| E enjte, 23.10.2025, 06:50 PM |
Viron KONA
Një
pikë!
Një
pikë uji, jetë tregon,
një
pikë ilaç, syrin shëron,
një
pikë gjak, trurin dëmton,
një
pikë bojë, historinë ndryshon!
Një
pikë acid, metalin gërryen,
një
pikë shi, dimër lajmëron,
një
pikë më pakë, në humbje çon,
një
pikë më shumë, lojën fiton!
Një
pikë vaji, bravën liron,
një
pikë limon, shije krijon,
një
pikë lot, zemrën drithëron,
shpreh
dhe një gëzim që përjeton!
Një
pikë vesë, bimën freskon,
një
pikë livandë, ajrin parfumon,
një
pikë në çati, shtëpinë rrezikon,
një
pikë qumësht, fëmijën qetëson!
Një
pikë verë, shije zbulon,
një
pikë alkool, dezinfekton
një
pikë e nxehtë, të përvëlon.
një
pikë helm, jetë shkatërron.
Një
pikë këtu dhe një pikë atje,
janë
të qëllimshme apo rastësi,
bëjnë
ndryshimin, mirë dhe keq,
të
mos e harrojmë, as unë, as ti!