| E diele, 26.10.2025, 06:55 PM |
Rikthimi dhe strehimi i Imzot Pjetër Bogdanit në Zym të Hasit
Nga
Nue Oroshi
Zymi
i Hasit - vendstrehimi i shumë figurave historike shqiptare sot e kishte një
festë të madhe. Në Zym sot u vendos atdhetari, studiuesi,shkrimtari dhe
komandanti i 20.000 luftëtarve shqiptar Imzot Pjetër Bogdani.
Imzot
Pjetër Bogdani në bashkëpunim me gjeneralin austriak Enea Silvio Picolomini
arriti të udhëheq kryengritjen më të madhe shqiptare kundër Perandorisë Osmane
pas rënies se Shkodrës në vitin 1479. Kjo do të thotë se pas një heshtje bukur
të madhe të qëndresës kundër Perandorisë Osmane, qëndresë që
e kishte kryer Gjergj Kastrioti
dhe Lekë Dukagjini me princat Arbëror këtë e vazhdoi Imzot Pjetër Bogdani i
cili luftoi jo vetëm me armë por edhe me mendje.
Njohësi
i shtatë gjuhëve botërore dhe autori i" Çetës se Profetëve" i cili
doktoroi në Romë por kreu edhe studime të ndryshme nëpër vende të ndryshme të
Evropës sot është vendosur dhe strehuar përkohësisht në Zym të Hasit. E them
përkohësisht se Pjetër Bogdani e kishte vendin që shumë kohë më parë të
vendoset në Shadervan të Prizrenit. Por ende mentaliteti politikë në Republikën
e Dardanisë që sot quhet Kosovë nuk është e gatshme të pranoi heronjtë kombëtar
shqiptar në zemër të Dardanisë.
Gjergj
Kastriotin e strehuam në periferi të Prizrenit dhe kurrsesi nuk janë
vetëdijësuar politika shqiptare që të lejohet Murana e Gjergj Kastriotit në
zonën mbrojtëse të Prizrenit,edhe pse Shoqata "Trojet e Arbrit" ka
plotësuar një dosje prej më shumë se dhjetra faqesh dhe ka kompletuar çdo
dokument që iu është kërkuar.
E
ky strehim vazhdoi sot edhe në Zym të Hasit ku u vendos dhe u strehua Imzot
Pjetër Bogdani.Atdhetarizma do të vazhdoi edhe me strehime të tjera derisa të
vetdijësohet politika shqiptare se në Evropë nuk hyhet pa Gjergj Kastriotin,
Lekë Dukagjinin e Pjetër Bogdanin.