet nënë dhe, do krijojë familje dhe i duhet t’a mbajë atë me të larë e
gatuar.
Mendojmë se
pjesëmarrja e të gjithë pjesëtarëve të familjes në punët e shtëpisë, është një
nga problemet më të mprehta dhe aktuale të shoqëris sonë. Po të marrim pjesë të
gjithë në punët e familjes, i edukojmë fëmijët tanë me frymën e punës dhe të
vetshërbimit për të mos qënë të përtueshëm për të kryer punë dhe mos të bien
pre e të qënit dembel dhe parazitizmit.
Përsër po ju sjell
një shëmbull nga jeta ime e emigracionit. Pronari ku unë punoja në Greqi ishte
një specialist e shtëpiak shumë i mirë dhe pse djal i vetëm dhe i rritur midis
dy motrave. Një ditë kur po kthehesha nga plazhi e gjej duke gatuar dhe gruaja
duke hekurosur rrobat, kurse fëmija i vogël tetë vjeç ndihmonte të atin.
Nuk u habita me
punën që bënte por e ngacmova për të bërë humor. “T’i paska vënë gruaja dy
këmbët në një këpucë”, -i them. Me shaka ma ktheu dhe ai: -Pse ti nuk e ndihmon
gruan?
-Po ia ktheva se ne
jemi të dy mësues dhe na duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
-në familje duhet
të punojnë të gjithë, ma ktheu ai. Kjo shprehje më gëzoj dhe thashë me vete:
-Sa mirë kur njerëzit kanë mirëkuptim dhe ndajnë punët në familje. Nuk janë të
pakta dhe masat e tjera që janë marrë e merren për të kryer me lehtësi punët
shtëpiake me futjen e teknologjisë së re.
Por jo të gjitha
nënat e kanë këtë avantazh. Sa më shumë emacipohen gratë, aq më të emacipuara
duhet ta ndjejmë veten dhe ne burrat. Kjo frymë duhet të rrënjoset te brezi i
ri, sidomos në moshat e raja para martesës si dhe kur krijojnë familje të re.
Prandaj prindërve u
del për detyrë t’i edukojnë fëmijët që t’i respektojnë vajzat, duke filluar që
nga motrat e deri te shoqet e tyre të shkollës e të punës. Çështja është se në
marrëdhëniet midis meshkujve dhe femrave, sidomos ato jashtë pune, në mjedise
të lira, aq më tepër kur ato priren nga
karakteri intim, vajza e gruaja kanë nevojë të ruajnë dinjitetin e
personalitetin e tyre, nderin e vet, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.
Mendojmë se familja
dhe sidomos nënët duhet të luajnë rol nga më kryesorët në edukimin e fëmijëve
të tyre dhe mos të lejojnë që në moshë të vogël të përdorin një fjalor vulgar,
sepse në të ardhmen, gjatë rritjes, do të jetë shumë e vështirë të shkëputet
prej këtij fjalori që e ka mësuar që në moshë të njomë.
Vjen një ditë dhe
ikën fëmijëria, me bukurin dhe gjallërinë e sajia, me dinamizmin dhe
çapkënllëkun karakteristik. Shfaqen paraadoleshenca dhe adoleshenca, siç u
thotë ndryshe, mituria, mosha e parë kalimtare në jetë, që konsiderohet edhe
një farë moshe kritike, kur problem që sapo shtruam, bëhet edhe më i mpret,
shkruan në librin e tij “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës e të kulturës”,
Prof. Hamit Bejqja.
Shpesh fëmijët e vegjël
nga dëshira për të dëgjuar se si flasin dashje-padashje u mësojnë fjalë dhe
shprehje që në të ardhmen me rritjen e tyre, e kanë të vështirë që të ndahen
prej tyre. Mendjet e ndritura të njerëzimit në të gjitha kohët e kanë vlerësuar
gruan si bartësen dhe ripërtëritësen e jetës, edukatoren natyrore të fëmijëve,
shoqen e pandarë të burrit, amvisën dhe nikoqiren e pazvendësueshme dhe
rregullatoren e ekonomisë shtëpiake.
Dhe rilindësit tanë
të shquar illuminist dhe demokratë, Sami Frashëri, Naim Frashëri e të tjerë e
kanë vlerësuar lartë figurën e nënës duke parë te ajo kreun e njerëzisë. Në
aforizmat e veta Samiu shkruante: Lumturia e një kombi varet nga edukimi i
femrës; natyra ndikon dhe sundon në zemrën e njerëzimit me anën e grave.
FËMIJËT E RRITUR NGA EGËRSIRAT?
Në vitin 1940, një
shkencëtarë i dëgjuar botoi një studim mbi fëmijët e rritur në pyll. Ai
përmendi gjithësej 31 raste fëmijësh “të egër”. 12 prej tyre kanë jetuar në
pyll krejtë të pavarur, pa ndihmën e ndonjë kafshe, 14 janë ushqyer prej ujqve,
12 prej të cilve në Indi dhe 2 në Europë.
4 i kanë ushqyer
arinjtë dhe 1 leopardi.
Në Afrikë, një
fëmijë është rrutur nga një majmun pavian. Dhe ngjarja e fundit në Indi në
vitin 1954 një fëmijë u rrëmbye nga një ujk dhe jetoj në strofkën e tij rreth
një vit. Të gjithë fëmijët e gjetur në strofkën e egërsirave, thonë psikologët,
kanë qenë në moshën dy deri në dhjetë vjeç.
Historin e Amelës dhe Kamelës?
Në muajin tetor të
vitit 1920 në strofkën e një ujku në Indi u gjetën katër këlysh. Dy ishin
lakuriq dhe dy të mbuluar me gëzof. Vajza e vogël ishte dy vjeç ndërsa e madhja
rreth 7 vjeç. Vajzat e vendosura në jetimore u pagëzuan me emrin Amela e vogla
dhe Kamela e madhja. Amelës dhe Kamelës nuk i pëlqente aspak mjedisi i pastër
dhe i rregullt i shtëpisë së jetimores.
Me gjithë
përpjekjet e njerëzve, Kamela e kishte shumë të vështirë të harronte zakonet e
ujqve. Vetëm pas 7 vjetësh ajo mësoi të ecte lirshëm me dy këmbë, por përsëri
kur donte të shpejtonte, vraponte këmbadoras. 4 vjetët e parë vajza mundi të
shqiptonte vetëm katër fjalë, ndërsa pas shtatë vjetësh fjalori i saj nuk i
kalonte të 45 fjalët. Kur kamela u morën nga strofka e ujkut ishte 7-9 vjeçe,
ndërsa nga aftësia mendore ajo ngjante me një fëmijë gjashtëmuajshe, ndërsa kur
mbushi 16-18 vjeç sillej tamam si një fëmijë katërvjeçar.
1. Ç’tregon
shëmbulli i Amelës dhe Kamelës?
Shëmbulli i tyre
tregon rëndësinë e madhe që kanë kushtet e jetës për edukimin e njeriut.
Kushtet, mënyra e jetesës dhe edukata që merr njeriu në familje dhe në shoqëri,
e bëjnë atë njeri.
Në qoftë se fëmija
jeton midis kafshve, ai mëson zakonet e tyre dhe ngjan me një kafshë. Në qoftë
se fëmija jeton midis njerëzve, atëherë ai do bëhet njeri i vërtetë. Prandaj,
ne mund të themi me plotë të drejtë se çdo njeri aftësinë për të menduar dhe të
gjitha dhuntitë njerëzore duhet t’ua kushtojë në radhë të parë, familjes
(sidomos nënës dhe babait) dhe shoqërisë, që e rritin dhe e mësojnë që në
vogëli.
TIRANË, 30/10/2025